Ambasadorja shqiptare në misionin diplomatik pranë OKB-së në Gjenevë, Zvicër, ka bërë disa denoncime në Prokurorinë e Tiranës.
Filloreta Kodra ka denoncuar disa vartës dhe ish-vartës, të cilët i kanë dërguar më mijëra mesazhe telefonike.
“Më kanë dërguar mijëra mesazhe, në çdo orë të ditës apo të natës” është denoncimi i ambasadores Kodra, e cila i ka vënë në dispozicion prokurorëve edhe aparatet telefonikë, si dhe listën e mesazheve.
Megjithëse është muaj gusht, prokuroria ka regjistruar kallëzimin dhe, në fillim të muajit shtator, do të verifikojë edhe njëherë pretendimet e zonjës Kodra, raporton Shqip.
Megjithatë, nga të dhënat paraprake, mësohet se këto mesazhe kanë lidhje me një konflikt që ambasadorja ka pasur me disa vartës në misionin diplomatik pranë OKB-së në Gjenevë.
Më parë, një punonjëse, B.Zoto, e kishte denoncuar publikisht ambasadoren për shkelje të ligjit, apo edhe të ndërprerjes së marrëdhënieve financiare të saj. madje, Zoto pretendonte se Kodra punësoi burrin e saj si financier, megjithëse ishte pensionist.
Ajo pretendonte se ambasadorja kishte bërë disa shpenzime luksi, duke e denoncuar publikisht edhe me dokumente.
Akuza thotë se ambasadorja Kodra, në disa pretendime, i referohet edhe kësaj shtetase, si autore e mundshme e dërgimit të këtyre mesazheve.
LSI esapi!! Ca Te presesh me!! Na turperove ne syte e botes! Me vjen peshtire!