Hetim akuzave të PD ndaj policisë për drogën, në të njejtën ditë që reforma shkrin Prokurorinë e Krimeve të Rënda

12 Gusht 2016, 18:41Politika TEMA

Jo më larg se dje mori parasysh denoncimet e PD për përfshirjen e drejtuesve të lartë të policisë në qendëer dhe në bazë në trafikun e drogës, duke filluar hetimin e drejtorëve të poilicisë në qarfqe dhe shefave të komisariateve, ndërkohë që praktikishte është shkrirë.

E krijuar në vitin 2004, si strukturë e cila do të luftonte krimin e organizuar dhe bandat më të rrezikshme të kohës, Prokuroria për Krimet e Rënda do të pushojë se ekzistuari, si rezultat i ndryshimeve që do të sjellë Reforma në Drejtësi.

Në draftin final të kësaj reforme, e cila u miratua me 140 vota pro më 21 Korrik në parlament, parashikohet shkrirja e këtij institucioni.

Në nenin 45 pika 8 e ndryshimeve kushtetuese thuhet se:

Pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme, Prokuroria për Krimet e Rënda do të pushojë së funksionuari.

Transferimi i çështjeve në hetim dhe gjykim do të kryhet sipas ligjit. Prokurorët pranë Prokurorisë së Posaçme do të emërohen brenda dy muajve nga krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas ligjit.

Vetëm me këto dy fjali parashikohet ristrukturimi i kësaj Prokurorie. Por nuk parashikohet se çfarë do të ndodhë me trupën e prokurorëve dhe të oficerëve, që prej 12 vitesh punojnë pranë Krimeve të Rënda.

Cili do jetë fati i tyre nuk thuhet dhe pritet të mësohet pas miratimit të paketës ligjore, që e bën funksionale Reformën në Drejtësi.

Ndërkohë, po në nenin 45 pika 8 për gjyqtarët e Krimeve të Rënda është përcaktuar pozicioni i tyre se ku mund të shkojnë pas miratimit të Reformës.

Gjyqtarët në detyrë pranë këtyre gjykatave do të transferohen në gjykata të tjera, në rast se ata ose familjarët e tyre të afërt nuk japin pëlqimin për rishikimin periodik të llogarive të tyre financiare dhe telekomunikimeve vetjake.

Fati i 23 prokurorëve pritet të mësohet pas miratimit të ligjeve organikë. Pritet të shihet nëse ata do të kenë mundësi të konkurojnë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme apo e njohur ndryshe si SPAK, struktura e posaçme antikorrusion që do të hetojë veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Ndërkohë që vetëm një ditë më parë, më 11 gusht ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutë që parashikon dhe shkrirjen e Prokurorisë së Krimeve të rënda, pas denoncimeve të PD, për implikimin e shefave të policisë në kultivimin e kanabisit në vend, Prokuroria e Krimeve të Rënda është vënë në lëvizje.

Në media janë botuar lajme referuar burimeve të sigurta që bëjnë me dije se Krimet e Rënda kanë nisur hetimet ndaj të gjithë drejtorëve të Policisë në qarqe dhe shefave të komisariateve të përmendur në listat e denoncimeve nga ana e demokratëve.

Vendimi për nisjen e hetimeve vjen, pas denoncimit të radhës të bërë nga kreu i grupit të PD­së, i cili numëroi të tjerë emra drejtorësh policie të përfshirë në kultivim dhe kujdes për ruajten e parcelave të mbjella me kanabis në vend.

Ende nuk dihet fati i këtyre hetimeve, ku do të transferohen dosjet, kur dhe kush do t’i marrë në ngarkim, a do kenë fuqi vepruese dhe aftësi prove, pasi të shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku me hyrjen në fuqi të reformës në drejtësi, praktikisht janë zhbërë.

1 komente në “Hetim akuzave të PD ndaj policisë për drogën, në të njejtën ditë që reforma shkrin Prokurorinë e Krimeve të Rënda”

  1. Alban says:

    E a derëbardh, merakosesh për prokurorët. Do marrin ca vite pushim dhe do tretin një pjesë të vogël të dhjamit që kanë vënë për vete fëmijët nipërit e stërnipërit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje