Ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi, ka reaguar pas akuzave të Izet Haxhisë për orgji në zyrat e SHIK-ut.
Klosi thotë se Haxhia nuk di gjë.
Ai tha se nuk i ka lexuar ato që shkruan Izeti për të dhe se nuk ka ndërmend t’i përgjigjet atij për akuzat që bën.
”Izeti ishte një roje dhe nuk kishte si t’i dijë me saktësi për ato që flet”, tha Klosi për Dita.
Statusi i plotë i Izet Haxhisë:
Dëgjova se kryespiuni Klosi na ishte tronditur nga rrëfimi im për librin e De Villers, dhe kishte kërkuar të prononcohej vetë në gazetë duke bërë mashtrimin e tij të radhës, por sot do ta prish gjumin prapë o kryespiun i Meidanit.
Profesor, po të drejtohem kështu, si i pasionuar pas leximit të librave që je. A të kujtohet kur të propozoi Presidenti Meidani për kryetar të Shik-ut dhe Kryeministri Nano nuk ishte dakord, duke thënë se ti nuk merrje vesh nga kjo punë.
Argumenti i Meidanit në mbështetje të kandidaturës tende ishte: se ti ke patur pasion të madh të lexosh libra me spiunazh. Profesor, a vërtetë mendon se të beson njeri kur thua se në selinë e Shik-ut erdhi një vizitor si De Villers, dhe ti nuk e mban mend nëse e ke takuar?
Profesor takimin me De Villers e mban mend çdo shef i shërbimit sekret në botë, qofte ky amerikan, britanik, francez, izraelit rus apo kinez, japonez apo bullgar. Mohimi që i bën takimit me De Villers ngre shume dyshime ndaj jush.
Nëse këtu nuk do kishte patur diçka të pistë, ju nuk do ta mohonit këtë takim. Mohimi që i bëni takimit me De Villers profesor, është njëlloj sikur babai juaj Qemal Klosi, ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit, i dërguar prej Enver Hoxhës si njeri i besuar në postin e Drejtorit të Portit të Durrësit, të mohonte se kishte pritur në zyrë autorin e romanit “E Fshehta e Paketës Porti ”me temë spiunazhin e Sigurimit të Shtetit.
Se ju e dini profesor që ky roman është shkruar sipas tregimit të babait tuaj duke pirë raki e ngrënë peshk me autorin. Ju keni dorë në librin e De Villers, profesor. Jo më pak se babai juaj në romanin “E Fshehta e Paketës Porti”. Dhe babai juaj me porosi të Enver Hoxhës punonte në linjë të dubluar,edhe me ministrinë përkatëse nga ku varej porti kryesor i vendit, edhe me Sigurimin e Shtetit.
Këtë traditë e vazhdove edhe ti profesor, që përveç ShIK-ut punoje shumë edhe me portet e doganat, për të rritur jo të ardhurat e shtetit, por të klanit që përfaqësoje e vetes. Babai juaj tregoi integritet duke mbajtur në shtëpi e rritur vajzën e vëllait që ia vari Enver Hoxha si sabotator.
Por a di gjë ti profesor për një histori përdhunimi, ku një gjimnazist, bir i një kuadri të rëndësishëm tha: Edhe nëse kam përdhunuar, të bijën e armikut të partisë kam përdhunuar, dëm armikut i kam bërë.
Se nuk them ndonjë gjë të re profesor, nëse them se ti je i njohur si qejfli femrash e manjak seksual. Ty të bënë një video përgjimi punonjësit e tu, duke bërë orgji me femra në zyrë dhe pastaj kur deshe t’i pushosh nga puna, për arsyet që i di vetë, ta treguan atë video e ti u tërhoqe duke thënë se bëra shaka.
Desha të pyesja a të kujtohet shoku yt i fëmijërisë në Durrës Sali Tivari? Si ua shite terroristëve që të kërcënuan me jetë për rrëmbimin nga ana e ShIK-ut të celulës së të gjashtëve të Xhihadit Egjiptian, grupit aleat të Bin Laden, me ndërmjetësimin e amerikanëve?
Sali Tivari si noter kishte bërë dokumentet e tyre për qëndrim në Shqipëri dhe njihte identitetin e vërtetë të tyre. Ata ai ti dha ty që ua dhe amerikaneve, të cilët pasi bënë verifikimet zbuluan këta persona. Pra ti ke tradhtuar një bashkëpunëtor të CIA -s ,profesor, të cilin e vranë në zyrën e tij, në selinë e Komitet Mysliman Shqiptar.
Një vrasje ende e pazbuluar edhe sot. Por vrasja u bë në një mënyrë të caktuar për të dhënë mesazhin terrorist që ne vijmë, e gjejmë njeriun që na shiti tek CIA, dhe e vrasim në zyrën e tij mes Tiranës, jo larg ambasadës amerikane. Këtë ua mundësove ti profesor me tradhtinë tënde.
Por të kthehemi tek libri i De Villers, profesor. Atje përshkruhet vrasja e Azem Hajdarit. Në libër tregohet se personazhi kryesor ka qenë në vendngjarje. Nga entuziazmi për të bërë bashkautorin me De Villers, të ka shpëtuar një detaj profesor, jep të dhëna për vrasjen, ashtu si do të dukeshin jo nga rruga, por nga lartësia pranë ndërtesës së PD.
Këto të dhëna i ke nga kamera e fshehtë e vendosur në zyrën e Idajet Beqirit, në ndërtesën ngjitur me atë të PD-së? Për këtë qëllim i the Idajet Beqirit, të marrë me qira atë zyrë nga ku shihej si në pëllëmbë të dorës oborri i PD dhe vendi ku u vra Hajdari. Natën e vrasjes së Hajdarit ti dërgove njerëzit e tu të çmontojnë ato kamera dhe kjo nuk u përmend kurrë në hetimet, ashtu si edhe telefoni celular i zhdukur i Hajdarit.
Ajo kamera ka të vërtetën e vrasjes së Azem Hajdarit. Çfarë bleve me kasetën e asaj kamere profesor? A ruajte kopje, apo ia dërgove shitësit kamerën e kasetën bashkë? Ti bleve jetën tënde profesor, ne të dy e dimë. Si dhe përse do ta them njëherë tjetër.
O Izet qe keta jane te zhytur koke e kembe ne krime ne e dim .Po lind pyetja CFARE DO BEJME
Nga e di ti mor piseveng,apo ke punuar roje me pishtar ne dore…
Pushoni mor njerez me komplekse inferioriteti,perpiquni te beheni pak njerez normale,pak te menduar dhe vezhgues.Jo cdo gje qe fluturon hahet.
Copa CARASH.
Gazete apo gazetare skandaloze….. Ngaterrohet thashethemja me lajmin apo faktet , ne interes te lexuesit apo profesionalizmit.
Ku është si ato kurvat që kur zihem me njëra tjetrën i nxjerrin horrlliqet në pazar. Pak dinjitet o kurva ,mos u shani se jeni i të njëjtës kategori.
Dua te saktesoj per Fatos Klosin, pa konfirmuar nese jane apo jo te verteta ato qe shkruan Izet Haxhia. Ne Shqiperi bodyguard-et qe ne fakt jane roje personale, kane fituar keto 25 vjet shume pushtet dhe pasuri. Shembuj ka plot ne boten e biznesit, ne politike (deputete te parlamentit), etj. Karriera e suksesshme e kesaj kategorie shpjegohet me faktin se ata kane qene deshmitare dhe kane kryer shume detyra te tjera, pervecse roje.
Ka plot libra spiunazhi mbi Shqiperine qe ky i ngrati s’i ka lexuar. Dhe autoret e tyre s kane vene kurre kemben ne Shqiperi.
Po ju them vetem nje, te viteve ’60:
http://m.ebay.fr/itm/111234126204?_mwBanner=1
Avanies en Albanie
i francezes Zhozete Brus.
Pordha me rigon si libri ashtu dhe gjepurat qe llomotis Izeti
Sa mire!!!
Klosi nga nje njeri hazerxhevap, qe nuk le mekat te Berishes pa permendur – dhe ne disa raste me te drejte – , tani nuk do ti pergjigjet Izetit se ky i fundit na paskesh qene nje “roje” dhe nuk na paskesh mundur me dite gje. E vertete qe ka qene roje, po jo roje si gjithe te tjeret po i presidentit te kohes, dhe kryesori. Po Klosi, nga ai krokodili qe del neper studio na del tani si nje zhapik qe mundohet ti ike te vertetes me argumenta banale. Koke loqe!!!
Or trupeshk,Izeti ka qene roje i Berishes.le te flasi per bemat e tij ne sherbim te Berishes. Por ai nuk ka qene roje e Klosit,ndaj ky i thote :”mos na caj trapin se nuk di gje”.A kupton o
Lali lali,ti do jesh e imja….
Qeka zon kos klosi, hahahaaaa.
Toshi,
Ke dy rruge:
1- Te mos dalesh ne media e te tregosh histori e te japesh mend – dhe ne ke rast askush nuk te ngacmon
2- Te perballesh me te tjeret nqs vendos te flasesh e japesh mend – kjo kerkon pak kurajo dhe burreri
Ajo qe ben ti eshte si te kafshosh mbas shpine te tjeret kur te duash e si te duash (kur ata kane rene nga FIKU) – dhe kur te tjeret te ngacmojne ty, ti largohesh me bishtin ne shale nga diskutimi. Kjo menyre provon qe ato qe te tjeret thone per ty jane TE VERTETA!
Klosi, ju smund te thoni qe Izet Haxhija nuk di gje fare nen preteksin se ka qene roje, ku e verteta dihet. Ky roje ka qene syri, veshi, dhe kamxhiku i Sali Berishes, Agjent i UDB/Serbise.
Serbet dhe Greket jane ulur kembekryq ne Tirane me zagaret shqiptare per te sabotuar interesat tona KOMBETARE….
Cfar ke bere ti si Klosi per ndalimin e ketij operacioni te gjere armiqesor kombetar qe vepronte nga zyrat e Kryeministrise, Ministrive, Kuvend Popullor, Prokurori, Ghykate, Polici, Ushtri, etc.
Shume ke dordollisur publikisht per gjera te pa flera, por anjehere per ceshtjet e mesiperme….
Eeeeej,Klosi ka qene ne detyre atehere kur Sala dhe halabaket e tij rane nga pushteti,jo ne kohen qe ata ishin ne pushtet.A kuptoni o kokboleeeeeee
Oizet je ber si tellall o njeri si ata tellallet e kohes zogut,ter diten e perendis e kalon tek ordinatori dhe shan te ter ata qe te dalin perpara na fol pak per bemat e tua ne kohen e trazirave or amon se te rrish mbas SALIUT dhe te jesh qelibar nuk te besojn as fmit e kopshit e as disa fshatar qe ty tellallin e kombit ton te mbajn per hero dhe çesht me e forta qe te drejtohen ty dhe te thon çfar do bejm or aman, injoranca ne kte vend nuk ka kufi, po çfar ben kta njerez me ty kur ti ishe i gjithpushteçem mbas ati njeriu qe sot si le gje pa then, po me cilet je ti o Izet se nuk ka bir nene te mari vesh drejtimin tend,po ik a derzi shko ne xhami dhe kerko falje per zullumet qe ke ber dhe mos shaj ter boten se kurani nuk ta kshillon kte gje, mjaft me historit e ter SHQIPTARVE se nuk na ben pershtypje, ne nuk dum me dit kush vrau azemin se ju shoket e tij e vrat ju e shat dhe po ju i qani hallin, megjithse as qe na rruhet fare se e vrat se nje hale nga ju me pak ,po na jeni ngjitur nga pas me bemat tuaja malok e politikan qe po shkaterroni xhdo gje ne kte vend,apo pirdhesh ti bashk me ter birat e kurves qe jan ne politik o IZET, se ne si popull as qe na rruhet fare per ju te ter qe nga ty e tek roja PDse dhe ai iPSse e deri tek plera i fundit qe ka ngren çorb me ty dhe me plerat e politikes, NUK NA RRUHET k…..i per ju kjo esht historia.
Po cfar ti pergjigjesh Izetit. Izeti nje cope bodiguardi ka qene dhe na ben sikur ishte zvendeskryeminister me te drejta te barabarta me kryeministrin. ai mund te kete degjuar shume ne zyren e kryeministrit ku 90% e tyre jane fantazi fshatareske te kryeministrit me fshatar qe ka patur ndonjehere shqiperia, dhe ky fshatar ka qene kryeminister dhe president ne kohet modernedhe jo para nje shekulli
Fatos Klosi,ne se eshte burre,ti lexoi ato qe ka shkruar Izeti,e pastaj te jap knkluzionet e tija.Ky qendrim i Klosit eshte fodullek.Izeti mund te dije me shume se ty, o Klos,se ka qene njeriu qe ka punuar pran nje banditi me emer Sali Berishea,qe eshte lidhur me agjenturen boteroer kundr shqipetarev.Izeti,duhet vleresur shume,dhe te thenat e tija jane te çuditeshme dhe duhet te merren ne konsiderat.Ai sot eshte shkeputur nga ajo bande famkeqe e Saliut,se nuk i eshte dukur e drejte,ku sot po i sherben atdheut,popullit shqipetare,duke denoncuar krimet monstruoze te Berishes.Prandaj Klosi ti pergjigjet,madje me dinjitet,duke thene te vertetat.
Nuk e di kush e vuri ne krye te SHIK-ut kete sherr-budalla si Fatos Klosi.
Ketij i shkelqen ne balle matufepsja. Mire qe eshte nje nga gylenistet e shumte ne ate vend, mire qe merr pension nga UCK-ja, po dhe tani 20 vjet e kusur kur ka lene karrigen si kryetar e SHIK-ut nuk ka muaj pa hedhur brockullat e budallallepsjes se tij duke ju dukur vetja sikur di te fshehtat e gjithe botes.
Ja ka mbyllur mire gojen Izet Haxhia ketij matufi qe ka shkelur mbi disa kufoma me veprimet dhe mosveprimet e tij. Skandali qe plasi ne Gjermani per libanezo-gjermanin qe e dorezuan ne Maqedoni si terrorist ne vite 98 eshte veper edhe e ketij matufi, veper te cilen Haxhia e paska harruar`pa ja permendur.
Ka qene roje, nuk k qene roje goja Izet Haxhia ketij gylenisti me keto vepra orgjike qe paska bere i eshte mbyllur. Dhe nuk eshte aspak cudi se per keto vepra ne qeverisjen e Nanos u largua dhe nje minister i asaj kohe qe me emer nuk po e ze ne goje.
Eshte njeriu qe u katapultua ne ate kohe se ishte zv.kryetar i KQZ-se se asaj kohe asgje me shume.
Te rrije dhe le te mbylle gojen ky sherr-budalla se ato qe ka thene Izet Haxhia jane me se te verteta per kete soj njeriu.
Djemte e ketyre fizikanteve studiuan ne Bullgari se dhe grate andej i kishin. Ato bursa cila qeveri ju a dha, qeveri qe mezi nxirrnin buxhetin e tyre jo me pastaj te jepnin bursa per femijet e “fizikanteve” shqiptare?
Le te na thote ndonje fjale ky sherr-budalla gylenist.
Ik o bole,ti qenke me “i ditur” se Izeti! ku ke punuar ti,apo larje bythe per Salihanin
Klos -kosin e vuni bab-sigurimi ne krye ,se pari me thane se kena ndryshue fytyren,se dyti me tall bythen
se aj sic ka hy ka dal prej SHISH ,vec ka firmos djetat e shperblimet e sigurimsave..
E di si eshte shqiperia. Eshte nje vend ku cdo gje e vertete merret per te pavertete… U kur del dikush e thote ca te vertete se dihet se Jane te vertete, ne prap ngrejme dyshime nga i di ky e prap behemi mos bindes ose indifenret. Dhe populli eshte 25 vjet beson genjeshtren… Ku zoteria se flet nuk vjen nga hici dhe flet. Por ka qene brenda ngjarjeve e askush si ky nuk i din me mire….
Nje pyetje perse nuk e e kthejne ne shqiperi e ta denojne per ate se eshte akuzuar?
Edhe pergjigjen ju a tregoj une po te doni….