Rama i LSI akuza Tahirit: Grabitja e bankës papërgjegjshmëri, të lihen karshillëqet dhe të mbahet përgjegjësi

10 Gusht 2016, 09:34Politika TEMA

Situata e sigurisë në vend nuk ka qenë në nivelet e pritura dhe kjo konfirmohet nga grabitjet e shumta që janë shtuar së fundi.

Pas grabitjes së Rinasit pak javë më parë, kur u vodhën në mes të ditës rreth një milionë euro, dy ditë më parë në mes të Tiranës u konfirmua vjedhja edhe e 200 mijë eurove nga kasaforta e një banke në zonën e ish-bllokut.

Ashtu si në rastin e grabitjes në Rinas, edhe këtë herë autorët kanë arritur t’ia hedhin paq, duke i shpëtuar policisë. Pikërisht për këtë ka reaguar deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.

Në një reagim për “Sot” Sekretari i Përgjithshëm i LSI, thotë se përgjegjësia për vjedhjet është mbi Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, të cilave u kërkon që të jenë më të përgjegjshme në punën e tyre, duke i ftuar të bëjnë një analizë të menjëhershme mbi situatën e sigurisë së vendit.

“Ngjarjet e tilla të shtuara nuk mund të mbulohen me statistika apo ndonjëherë edhe me konferenca shtypi.

Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit kushdo tjetër që ka detyrime ndaj sigurisë kombëtare duhet të mbajnë përgjegjësi, duhet të bashkëpunojnë e t’i lënë karshillëqet dhe lojërat e fjalëve”, thotë deputetit i LSI, Luan Rama, i cili disa vite më parë ka qenë ministër i Brendshëm.

Në fakt LSI ka mbajtur qëndrim të njëjtë edhe në rastin e grabitjes së Rinasit, ku në mes të ditës u grabitën një milionë euro.

“Mbrojtja e rendit dhe e sigurisë publike janë detyrë kushtetuese e Ministrisë së Brendshme dhe më drejtpërdrejtë e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit është përgjegjëse për garantimin e rendit dhe të sigurisë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Fakti që kanë ndodhur grabitje të rënda në një hark të shkurtër kohor, theksoj atë të Rinasit, e cila ishte në përmasat e një skandali, tregon se institucionet përkatëse nuk e kanë bërë si duhet punën e tyre dhe se duhet të reflektojnë.

Mund të konsiderohet edhe si një papërgjegjshmëri në përmbushjen e detyrimeve të sigurisë së vendit”, thotë Luan Rama.

Deputeti i LSI-së insiston se është shumë e rëndësishme që përgjegjësit të nxirren para drejtësisë dhe institucionet përkatëse të nxjerrin përgjegjësitë e tyre.

“Unë mendoj se pas një ngjarjeje të fundit, pas sfidës që banditët i bënë shtetit dhe tërësisë së institucioneve të sigurisë në veçanti, duke vjedhur ditën për diell, si rasti i Rinasit, është e rëndësishme një analizë serioze, e përgjegjshme dhe e detajuar për çdo institucion.

Për të nxjerrë përgjegjësitë dhe për të marrë masat e nevojshme”, theksoi Rama në një prononcim për gazetën.

10 komente në “Rama i LSI akuza Tahirit: Grabitja e bankës papërgjegjshmëri, të lihen karshillëqet dhe të mbahet përgjegjësi”

  1. ilir says:

    Ky eshte i fort se i mbulonte punet e veta tu raf gazetaret kur ishte minister i brendeshem.
    Ai mbase e ka kujtesen te dobet, por gazetaret e mbajn mend pse u largua Rama nga minister i brendeshem.

  2. Lennard says:

    Do te vije shpejt rradha e pergjegjesise.Ka mundesi qe banditet e Bankave te jene te lidhur me skalionet e LSI .E kane vertetuar se jane specialiste te grabitjeve,narkotikeve,shperdorimit te pushtetit,xhvatjes se Tenderave etj.etj.

  3. Shpetim says:

    Nje karte e djegur si ish socialist, sot lsi-ist, qe kur ish minister ne pushtetin e PS la nam me budalliqet e tije dhe me skamdalet ne sekretatret e ministris. LSi nje parti prostitute, pa parime por vetem per te perfituar ne kurriz te pushtetit duke vjedhur taksapaguesit shqiptare.

  4. jani says:

    Delirant nga keta te lsi mendon qe te behet ndonjehere dicka por kot lodhet. Nje person pa pike integriteti , denglaxhi dhe shume i korruptuar. Tamam per LSI .

  5. SHKODRANI says:

    Njerez, ai ka shprehur opinionin e tij per dicka. Komenti behet per te argumentuar a KA te drejte ky zoteria apo Jo. Jeni te kenaqur me rendin, votojini prape, nqs deri atehere nuk ka vdekur ministri i brendshem nga overdosa. Kaq e thjeshte eshte.

    1. Shqiptari says:

      Po more qykapik i PDse qe mezi pret sa te prishet PS-ja me LSI-ne qe te vine kriminelet e PDse prape ne pushtet. PDja dhe LSIja kane mbledhur kriminele dhe hajdute te babezitur qe nuk u ngopen per gati 30-vjet qe mos ngopshin deri ne plasje.
      Policia sot patjeter qe nuk eshte perfekte por niveli profesional qe kane policet sot as qe krahasohet me kohen e policave barkderra dhe kusare te Saliut the Luan-esha Rames.
      Problemi qe kemi sot eshte qe Policia i arreston kusaret ndersa prokuroret dhe gjykatesit e Saliut dhe te Metes i lirojne dhe riciklojne ata.

  6. Fredi says:

    Zogu!
    Po skeni ju fytyre te akuzoni Saimirin:
    Ju as qe i afroheni dot ne pune atije, por thuaj likes dhe ndonje butheqiri rreth tije ta lere Saimirin te beje punen!

  7. Treviso says:

    Kritikat jane me vend, por a ka cinizem ne keto kritika? Une mendoj se ka cinizem, dhe me mendimin tim besoj se jane shume komentues. Po te ishte bere reforma e drejtesise para 10 viteve LSI-ja nuk do egzistonte si parti. Nese reforma do ta kryej detyren siç duhet ka gjasa qe munde te shkaterrohet si parti, LSI-ja.

  8. shqupasi says:

    Dava langaraqi.

  9. lapraksi says:

    O SHOKE SHTOJINI DHE VJEDHJET E KUTIVE TE VOTIMEVE 2001 NE BURREL HAJDE LUAN HAJDE edhe ti si kryetari luajal dhe i ndercem ha ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje