Zgjedhjet në Dibër pas largimit të Shukriut, ja vendimet që mori KQZ përmes debateve

8 Gusht 2016, 11:52Politika TEMA

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi sot një sërë vendimesh në funksion të zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen për kryetarin e Bashkisë së Dibrës me 11 shtator të këtij viti, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit nga ky post.

KQZ bëri me dije se në bashkinë e Dibrës është ngritur KZAZ për regjistrimin e kandidatëve të tre partive.

KQZ vendosi datën 19 gusht  për paraqitjen e propozimeve të partive politike për anëtarë të KZAZ-së në Dibër.

Me 7 vota pro, KQZ vendosi për përdorimin e kamerave dhe monitorëve që do përdoren.

KQZ vendos me 7 vota pro perdorimin e kamerave tr sigurise ne vendet e numerimit te votave

KQZ do hedhë short për zgjedhjen e anetarit të shtatë të KZAZ Dibër, që do propozohet nga PD.

Mbledhja u shoqërua me debate. Përfaqësuesi ligjor i PS, Salianji tha se është bërë shkelje e hapur nga Presidenti për dekretimin e datës së zgjedhjeve në Dibër.

“Duhet shtyrë afati për paraqitjen e kandidatëve pasi është kohë shumë e shkurtër,duhet kohë për përgatitjen e kandidatëve” tha ai.

Por përfaqësuesi i PD, Kosovrasti u shpreh se: “Jemi në kohë që përfaqësuesit e partive të marrin masat për zhvillimin e proçesit zgjedhor.

Nuk jam dakort me propozimin e PS-së për shtyrjen e afateve për paraqitjen e kandidaturave, PS ka pasur kohë që të merrte masat që në kohën kur u shfaq videoskandali i Dibrës”.

Ndërkaq Denar Biba, përfaqësues i PS në KQZ tha se shtyrja e kërkuar nga data 17 në 20 nuk përbën problem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje