Ka një përplasje të 3-fishtë në në PD sa i përket kapjes reale të kreut të partisë më të madhe opozitare. Nga njëra anë është kryetari Basha, i cili me gjithë peripecitë e zgjedhjes së tij në krye të PD-së, ku dritëhijet akoma s’janë zbuluar, ai po bën çmos që t’i tregojë Berishës që ai mundet të jetë lider. Zhvillimet politike përgjatë fundditëshit të reformës në drejtësi nxorrën në pah Eduart Selamin, demokratin i cili u bë për një moment edhe deputeti më ‘simpatik” për ndërkombëtarët dhe shqiptarët me qëndrimin e tij pro reformës. E nga ana tjetër është presidenti Nishani, një opozitar i thekur dhe pse në një pozicion asnjëanës. I cili luftës kundër reformës në drejtësi sapo i ka dhënë zë sërisht.
Për ta kuptuar më mirë këtë përplasje të pazakontë duhet të ndalemi në disa momente ku zhvillimet politike flasin mjaft për të treguar strategjinë dhe taktikë e doktorit.
Basha po përdor çdo mjet për të rrokur besimin e doktorit dhe të grupit parlamentar. Reforma në drejtësi ishte piku i besnikërisë së tij ndaj Berishës, duke bërë çmos që reforma të mos kalonte. Por gjunjët se mbajtën para presionit të ndërkombëtarëve. U gjunjëzua para tyre dhe e dha votën pro reformës. Përpos ndërkombëtarëve të cilët e bënë zhele (kujtojmë deklaratat e ambasadës së SHBA në Tiranë dhe atë të Shtëpisë së Bardhë në datë 20 korrik), Basha humbi edhe grupin e tij parlamentar, i cil në fakt prej kohësh kishte krisje e rrjedhje.
Ishte ky momenti që të dilte në sipërfaqe ish-kryetari i PD-së, Eduart Selami. Nga VOA ai do shprehej se pavarësisht qëndrimit politik të PD-së, ai i është mirënjohësh SHBA/BE-së për çfarë ka bërë për vendin tonë dhe se vota e tij do të ishte pro reformës. Kaq mjaftoi që Bregu&co të lëshonin sinjale të qarta se do e votonin reformën në drejtësi pavarësisht vendimit të PD-së së Bashës (që ishte qartazi kundër saj).
Ky 24 orësh ishte momenti i lavdisë së Selamit i cili përshëndetej nga ndërkombetarët e shqiptarët, por që “ra” nga ndryshimi i detyruar i qëndrimit të Bashës ndaj reformës. Ajo që bie në sy është se në gjithë strategjitnë e PD-së për ta pamundësuar reformën, vetëm Selami është “kandidati” që del nga hollia bllokuese, duke parë që edhe Nishani paska qenë dhe është pjesë e planit bllokues.
Pikërisht kur menduam se reforma kaloi përfundimisht dhe ndërkombëtarë e shqiptarë i gëzoheshin “Vetingut” që do të pastronte sistemin, hyn në lojë Nishani. I cili do të hedhë shortin pa u kryer Vetingu, që të plotësojë kështu Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Është në njëfarë mënyre aasgjesimi i reformës e cila nëse s’ka Veting (verifikim të pasurisë, integritetit, lidhjeve me krimin), praktikisht ska asnjë ndryshim nga sot.
Kjo lojë e Nishanit i cili mesa duket paska qenë pjesë e strategjisë bllokuese të Berishës është e rrezikshme për 2 arsye. E para sepse fut në KED pa “veting” edhe ata që mund të jenë më të skaduarit. Dhe e dyta, që është dhe më e frikshme, është fakti se Nishani për t’i rënë në sy doktorit dhe për t’i marrë besimin maksimal, do luftojë fort. Sepse kjo për të është lufta e jetës, si mundësia e fundit për të marrë timonin e PD-së. Kjo do ishte beteja që po ta fitojë, do ishte qershia mbi tortë e betejave politike që Nishani ka kryer kundër mazhorancës, duke dalë tërësisht nga roli i Presidentit dhe duke luftuar si militant. Dashuria deri në manjakëri që ka Nishani për të marrë PD-në, e bën atë që të kalojë çdo cak në përmbshje të qëllimit të tij, që është t’i tregojë Berishës së është ai dhe jo Basha luftëtari më i mirë.
E gjithë lufta për kreun e PD-së, është shndërruar në një “bombë atomike” për reformën në drejtësi dhe zbatimin e saj. Mbi të cilën bëhen lojëra politike për t’i treguar besnikëri Berishës, duke tentuar të bëjnë atë që doktori kërkon, rrëzimin e saj./Lexo.al
PD duhet te cfaroset se eshte thjesht nje filize e Ish komunizmit. Asnje dhe asnje demokrat I vertete apo pa lidhje me te kaluaren ska ne kete Bande Hajdaresh. Selami pervecse nje servil I peshtire I USA eshte dhe nga “librazhhdiiiiiii”.
PD nuk mund te vije ne pushtet, simbas mendimit tim, me kryetar te emruar,,si zoti Basha apo me qesharake me Nishanin. Ajo mund te vije ne pushtet nen drejtimin e natyrshem te zotit Selami, nje person me eksperience, me integritet intelektual e shoqeror , qe ka qendruar jashte korrupsioneve e veprimeve kriminale te PD. Populli, votuesit zotit Selami mund ti besojne menaxhimin e vendit ne nje menyre me te mire. Vendi do filloje te eci perpara mbasi te jene cuar pas hekurave ata qe kane drejtuar ne keto 25 vjet, duke i akuzuar per krime shteterore. Une nuk e imagjinoje qe nje Sali apo Lulezim mund te jene pjese e parlamentit mgas Qershorit te 2017, e shume te korruptuar te tjere nga te gjitha krahet e politikes. Shpresa jone ngelet Washingtoni e Brukseli
Po kush e llogarit eduart selamin sesht llogaritur kurrr
Po cfare PD do marre Nishani i cili mezi qendron ne kembe. A jeni gazetare apo gaztare.
Tre luane ka Shqiperia. Sala president. Basha, kryeminister. Ai tjetri, spiker parlamenti.
Mbaheni shenim, dhe mos e mohoni kur … .
Nuk e di a kane frike ne zot keta lloj njerezish se do vi nje dite qe do te japin llogari. valle a nuk e kuptojne qe i gjithe populli i mallkon per keto pislliqe qe po bejne. Nuk na lane te gezohemi njehere as edhe tani me reformen se fundi por duan si te vene asaj shkopinj nen rrota Imollkofte zoti dhe jua nxjerrte te femijet per te gjithe pislleqet qe kane bere dhe duan t e bejne
Nuk jeni popull ju per kta politikan
Nuk shpeton shqipria nga kta plehra,po se pesuan si gadafi.gjuhe tjeter apo mirekuptim ose tolerance nuk e njohin.
Lajm sh i keq per shqiptaret e vertete,per njerzit e ndershem qe duan dhe vleresojne letersine dhe nderin e kombit eshte shtrimi me urgjence i shkrimtarit te famshem shqiptar Ismail Kadare ne spital.
Ne keto ore te veshtira lutem per jeten e tij; Zoti qofte me te!
Forca Ismail!!!!
Ç’ja fut kot, o Tema. Sakati Nishani s’ka takat me tërheq këmbët ju e bëni atë një konkurrent të mundshëm për kreun e PD. Ti ngrysi dhe ca ditë që i kanë mbetur në presidencë, të bëj dhe ca dallavere për aq sa i ka mbetur në dorë dhe pastaj të shijojë pasurinë e tundëshme e të patundëshme që ka vënë me pisllëqe. Me Berishën atë e lidhin abuzimet që ka bërë me pushtetin në postet që ia ka ofruar Baca i bjeshkëve të namuna.
PD-ja qe ne fillim ka lindur e klonuar nga Partia e Punes dhe Sigurimi i Shtetit, sikurse dhe te gjitha partite e tjera shqiptare, pa perjashtim.
Sipas parashikimeve te atyre qe i krijuan, brenda nje kohe shume te shkurter, filluan aktivitetin si banda hajdutesh, ku PD ishte kryebanda.
Te tre ata personazhe qe jane ne fotografi kane pergjegjesite e tyre sipas radhes se hierarkise. Sot asnjeri prej tyre nuk mund ta ndryshoje rrjedhen e historise se klonuar te PD-se, pervecse asgjesimi i saj. Nese ne Shqiperi do te formohet ndonje dite shteti i ligjit dhe i se drejtes,
te shpresojme qe te lindin ne menyre natyrale, jo vetem nje apo disa parti, por edhe shume organizata apo institucione te tjera jo qeveritare.