Më fal që të ftova të vije në Shqipëri!

8 Gusht 2016, 10:20Politika TEMA

Nga Rudina Xhunga

Turisti rus që vdiq javën e shkuar në Himarë, këtë javë është lajm i vjetër për ne. Por jo për gruan e tij, për vajzën e tij, që e pritën atë ditë të dilte nga deti, prej nga nuk doli dot kurrë. I kam menduar gjithë këto kohë, si vinin vërdallë nga spitali në morg, të dyja, të mpira, të hutuara, të shkatërruara. Nuk e di nëse janë ende në Shqipëri, nëse e morën trupin pas autopsisë, nëse hipën në avion, nëse shkuan bashkë me arkëmortin në Rusi dhe e varrosen babain dhe burrin prej të cilit nuk u ndanë dot.

Kërkova informacion në mënyrë informale në Ambasadën Ruse, por nuk mora dot. Doja të dija ku ishin ato të dyja. I shikoja ashtu bashkë , dorë për dore, në mes të hiçit, vetëm dhe bosh. Nuk doja interviste, doja vetëm t’i ngushëlloja. Doja vetëm t’u thosha, më falni!

Unë hyj te njerëzit që shkruaj dhe bëj emisione për turizmin prej 14 vitesh e bindur se vetëm turizmi mund të na zhvillojë dhe përmirësojë. E shoh të vetmen mundësi ndryshimi të Shqipërisë. Çdo vit që shkon më bën më shumë të besoj se kjo ditë është e afërt.

Por nuk mundesha këtë të hënë, të sillja shkrimin e javës sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ka ndodhur një vrasje. E paparamenduar, por e paralajmëruar. Sepse një turizëm pa rregulla, një vend pa rrugë, një det pa vijë ndarëse, pa roje bregdetare, pa polici kufitare, veç tragjedi mund të sjellë. Nëse më thoni, të gjitha këto janë, atëherë përse nuk funksionojnë, ku ishin atë ditë, kush e ka fajin që ndodhi ajo vdekje?

Ai që presupozohet ta ketë shkaktuar vdekjen e turistit, thotë se në fakt e ndihmoi, Kryetari i Bashkisë së Himarës thotë se turisti po notonte në ujëra të pakontrolluara prej tij, Ministria e Brendshme thotë se i ka dërguar 6 letra Bashkisë, autoritetet e bregdetit thonë se ky është hap prapa për turizmin, shoqëria civile thotë se turistin e vrau shteti dhe askush deri më sot nuk ka thënë, as fjalën më të thjeshtë, më njerëzore në botë; më fal!

Unë këtë doja t’ju thoja, gruas së tij, vajzës së tij, me falni në emër të vendit tim.

Nuk kam lidhje, përveçse morale me këtë gjëmë që i ndodhi asaj familjeje, sepse hyj te njerëzit që e promovoj këtë vend, ku ftoj gjithkënd të vijë, se do gjejnë një copë parajsë, me bukë e kripë e zemër të bardhë, ndaj ndjej përgjegjësi të them më fal.

Më fal nuk të humb autoritetin, nuk të lë pa post, nuk të sjell dorëheqjen,  më fal nuk të merr gjë, vetëm i jep atij që lëndove. Nuk jam e habitur, jam e turpëruar që askush nuk e ka shqiptuar deri më tani, një më fal për këtë vrasje pushuesi. Vdiq, iku, u harrua.

Këtë ndjesi kam pasur,  edhe disa verëra të shkuara, kur një vrasës qëlloi në mes të plazhit te Kalaja, në Vlorë, të lante hesapet e emigracionit dhe vrau një pushuese shqiptare, që kishte ardhur nga Gjermania të pushonte në Vlorë. Sa herë kaloj buzë atyre shkallëve, që nuk i zbres më kurrë, pavarësisht se më pëlqen deti, më kujtohet ish- Kryetari i Bashkisë së Vlorës, që nuk i doli nga goja një më fal, pas vrasjes së një pushueseje të pafajshme, në qytetin e drejtuar prej tij, ku kishte ftuar gjithkënd të vinin e ta shijonin, në hapjen e sezonit. Jo vetëm kaq, por tha pa ia bërë syri tërrt;gjëra që ndodhin, vazhdojmë pushimet.

Është as më pak, as më shume, e njëjta gjë që po ndodh edhe tani. Hajde vazhdojmë, shohim para, gjëra që ndodhin. E vërtetë, turizmi do të vazhdojë, vrasja nuk do të mbyllë portat tona përgjithmonë, por nëse e fshehim dhe groposim do e nxjerrë kokën, një ditë, ku e kur nuk e pret, do të ndodhë sërish, do të të ndodhë ty!

Kultura e mosndëshkimit, e braktisjes së fajit, është më e keqja, më vrastarja. Ajo po na ha përditë. A nuk vrau ajo dy fëmijë të vegjël,  vëlla e motër në Qerret. A dha njeri dorëheqjen? A tha njeri më fal?

Në Prizren, një vajzë e vogël, tre vjeçe vdiq nën rrënojat e një shtëpie nga ato që i ka për detyrim Bashkia t’i rrethojë e shembë, si të rrezikshme. Por nuk e bëri, dhe e vogla e pafajshme, dha shpirt poshtë tyre. Asnjë më fal, asnjë dorëheqje. Kur më thonë, të shkoj në Prizren, më kujtohet fytyra e saj, jo mbledhja e dy qeverive, as Lidhja e Prizrenit dhe nuk shkoj.

Kudo ka vrasje, madje masive, ka frikë, ka pasiguri, por e gjitha është në emër të terrorizmit , ndërsa këtej e andej kufirit ku jemi prapë ne, ndodh në emër të banalitetit. Po na ikën jeta kot. Ky komb po bëhet banal nga mungesa e rregullave, e qytetarisë, e njerëzillëkut, që merr përsipër fajin, qe thotë më fal, që jep dorëheqjen, që ndjen përgjegjësinë, që merr masa të mos ndodhin më. Këtu të vrasin sikur nuk ke qenë kurrë dhe pastaj pa pikë turpi ftojnë edhe të tjerë. Për çfarë, t’i vrasim dhe ata?

Turizmi është mbi të gjitha çështje besimi. Valbona aty ka qenë, po aq e bukur përherë, por pyetja a është e sigurt, ia mbajti njerëzit larg , aq gjatë. Tani që frika ka ikur, shko kërko hotel në Valbonë, dhe shiko a gjen dot qoftë një krevat të lirë, në fundjavë.  Edhe Thethi pa drita ka qenë dhe është, rruga është po mizerje, por plot të huaj, që nuk iu ndahet zemra nga ai vend, ku njohin çdo njeri e pemë.

Pa thuaji të shkojnë në Dukagjin! Do ju kujtohet fytyra e adoleshentit të çmendur që vrau dy cekë si yje pse donte t’i vidhte celularin. Mynxyrë, damkë. Ndaj ai vend vazhdon me hashashin, se turizmin e ka qarë. Nuk të vjen kush, po nuk të besoi.

Turizmin e shet besimi dhe jo logoja e konkursit me Bruno Vespën.

Ndaj ngjarja me turistin rus, mund te mbajë larg jo thjesht rusët, por gjithë turistët, prej jugut, që ka ardhur koha të mësojë nga veriu si bëhet turizmi. Siç ka ardhur koha të mësojmë rregullin nr 1, nuk ftohen njerëz në një shtëpi që nuk është gati.

Unë hyj tek ata që e kanë bërë, kam ftuar njerëz në këtë vend pa marrë parasysh përgjegjësinë ndaj tyre, vetëm në emër të dashurisë për vendin dhe nevojës për të ndarë atë që shoh dhe pëlqej vetë. Epo unë i detyrohem një më fal dhe kjo është më e pakta, asaj gruaje e asaj fëmijë që humbën burrin e shtrenjtë të jetës, në Jon. Nuk panë emisionin tim, as më lexuan mua, por unë ndihem përgjegjëse. Se kam folur para kohe./ Dritare.net

40 komente në “Më fal që të ftova të vije në Shqipëri!”

  1. Zana says:

    Të lumtë! Nuk është se të pëlqej shumë si gazetare, por ky shkrim është një pamflet që… flet.

    1. Lloji says:

      Ne Shqiperi nuk ekziston fjala me fal, nuk ekziston buzeqeshja, nuk ekziston Faleminderit, nuk ekziston ky “ligji” i pashkruar per te filluar te mendojme per te thithur turizem…
      Ekzistojne ca pronare hotelesh me barkun deri tek fyti qe e kruajne gjith diten dhe mbi te gjitha shumica e tyre ve bast qe as not nuk dijne..nese vijne ato pak turiste vijne per te eksploruar tek ne natyren e mrekullueshme por gjithmone ne idene e nje “kopeshti botanik-zoologjik” pa ofeze!

      1. ca po thu Shabono says:

        Kush eshte kjo DEBILE gazetare qe kerkon falje ne emer edhe te vendit tim! Paska delirin e “te rendesishmit” kjo idiote ? Cfare duhet te thone psh ne Greqi kur vjet u mbyt nje traget me 500 turiste!? Po ne Itali…. S’ka rendesi per te permendur raste te pafund ne bote.Aksidente dhe fatkeqesi kane ndodhur dhe do ndodhin kudo,po gazetare debila qe “kerkojne falje” nuk besoj se gjen me shumice! Degjove o “gazetare” DEBILEEEE ?

    2. arbereshi says:

      Zonja Rudine, nuk ka aresye te nxjeresh ne pah debillekun tend dhe te na behesh e njerezishme sepse vetem ti je e ndjeshme karshi vdekjes te tjeret jane kriminele. Keto gjera ndodhin gjithe andej ne bote dhe per me teper ndodhin kur ka levizje te shumta. Perplasen trena ne itali dhe ne spanje, mbyten njerez ne det, ndodhin aksidente ne vendet malore si ne Zvicer Suedi danimarke e tje. por ti nuk eshte nevoja te behesh qesharake dhe ti besh promocion punes tende, apo eshte mendim gazetaresk i Dritanit.

      1. Raimond vlonjati says:

        Bravo Arbereshi !

        Je i sakte fare

    3. Asaf Xuxufi says:

      E sa ka vlere “faljja” jote o Gopi? Atij i iku jeta, familja mbeti ne mes te rrugeve, vrasesi e tregoi vehten vrases qe kur kerkoi te mashtroje per ngjarjen, dhe ti kerkon falje. Ah po, se kur ishte ai Hila ne Ministrine e Mbrojtjes, kufiri ishte kufi dhe rregulli ishte rregull. Mos bej hartime vajzash te klases se nente o Gopi!

  2. Erald says:

    Pershendetje
    Aksidentet ndodhin ne te gjithe boten.
    E nderuar Rudina nuk keni pse i jepni kaq nota dramatike e aq me shume duke theksuar pse pikerisht kane ardhur ne vendin tone. Nuk ma do mendja , ose te pakten une nuk kam lexuar, qe te kete edhe gazetare te tjere te cilet te mund ta bejn nje artikull te till duke ndjerre ‘fajtor’ vendin e tij.
    Rastet e tilla kane ndodhur ne te gjithe boten.
    E nderuar ne, e gjithe bota shqiptare solidarizohet me familjen per humbjen e tyre.
    Une ne kte rast i jap ngushellimet e mia.
    Te lutem mos e perdor artin tuaj te te shkruarit duke……….
    Shpresoj dhe uroj, qe ne ne pamundsi per te mos patur asnje ti kei sa me te rralla fatkeqesite.

  3. Punetori says:

    Epo ik oj Rudina ,se na gerricet bythen , sa ti aq edhe yt´shoq me keto artikuj te Personalizuar !
    Ke pare ti ; sikur te jini Montanel-e ju te dy e s´ju bie fjala pertoke !
    Jeni bere qe te dy , te pa lexueshem ! Te gerricni nervat !

    1. leon says:

      U ben me celular te gjithe, edhe idiotat si puna jote qe ofendon tjetrin me fjalet me te pista

  4. Turisti says:

    Para se te bejme konkluzione apoliptike, mire eshte te informohemi me pare per aksidente te ngjashem ne “te gjithe boten”:
    http://www.ilrestodelcarlino.it/ravenna/cronaca/lido-di-dante-turista-morto-1.2413774
    http://www.ansa.it/emiliaromagna/notizie/2016/08/06/morto-turista-disperso-in-trentino_99252ecb-5420-4839-b7b2-fdbac3266008.html
    http://g1.globo.com/al/alagoas/noticia/2016/08/turista-alemao-e-encontrado-morto-em-apartamento-na-pajucara.html
    http://altoadige.gelocal.it/bolzano/cronaca/2016/08/06/news/morto-un-turista-tedesco-nei-pressi-di-scena-1.13924976

    Per te mos permendur turistet qe vriten nga nje autobus ne Nise apo nga ndonje bombe ne cdo aeroport apo klub nate.
    Nese i ben mire llogarite, une do sugjeroja qe Shqiperia eshte vend me i qete se shume vende te tjera “ne te gjithe boten”

  5. Orion says:

    Me vjen ndermend vetem nje shprehje: Nuk behet kurre Shqiperia me Shqiptaret

  6. racionali says:

    Ne vendin tend dhe timin bashke Rudine,ketu jane te gjithe vrases – heronj -mashtrues -servile – genjeshtare – bukeshkale -dembele – hajdute ……….ketu E. Hoxha jeton ne cdo shtepi Rudine,prandaj vuan ky vend.Ketu ne vendin tend dhe timin bashke jane : Te gjithe kunder te gjitheve. A ke degjuar ndonjehere ne nje ambjent – tavoline -koference – parti – private – media teshkruar dhe vizive ku te thone se edhe une jam fajtor qe vuan ky vend.Ne se i pyet njerzit ,a e doni shtetin – regullin dhe ligjin, te gjithe te thone PO, por mua me ler te bej sipas qefit tim.Ky eshte vendi dhe populli jot edhe i imi Rudine

  7. Fshatari says:

    Oj Rudin vlonjatja Ke filluar te mbash anen e burrit me origine jovlonjate dhe kjo gje nuk te nderon…ngjarje te tilla ndodhin kudo.MOS luaj
    edhe ti me fatkeqesine spese po ben gjen me te thjeshte.Ai shoku i Lulit duhet te kalbet ne burg dhe familja e rusit duhet te demshperbleht…ketu mbaron historia

  8. Davidi says:

    Ose mund te ndodhe ty, Rudina, e keshtu, nje rruge e dy pune.

  9. bobi says:

    Rudina keto jan aksidente, vetem ne greqi sivjete kanhumbur jete mbi 10 turiste te huaje dhe 3 prej tyre nga goditja me mjete lundruese. Dhe ne spanje po e njejta gje. Problemi ne shqiperi ne dallime me keto dy vend qe kane turizem te zhvilluare eshte qe ne shqiperi nuk shperblehen familjet e viktimave. Po te ishin vrare ceket ne spanje familjaret do te mernin nga 500 mije euro secili, dhe ne greqi nga 300 mije euro. Dhe po te ishte vrare rusi ne greqi ose ne spanje gruaja dhe cupa do te mernin te pakten nga 250 mije euro secila. Nuk kam info moren gje leke familjaret e cekeve nga shteti shqiptare apo jo.

  10. Elio says:

    Per cdo turist qe vdes ne aksident duhet te kerkojme falje si komb, si rrace, si shoqeri ne???
    Mos ja fusni kot tani, njerez me komplekse inferioriteti…
    Rrini rehat se po te vdiste nje shqiptar ne Rusi aksidentalisht, nuk do shkulnin floket majat e gazetarise…
    Kjo nuk do te thote qe nuk me vjen keq, natyrisht…
    Permend Dukagjinin ti o Xhunga, po ta dish qe sot atje ka me shume turiste se nje vit me pare, Cek, polak etj. Nuk shterohet turizmi per nje aksident te izoluar, qofte edhe nje krim. Pasiguria vjen nga femomene te strukturuara si frika nga terrorizmi, viruset etj. Boll se na plaset me kete provincializem. Sa me shume turistet thne qe u knaqem ne Shqiperi, aq me shume ju keni inat, se teoria juaj eshte qe nuk behet ky vend, shqiptaret jane plehra, si ka mundesi qe 5 euro cadra nuk i skandalizon etj. Boll Boll Bolllllll Aman ikni nga ky vend, na lironi nga pesimizmi juaj.

  11. DRINI says:

    Dramatike eshte sic thote Rudi, nuk shohim perdite ne plazhe spektakle me motovarka,e motora uji ne prani te rrethimit ku lahemi,ne mos sot qe jane marre perkohesisht masa,dje e 20 vjet rrjesht me pare i kemi pare te gjithe.Jemi vend mosrespektues ligjesh.Ke te drejte Rudi

  12. Pertef shuli says:

    O Zana, Zana ….. O zemer, te lumte! Na hongsh k..in

  13. LULIETA says:

    RUDI MOS U SHQETESO SHUM E MOS KERKO FALIE ,KETO NDODHIN KUDO,FATI E SOLLI TE VDESE NE DET NE SHQIPERI,ME TE VERTETE BURE E GRUA JENI SH TE CUDITESHEM PER JU FAIN E KA EDI .QEVERIA,MOS U BENE GRINDAVECE ,JU BETE PUSHIMET NE JUG SJU NDODHI GJE,JA ATE TE SHKRETIN E ZURI E KEQIA ME VJEN SHUM KEQ PER ATE FAMILIE QE ERDHI PER PUSHIME DHE PERFUNDOI NE ARKIVOL,NGUSHULLIME FAMILIES,TI SI GAZETARE PAK ME E KUJDES SESHTE MIRE TE PRISHISH INAZHIN E BRISHTE TESHQIPERISE ME KOREKT SHQIPERIA SESHTE E POLITIKANEVE ESHTE ATDHEU YNE,

  14. fredi says:

    O xhunge ti ke bere emisione per turizmin por ti dhe yt shoq qe krenohet me ish koleget e kurveleshit ne mpj jeni simbioza me “biznesmenet” e rinj me skafe e ferrari qe vrasin nga pakujdesia sot

  15. Himara says:

    Zonja Xhunga ! si fillim thuajini bashkshortit tuaj te kerkoj falje per tere urrejten qe hedh ne cdo prononcim te tij.eshte e turpshme te degjosh nga njerez me poste e tituj te shperndajn vetem mllef dhe urrejtje drejtuar nje mase /grupim/kategori njerzish . problemi i popullit shqiptar eshte qe nuk eksiston nje shtres e mesme intelektuale se ata qe e mbajne veten per te tille jan e ujqer nen lekuren e deles.

  16. miri says:

    Rudina kerkon te mbroje martesen me Dritanin, duke shkruar kunder Edi Rames. E pa se si zv.minister nuk bente para dhe na u zemrua. (Dihet se zv.minister u be prej Rudines dhe jo nga meritat e veta ).

  17. illo says:

    Kete shkrim duhet ta shkruante nje gazetare nga vendet nordike , por jo per vendin etyre , por per Atdheun e Xhunges . I. Foto

  18. Plaku Xhuxhumaku says:

    Mua shkrimet e kesaj Xhunges gjithnje me vine era muhalebi. Nje gazetari e shpifur qe rreket me shume te duket se diç po thote, se sa te thote diçka me te vertete.

  19. Nick says:

    “Me fal qe te ftova ne Shqiperi”..”Ai turisti jam une”. – A eshte e mundur qe keto gazetaret te mos vazhdojne te shkruajne me per krizat e tyre te brendshme dhe qe ngjajne me shume si c’rregullime hormonale sesa reflektime apo proteste ndaj shkakut qe solli ate aksident te dhimbshem. Sa ndodh dicka, shperthejne ne keto perdellime adoleshentesh duke shpalos ndjeshmeri gerditese. Kemi boll pendesat dhe reflektimet e aktoreve turq dhe indiane te Klani.

  20. katarakti says:

    O njerez te trashe. Pa diskutim qe kudo ndodhin aksidente si ai ne Himare. Por Rudina e ka fjalen diku tjeter. Te mungesa e ligjeve, e forces se shtetit, te mungesa e qyteterimit dhe edukates te shqiptaret. Te injorimi qe u bejme ligjeve dhe rregullave te shoqerise. Keto na ndajne nga bota e qyteteruar. Te ne eshte bere jevgu pashe. Nuk i bejne me syte xixa. Nuk do t’ia dije as per kerrkend. Por vetem per qefin e tij. Dhe nuk pyet as per shtet dhe as per njerzillik. I duket vetja se ka kapur qiellin me dore pasi eshte bere i pasur! Si u be i pasur? Prodhoi diçka? Ngriti nje fabrike? Apo vodhi pasurite kombetare? Apo beri pislliqe ne Zvicer, Angli e kudo gjetke duke u marre me prostitucion, trafiqe dhe grabitje?! Ketu eshte problemi. Se ne Shqiperi ka shume llum. Qe nga maja deri te kembet. Prandaj nuk behet ky vend. Dhe Rudina ka shkruajtur shpesh here per turizmin, duke e promovuar ate. Ndofta dhe ne menyre artificiale. Dhe ne nje shkrim te para nje muaji beri po diçka te tille. Dhe atehere une i kundervura duke i thene se Shqiperia eshte e bukur, por pa shqiptaret. (Borghezio). Duke i thene se mungon jo vetem infrastruktura, por mbi te gjitha, mbi te gjitha, kultura ne pergjithesi dhe ajo e turizmit ne veçanti. Duhet te jesh i çmendur, ose fare katundar, qe te te pelqeje te besh turizem ne Shqiperi. Qe siç thoshte edhe Tripadvisor kamarieri sillet si pronar. Ku nuk dine te buzeqeshin dhe perpiqen si si te ta hedhin. Edhe nga komentet e shumices ketu verehet mungesa e keqardhjes dhe e revoltes per aq sa ngjau. Mire qe ai qe vdiq ishte rus. Llogarit sikur te kishte qene grek! Do te ishin hedhur perpjete nga gezimi gjysma e shqiptareve. Me kete mentalitet nuk ecet perpara. Kemi rruge te gjate per te bere deri sa te behemi njerez.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Kakarakti godet perseri. Dhe te lutem, para se te me pergjigjesh duke share Berishen, po e bej une para teje, te dhjefsha Berishen.

  21. Didero says:

    Nje pergjigje “PUNETORIT”
    Te me ndjesh, por ti vetem punetor nuk mund te jesh. Nje gjuhe neperke. Une po te them, respekt per Rudinen, por me qe do te zbrasesh felliqesira dhe per te shoqin, perseri te them: I shoqi, nje analist i nderuar, por dhe nje njeri i guximshem, i ndershem, larg cdo servilizmi- meritojne respekt. Keto cilesi i kam pare kur ka punuar ne diplomaci dhe kur agallaret e asaj qeverisje berishiane kerkonin ta trajtonin si raja. Mos bre “punetor”. Urime Rudines per shkrimin.

    1. Aldo says:

      Respekte Dideroit per komentin. Nga turmat puntore pa tru smund te presesh tjeter.

  22. astrit says:

    Ti zonje bashke me burrin tend “diplomat” jane beri se bajgat e gazetarise shqiptare qe per pese lek honorar jeni gati te shisni nderin dhe emrin e atdheut tuaj

  23. logjika says:

    E ke bere si hartim, o Rudina. Nuk fole fare se kush e vrau dhe ku ndodhet ai qe e vrau, çfare lidhjesh kishte me kryepolitikanet dhe sa i papergjegjshem ishte apo edhe mbas ca ditesh do te jete i lire. Pra vrasja eshte makabre kur ne te ndodhen dhe kryepolitikanet sepse mos te ishte i lidhur me ta, vrasesi nuk do te shkelte rregullat dhe ligjet.

  24. Shqipfolese says:

    Ju lutem i vini nje foto me te apdetuar. Te kjo ka dale 20 vjet me pare. Keshtu dhe shkrimi i shpifur shpirti i prishur dhe fytyra e plakur do jene ne sintoni me njera tjetren.

  25. Baba Tomorri says:

    Nje budallallek me bisht ky shkrim! Egocentrizem absolut!
    Nje njeri humbi jeten, njerezit e tij jane te helmuar. Per gazetaren, kjo nuk mjafton, do qe te kthejne vemendjen nga ajo dhe ta falin, kerkon falje!!! Pse te te falin? Qe te pastrosh ndergjegjen tende? Mungese e plote ndjeshmerie dhe njerezilleku! Madje kerkon duke sulmuar edhe te tjeret te ndjekin shembullin e saj. Lerini te ndaret nga kjo bote te prehen dhe te afermit e tyre te mbijetojne hidherimin.
    Qetesoni veten kur thoni qe te tilla ndodhin te gjithe boten. Po, bota ka edhe ashtu edhe keshtu. Por, per nje vend kaq te vogel sa jemi ne, na bie nje krim per koke si popullsi, e ne kohe kur askush nuk merret me ne, nuk na kane per hesap, Thjeshte nuk e kemi per gje jeten. Ka grupime te interesuara ne lulezimin e krimit, e ju gazetaret ndihmoni me sa mundeni per kete. Qellimi dihet, qe gishti te kthehet gjithandej.
    E, nese sadopak ke ndjenja njerezore e formim, mire do te besh te kontribosh qe njerezit te behen me te mire.
    Ajo qe promovon turizmin eshte pese me hic, natyren e bukur e kemi dhurate, pyetja eshte ne njerezit cfare bejme? Ndryshimi i Shqiperise nuk vjen nga parate qe mund te fusin ca turiste (te cileve u hame koken), se semundja e shqiptareve sot nuk eshte pamjaftueshmeria financiare, por fukaralleku mendor.

  26. Bardhi Tolabi says:

    Ato emisionet per turizmin,zonje e panderuar,te pakten per kete teme,bijen ere qyli me duket.Perse e them kete?
    E them me pergjegjesi te plote se, ky arikuli i yt eshte me i keqi qe mund te behet per propaganden turistike.Ky artikull,jo vetem eshte krejt negativ,por eshte edhe shume keq dashes.Ne se ti dhe yt shoq,deliranti Dritan keni urrejtje per kete qeverisje,jeni te lire te shpreheni si te doni.Por mua me duket se ju po vini kazmen nje sektori jetik per vendin atij te turizmit.
    Si gazetare per turizmin,duhet te kesh lexuar per shume aksidente qe ndodhin kudo ne bote,edhe atje ku ka roje te plazheve,ku ka sherbim shendetsor te klasit te pare,ku ka roje brgdetare qe nuk te falin per shkelje ligji,ku ka kryetare Bashkie qe nuk te ndihmojne,ku ka vija kufizuese per pushuesit dhe mjetet lundruese,etj…
    Ne se i di keto,nuk ishte e nevojshme te beje kete shkrim skandaloz e anti patriotik…
    Ketij shkrimi une do i vija perballe thenien e popullit:
    PER INAT TE SIME VJERE,DO TE FLE ME MULLIXHINE.E ty te duhet te gjesh mullixhine mbas ketij artikulli…

    1. Bardhi Tolabi says:

      Me doli nga mendja te them pse i ke emisione qyli.Po,ja sepse i bije qylit ne ato lokale e hotele qe i reklamon ne emisionet e tua,ha,pi e fle qyl tek to.Ja per kete te them se i ke emisone qyli…

  27. leo says:

    Me termend nga keni merzit me keto artikuj nuk lexoheni dot me.. Nuk diskutohet qe aksidenti eshte i pakakceptueshem,, dhe duhet terhequr veshi shtetit shqiptar per pa pergjegjsin qe tregon, po keto artikuj keqardhje qe shkruani te gjithe na e neveritet faqen. Po kush gazetar shkruan per shqiptaret anemban botes qe vdesin e keqtrajtohen kaq shum.. po tregohuni kaq dashamires me popullin tuaj qe jeton ne shqipri mos ju lepini partive ne interes tuaj, shkruani perdite kundra qeverive korruptive qe keni si dhe poltikanve qe te ndodhin me pak gjera te tilla dhje e keni kryer detyren .

  28. TIRONSI says:

    JEMI RACE E POSHTER NE SHQIPTARET NUK NDODHE KOT QE BOTA NA SHIKON SI NJEREZ ME BISHT.NUK KEMI QENE DHE AS NUK KEMI PER TU BERE NJEREZ.SHKURTE RACE DOBIÇAÇ.

  29. QYTETARI says:

    Ashtu si puna juaj jam ndier edhe une Rudina.Te pergezoj per shkrimin.

  30. anamaria says:

    IDIOTESI E SHKRUAR NGA NJE IDIOTE. NJEREZ INFERIOR, MBETEN DUKE KERKUAR FALJE POSHTE E LARTE PER CDO INCIDENT ME TE HUAJ, POR NUK UA NDJEN KUR VIKTIMAT JANE SHQIPTARE. KY SHKRIM DHE AI I DENIS DYRNJASE NJE HAPJE BARKU. THJESHT E SHPIFUR

  31. shqiptar says:

    Znj. Rudina

    Sa per kryetaret e bashkive te qyteteve bregdetare, perfshi ketu edhe ish kryetaret, beni nje kontroll, vefikim te thejshte ne Rinas dhe do te shikoni se per sa vite kane shkuar ne Turqi, Egjipt etj per pushime verore, nderkohe qe deklaronin neper media…Ftojme shqiptare e te huaj te kalojne pushimet verore ne bregdetin tone, nderkohe qe ata e familjet e tyre shijonin bregdetin e vendeve te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje