Akuzat e PD, Qeveria: Gjyqtari i Strasburgut me parimet e "Vetting"-ut. Ja kandidatët

13 Gusht 2016, 18:49Politika TEMA

Jo vetëm që ka reaguar ndaj akuzave të opozitës por dhe ka zbardhur listën me emra të kandidatëve për në Gjykatën e Strasburgut, në krye të cilës është kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori por dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama.

Qeveria përmes portalit “Transparenca.al” ka reaguar duke përgënjeshtruar akuzat e Partisë Demokratike mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtar në Strasburg.

Qeveria akuzon se në përzgjedhjen e mëparshme qeveria Berisha mbajti gjithçka në fshehtësi, ndërsa aktualisht procesi është transparent, pasi thirrja për aplikim është publikuar në datën 18 korrik.

Gjithashtu qeveria thekson se është ngritur edhe një komision me anëtarë që gëzojnë përvojë të konsiderueshme profesionale dhe që janë përfaqësues të institucioneve të pavarura për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar në Strasburg.

Përsa i përket akuzave nga PD për shmangien e procesit të Vettingu-t, qeveria deklaron se nuk është e vërtetë.

“Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet me parimet e Vetting-ut. Aplikantët do dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit, ndërsa komisioni ka bërë kërkesë në ILDKPKI mbi deklarimin e pasurisë së kandidatëve”.

Në fund qeveria thekson se ka të drejtë vetëm propozimin e tre emrave për këtë pozicion, pasi është Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, institucioni që do të shqyrtojë, vlerësojë dhe votojë një nga emrat e paraqitur.

Partia Demokratike deklaroi sot se qeveria ka nisur në terr dhe mungesë të plotë transparence, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve që do të votohen për postin e gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Emrat e aplikantëve të cilët po shqyrtohen prej Komisionit janë:

Xhezair Zaganjori
Altina Xhoxhaj
Dariel Sina
Elira Kokona
Ina Rama
Sokol Berberi
Gent Ibrahimi
Plarent Ndreca
Ledia Mirakaj
Sokol Puto
Ornela Rrumbullaku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje