Pas padisë së ngritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për dështimin e projektit pilot të votimit elektronik në Fier dhe Tiranë, gjatë zgjedhjeve të 2013-ës, ka ardhur edhe reagimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në një reagim për Shqiptarja.com, burime pranë KQZ thanë se për çështjen e pretenduar nuk ka shkelje ligjore, ndërsa thekson se çështja është mbyllur nga Prokuroria një vit më parë.
“Në vendimin e Prokurorisë nuk janë gjetur shkelje ligjore. Sipas Prokurorisë, në vendimin e 2015-ës, procedurat e ndjekura nga KQZ sipas ligjit.
Çështja u mbyll me vendim nga Prokuroria në 28.09.2015 dhe sipas vendimit të Prokurorisë, kryetari i KQZ që është kallëzuar nuk ka vepruar kundër ligjit”, thanë burime pranë KQZ.
KQZ sqaron procedurat e ndjekura për projektet për vetë objektin dhe rëndësinë që përfaqësonin, diktoheshin nga interesat e shtetit.
“Veprimet e KQZ nuk binin ndesh me ndonjë dispozitë ligjore që rregullon procedura e prokurimit publik”, theksonjnë më tej të njëjtat burime.
Padia për projektin pilot është bërë nga Partia Socialiste në 27 nëntor të vitit 2013-ë.