Braçe-hipotekës Lushnjë e një kujtesë për drejtorin e LSI Tiranë: 3 drejtues në burg. Janë qenefzyra

12 Gusht 2016, 13:10Politika TEMA

Teksa ka publikuar një mesazh të banorëve të zonës së tij elektorale, Erjon Braçe nuk ka kursye kritikat ndaj drejtorisë së hipotekave Lushnje.

Ankesat e qytetarëve, thotë ai në Facebook, nuk rreshtin prej dy vitesh, kohë gjatë së cilës janë arrestuar për korrupsion 3 drejtues të kësaj hipoteke.

Po citojmë postimin e plotë të Braçes në rrjetet sociale:

Ka të pakten dy vite që;

MENGJESI IM NIS ME KETO MESAZHE PER “PUNEN” NE ZYREN E RREGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME NE LUSHNJE.

Po ju them çdo ditë!

Dhe vijojnë gjatë gjithë ditës.

Myzeqare dhe jo vetëm që dhunohen, torturohen, rripen në këtë zyrë të Lushnjes.

Jam i dorëzuar!

Tre drejtues të kësaj zyre kanë përfunduar në burg në tre vite-për KORRUPSION natyrisht.

Nuk zë mend askush që ulet në atë karrige.

Ja mesazhi i plote nga një qytetar i bashkisë Divjake, njësia Gradishte.

Ora 07.48:

“Prsh…kam pas punë në hipotekën e Lushjes këto ditë e jam befasuar nga puna e komunikimi i tyre. I pashë të gjitha atje, sharjet, fyerjet, pështymat, pleq nga 80 vjeç që ofendoheshin.

Turp, turp, shume turp për një qeveri e aq më keq kur thotë se po bëjmë shtet, me ca po e bën me derra me injorante, më sharlatane, me perverse.

Të siguroj qe ajo s’është zyre shteti por një qenef publik miku im. Aman te lutem mos me thuaj provokim, apo po me shantazhon, sepse do të ndihem më keq se sa në ato qenefzyra”.

5 komente në “Braçe-hipotekës Lushnjë e një kujtesë për drejtorin e LSI Tiranë: 3 drejtues në burg. Janë qenefzyra”

  1. Theofani says:

    Zoti Brace!
    Sic ndodh ne hipoteka,me keq akoma ndodh ne zyrat e administrates se Sigurimeve Shoqerore!
    Banoj ne Tirane dhe kam vite qe une dhe BASHKEVUAJTESIT E MIJ PENSIONISTE ndjejme perbuzje,tallje,fyerje,irritime,zvarritje etj nga te gjithe punonjesit e ISSH!
    Kjo eshte e theksuar ne tre gjitha institucionet qe i jane dhene LSI-se dhe PDIU-se per t’i MJELE!
    Adoleshentet e LSI-se qe jane punesuar ne Sigurimet Shoqerore,,meqenese vete atyre u mungon edukata familjare dhe qytetare,pa filluar pune duhet t’i thuhej si kerkese mbi te gjitha kerkesat e tjera se PENSIONISTET DUHET TE RESPEKTOHEN ME DASHURI NJELLOJ SI PRINDI I TYRE,ndryshe nuk duhet te punojne ne ato zyra!
    Por e keqja e ISSH-se fillon nga lart!
    Ka shume vite qe kete institucion e sundojne po ata persona qe e kane kthyer si kampet e peqendrimit nazist!
    Se keshtru sillen me ne pensionistet sikur jemi te burgosur,qe e kane teper edhe kaq sa u japin ata,se jane ne prag te vdekjes etj!
    Shkoni te shikoni se si priten e trajtohen pensionistet ne agjensine e Sigurime Shoqerore te Tiranes ne rrugen M.Shyri dhe do bindeni se ministria e punes qe mbulon ISSH,jo vetem nuk e kontrollon kete,por ia ka lene LSI-se te beje cfare te doje!
    Ne kete agjensi eshte vene nga LSI nje pergjegjes,qe nuk njeh asnje ligj,VKM,urdher apo udhezim dhe kur i vete ne zyre per t’u ankuar per veprimet e padrejta te varetesve tre tij,ai ngre supet dhe thote vetem kaq:KU E DI UNE.ATO I MARRIN UDHEZIMET ME TELEFON,E-MAILE etj!
    Po ty a nuk te vijne keto shkresa ne zyre?
    Iku ajo kohe zoteri!
    Nuk vijne me me shkresa por me telefona!
    Dordolece te tille mban ne pune LSI-ja!
    Me keq akoma thone edhe per drejtorin e DRSSH-se te Tiranes,po i LSI-se,qe paska qene dikur vetem shofer dhe nuk te pret ne zyre,pa qene ndonje punonjes tjeter qe te jape spjegime!
    Me duken te pabesueshme keto skandale,por edhe mund te jene te vertetra per deri sa gjendja ne kete institucion eshte….MJERANE!
    LSI eshte kanceri i shtetit shqiptar!
    Me mire te punesoheshin serbe se sa keta te LSI-se apo te PDIU-se!
    Jane bere tmerri i njerezve!

    1. Pilo Lala says:

      Top Channel, apo cdo gazete duhet te monitoroje dhe filmoje keto gjera.
      Ky eshte barbarizem i LSI.
      Te gjithe nepunesit e PD nderruan Partine, dhe vazhdojne te vjedhin ne zyra.
      Kontrolli Brendshem i Ministrive duhet te funksionoje.
      Ekipet e Kontrollit te Kryeministrit duhet te kontrollojne keta hajdute.

  2. Losar Vjerda says:

    E njejta, gje ne hipoteken e Shkodres kur drejtor ishte Ilir Leka i LSIse i cili kerkohej se fundi nga policia per t’u arrestuar. Pa paguar 3000 Euro nuk te jepnin certifikte pronesie dhe nuk eshte per t’u cuditur se 80% e kesasj shume do te dorezohej ne Hotel Europa diku perballe me Hipoteken ku dejuro pronar eshte Agron Cela e defacto Ilir Meta, krietari i Kuvendit Popullor.
    Keshtu qe kane mbetur pa bere letrat me qindra shkodrane qe s’kane mundesi te paguajne. Der kur do te vazhdoje keshtu: vetem Perendia e di!

  3. lapraksi says:

    PROCESI formimit njerezor mik fillon tek ne qe ne moshe te njome,per kete armate zanatcinjsh formimi filloj kur lindi L.S.I erdhen ngado me shkolle pa shkolle u futen ne universitetet private duke terhequr pas vetes ndonje lope ,vic apo kale madje dhe gomar dhe dolen andej me diplloma te praruara te cilat u bene funsionale nga peshengritesi krytar qe me konsensus ne librezen e tij tepunes ka shenuar DEPUTET,KRYEMINISTER DHE MINISTER kaq izoti doli sa ska burre tja kaloje ne injorancen e vet,ndaj mik sado brenga te marresh cdo mengjes mos vajto por klith atje ku duhet se REFORMA e vertet e P.S NE ZGJEDHJET e ardhrshme eshte zbythja e kesaj shushunje .

  4. Tahir Gashi says:

    Te gjitha zyrat e hipotekes pothuajse ne gjithe vendin I jane dhene LSI ! Keta te LSI ku pergjigjen , te kryeministri apo te Ilir e Monika?! E tmerrshme ajo qe po ndodh me kete popull! Nuk ka popull me dele ne gjithe globin! Personalisht kam token ne nje krahine ku te gjithe po e braktisin dhe askush nuk prodhon asgje, dhe po perpiqem te bej dicka, me te gjitha dokumentet perfshi vendimin e gjykates! Dhe prej dy vitesh asgje, vetem tallje nga zyra ne zyre ! Per cudi dhe drejtori I kesaj zyre eshte I LSI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje