Me keqardhje lexuam, si unë dhe me mijëra emigrantë që jetojmë prej vitesh jashtë Shqipërisë një opinion të z. Artur Zheji, ku fjalori i tij i “pasur”, “niveli i lartë akademik” i këtij opinionisti të “madh” arrin deri aty, saqë ai jo vetëm na befasoi të gjithëve por ia kaloi dhe vetvetes në rastin më të mirë!
“Kafsha është e rrezikshme atëherë kur është e uritur, kurse njeriu kur është i ngopur” thonë.
Ju zoti Zheji jeni pikërisht njeri i ngopur dhe kërkoni me truke të tilla të ulëta të shmangni vëmendjen e atyre që ju shqetëson shumë pse ata janë fokusuar mbi ju për arsye që ju i dini shumë mirë.
Të quash bashkëkombësit e tu “majmunë”, nuk ka mendje të shëndetshme të përceptojë apo ta analizojë qoftë dhe shkencërisht një logjikë të tillë kaq të sëmurë.
Jo zoti Artur Zheji! Majmunërinë nuk e sollën emigrantët!
Atë e gjetëm midis jush! Në titujt pompozë të shkrimeve tuaja dhe të kolegëve tuaj, në emisionet tuaja bajate, në analizat shumëfjalëshe por boshe në thelb.
Majmunerinë e gjetëm në batutat e ndyra që shkëmbeni me njëri-tjetrin, në gjuhën banale që përdorni në media.
Në fjalët e huaja që i përdorni për t’u dukur interesantë, edhe pse varfëroni përditë gjuhën shqipe.
U shqetesuat z. Zheji pse u ndeshët me disa emigrantë që kishin vështirësi me shqipen dhe nuk ju shqetëson gjuha skandaloze që përdor administrata jonë analfabete!!! Nuk ju shqetëson gjuha dhe programet skandaloze të Radiotelevizionit Shqiptar, që ju keni drejtuar dhe nuk i kushtuat qoftë një reportazh, emison apo më keq akoma një program edukativ e mësimor për fëmijët e emigrantëve të cilët ju mbajnë me bukë, duke paguar rregullisht taksat.
Ju që pretendoni se jeni analist, besoj se vuani nga sindroma e ksenofobisë. Vetëm pak ditë më parë shprehët bindjet tuaja antiamerikane, madje iu perveshët dhe ambasadorit Lu, i cili luftoi kaq shumë për reformën në drejtësi.
Tani iu versulet emigrantëve të ndershëm sepse nuk dini punë tjeter veç servilizmit. Kur qeveritë e mëparshme ishin zhytur në korrupsion, ju i thurrnit lavde, ndërsa ne emigrantët, ishim negociatorët më të mirë që Shqipëria të përftonte statusin e shtetit – kandidat për në BE.
Sepse kur ju z. Zheji morët në intervistë deputetin nazist të “Agimit të Artë” Kristo Papa dhe ju tundte gjithë përçmim dhe përdhosi flamurin tonë kuq e zi, ofendonte brutalisht shqiptarët dhe historinë brilante të Shqipërinë, ju nuk bëtë asnjë reagim, madje fërkonit duart për reagimet që do shkaktonte kjo intervistë. Ndërsa ne emigrantët z. Zheji, jo vetëm që nuk iu nënshtruam politikave të tilla të qarqeve shoviniste, por u bëmë ballë duke hapur shkolla të gjuhës shqipe pa ndihmën e qeverive që ju u serviloseni me shkëmbim kolltukun e drejtorive që ju ofronin, u bëmë ballë duke protestuar e festuar pavarësinë e Kosovës në sheshin “Omonia”, festonim dhe festojmë me dashuri, respekt e nder festat kombëtare ku flamuri ynë valëvitet gjithë krenari e lavdi ashtu siç i ka hije pranë flamurit të vendit pritës.
Më thoni tani, se kush është majmuni z. Zheji?!
*Kryetar i F.SH.SH.G (Federata e Shoqatave Shqiptare ne Greqi)
Bukur, qarte pa gabime! Komplimenta !
bravo, shkrim shume i mire
JASU (JOHN) JANIS !
Εσύ δεν είsαι μαϊμού.
Θα σου βαφτίσω όπως πολλούς Αλβανούς με Eλληνικό Óνομα.
Je shume kot
MALAKA
@ (Renato-Renataqis),
TI JE KOMPLET KOT.
Sepse Une nuk te llogaris fare ty, ne Listen Time te Vaftisjes me Emra Grek.
Po te nderrosh Identitetin-Emrin; ne Shqiperi do jesh vertete [1 Majmun]; por ama stin Elladha do te bejme [1 Grekofun].
Z.Edmond.Turi ka te drejte per nje pjese te emigranteve sidomos ne greqi qe hyjne ne majmune se kane fallsifikuar identiten duke u bere epiriote,kane ndruar emrat,femijve nuk i flasin shqip qe jane mesuesit e pare dhe kerkoni nga TVSH dhe shteti te hapin shkolla.Kur gjuhen e folur nuk ja meson prindi do ja mesoje Tv.E sulmoni tashti Arturin me porosi te partise se shkruan kunder qeverise hajdute.
Me shum se Majmun
Etmomd miku im!Nuk te kuptojme dot ne…nje gje eshte shume e sigurt:Emigrantet jane njerez te ndershem.Kete e kane te veshtire ta perceptojme ne patriotet e tu…Me zhein ndoshta biem dakord vec ne nje pike:I shari te shan!
Respekte dhe bravo sepse Ju e doni ketr vend me shume se keta qe cirren vec per ta rrjepur.
Ne shqiptaret jemi ndare ne dy kategori ne majmune ata qe jetojne ne
emigracion (sipas mentalitetit zheji) dhe majmune ata qe jetojne ne
shqiperi. Ndryshimi midis ketyre dy kategorive eshte se majmunet
emigrant jane te ndergjegjesuar per ate qe jane domethene jane majmune
me kulture dashamires dhe puntore ne pjesen me te madhe, pastaj pylle
pa derra nuk ka, kurse majmunet qe jetojne ne shqiperi nuk e pranojne
qe jane majmune por mendojne se jane Shekspiri apo Herbert Spenser
dhe bejne analiza filizofike sic eshte rasti i TURIT.
Doja te shtoja nje dicka personale per Turin qe ta dine Shqiptaret,
PERSE TURIT ME TE GJITHA TE ARDHURAT E MAJME QE MERR I RRINE
XHEPAT PO PERHERE SHPUAR PA AS NJE KOKERR LEKU, CFAR VESI TE
KEQ KA MAJMUNI ARTUR????
Or Zef paske qene i” trashe”. Eshte i cpuar nga te tera anet.
Ti Fodull Krietar i Madh i “Federates” se Emigranteve Shqiptar ne Greqi,
Duhet ta dish se Kurset Gjysmake te Shqipes ne Greqi nuk quhen ende Shkolla Shqipe.
Duhet te fillosh te na besh 1 Shkrim: Pse Gjysma e Emigranteve Shqiptar ketu kane ndryshuar Emrat ??
Pse asnje Femije Emigrantesh Shqiptar qe jane te shkelqyer ne Shkollat Greke nuk i lejohet ngritja gjithashtu e Flamurit Shqiptar ??
Ta jap une pergjigjen:
1. Ata qe Kane ndryshuar emrat Jane po ata sunite qe ndryshuan gene.
2. Si ne Turqi Ku qindra mijra shqiptare u shperngulen dhe ne Greqi nuk e flasin shqipen por dhe shkolla shqipe nuk dihet te egzistojne apo te flitet per hapjen e tyre. PSE ti sunmut I Erdoganit nuk flet kundra persekutimit kulturor dhe kombetar te shqipove qe u degdisen ne Turqi?!
3. Kur shteti I pordh es i Saleh Beria apo I shalgjatit Edscobar Kane hapur gojen apo te financonin fuqishem mbajtjen gjalle te Shqipes,ne ndonje vend te botes me emigrante shqiptare.
4. Sepse jemi popull pa taban dhe ndjenje inferioriteti gjithmone nen diktatin e te huajve
5. Vjen nga injoranca analfabetizmi I trasheguar I prinderve qe femijet nuk dine dhe sduan te mesojne shqip. Dhe she fundi:
Shqiptari njihet se e ka bishtin perpjete edhe I permjere.
@ [Analfabet i Gjuhës Shqipe],
1.
UNË JAM SHQIPTAR BREZ PAS BREZASH.
UNË nuk jam: as turk sunit, as sirian çiít, as çifut semit, as grek evgjit.
2.
Pergjegjesine per Identitetin tim e kam ne radhe te pare Une; pastaj e ka qeveria, shoqeria, kisha, teqeja, apo xhamia.
3.
Ti shqipfoles (analfabet i dukshem i gjuhes shqipe), duhet te studjosh shume me teper shqip qe te mos dallohesh shume; sidoqofte ti kafshe çetnik i stepave te azise ose fashist mavri i greqise hap syte dhe gojen akoma me shume sepse MUA perpjete nuk me eshte ngitur bishti apo gishti, por K*** ne P*** te motres tate.
bravo me pergjigjen e sakte
dhe gjithashtu me shqipen e pastert
nuk i heq asnje presje bashkohemi me etmond gurin
bukur federata ,por zheji do te mbrohet duke thene se e kishte llafin per nje pjese te emigranteve ,me lejen tuaj do te shtoja ,po zhej eshte e vertet si gjithe kombet e tjera edhe ne kemi nje pjese te pa civilizuar (majmuna sic thoni ju ) dhe ne vendet ku punojne nuk i eshte ndare lopata (me gjithe respektin) por duhet te dishe se ishim ne ,ishin kta majmuna kur ne shqiperi thonin qe kemi dhe dy jave buke ,qe binim valuten ne shqiperi dhe pasuram ata qe spunuan nje dite jashte shtetit dhe te dhame buke qe te ngecte ne fyte,, kta majmuna qe kishin valute edhe pse pak po kishin vlere
Te lumt o i ndetuar !
Mos e rruani fare hajdarmalluten or ju t dy .Kryesorja osht qi edhe dheji edhe ju e keni barkun plot me buk. ,e xhepat krejt me euro e paund e dodhar Te na rroje kapitalizmi ,globalizmi edhe n tsams nacionalizmi . Po Shqiperia e shkrete ???!!!
@ ( TAHIPI),
Ne Gjuhen Shqipe shkruajme [Çam].
Ne Gjuhen Greqisht shkruajne [Tsam].
E dime mire qe Grekeve ju dhemb shume edhe Problemi Çam.
E dime mire qe Grekeve ju dhemb shume edhe per Shqiperine e Shkrete.
O Edmond Guri dhe ju emigrante te tjere qe jeni prekur gabimisht (sepse nuk e kuptuar thelbin e asaj qe thote Zheji)
Me duket nuk e paske kuptuar fare se cfare thote Zheji, prandaj flet kodra mbas bregut.
Ai nuk e ka me emigrantet ne pergjithesi por me ata emigrante qe kane ikur nga Shqiperia ne moshe madhore dhe kur vijne ne vendin e tyre bejne sikur kane harruar gjuhen e nenes dhe te babes duke folur ne gjuhe ne vendit ku jetojne si emigrante. Gjithashtu eshte e papranueshme qe prinderit shqipetare te flasin me femijet e tyre te vegjel ne gjuhe te huaj kur vijne ne Shqiperi. (po e pranojme qe te flasin me femijet e tyre ne gjuhen e vendit ku jetojne kur jane ne mjedise publike por eshte skandaloze qe dhe kur jane ne shtepite e tyre te flasin me femijet ne gjuhe te huaj dhe jo ne shqip.). Ja per keta lloj majmunesh e ka fjalen Zheji. Dhe sa per te te kujtuar po te kujtoj fishten si me posht.
Mallkuar qofte nja’i bir shqyptari
Qe ket gjuh te perendis
Trashegim na la i pari, trashegim
s’ja len ai femis.
Dhe atij ju thafte po goja
qe perbuz ket gjuh hyjnore
qe n’gjuh t’ huj kur s’eshet nevoja
flet dhe t’veten len mbas dore
Respekte
fEMIJET E LINDUR DHE RRITUR NE VENDET KU JETOJNE ME SHKOLLEN SHOQERINE DHE TE GJITHA KETO EDHE PSE DINE SHUME MIRE SHQIPEN SIC ESHTE DHE E NATYRSHME E KANE ME TE LEHTE TE KOMUNIKOJNE NE GJUHEN E VENDIT KU JANE LINDUR DHE JETOJNE TE PERDITESHMEN POR A MUNDESH TE ME THUASH PER TE GJITHE ATA “INTELKTUALE” TE “DITUR” KUR MUNDOHEN TE FLASIN ME “FJALE TE MEDHA ” JANE KETA MAJMUNE APO FEMIJET E VEGJEL LINDUR E RRITUR NE DHE TE HUAJ?
Bravo! Shkrim i ndjere dhe i shkurter. Sdq une s’besoj se ai “cuni i babait” i drejtohej te gjithe emigranteve, se emigrant ka qene dhe vet. Por disa prej tyre. Sdq kjo s’heq asnje gje nga shkrimi.
Te gjithe shqiptaret duhet t’i behen bllok ketyre legenave. Te mos blejne asnje gazete ose matrial tjeter ku botojne keta zuzare. Kjo me qellim qe dhe mediat ku kullosin keto vemje te mos botojne shkrimet e kesaj rrace.
Të gjithë lexuesit duhet të bien në një mëndje që të mos blejnë dhe të mos lexojnë asnjë media të shkruar ku kullosin (shkruajnë) këta zuzarë. Gjithashtu të mos shohin asnjë program ku llapin këta legena. Vetëm kështu mund t’i vihet fre këtyre telendarëve dhe botuesve telendarë që se kanë për gjë të tallen me të tjerët. Nuk zgjidhet kjo gjë duke sharë, se bie në pozitat e tyre.
Kjo gjë zgjidhet thjeshtë: Me mospërfillje
Me sa po shof nga reagimet e emigranteve, vertet qenkan majmune, dhe jo vetem nga ata qe permend z. Zheji, qe na shesin pordhe kur vijne ne Shqiperi, duke folur si idiote me femijet e tyre apo me njeri-tjetrin me nje gjuhe plot gabime dhe me theks skandaloz, por edhe te nje kategorie me te tmerrshme, majmune kanibale, qe hane njeri – tjetrin. Fshatare te paarsimuar, injorante qe nuk dine mire as shqipen e tyre, qe hiqen sikur e kane mesuar italishten, greqishten, anglishten apo gjermanishten dhe i flasin plot gabime trashanike pa piken e gramatikes. Por kjo foto flet shume, vertet qe fytyra e z. Zheji spikat mjaft njerezore midis majmuneve te tipit Guri dhe te disa komentuesve injorante. Respekte per z. Zheji
Arturi ka te drejt! Turp i madh dhe bukeshkalesi te mos i msosh femijeve gjuhen shqipe, dhe te besh sikur je majmun duke fol gjuh te huaj ne shqiperi! Majmuna mendjemedhenj! Gomer
Zoti Romeo Kora!
Zheji nuk e ka me te moshuarit,por e ka me emigrantet e per kete po te bind une,nje emigrant i moshuar.I moshuari si une,jo vetem qe nuk e meson dot gjuhen e huaj,por ai ka rrezik te harroje edhe gjuhen e memes.Nuk e meson dot,se nuk i duhet sepse nuk punon.Nga an tjeter,nuk ja ka vahtin,te veje perdite ne klub e te takohet me shoke te tij moshatare po Shqiptare,sepse nga njera ane i duhen leke dhe nga na tjeter duhet te ndihmoje ne punet e shtepise,sepse per kete ka vajtur ne mergim.Keshtu qe nuk ju flet ai femijve ne gjuhe te huaj.Dicka tjeter,po lidhur me gjuhet e huaja te femijve,te cilet nuk dine ose dine pak te flasin shqip.Ka shume, familje emigrantesh qe jane pa prinderit e tyre per ti ndihmuar,sikurse jam une me bashkeshorten time.Keta emigrante,i cojne femijet ne kopeshte,shkolla apo me kujdestare,ku nuk flitet shqip,por ne gjuhen e vendit ku ndodhen.Keta femije sado qe t,u flasin shqip prinderit kur kthehen nga puna te lodhur e me plot pune per te bere ne shtepi,pazar,gatim e pastrim,perseri femijet kohen me te madhe e kalojne me gjuhe te huaj.Kur keta vine ne Shqiperi,dine vetem disa fjale shqip,e gjysherit nga nevoja ju thone dhe ndonje fjale te huaj,te cilen e kane mesuar prej TV-ve tona,prej shtypit,prej politkaneve tane e ketyre palo anal-isteve te tipit te Zhejit me kompani.Nuk e kuptoj se nga e di ai se keta gjysher,apo prinderit e tyre nuk u flasin shqip ne familje?Ja po te them une,qe kam ndihmuar bashke me gruan te rritim tre niper e mbesa te djalit,se cfare ndodh me femijet e e migranteve.Ne ,gjysherit,u flasim shqip ne familje,po ashtu edhe djali me nusen ,po shqip ju fl;asin.Kur behen 2 vjet e gjysem i cojme ne kopesht,sepse duhet te pergatiten per ne shkolle,te njohin gjuhen dhe te dine te miqesohen me femije te tjere ,sepse do kene nevojen e shoqerise kur te vene ne shkolle.Aty,ata mesojne gjuhen e vendit.E di cfare ju ndodh ne kete kohe ketyre femijve te mij,por dhe te te tjereve?Me prinderit e tyre flasin ne gjuhen e vendit dhe me ne gjysherit flasin Shqip.Sa jane pa vajtur ne kopesht e flasin shume mire shqipen,ndersa kur vene ne kopeshte e ne shkolle,e kane me problem te flasin shqip.Kjo shpjegohet se jane te detyruar te flasin e degjojne shume ore rrjesht gjuhen e vendit e me pak gjuhe shqipe.Ne cdo te shtune i shpijem 40 km larg per te mesuar shqip ne nje shkolle te hapur prej qeverise Kanadeze,por besoj se jo ne te gjithe vendet i kane keto mundesi shkollimi…Tipik eshte Greqia,prandaj dhe kur u kthyen shume familje shqiptare per shkak te krizes ne Greqi,femijet e tyre nuk dinin shqip e kishin veshtiresi per te shkuar ne shkolla tona ne Shqiperi.Shkurt duhet te hysh ne “lekuren’ e e migranteve dhe halleve te tyre e pastaj t’i gjykosha ata.
Nje problem tjeter,por kete rradhe ne sensin pozitiv,do te doja te theksoja per emigrantet.Jeta ne vendet perendimore,ku mbizoteron ligji,shumica dermuese e tyre,jane mesuar me rregullin,disiplinen e punes,me te drejtat e detyrat prej dhe ndaj shtetit dhe kjo i ben me te pergjegjshem ne ndjekjen e situatave politike e ekonomike te vendit ame,ne Shqiperi.Ja per kete aresye zeri i tyre eshte me i paanshem,me i qarte e me tregues i te vertetave te hidhura per gjithshka ndodh ne Shqiperi.
Per keto aresye,emigrantet,jo vetem qe nuk jane majmune,por kane te drejten e tyre morale,te etiketojne kedo politikan apo palo anal-ist si majmune,te cilet flasin per shtet te se drejtes,per lufte kunder korrupsionit,kunder mafies qe ka uzurpuar institucionet shteterore,qe flasin per lufte kunder krimit e vjedhjeve e vete jane te mbytur deri ne gryke me keto krime.Eshte kjo aresyeja qe politikanet e te dy kraheve te politikes,i tremben forces progresiste te emigranteve,prandaj dhe nuk kane bere perpjekje qe t’u njohin te drejten e votes dhe te krijojne kushtet per t’i realizuar ato per emigrantet.
Shurt,emigrantet nuk jane majmune,ata jane pasqyra ku duhet te shohin e mbeshtetet kushdo qe desheron perparimin e Shqiperise ne cdo drejtim,politik,ekonomik,kulturor e shoqeror…
Emigrantet,kane qene “donatoret” me te medhenj per Shqiperine.Pa mbeshtetjen e tyre financiare ne shuma prej minimumi 500 milion e deri ne maksimumin 1 miliard e 200 milion dollare apo euro ne vit Shqiperia do te ishte kandahari i Europes.
Persa shkrova me siper,EMIGRANTET DUHEN VLERESUAR MAKSIMALISHT DHE JO DISKREDITUAR,sic ben ky majmuni Zheji…
Vleresoj shkrimin e te nderuarit artikullshkrues !Zoti Artur nuk eshte vetem nje opionist majmun por edhe nje majmun kameleon .Ne gjithe karjeren e tij i tille eshte prezantuar,karjerist i madh mjafton ti japesh nje funksion menjehere kethehet 180° njeri sharlatan nje lloj si Andi Bushati.Me keta tipa analista e gazetare qe shohim ne televizion ndjejme vec neveri.Emigrant ne Itali
Turi ka te drejte se jane bere emigrantet me patriote se vete shqiptaret duke dhene kontribute vetem nga reminitancat, por hajde punoni ketu dhe flisni per vendin tuaj nga ketu, zgjidhni politikanet dhe luftojeni korrupsioni sic luftuat turkun, pra bejeni vendin tuaj nga “aty ku balta eshte me amel se mjalta”. Edhe Guri ka te drejte se keta palo analista, as analizen e shurres sdine te bejne tamam, se jane bythlepiresa te pushtetit dhe here kendej bythen e here andej, nga fryn era e pushtetit. Pra, per ta mbyllur, njeriu ka nevoje te grindet dhe shqiptari te civilizohet. tung
Respekt per majmunin, por jo per Artur Zhejin. Nuk e di, por me ka ngele ndermend analiza biografike qe i ka bere Kastriot Miftaraj dhe Zheji ca dite u zhduk, megjithese Kastrioti eshte i gatshem qe ti beje kujdo biografine ne bote, me keq se Saliu. Por ato qe lexova dhe ato qe dija per familjen Zheji perputheshin, keshtu qe e besova Kastriotin. Tani, Zhej si gazetar eshte nje cope idiot, si karakter njeriu me pa bythe, ndersa si genjeshtar i pamoralshem nje majmun fallco. Te keshe konsiderate per Zhejin do te thpote te jeshe si ai, megjithese sot mburren me shume kurvat per kurveri se te ndershmit per ndershmeri.
Ore mos na eshte mbytur tfg ne ndonje lume te ximares ?! Keto shkrime pa komentin e tfg nuk kane ate lezetin e dushem.
Haahahhah Nje foto qe thote shume. Respekt.
Ore i jeni qepur arturit si Ilir metes para reformes.
As i njof as ma non per asnjonin
Por fotua ku Arturi eshte rrethuar nga majminet i jep te drejte shkrimit te arturit
Ky emigranti ne krye te shoqatave
Vec kesaj Pune cfare ben tjeter per te jetuar
Aq na Jane neveritet shoqatat ne shqiperi
Sa edhe ti je nje soji i ketyre.
Z.Edmond.Turi ka te drejte per nje pjese te emigranteve sidomos ne greqi qe hyjne ne majmune se kane fallsifikuar identiten duke u bere epiriote,kane ndruar emrat,femijve nuk i flasin shqip qe jane mesuesit e pare dhe kerkoni nga TVSH dhe shteti te hapin shkolla.Kur gjuhen e folur nuk ja meson prindi do ja mesoje Tv.E sulmoni tashti Arturin me porosi te partise se shkruan kunder qeverise hajdute.
Me duket se historia e Davidit me Goliathin te ka bere te marresh guximin dhe te rreplikosh me Zhejin, por para se te shkurash jo per Zhejin por per fenomenin shiko nje here se perse mund te jete nisur ky per te bere nje artikull lidhur me kete teme? Po te shkosh ne Sarande nuk e merr vesh se ku je se njerzit flasin vetem greqisht, me deshire apo te nxitur kjo eshte nje teme tjeter. Ti ben mire qe te ben nga keto gjera se puna qe ben ta inponon qe te dalesh ne mbrojtje te emigranteve por cdo gje ka vendin e vet. Pastaj kur kerkon te vesh metrin ne nivelin intelektual te Z. Zheji kujdes pak, se ai eshte familje intelektualesh prej brezash, te te cilesise se pare. eshte per te ardhur keq se si u solidarizuan me ty edhe bashkekombas te tjere o burra ta mbysim Zhejin, kur tjetri me shume qytetari te ktheu nje pergjigje pe bukur, pa ofendime, me shume mirkuptim ku tregoi edhe nje here lartesine e tij prej intelektuali, dhe si usta i kesaj pune. Kujdes o njeri i mire kur matesh me kundershtarin te pakten zgjidhe te jete ne permasat e tua, mos u merr me Gjigande.