Nishani “paqe” me Qeverinë, dekreton ndryshimet në Kodin Penal

8 Gusht 2016, 18:21Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka ndezur dritën jeshile për ndryshimet e miratuara në korrik në Kodin Penal.

Dita mëson se presidenti ka firmosur sot dekretin dhe pritet që në datën 23 gusht të hyjë në fuqi ligji i ri.

Qeveria kishte propozuar ulje të ndjeshme të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe tregtimin e municioneve. Këshilli i Ministrave u kërkoi deputetëve ndërhyrje në Kodin Penal, për të zbutur dënimet, të cilat i ashpërsoi ndjeshëm vitin e shkuar.

Këto ashpërsime nuk u mirëpritën, dhe u apeluan në Gjykatën Kushtetuese, e cila shfuqizoi ndryshimet e bëra nga Kuvendi me kërkesë të qeverisë. Tashmë, pas vendimit të Kushtetueses, qeveria dhe Kuvendi ishin të detyruara të ndërhyjnë në Kodin Penal dhe të ulin dënimet.

Qëllimi kryesor i këtij projektligji ka qenë plotësimi i vakuumit ligjor të krijuar në Kodin Penal, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 26 shkurt 2016. Në këtë vendim Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e paragrafëve të pestë dhe të gjashtë, të nenit 278, të Kodit Penal, shtuar në vitin 2013 dhe 2014 nga Kuvendi me propozim të qeverisë.

Si ndryshojnë dënimet për armëmbajtjet

Prodhimi, shit-blerja, apo transporti i municioneve luftarake pa leje
Ishte 7-15 vjet

Bëhet 5-10 vjet

Armëmbajtja pa leje në banesë
Ishte 1-5 vjet

Bëhet 1-3 vjet

Mbajtja pa leje e lëndëve shpërthyese përfshi mina, bomba, tritol
Ishte 5-8 vjet

Bëhet 1-4 vjet

Mbajtja e armët e ftohta dhe tregtimin e tyre
Ishte 3-8 vjet

Bëhet 1-5 vjet

1 komente në “Nishani “paqe” me Qeverinë, dekreton ndryshimet në Kodin Penal”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Domethe me mire te kem mine me sahat ne shtepi se sa nje hanxhar.. Denim te shpejte dhe perfitim te gjysmes te denimit dhe te puth halla ne 2 faqet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje