Kabineti qeveritar rikthehet në punë në 23 gusht, ditë kur është përcaktuar të zhvillohet mbledhja pas pushimeve që iu dhanë ministrave dhe stafeve të tyre.
Burime pranë kryeministrisë thanë se anëtarëve të qeverisë iu janë lënë 19 ditë leje për të pushuar, dhe në këtë datë u është njoftuar se do të mbahet edhe mbledhja e një sezoni të ri të qeverisë, që mund të thuhet se ka hyrë në vitin e fundit të mandatit të saj raporton Ora.
Që nga 4 gushti, ku siç informon zyra për shtyp e kryeministrit është zhvilluar mbledhja e fundit, ministrat i janë dorëzuar ditëve të qeta, të cilat duket se kryesisht i kanë gjetur në Shqipëri, por kjo jo si pasojë e një direktive për të bërë pushime në vend.
Nga ana tjetër edhe vetë krue i ekzektutivit ka zgjedhur bregdetin e jugut për të pushuar, pasi herë pas herë ka postuar foto të momenteve të veçanta që po kalon me djalin e tij të vogël Zaho.
Nëse për qeverinë ka tashmë një datë rikthimi në pune, mbetet ende e paqartë se kur do të zhvillohet seance e gushtit e Kuvendit të Shqipërisë.
Kryeparlamentari Ilir Meta i sugjeroi deputetëve që deri në 16 gusht të vijonin me programin e tyre të pushimeve, por deri më tani, nuk ka pasur asnjë zhvillim që çon në një datë të afërt të seancës plenare për miraitmin e një prej ligjeve që e ben të zbatueshem reformën në drejtësi, atë për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Shifeni Zahon nga kurrizi
dhe mendoni pse ja fsheh
fytyren….ndoshta ne te jane
skalitur gjynahet e Edi Rames
qe se tregon..