Tërhiqet dhe Agron Duka: Të rregullohet Kodi Zgjedhor, ose qeveri teknike

11 Gusht 2016, 18:15Politika TEMA

Nga qeveria teknike si zgjedhje e parë e kërkuar nga kreu i opozitës Lulzim Basha, është tërhequr dhe kryetari i PAA Agron Duka.

“Për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme duhet që të rregullohet Kodi Zgjedhor, ose në të kundërt të kalohet në qeveri teknike”.

Kjo është deklarata e kreut të Partisë Agrare ambientaliste, Agron Duka për emisionin “Opinion”.

Duka tha se kërkesa për qeveri teknike është plotësisht e bazuar, pasi tashmë nuk ka shumë kohë për ndryshme në kod. Ndaj sipas tij, qeveria teknike është e vetmja rrugë.

“Kjo qeveri aktuale nuk jep premisa për të patur zgjedhje të ndershme. Habitet pse i duket ndokujt e çuditshme kërkesa për qeveri teknike. Ose të rregullohet kodi zgjedhor për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, ose të kalohet në qeveri teknike”, shprehet Duka.

Kreu i PAA tha se takimi i disa ditëve me parë me kreun e PD-së Lulzim Basha, ishte një takim pune, ku është diskutuar edhe për qeverinë teknike.

Duka u shpreh se është në të mirën e të gjithë që të merret një iniciativë vendimtare dhe për përmirësohet njëherë e mirë procesi i zgjedhjeve në vendin tonë, për të garantuar votën e lirë.

Konsensusi është i nevojshëm dhe besoj se do të arrihet edhe për 7 ligjet. Duka tha se reforma në drejtësi është e domosdoshme për vendin, ndërsa shtoi se ndërhyrja e ndërkombëtarëve ishte në funksion të procesit dhe të miratimit me konsensus të reformës.

Duke shprehur qëndrimin e tij pro reformës në drejtësi, Duka tha se në kontaktet me ndërkombëtarët janë diskutuar problematikat e ndryshme të procesit.

10 komente në “Tërhiqet dhe Agron Duka: Të rregullohet Kodi Zgjedhor, ose qeveri teknike”

  1. fieraku4u says:

    ORE UN NJE GJE NUK MARRE VESHE ME KETA PALLOSHA SI KY AGRON DUKA. KETO COP MUTI PARTI SI PUNE KETIJ I BEJNE APO NUK I BEJNE 500 VOTUSA NE TE GJITHE SHQIPIRINE. DEL DHE JEP ULTIMATUME SE CFARE DUHET TE BEJE QEVERIA.

    A E SHIKON VETEN DHE PARTINE E TIJ SE SA VLERE KAN NE TE VERTET…?? ME SHUME ANETARE KA SHOQATA MYZEQEJA NE FIER, SE SA JAN VOTUSA DHE ANETARE TE PARTISE AGRARE.

    JAN CA PARTI NE SHQIPERI QE JAN KOT FARE. NUK KAN ASNJE LLOJ PESHE APO VLERE.

    1. O Fieraku,po ky personaliteti e ka ble partine me pare ne dore,prandaj mos e paragjyko,se nuk ha mut kot ky.Ne zgjedhje i mer ca vota dmth merr me shume se Mediu se.ve punetoret e pularive dhe te firmave qe ka,plus qe fut dhe noi vote pa dogane sic kane bere tere kohes ne tregti.une mendoj se duhet qeveri teknike me Nar Koken kryeminister

    2. O Fieraku,po ky personaliteti e ka ble partine me pare ne dore,prandaj mos e paragjyko,se nuk ha mut kot ky.Ne zgjedhje i mer ca vota dmth merr me shume se Mediu se.ve punetoret e pularive dhe te firmave qe ka,plus qe fut dhe noi vote pa dogane sic kane bere tere kohes ne tregti.une mendoj se duhet qeveri teknike me Nar Koken kryeminister

  2. Beny says:

    Nuk ka nevoje per qeveri teknike per te bere kodin zgjedhore por vec kodit te vihet dhe nje ligj qe kta pushtat qe krijojne parti per te mare fonde nqs Nuk arrijne 5 % ne votime te hiqen nga e drejta per te kandiduar.

  3. u dhim tu qesh says:

    O Gonoooo,mos u terhiq qafsh t’gjithe, amoooon mos e bej lale! Amooooon vallahi se ngelem ne mes te rruges o Gonooooooo ? ? ? ? ? ? ? ? :

  4. xhemal says:

    parti private i ben presion shtetit ptuuuuu Pisa e votojme vetem nje pakice shume e vogel e intetesaxhijve e per te mbajtur duken qe s ben asgje ne parlament ketà jane e keqja e madhe e shqiperise .njerez mos votoni pa u menduar mire mos u genjeni nga premtimet boshe te pa realizushme jeni gjakeftohte mos shisni dinjitetin per nje these miell .qendroni te bashkuar per interesa te perbashketa si shkolla
    sherbimi shendetesor .puna.ambienti siguria.ushqimi e veshja .drejtesia e paqja sociale.reagoni ne cdo moment pa flamur partish e trgohuni te vendosur ne kerkesat tuaja keshtu e mbani pushtetin e shtetit ne Pune ne sherbimi ndaj qytetareve ve Rem te bashkuar realizohen qellimet e mira

  5. pilo lala says:

    Po mire mor Z. Duka, ty te kemi mbajtur per burre me tru, pse shkon me mendjen e lulushit per qeveri teknike, kur dihet qe as keni te drejte dhe as keni per tja arritur nje gjeje te tille ?. Po berisha dhe lulushi vrane kater burra ne bulevard me duar ne xhepa dhe nuk u be qeveri teknike. Kjo qe ta kuptosh mire ti dhe gjithe takemi i juaj qe kini pranuar tju udheheq nje karabush , eshte nje alibi per humbjen e radhes. PD- ja eshte nje parti qe i ka kaluar koha, simotrat e saj ne te gjitha ish vendet socialiste jane zhdukur dhe as emri su kujtohet me.

    1. Me zhgenjeve me kto qe the,dije Gonin per burre mend.Per hajdut dhe dallaveraxhi po ate dhe gjithe rracen e tyre,i njef gjith Shqipnia

    2. Me zhgenjeve me kto qe the,dije Gonin per burre mend.Per hajdut dhe dallaveraxhi po ate dhe gjithe rracen e tyre,i njef gjith Shqipnia

  6. Petri says:

    Qeveri teknike duhet kur ka një krizë të madhe si psh 1991 ose 1997, apo këta duan qeveri teknike sa herë është në krizë Pd dhe meqë ata janë në krizë duhet edhe vendi të kalojë në krizë për solidaritet ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje