Bushati i shpreh ngushëllimet zv/ kryeministrit maqedonas: Shqipëria në gatishmëri për t’u ndihmuar

7 Gusht 2016, 16:07Politika TEMA

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur me zv/kryeministrin maqedonas duke i shprehur ngushëllimet për humbjet e rënda shkaktuar nga përmbytjet e shiut.

Bushati shprehu gatishmëri për të ndihmuar me çfarë të jetë e mundur qeverinë maqedonase për tejkalimin e kësaj situara.

Reagimi i MPJ:

“Ministria e Punëve të Jashtme ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar në Maqedoni, si pasojë e reshjeve të pazakonta, që përmbytën mbrëmjen e djeshme Shkupin dhe Tetovën, duke shkaktuar një numër viktimash dhe dëme të mëdha materiale.

Ministri Bushati ka biseduar sot me zëvëndës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Nikola Poposki, zëvëndës Kryeministrin dhe Ministrin e Integrimit Arbër Ademi, si dhe me Kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Në  emër të qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, Ministri Bushati shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave dhe përcolli solidaritetin e Shqipërisë në këto momente të vështira.

“Shprehim gadishmërinë e plotë për të mbështetur autoritetet qendrore dhe vendore të Maqedonisë për tejkalimin e kësaj situate të rëndë humanitare”, theksoi Ministri Bushati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje