Përplasja FRPD-FRESSH, Hyska: Larg baltës, kjo kulturë armiqësore duhet dhe do të marrë fund

6 Gusht 2016, 19:10Politika TEMA

Paraditen e sotme kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook një foto të hedhur mbrëmë nga një faqe anonime, ku thuhej se në FRESSH po blihen votat për kryetar. Në fakt, sipas të “akuzuarit” Eljo Hyska kjo nuk është aspak e vërtetë, por thjeshtë një trillim, pre e të cilit ka rënë edhe kreu i FRPD dhe disa portale dukshëm të politizuar.

Ja ç’shkruan Hyska në reagimin e tij në Facebook:

“Prej dy ditësh disa portale kanë ngritur akuza të pavërteta mbi procesin zgjedhor për kryetarin e ri të FRESSH. Këto akuza jane të bazuara mbi postimet e një fanpage në Facebook e cila linçon virtualisht njerëzit në bazë të dëshirës së administruesve të saj. Kjo me synimin e qartë për baltosur këtë proces kaq përfshires dhe të suksesshëm në rrjetet sociale.

Është një marrëzi që po e përdorin politikisht edhe kundërshtarët tanë. E vlerësoj deklaratën e Kryetarit të FRPD, pavarësisht se për mendimin tim politika shqiptare do të përmirësohet kur politikanët e saj të mos përdorin burime të pafaktuara. Ne duhet të mos jemi më disa të rinj që shajnë e përbaltin ca të rinj të tjerë. Kjo kulturë armiqësore duhet dhe do të ndryshojë. Ky është një zotim i imi dhe i FRESSH.

FRESSH është në një fazë te re riorganizimi ku kryefjala e aktivitetit të tij politik do të jetë komuniteti. Ne do të përpiqemi të përfaqësojmë të rinjtë në secilin komunitet ku bëjmë pjesë dhe me forcën e shembullit do të trasformojmë sadopak perceptimin mbi të rinjtë që angazhohen në politikë. Qellimi ynë ështe lobojmë dhe luftojmë siç e saç duhet për ta përmisuar realitetin ku jetojmë.

Gjej rastin për të përgëzuar çdo konkurent për garën fantastike që po ofrojnë si dhe një falenderim të përzemërt për ekipin që më dha mundësinë për të konkuruar, duke u kthyer në mbështetje dhe forcë në çdo hap.

7 komente në “Përplasja FRPD-FRESSH, Hyska: Larg baltës, kjo kulturë armiqësore duhet dhe do të marrë fund”

  1. Ehuuu says:

    Diferenca e qarte.. kultura e saliut, perballe rinise

    1. klajdi says:

      kjo me pelqen te fressh. nuk jane njelloj si forumet e tjera qe jane me shume dele edhe ushtare te kryetarve se sa vlera ku zhvillohen mundesi ne rritjen e tyre. me pelqen prap fresshi se nuk ka xhinkse apo iphona 4s fallco qe shperndajne te tjeret po eshte nje tregues se si rinia e gjenerates se re duhet te jete.

      1. liza says:

        belindi ska faj eshte mesuar te partia e vet edhe te forumi qe ka. edhe eshte nje trinom sali, lul dhe me se fundi belind qe kane vetem nje gje edhe nje qellim shkatrim perbuzje dhe vetem te hedhin vrell. kjo seshte politika re apo dicka tjter kjo eshte politika e saliut qe ka me shume se 25 vjet qe e shkatroj shqiperine dhe qe po shkon edhe te te rinjt e frpd.

      2. Aldri says:

        Ja pse ndryshon fresshi me frpd. Bravo djale je ne rrugen e duhur boll me me ate lloj politike qe na kan gatuar ne 25 vjet. Boll me perbaltjen dhe politken e mashtrimit. Kjo eshte humbje kohe per te gjithe shqiptaret.

    2. Redi says:

      Po pse u ktheni? Seriozisht?

  2. Pickimi says:

    Epo, i ka bere saliu si vetja. Qytetari dixhital i Kellicit njelloj si e saliut, vecse eshte femer.. pergjigja duhet te ishte edhe me e forte, por ky djali e paska menaxhuar mire duke treguat tjetrr nivel nga ai bastardi i Kellicit te Saliut

  3. Ana says:

    Ke mese te drejte, fryma e bashkpunimit ne politike eshte ajo cka i duhet ketij vendi qe te heci perpara. Te gjithe te rinjte e te rejat e forumeve rinore,qe ne nje te ardhme te afert me shume mundesi do jene politikanet e ketij vendi, duhet te mesojne te jene opozitar me fakte jo te bazuar ne pseudo lajme qe mesa duket ditet e sotme mund te shkruhen nga kushdo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje