Basha kërcënon të pabindurit me përjashtim nga listat e zgjedhjeve të 2017

13 Gusht 2016, 09:28Politika TEMA

Për gardën e vjetër të Partisë Demokratike, sidomos për kundërshtarët e deklaruar dhe të heshtur të Lulzim Bashës, ka një rrezik të trefishtë, për t’u përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2017. Kërcënimi i parë vjen nga një lëvizje e paralajmëruar e Lulzim Bashës, i cili ka deklaruar se 35 për qind e listës së kandidatëve për deputetë do të përbëhet nga përfaqësues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Ky kushtëzim kufizon automatikisht mundësitë për ish-ministrat dhe deputetët kundërshtarë, për të qenë pjesë e parlamentit që do ta dalë nga zgjedhjet e 2017.

Në një kohë kurë, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Astrit Patozi dhe Eduard Selami kanë shprehur hapur rezerva për mënyrën se si Lulzim Basha po e drejton partinë, kreu i PD, me anë të kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi, u ka kujtuar edhe një herë se 35 për qind e listës së kandidatëve për deputetë do të përbëhet nga të rinjtë. “Për ta mbyllur me premtimet dhe përkrahjen që PD do t’u ofrojë të rinjve, nuk duhet të harrojmë se në zgjedhjet e ardhshme, plot 35 % e kandidatëve zyrtarë për deputetë të PD, do të jenë të rinj nga radhët e FRPD. Përzgjedhja e tyre do të bëhet përmes një formati amerikan të përballjes me debate dhe platforma konkrete për rininë”, shkruan Belind Këlliçi. Ndërkaq, nëse Basha do të përfshijë në listë edhe rrethin e bashkëpunëtorëve të ngushtë, siç edhe ka gjasa të ndodhë, që nga Grida Duma, Jamarbër Malltezi, Enno Bozdo, Kreshnik Çollaku, Besnik Aliaj etj., karriera e të “vjetërve” është në pikëpyetje.

Kërcënimi i dytë
Kërcënimi i dytë për kritikët e Lulzim Bashës në parti, vjen nga një lëvizje tjetër e kryetarit, i cili pritet të hedhë në votim, në strukturat drejtuese të partisë, renditjen e kandidatëve në listë. Lëvizja bazohet në statutin e partisë, i cili parashikon që Këshilli Kombëtar vendos për të gjitha kandidaturat kandidaturat elektorale, sipas propozimit të Kryesisë së PD. Në zgjedhjet e fundit në PD, Basha ka forcuar pozitat në Këshillin Kombëtar. Po thuajse të gjithë bashkëpunëtorët e Bashës në Bashkinë e Tiranës u katapultuan në forumin e lartë të Partisë Demokratike.

Kërcënimi i tretë
Deputetët e grupit parlamentar demokrat, por edhe të grupeve të tjera, rrezikohen nga një kërkesë e grave deputetet, e cila pritet të reflektohet në ligjin e ri zgjedhor. Aleanca e Grave Deputete ka kërkuar barazi të plotë gjinore në hartimin e listave të kandidatëve për deputetë, pra 50 për qind burra dhe 50 për qind gra, por dy forcat kryesore në pushtet mësohet se kanë pranuar masën 40 për qind. Nëse mes grupeve parlamentare do të ketë konsensus për finalizimin e propozimit me votë në Parlament, atëherë Parlamenti që do të dalë nga zgjedhjet e 2017 do të përbëhet nga 56 gra deputete. Për rrjedhojë, duke iu referuar edhe surprizave të natyrshme të listave, gati gjysma e deputetëve aktualë burra, përjashtohen automatikisht nga Parlamenti i ardhshëm./Shqiptarja.com

12 komente në “Basha kërcënon të pabindurit me përjashtim nga listat e zgjedhjeve të 2017”

  1. Zhdukje e te gjithe politikaneve te shpetoj kombi says:

    Ne emer te kujt dalin keta kriminel dalin dhe flasin .Do dalim do bejme protesta thon njera pal .Nuk ka burre nene thot tjetri t’me fus mua ne burg. Keta jane kanceri i kombit shqiptare

    1. keli says:

      filloni nga komunistat

    2. Kujtim says:

      PD eshte e perlyer me cdo gje si ne krim , korupsione ne cdo drejtim KY BASHA ESHTE NJE LLAPAQEN QE NUK E KA SHOKUN

    3. Kujtim says:

      PD eshte e perlyer me cdo gje si ne krim , korupsione ne cdo drejtim KY BASHA ESHTE NJE LLAPAQEN QE NUK E KA SHOKUN,,,,,,,======= Legen

  2. tomsojeri says:

    Shum mir !Cohuni o te “vdekur”e krijoni nje parti te re me nje PD te ndryshme nga kjo pd e dhjer e ktij trapi me kriminelin qe e terheq per hundesh ! Ka ardhur koha ti tregoni vendin klysheve te UDB e pergjigjuni dhemb per dhemb !Kjo PD e dhier e kompromentuar deri ne gryk me pabesin ,mashtrim , vjedhjesh e krimesh duhet te ndryshoj staf dhe emra se nuk ka shans te jet kurr ndonjeher besnike e shqiptareve ! Ruga e ktij balerine esht e njohur tashme sado qe te nderoj qimen ! Gomar e shkuar gomarit ,nje cop rrugac i pa aft qe mbahet nga dor e zez e servirur nga qarqet me te erta antishqiptare dhe i mbeshtetur prej tyre ka kurajon te vazhdoj luften per pushtet e te enderoj per kryeminister te ardhshem kur akoma i ka te fresketa duart me gjakun e shqiptareve dhe hajnin qe ju beri ! Nuk besoj qe kjo Rini te mos reagoj ndaj ksaj pd-je banditesh e te joshet me premtimet e ktyre gangstereve qe duan pushtetin me cdo cmim qe ti shpetojn tradhtis ne kuriz te ktij populli ! Duan tani te “pastrojn pd” nga kundershtaret qe nuk i vrasin dot ma dhe i qoftelarguri ,gjeni i fatkeqsis shqiptare gjen forma te mbijeteses ne kuriz te tyre !Shporini ,shporini e shpetoni Atdheun perndryshe do mbeteni skelleverit e ksaj bande te pameshirshme qe ka zen per fyti Kombin …………

  3. Beso says:

    Grigja Suma e meriton se me kembet e trasha si sallom ka be per vete gjith meshkujt pleq bankier dhe trapa qe nga sypordha plakushi jevgjit ndertusi…nji baxhell si ajo breahka di me i ba tanna

  4. PD-isti says:

    Të degjosh ketë “udheheqes” kur kercnon me voten popullore, mos bindje civile etj. etj,paraftyron ndonje udhehqes te madh, qe populli mezi pret qe ta udheheq…por, jo..ai nje mburravec qe flet ne emer te nje populli,qe nuk e ka ne inventar, qe e sheh lumin e genjeshtrave e te tij vetem si etje per pushtet, si zhurme per te mos votuar ligjet qe bejne funksonale reformen e drejtesise, per te mos u hequr myku qe ka zene dosjet e mbyllura nga partiaket e drejtesise.. keta zhurmues spresojne se ajo tuf budallenjesh qe do t’u shkoj prapa do jene zot te prishin stabilitetin qe duam. I shkreti do te behet nje çik “magazinjer”, apo si krekoset si gjeli ne maj te plehut….

  5. al paci says:

    Tomsojeri jam dakorte me ty keshtu duhet te veprohet, po me fale qe po ta them nuk e njohke realitetin shqiptare mbase do keshe kohe jashte dhe nuk di ca behet ketu. Ti thua te ngrihet rinija pa e ditur qe ne shqiperi nuk ekziston rini, jane te tere te tredhur rrin cuna ne moshen 20 vjece ne kafene si pensjonista apo duke luajtur dhoto sporti dhe duke ndezur na nje cigare hashashi. Kurse ca rini tjeter i ginjene rama me meten me shkuma parti

    1. Toni says:

      Skenari me perfekt. Ata krijojne nje PD te re. Marrin sa te marrin vota dhe bejne koalicion pas zgjedhor me Ramen. Keshtu Basha Berisha Muta shkojne pas hekurave me ne fund.

  6. marie says:

    …vetem se harron nje detaj te vogel Bashuci yne,…qe listen qe do bej ta fusi aty ku ja fut Berisha cdo nate,se portat e hekurta do hapen shume shpejt dhe Partine dhe listat do i bej PD e re me Eduart Selamin dhe Majlinda Bregun…..te shkretit lulit te vocerr sa do ti dhembi!

  7. Pedro i ri says:

    Lider i pa afte dhe karagjoz tipik. Parti rrumpalle plot me spiuna te UDB

  8. tomsojeri says:

    I dashur “al paci” !Fjal me vend dhe te verteta po i quaj sa thua e skam pse dyshoj, por duhet te dish qe jo shum larg do vi ajo dit, qe ajo Rini e paster ,e shkolluar ,larg ktij mentaliteti te ktyre perbindeshave qe shkateruan Shqiperin dhe krijuan kte klas banditesh qe vjedhin ,mashtrojn ,vrasin e tradhtojn ,do na akuzoj ne ,per ate cka po ndodh ne eliten e koruptuar ! Dhe me te drejt ,se jemi ne pergjegjes ,sepse jemi ne qe gjithcka e shofim e ndjejm e vuajm dhe heshtim ! Jemi ne (brezi yn) qe ra ne batakun e ksaj tradhtie e femijve tan ju lam varferin ,te cilet shohin si jetojn e kalojn femijt,dashnoret,dhenduret e ktyre qelbesirave ,!Jemi ne te percaret shekullor qe shohim si femijt tan kalojn oret te kafja 50lekshe sepse aq mundesi na jepet ! Jemi ne qe shesim e blihemi per hicgje !Jemi ne qe si delet ndjekim dhunusin kapadai i mbrojtur nga nje Drejtesi milioneresh qe luan me fatet tona e perpara syve tan parakalon lluksi maremendesh i tyre !Do vi ajo dit , qe as nje lule ne varr nuk do meritojm prej asaj Rinie qe do ti duhet ndoshta te luftoj shum gjat te korigjoj ganbimet tona ! Shiko ,ky qelbesir ka kurajon e na therret per protesta ,ky qe deri dje e ne vazhdim kerkon te anuloj reformen ne drejtesi ,nje shpres e madhe nga nje mik i madh ! Ky pra, shpreson te jet kryeministri i ardhshem i shqiptareve dhe kercenon me forcen e votave tona ! Ky lake i paaft hajdut e vrases, kercenon koleget se do ju heq pushtetin ,ate pushtet qe esht burimi i pasuris se pajustifikuar i fituar mbi djersen e gjakun e bashkatdhetareve …..Nuk dua te besoj qe nuk ka Rini, por kjo Rini esht viktim e brezit ton ,e indiferentizmit ton , e paaftesis ton per te qen solidar e te bashkuar kunder se keqes !Na mungon solidariteti sepse shitemi per interesa qesharake vetiake pa cka se kjo demton te pergjitheshmen ,te ardhmen !………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje