HISTORIA/ Sami Dangëllia, shqiptari që bëri burg dyfishin e Mandelës

13 Gusht 2016, 15:53Politika TEMA

Para pak ditësh, më 1 gusht, Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë të diktaturës komuniste me iniciativën e drejtorit Bilal Kola, organizoi një takim përkujtimor për Sami Dangëllinë, njeriun rekordmen që ka vuajtur më shumë vite burg në Shqipëri, plot 43 vjet. Dhe vdiq në burg. Një nga bashkëvuajtësit e tij, shkrimtari Daut Gumeni i bëri një përshkrim Dangëllisë që do ta lexoni mëposhtë…

 Nga Daut Gumeni

Përkujtimi i Sami Dangëllisë dhe i shokëve të tij të rrallë, është një domosdoshmëri për shëndetin e shoqërisë shqiptare të këtij tranzicioni të zgjatur si formë  e inercisë së diktaturës. Është detyrë jo vetëm e Institutit të të Përndjekurve Politikë të diktaturës, por më duket se është detyrë e mbarë shoqërisë  që të mos lejojë të harrohen Sami Dangëllinjtë tanë të djeshëm. Të mos harrohen jo vetëm prej miqve dhe bashkëvuajtësve të tyre, që nuk i harrojnë dot, por të mos harrohen sepse përbëjnë një nga ato vlera të çmuara njerëzore, pa të cilat brezat e rinj mund të vijë një ditë të vënë në dyshim edhe vetë ekzistencën e diktaturës komuniste gjysmëshekullore në Shqipërinë tonë!…

Them kështu se e di që Samiu do të ma falë dhe ca zgjatje në këtë drejtim, sepse ka qenë dhe meraku i tij dhe i burrave si ai që të mos harrohen kurrë ato vuajtje e të mos harrohen kurrë ato krime të diktaturës komuniste. Dhe më duket se nuk po zgjatem pa arsye. Mjafton të shihet se me sa kujdes po i shuajnë gjurmët ulëritëse të atyre krimeve pushtetet e trashëgimtarëve besnikë të diktaturës në këtë çerek shekulli tranzicion të pambaruar. Ku janë tanimë kampet famëkeqe të përqendrimit, ku kanë mbetur pa varre shokët e Sami Dangëllisë? Ku është burgu i dikurshëm i Burrelit e pse fshihet ai pas një burgu të transformuar për të burgosur ordinerë, kur kemi kaq burgje të tillë? Pse të mos kthehej në muze burgu famëkeq i Burrelit, me ato parullat e tij aq ogurzeza “Këtu i thonë Burrel, Hyn e s’del” dhe “Burgu i shfarosjes së armiqve të pushtetit popullor”dhe të kthehej ashtu sikundër ishte kur shërbente si burgu qendror politik i regjimit komunist? Pse të mos kthehej në muze kampi i përqendrimit i Spaçit, apo burgu i kalasë së Gjirokastrës? Ku janë shenjat e kampeve të shfarosjes në Maliq e në Bedenë, në Shtyllas e në Kafaraj, në Tërbuf e në Bubullimë, për të përmendur vetëm pakë prej tyre? Kush paska kaq frikë nga pasqyrimi më vërtetësi i historisë së dhimbshme të këtij vendi gjatë regjimit komunist? Pse duhet të fshihet e shkuara e hidhur nga brezat tanë të rinj? Pse duhet të ushqehen dhe brezat tanë të rinj me histori  të deformuar?

Po marr vetëm një shembull, ku deformimi i historisë është sa i shëmtuar dhe ulëritës – shpërfytyrimin që i kanë bërë burgut të dikurshëm të Kalasë së Gjirokastrës. Edhe zyra e hetuesisë brenda atij burgu është kthyer në shkallë për të shkuar në njëfarë karakolli të rojeve të dikurshme, por tani të emërtuar “Biruca e torturave të heroinave të luftës “…

Askush nuk do të mëtonte të fshihet nga historia  e shkuar vuajtja e dy vajzave partizane në burgun e kalasë së Gjirokastrës dhe aq më pakë vrasja e tyre nga pushtuesit barbarë. Ka doemos dhe ajo vendin e vet në historinë e dhimbshme të atij burgu të errët, por nuk ka pse kthehet gjysma e birucave të kalasë në njëfarë “këndi të emulacionit socialist” ku muret janë mbushur me parulla komuniste, a thua se për pesëdhjetë vite të rëndë pas lufte ai burg e ato biruca nuk janë përdorur nga diktatura për të torturuar me qindra e qindra shqiptarë nga ata që trembnin gjumin e diktatorit e ditët e diktaturës komuniste! Ky lloj i shpifur shtrembërimi i historisë nuk është në dobi as të vetë atyre që kanë mbushur muret e birucave me parulla komuniste. Shtrembërimi i historisë  është në dëm të të gjithëve, sepse është në dëm të përparimit të vërtetë të vendit e të mbarë shoqërisë.

Babagjyshi i burgjeve komuniste e di që do të ma falë këtë zgjatje, pasi e thashë që ishte dhe një merak i tij e i shokëve të tij  të vuajtjeve të gjata një e ardhme e dyshimtë, që mund të përpiqej të fshihte gjurmët e krimeve e të ngulmonte të shtrembëronte historinë e këtij vendi.

Si të mos mjaftonte kjo përpjekje për të fshehur krimet e diktaturës, komunistët tanë të sëmurë për pushtet e të kthyer brenda natës në demokratikas nga kjo sëmundje pushteti të pakufizuar, e kanë kthyer dhe Altarin e Fjalës , sallën e Kuvendit të Shqipërisë, nga një sallë ku duhet të ziejnë debatet dinjitoze për të gjetur udhët më të mira në dobi të zhvillimit të vendit e të përmirësimit të jetës së popullit, në një skenë shfaqjesh të neveritshme ku gjëmon një logore  gojësh të palara nga propaganda komuniste e luftës së dikurshme të klasave, një logore neveritëse që derdhet qëllimisht nga Altari i Fjalës së Urtë , si për t’i thënë jo vetëm këtij populli të duruar por edhe mbarë botës se Shqipëria e tranzicionit – inerci e diktaturës mbetet përherë besnike e shëmtive të diktaturës komuniste. Dhe fajin përpiqen t’ua lënë përsëri demokratëve të vërtetë si Sami Dangëllia me shokë, t’ua hedhin prapë fajin atyre burrave të rrallë të këtij vendi, që  qenë demokratë me ideale dhe ato ideale demokrate i paguan me jetë dhe nuk u regjistruan si demokratikas në zyrat e mykura të Komitetit Qendror të Partisë së Punës për  të ndarë midis tyre si plaçkë lufte pasurinë kombëtare të shqiptarëve të uritur , të trembur e të sëmurë nga lëngimi i gjatë nën diktaturë  e për t’u bërë pronarë  me pronat e pronarëve të shpronësuar nga diktatura.

Ja pse besoj që Sami Dangëllia ynë do të ma falë këtë zgjatje në këtë përkujtimore për të. Se janë të shumtë ata që i ndihu fati të mbeten gjallë dhe që e kanë njohur Sami Dangëllinë e burgjeve të gjatë, që i morën dhe jetën.  Kanë njohur Sami Dangëllinë e urtë e fjalëpakë, të heshtur përballë vuajtjeve dhe torturave, frymëzues për shokët e miqtë për t’u dhënë zemër  edhe në atë ferr mbi tokë. Se ishte vërtet një njeri i rrallë Sami Dangëllia. Ishte një nga ata që me shembullin e vet ta bënte më të durueshme jetën në vuajtje, e pse jo, të kujtonte se kur e di përse vuan, njeriu i gjen kuptim dhe vdekjes. Sikundër gjeti ai vetë në një vdekje mbase dhe të shpejtuar prej atyre që paguheshin si mjekë ushtarakë në burgjet politike, por detyrë të parë kishin organizimin e vdekjeve të fshehta…

Për Sami Dangëllinë mund të flitet më gjatë e më bukur . Për Sami Dangëllinë dhe shokët e tij me vlerë, që nuk i kemi më midis nesh, duhet folur më gjatë e më shpesh. Duhet shkruar për ta më gjatë e më shpesh e më bukur nga sa mund të bëj unë në këtë fjalë të thjeshtë si një prej miqve të tij që vetëm mund të merrja prej shembullit të tij e nuk kisha mundësi t’ia ktheja. Më mirë mund të fliste për Samiun një nga miqtë e tij më të mirë, i miri mbase më tepër se ç’duhet, miku ynë i rrallë Luan Koka, tanimë në moshë të thyer e me shëndet  të rrënuar. Se nuk i them dot unë ato kujtime të shumta që mund të na thoshte Luan Koka për Sami Dangëllinë në këtë përkujtimore. Mund të them vetëm që Luani e kishte Samiun si vëlla të madh e ne të tjerët e kishim Babagjyshin tonë të burgjeve.

Kjo veprimtari pati mjaft fjalë të ngrohta e fjalë vlerësimi për Sami Dangëllinë. I falënderoj të gjithë edhe në emër të shokëve e miqve të Sami Dangëllisë, që sot mungojnë në këtë sallë. I falënderoj të gjithë me zemër dhe ua kujtoj sërish që veprimtari të tilla duhen bërë më të shpeshta e më të zgjeruara e pse jo edhe më të përgatitura shkencërisht. Jua bëj këtë thirrje miqësore të gjithë atyre që kanë aftësi për të nxjerrë në pah të vërtetat me kërkime shkencore. Unë vetë nuk i ndihmoj dot në këtë fushë, sepse jam larg rreptësisë së kërkuar nga shkenca historike. Dhe jam doemos edhe  jo pak emotiv kur flitet për miq të mirë të burgjeve të gjatë si Sami Dangëllia.Ja këto duam të dëgjojmë, mund të thotë dikush nga dëgjuesit e nderuar në këtë sallë. Por unë i mora leje Samiut për të thënë edhe ca gjëra për një nga shqetësimet që kishte në të gjallë Samiu e mjaft shokë të tij: Merakun se mos një ditë mund të fshiheshin e të harroheshin krimet e diktaturës komuniste. Mbase zemra e mirë dhe dashuria  e sinqertë për vendin e për përparimin e tij, i shpuri ata burra të  rrallë në një shqetësim të tillë pa e parë me sytë e tyre të bëhej e vërtetë kjo frikë e ca palo pushtetarëve nga e shkuara  e dhunshme e regjimit komunist në Shqipërinë tonë.

Si mik i tij  nga brezi më i ri i të burgosurve politikë të kohës, më ndihu fati të mbetem gjallë dhe t’i shkoja Samiut një ditë në vendlindje, në Menkulasin e tij buzë Devollit. Aty buzë lumit Devoll më treguan që kishte qenë dikur vatani i Sami Dangëllisë , por shtëpia e tyre nuk ishte më. Ai që më përcolli tek vatani i dikurshëm i Samiut, ishte një  Dangëlli i largët dhe dukej ca i hutuar, sikur po i kërkoja të më fliste për botën tjetër. Mbase dhe unë vetë iu duka si i ardhur nga bota e përtejme. Dhe më mbeti të flisja me vete e me plepat kavakë  të rritur në vatanin e Samiut. Plepat sikur i drodhën më shumë gjethet si zemra të blerta dhe m’u duk se fëshfërima e tyre tha tok me mua: “Sami Dangëllia ishte një lis Devolli. Një lis nga ata të këngës që merrte me vete Samiu, kur binte në të thella…”Devolli trimat si pylli”…

Nuk më rrihet pa e përsëritur, se jam në një moshë që nuk kam kohë të bëj gabime: sa më shumë të kujtojmë ata burra dhe ato gra që  nuk i theu dot diktatura, aq më të shtruar do t’ua lëmë udhën brezave të rinj. Udhën drejt të vërtetës. Udhën për të mos e fshehur të vërtetën e për të mos u trembur nga të vërtetat historike. Udhën për të mos konsumuar më histori të deformuar. Udhën për të pasur sa më shumë kujtime të gjalla e për t’i pasur sa më pranë kujtesës sonë historike luftëtarët tanë të patrembur të lirisë, si Sami Dangëllia.

Kush ishte Sami Dangëllia

Ka lindur në fshatin Menkulas të Devollit në vitin 1926. Fëmijërinë e kaloi në fshat, më vonë shkon ushtar dhe që andej bashkohet me Ballin Kombëtar dhe bëhet një nga aktivistët kryesorë të krahinës.

Më 1944, Sami Dangëllia arrestohet dhe burgoset në burgun e Korçës dhe një vit më vonë e shpallin “armik të popullit”. Më pas u vendos në burgun e Burrelit dhe në 1960 ridënohet me 25 vjet burg.

Në Burrel do të merrte dhe nofkën “Gjyshi”. Më pas kalvarin e vuajtjeve e kaloi në Spaç, ku punonte shumë për të nxjerrë bukën e gojës shtesë, pasi nuk kishte asnjë ndihmë nga të afërmit.

Më 21 Maj 1973, ishte një nga organizatorët e revoltës së Spaçit. Pas revoltës së Spaçit, Dangëllia ridel për të tretën herë në gjyq dhe dënohet me 25 vjet burg dhe 5 vjet humbjen e qytetarisë pas burgut.

Vdiq në moshën 61 vjeçare në burg, duke kryer 43 vjet burg, gati sa dyfishi i Mandelës. Sipas dokumentave të burgut vdekja u regjistrua më 23 prill 1987, në orën 23.

Varrimi u bë nga burgu, pa e parë askush dhe pa e ditur se ku u varros.

19 komente në “HISTORIA/ Sami Dangëllia, shqiptari që bëri burg dyfishin e Mandelës”

  1. Edkari says:

    Ka dhe me keq se Sami Dangellia,ka
    eshte Havzi Nela qe me firme te
    Kristaq Rames vetem 2 vite para
    demokracise u var per se gjalli
    ne mes te Kukesit…………

    1. ec aty says:

      Kolaboracionisti i flliqt,mori ate qe meritonte!
      Ahhhh ka ende ca Dangellinj balliste te tjere qe duhen rrasur prape ne burg nga 143 vjet!

    2. shih shih says:

      Or ti KariEdit,ky Hivzi Nela eshte denuar me vdekje sepse ishte nje halabak burgaxhi,qe kur kishte dale nga burgu dhe ishte i lire, kishte sulmuar nje punonjes policie ne rruge i kishte rrembyer pistoleten dhe e kishte qelluar per vdekje.
      A more vesh o HALABAK e bir putane ?

      1. Grigor says:

        I nderuar komentues
        Po te ishte ky Edkari Berishist I flakte, nuk do lexon te gazeten Tema, lere pastaj te bente komente tek nje gazete qe I bie kokes Berishes.
        Ky njeri i ndyre eshte I paguar te beje komente te tilla qe te shkaktoje debat dhe te revoltoje njerezit.
        Megjithate mire ben sepse ky nuk e kupton qe I ben propagande falas Edi Rames me gomarlleqe qe thote.
        Por ti mos I ngre nervat e tua me nje idiot.

        1. shih shih says:

          Kush tha qe nevrikosem,jam kenaq duke u kenaq ?

      2. shih shih says:

        Kush tha qe u nervozova!? Une jam kenaq duke u kenaq ?

    3. Salishpellari says:

      Megjithe respektin per Havziun por nuk mund te mos komentoj dot gramatiken/logjiken tende prej bajge te Berishistanit.. si do ta varnin per se vdekuri mer malok injorant

  2. Moisi Golemi says:

    Per cfare u arrestua fillimisht ky? Pse nuk e thua kete ti, o Bilal Kola, nip i kriminelit Bilal Kola, vrare nga Sigurimi ne Beograd???

    1. i revoltuari says:

      Pse ta thote,nuk eshte qellimi qe te tjeret te dine por te hallakaten e te mos dijne asgje ?

  3. corape kuqi says:

    Sibka mundesi qe 17-18 vjec ky ishte nje aktivist i shquar i ballit. Ballista kishte plot po asnje nuk eshte denuar kaq shume. Bile edhe qe kane pasue o fiqe. Apo meqe erdhi rasti hajt ti bim edhe ne kai here.

    1. Grigor says:

      Nuk merret vesh. Asnje nuk e thote pse u arrestua, si u denua, kush ja beri gjyqin dhe pse u ridenua me 25 vjet me 1973.
      Megjithate, me pelqen menyra si e shtron Daut Gumeni ceshtjen. Dautit I pikon zemra gjak kur sheh ne krye te PDse komuniste te “demokratizuar” si Sali Berisha. Per PSne atij nuk I kercet fare sepse e di qe eshte parti e majte. Por eshte turp qe PDja si parti e djathte eshte udhehequr nga komunistet dhe jane eliminuar te djathtet e vertete.
      Respekte te denuarve te diktatures (atyre me bindje, se ka plot hajdute qe e shesin veten te persekutuar).
      Duhet te kemi respekt te tere per keta Pioniere te fjales se lire sepse ne te tjereve nuk na e mbajti bytha te flasim. E pra ata folen te paret kunder diktatures.
      Por Daut Gumeni ka te drejte – ata qe vuajten te zote e ullirit ne burgjet e diktatures nuk duhen harruar.

  4. Ballisti (KS) says:

    Po mire Edkari, po ky Kristaqi cfar funktioni kishte atbote dhe se a ishte particon??

    1. u dhim tu qesh says:

      Atbote Kristaqi kishte nje funksion shume te rendesishem,ishte qipidhsi i ballistave si puna e sat’ome ? ? ?

  5. Daja says:

    Ka mos perputhje datash. 61 vjec vdiq, 43 vite burg. 18 vjec ka mbaru ushtrine i bie, zakonisht 18 vjec ikin ushtare.

  6. shqip says:

    pra ky paska qene disidenti i vetem ne shqiperi. jo se po te ecim me kete logjike, do kishit bere edhe ju nga 40 vite burg. atehere o keni spiunuar njeri tjetrin, ose burgun e keni bere per motive ordinere. po per t’ju shtuar nga pak denimet, ju fusnin ca vite per agjitacion propagande. pastaj te krahasosh kauzen e mandeles me kete fakirin, kjo eshte sa naive aq edhe tallje. me ate moshe e me ate kariere, ketij as qe i punonte mendja per politike. po si ballist mund edhe te kete shkrehur arme e spiunuar partizane. keq me vjen per personazhin. po i zgjuar nuk paska qene. mund te jesh kundershtar regjimi edhe duke dale nga burgu e te perdoresh trurin ne vend te kapadajllekut. shume e kane bere dhe sot jane si kokrra e molles. bile per sa i perket rrezikshmerise , per nje regjim me shume i trembeshin atij qe eshte jashte e mund te kryej diversion. se sa nje qe eshte i mbyllur e ruhet me ushtare e police. mos genjeni njerezine. ketu disident ka qene regjenca e vjeter, me mit’hat frasherin etj. te tjere si dangellia as qe e njihnin politiken.

  7. VDIQ 61 VJEC,,,BERI 43 VJET BURG,,I BIE QE KA HYRE 18 NE BURG,,,POR PERPARA THUHET QE KA BERE DHE USHTRINE!!!SA VJEC PASKA SHKUAR USHTAR,15 VJEC?,,,SHTO MIELL E SHTO UJE KJO PUNE,,,FUTJA PORDHE E GRI SALLATE SA TE KALOJE DHE KJO NATE.

  8. Xhenisa dangllia says:

    Sami dangellia ka hyre ne burg ne moshen 22 vjecare…pas kthimit nga Italia ku beri shkollen ushtarake…arsyeja e burgosjes ishte sepse ai ishte nje njeri I rralle me nje inteligjenc te jashtezakonshme…si rrjedhoj perbente kercenim per regjimin e asaj kohe…UN qe po shkruaj jam nipi I tij …te vjen keq nga neglizhenca qe ka treguar cdo lloj qeverie

  9. Sami dangellia ka hyre ne burg ne moshen 22 vjecare…pas kthimit nga Italia ku beri shkollen ushtarake…arsyeja e burgosjes ishte sepse ai ishte nje njeri I rralle me nje inteligjenc te jashtezakonshme…si rrjedhoj perbente kercenim per regjimin e asaj kohe…UN qe po shkruaj jam nipi I tij …te vjen keq nga neglizhenca qe ka treguar cdo lloj qeverie dhe nga mosmirnjohja e ketyre kelyshave te kuq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje