“Daily Mail” tallet me Tony Blair: Lë akuzat në Londër, për të pushuar me Edi Ramën

7 Gusht 2016, 10:25Politika TEMA

“Një muaj më parë ai dukej keq emocionalisht pasi tregoi keqardhjen e tij në një konferencë shtypi në Londër mbi gabimet e bëra pas vendimit të tij për të pushtuar Irakun. Por javën e kaluar, Tony Blair kishte një figurë shumë të ndryshme. Veshur një këmishë të hapur, syze dielli firmato dhe me një varëse floriri me kryq ai duket në një foto duke shijuar rrezet e diellit të Europës Jugore ku duket sikur trauma e hetimeve të Chilcot kanë qenë shumë kohë pas”.

Kështu e nis një shkrim të saj “Daily Mail” sipas të cilës ish-kryeministri britanik Tony Blair është duke shijuar plazhin e jugut të Shqipërisë pas kritikave të forta që mori në Londër. Sipas gazetës britanike “Udhëtimi e ish-Kryeministrit Blair në Shqipëri doli në dritë, kur Kryeministri socialist i vendit Edi Rama postoi foton e çiftit në Facebook, shkruan Lapsi.

“Aty kuptohet se kanë qenë në Dhërmi, një fshat në jug, ku zoti Rama ishte në pushime. 63-vjeçari Blair është parë të arrijë në zonë javën e kaluar me një helikopter ushtarak. Sipas medieve lokale ai u ul në një stadium në Himarë, rreth 130 milje në jug të kryeqytetit Tiranë.

Blair ka kohë të gjatë me lidhjet në këtë vend, duke qenë se tre vjet më parë u emrua si një këshilltar i z Rama. Gruaja e tij Cherie ka vepruar gjithashtu si një avokat për qeverinë shqiptare. Një zëdhënëse e zotit Rama tha se zoti Blair kishte bërë një “vizitë të shkurtër dhe private”. Ajo shtoi: “Z. Blair nuk është paguar për gjë nga qeveria shqiptare.” Edhe zyra e zotit Bler tha se ai ishte atje për një vizitë të shkurtër, private”– mbyll shkrimin e saj Daily Mail.

5 komente në ““Daily Mail” tallet me Tony Blair: Lë akuzat në Londër, për të pushuar me Edi Ramën”

  1. Emigrant Birmingham says:

    Daily Mail eshte si puna e gazetes 55 ne Britani.

  2. Klimax says:

    Ndersa shqiptaret ndihen “krenar” qe kryeministri i tyre kalon pushime me te gjitha shpenzimet te paguara nga taksat e popullit duke perfshire ketu edhe udhetimi i Tony Blair me helikopterin ushtarak ne Himare, drekat e darkat e tij me Edi Ramen dhe te gjitha shpenzimet e tjera ne “vilen qeveritare”!!!!! Kush kryeminister ne Europe kalon pushimet private ne “vila qeveritare” te paguara nga taksapaguesit e tyre?????!!!!! Vetem ne shtete diktatoriale dhe sigurisht ne Shqiperi me nje tradite te vetshpalljes mbret me marrjen e pushtetit si ne kohen e Zogut, Hoxhes, Berishes dhe tani me “rilindasin” Rama paskan te “drejten” te shijojne pushimet e kendshme se bashku me familjen, fisin, farefisin e miqte e tyre duke shpenzuar parate e popullit te tyre!!!!!
    Ne qoftese ky nuk eshte korrupsion dhe abuzim i postit shteteror me parate e taksapaguesve, atehere cfare eshte “rilindasi” Rama??!! Kjo eshte riotomanizem dhe jo rilindje zoti Rama!
    Ne qoftese Rama nuk ka te ardhura per te kaluar pushimet e tij private, atehere le te kerkoi ndihmen e miqve te tij te shumte ne Dhermi e kudo! Dikush do ja hapi deren per ta ftuar privatisht si mik pa pagese per fjetje, per dreka e darka, per diell e banjo ne det dhe per qetesine e tij shpirterore!
    Hajde! Mjaft me! Cipe ne faqe nuk keni? Beni llogarite e jetes tuaj private me parate e xhepit tuaj se nuk jua ka askush borxh! Perkundrazi!

    1. Realitet says:

      Pushimi eshte si shperblim per votat e fundit te vjedhura nga Rama dhe ndihmen mafioze qe ia dha Blair per te ardhur ne pushtet klika mafioze soc.komuniste e shtetit shqiptare.

  3. corape kuqi says:

    Pasi u vrane nja nje milion irakiane, e quan gabim ky tani.
    Heeeeemmmmm

  4. sapa says:

    Ne cdo vend te botes perendimore do ishte nje ngjarje e jashtezakonshme po ti futesh thelle ketij problemit qe thua ti klimax ama jo ne “Shqiperine demokratike”.Gjate nje diskutimi qe po benin disa politikane gjermane njeri prej tyre kritikoj Putinin per menyren e qeverisjes si dhe te trashegimit te pushtetit dore me dore.Pergjigjigja qe i dhane bashkebiseduesit e tjere ishte:ne nuk presim qe ky vend te kete demokraci ashtu sic e duam ne.Ne jemi te kenaqur qe deri diku ky vend ben sikur eshte demokratik dhe ne bejme sikur kemi te bejme me nje te tille.Pra edhe nga vendi i shqiponjave prej letre nuk duhet te presim qe te jete ashtu sic e do bota ne duhet te jemi te kenaqur si popull qe te pakten kjo reforme ne drejtesi qe u propozua nga vete hajdutet politikane dhe te huajt te filloje te funksjonoje gje qe e dyshoj.Kur shikon qe nje guvernator banke bredh i lire dhe biles ftohet neper ballot e politikes atehere keto “vogelsirat”tjera si kjo e Rames nuk te hyne ne sy fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje