Izet Haxhia-Beqirit: Shantazhove Nanon me kasetën e vrasjes së Hajdarit. Ti e Flamur Noka, prurje të shërbimeve sekrete

11 Gusht 2016, 00:07Politika TEMA

Ish-truproja e Sali Berishës i përgjigjet akuzave të kreut të PUK Idajet Beqiri. Në vorbullën e akuzave Izet Haxhia shprehet se Beqiri shantazhoi Nanon me kasetën e vrasjes së Hajdarit.

Njëherësh Haxhia akuzon se Beqiri bashkë me Flamur Nokën e PD janë prurje të shërbimeve sekrete në politikë.

Postimi i Izet Haxhias:

Na kishte kthyer përgjigje zari i kryespiunit Klosi, avokati i famshëm dhe i burgosuri i të gjitha regjimeve që kanë kaluar në Shqipëri këto 70-vitet e fundit, Idajet Beqiri.

Thotë që zyrat e PUK nuk i ka marrë me urdhër të Klosit , por që nga ‘91. Nuk e di saktësisht kur i ke marrë ato zyra, por unë e kam patur fjalën për zyrën tënde të dytë që e ktheve me porosi të Klosit, në zyrë përgjimi në dispozicion të SHIK-ut.

Sepse ti në selinë tënde ke patur dy zyra avokat, njërën me shikim nga perëndimi dhe e përdorje kur merrje në ‘intervistë ‘ vajzat që të vinin për t’u punësuar në gazetën “Kombi” apo si sekretare në parti, dhe disa prej tyre edhe i ke përdhunuar.

Por kjo nuk është e papritur për ata që të njohin, sepse ti i burgosuri i të gjitha regjimeve, je dënuar dy herë në regjimin e Enverit për kurvëri.

Dhe zyra tjetër që vure në shërbim të Klosit, është zyra me shikim nga trotuari i rrugës dhe pjesa që mund ta quajmë oborr të PD.

Nga kjo zyrë me shikim nga veriu, ku takoheshe me Klosin e Xhevdet Zekën, shef i përpunimeve në SHIK dhe kushëri i Klosit, ti vendose kamerën në dritaren e saj nga ku shiheshin të gjitha hyrjet e daljet nga ai krah i PD-së.

Dhe shihej si në pëllëmbë të dorës vendi ku u vra Hajdari.

Po të kujtoj edhe kur vendose atë kamer në zyrë, ka qenë muaj tetor i vitit 1997 fill pas rrahjes që të bënë para selisë tënde me urdhër të Berishës, e ku për këtë rrahje me akuzoje mua, që u gjenda në vendngjarje pa ditur se ishe ti apo se do të rrihnin.

Ti i kërkove Klosit të vendosej kjo kamer në zyrën tënde, me pretekstin se ty dhe partisë tënde do t’i bëhej një akt terrorist nga tropojanët. Apo edhe kjo nuk të kujtohet o avokat mashtrues?

Po viti 2003 a të kujtohet avokat kur të sollën me pranga nga Gjermania, pasi akuzoheshe për lider nacionalist të Armatës Kombëtare Shqiptare (në fakt ti ke qenë lider në mashtrimin e rrjepjen e xhepave të patriotëve naivë në diasporë )dhe Nano donte të dënonte për terrorizëm për t’i bërë qejfin ndërkombëtarëve se po luftoj nacionalistët?

Me çfarë e shantazhove Nanon atëherë? Sepse ti me pak muaj dole nga burgu si një shkrimtar që nxit urrejtjen nacionale.

Po të kujtoj ishte viti 2003 na ishte bërë paqja e madhe Berisha – Nano, dhe ti si një rrufjan i regjur e spiun i vjetër, në zyrën tënde ku ishte kamera, kishe bërë një lidhje paralele që të gjitha pamjet e kameres të hidheshin edhe në një kasetë për ty dhe jo vetëm për SHIK-un, pra ti kishe përveç Klosit, edhe një kopje të kasetës ku ishin pamjet nga vrasja e Hajdarit. Me këtë kasetë shantazhove Nanon.

Dalja e kësaj kasete në skenë, do përmbyste çështjen Hajdari, të cilën po e mbyllnin me nxitim Berisha me Nanon e pajtuar. Në kohën që ti ishe në burg, kanë qenë edhe vëllezërit e mi dhe atje ne e kemi mësuar që ekziston një kasetë e vrasjes së Hajdarit.

Ti e di më mirë si u ka ardhur në vesh vëllezërve të mi kjo informatë dhe kush ka qenë burimi. Kam shumë gjëra të them për ty se mashtrimet e poshtërsitë e tua nuk kanë fund. Po të kujtoj njërën. A të kujtohet terroristi Arab që u vra nga Renea tek oxhaku në ’98-n?

Kush ja bëri letrat e qëndrimit këtij terroristi të Al kaedës? Ke qenë ti avokat që me linjën Sali Tivari -Klosi -Beqiri si avokat bënit letrat e arabëve duke u marrë shuma të majme, sepse në atë kohë filloi dëbimi i tyre nga Shqipëria.

Dhe ti si një kryetar i një partie në koalicionin qeverisës u premtoje bërjen e dokumenteve në linjën Tivari -Klosi -Beqiri duke u marrë shuma të majme.

Kishin ndryshuar personazhet. Dikur në kohë të Berishës u merrte lekë arabëve për leje qëndrimi e shtetësi Haxhi Bardhi,.. kushëri i afërt i Berishës e njeri i Gazidedes, tani u merrje lekë ti me Klosin.

Sepse këto 25 vite vetëm riciklime kemi patur në politikë e vjedhje, ikën një mashtrues e hajdut si puna jote e vjen një mashtrues e hajdut si puna e Flamur Nokës.

Ju jeni prurjet tipike të dy krahëve të këtij tranzicioni e riciklimi kriminal. Ti erdhe nga skutat e sigurimit, ndërsa Muli nga skutat e UDB-së.

19 komente në “Izet Haxhia-Beqirit: Shantazhove Nanon me kasetën e vrasjes së Hajdarit. Ti e Flamur Noka, prurje të shërbimeve sekrete”

  1. theo says:

    O dashur Izet je shume i sakte ne theniet e mesiperme, sepse dihet Idajet beqiri, nga Fieri, punoi ne Kruje ne gjykate ne kohen e Enverit 1984-88 dhe aty nuk la femer krutane pa ja lypur deri sa Partia e Punes e futi ne burg me te drejte dhe atje njihet si njeriu me imoral i asaj kohe, pastaj cfare ndodhi me mbrapa ne demokraci me kete Idajetin i dine te gjithe, Tu lumte Izet, je shume i sakte, Kjo me jep pershtypjen qe cdo gje qe ke shkruajtur ti duhet te jete shume e vertete

    1. shih shih says:

      Ti informacionin e ke drejtperdrejt nga dore e pare,nga shtepia jote dmth!?

    2. shih shih says:

      O Izet,o debil a nuk e kupton se po te derdellisesh shume ne fantazite e tua,edhe ato qe mund te jene te verteta s’ka per ti besuar me njeri! Nuk derdellis burri cdo gje qe ka degjuar ne pazar.Nese do te jesh i besueshem fol per ato qe ke pare dhe ke prova,jo c’te ka thene kushdo qe vinte rrotull teje! O budall Izet,fol pak e sakte,se do kthehesh ne nje llafazan te pabesueshem! A kupton o BOLE!?

  2. nuk ka tym pa zjarr says:

    I madh je izet. Megjithese mendoj qe bashke me ty eshte dhe nje njeri i forte i brendshem.
    Vazhdoni. Shkerdheinibketa plera. Ti njohe njerezia.
    Tregimet e tua me kujtojne librin italian” zekthi “

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Te besoj Haxhia.. Te gjitha te verteta.. Vazhdo nxirrja bojen ish-PPSH-se..

  4. Titi i jarit says:

    O Izer, nga gjith traplliqet qe thua besoj do dali noj e vertete…..po ka vetem i problem te vogel, qe ti nuk shquhesh per noj burrni a besueshmeri te modhe, imagjino kur ua ke fut dhe tropojaneve te tu, ca mund te themi per te tjeret.
    Shpesh duket sikur keto novelat qe shkruan cdo dite, jane kushti i Ridhjakesve qe mos kerkojne ekstradimin tat nga baba Taipi!
    Po je aq burre sa mundohesh te na mbushesh mendjen, kthehu ketu, dhe beji rrefimet nga brenda ambasades se Lu-se

  5. jani says:

    Haxhia i rendit situatat ne menyre kronologjike qe do te thote ka shume informacion dhe informacion te sakte. Idajetit ja njef mire cepat e zyres por dhe aktivitrtin qe ka pasur. Pozicioni i tij te mundesonte shume info plus qe tipi i tyre e kerkonte informacionin. Pra degjojeni mire se nuk ja fut kot. Lexojeni dhe àte librin dhe shihni ngjarje qe perputhen ekzaktesisht . Kete vend e kane marre ne qafe spiunet , manjaket dhe barktharet te cilet shume shpejt u bene zengjinet e rinj me po ato huqe.

  6. Kiu says:

    O c’u kenaqem ?

  7. pro.... says:

    ..o flori..s’te bie vlera…vetem per nje gje te ve faj,se ke folur vone …dhe ne nuk dime ke te perkrahim dhe kush ka te drejte..ç’do gje eshte ne pikpyetje mbas kesaj,çdo gje eshte e dyshimte!!..nuk te falet qe i mban dhe i perdor per vete misteret,te cilat i perkasin te gjitheve,sepse ato jane ne kurrizin tone…keto vemje tallen perdite si akuzatore, duke na bere syleshe..

  8. tropojani says:

    DEGJOEN Iizetin se esht njeriu qe ndejti nga 91shi deri ne 98 mbas berishes dhe esht qelibar, nuk ka vrar nje miz ndimonte pleqt e te vobektet luftonte korrupsionin ne at koh dhe jetonte ne menyr modeste se dhe rrogen ja shperndante te varferve, nuk lejonte kerken te shkelej ligji ne kohen e BERISHES, ishte rojtar i nderit ne kte vend dhe i demokracis, esht i vetmi njeri qe fare pa dashje ka qen prezent ne te tera pislleqet qe kan ber politikanet tan nga 92 deri ne vitin 99 por nuk perziej me ta, mbante ditar kush politikan bente korrupsion kurvllik batakçillik ose vrasje te tera ne kte koh i di vetem IZETI pra kemi humbur tropojanin me te ndershem e fisnik mbas idhullit te vet tropojanit berisha,ka nje breng te madhe qe kur u vra politikan me i ndershem nga tropoja HAJDARI se ka humbur patriotin me te ndershem ne ter kasaban e tropojanve, njeriun qe nuk merej me kurva njeriun qe nuk bente kontraband armesh njeriun qe nuk ishte spiun i sigurimit te shtetit njeriun qe urrente padrejtesit e BERISHES panvarsisht se zyra vet i kishte qellu perball kti te fundit ,e kujtojm me nostalgji ne SHQIPTARET kohen kur ne ndertesen e PDse ishin teter tropojan sa bukur qe ishte, te ter fshatçe drejtonin shqiprin drejt parajses dhe i binin çiftelis diten naten daulles,ishin koh te bukura se tropjanet jan te vetmit njerez te ndershem kto 25 vjet qe e begatuan kte vend dhe na ben te lumtur me xhupat e lekures neper TIRAN me nje shqiponj te madhe nga pas si shenj e patriotizmit dhe kishe qef kur i degjoje me ate dialektin e vet te bikur me ato shprejet e tyre magjepsese tradicionale psh; qifsha nonen time ; oh sa bukur kjo ishte shenj e beses qe i japin njeri tjetrit, un mendoj qe ta vem IZETIN president ne vend te jarit se ja di historin te terve dhe te dali si aladini te tregoj prrallat e njemij e nje tropojanve tek SKENDERBEU, shpresoj e meriton izeti?gjithmon nese e njeh akoma SKENDERBEUN per heroin ton kombetar, se ka shum koh qe rri ne TURQI dhe ben vaki ka ndryshu mendim.

  9. Ali Pasha says:

    Vetem nje gabim te pafalshem po ben Izet Haxhia; kur i quan keto fekale, profesorë apo avokatë…. Keta dhe shume te tjere si keta jane fekale te dekompozuara qe kerrmojne ere squfuri..

  10. Ali Pasha says:

    tropojani
    Tregoja emrin Izetit qe te ta degjoje keshillen sepse ke e patriot., apo. Nuk folin tropojanet me njeri-tjetrin me pseudonime. Burrat folin haptas, apo jo!

  11. Bushi says:

    Te lumt PUSHKA o Izet Haxhia.Je malsor i zoti dhe trim.Mos degjo gojet e liga qe bejne komente kundra teje se ata jane kundrshtaret e tu.Ata nuk duan tu thuash te verteten,se jane kriminel.Por ti bene mire qe jua çjerr masken e krimit,dhe per popullin ti je nje njeri qe po u jep besimin te vehtja jote.Mos u tremb fare nga disa kone qe lehin kundra teje,se mutin kane per te ngren.

  12. fieraku4u says:

    NJE BRAVO TE MADHE PER IZET HAXHIN, JE NJESH O IZET, PO JA NXJERR PISLLIQET KETYREVE MBETURINAVE, POR DUHET TE KISHE DALE ME PERPARA O IZET, DHE JO TANI.

    KETA LEGENAT E KAN KTHYER SHQIPERINE NE NJE SOMALI TE VOGEL NE EVROPE.

  13. emigranti says:

    Druaj se i ka te verteta ato qe thote ky Izeti po edhe gjysmat sikur ti marrin per baze ka pune per ca vite drejtesia e reformuar(ne se do te behet ndonje dite e tille) se ne kete vend o mik vellai sic duken bathet ,pashket jane larg. Gjithsesi ne se i mbeshtet faktet sipas ndonje ditari , ku ka ze s’eshte pa gje. Eshte momenti i duhur t’u cirret maska e t’u zbulohet surrati atyre qe me dashje te plote kane marre me qafe vendin e kombin.

  14. Kosovari i revoltuar says:

    Sa i takon prononcimit te Izetiti per vitin 2003, kur autoritetet gjermane Idajetin e paten larguar nga Gjermania, eshte e sakt pasi vet kam qene ne nje tubim ne Zvicer ku ky “patriot” me elokuencen qe zoteronte ( se shqiptaret e Shqiperise vertet flasin rrjedhshem),kishte trullosur shqiptaret naiv nga Kosova e mbase edhe i ka zhvatur ne emer te Armates Kombetare Shqiptare ( kete me sakt mund ta dine te tjeret qe ishin prane Idajet Beqirit).

  15. Hamit Sadiku says:

    Ne nje Grup qe pesuam nga kjo felliqesir,na berin tradhtin me te madhe punoj me sherbimet dhe shum nga ne u vren dhe u burgosen.Keqeoerdori djersen e metgimtareve.Ky se bashku me Veli Laken na tradhtin neve, juve ju lumt po nse doni ne posedojm informacione.Ky vete nje beshkpuntor i sherbimeve te huaja eshte dhe punon per ta kurse eshte nje tradhtar i rrezikeshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje