FOTOT/ Momenti magjik kur hap portat Hidrocentrali i Banjes

6 Gusht 2016, 17:49Politika TEMA
FOTOT/ Momenti magjik kur hap portat Hidrocentrali i Banjes

HEC Banjë në Gramsh ka hapur portat e shkarkimit. Eventi inxhinierik është pasqyruar nga disa medie ndërkombëtare dhe çuditërisht fare pak nga mediet shqiptare.

Interesting Engineering e ka cilësuar si një moment të mrekullueshëm të një investimi gjigant në Shqipëri. Ky portal citon se “Uji nisi të rrjedhë nëpër portën e lartë të HEC Banjë”.

Diga e HEC Banjë ka një lartësi 175 metra mbi nivelin e detit. HEC-i i Banjës do të shfrytëzojë rënien e lirë të ujit ndërmjet 175 dhe 95 metra mbi nivelin e detit. Diga ka një lartësi prej afërsisht 80 metrash.
Liqeni i krijuar ka një sipërfaqe prej afërsisht 14 km², zonë kjo e krahasueshme me 2000 fusha futbolli. Aktualisht rezervuari shtrihet nga Banja deri në afërsi të qytetit të Gramshit.

Kapaciteti depozitues i rezervuarit është afërsisht 400 milion m³. Centrali elektrik do të përdorë dy njësi turbinash të tipit Francis dhe do të ketë një kapacitet të instaluar për prodhimin e energjisë elektrike prej rreth 65 MË dhe do të prodhojë mesatarisht në vit rreth 250 GWh.

HEC Banjë ka përfshirë zonën e komunave Pishaj dhe Sultë dhe Bashkinë Gramsh dhe komunave Tregan, Bashkia Elbasan dhe Gostimë dhe Klos në Bashkinë e Elbasanit.

15 komente në “FOTOT/ Momenti magjik kur hap portat Hidrocentrali i Banjes”

  1. bob says:

    Po kjo 65 ME ?????? Gazetare injorante.

    1. gabim, jo injorancë says:

      Nuk është ME, por MË.
      Meqë shumica dërrmuese e tastaturave nuk kanë « ë » shqipe, shume shqiptare perdorin një «trick»(marifet).
      Në vend të germës « ë », përdorin « w »,dhe ne fund të të shkruarit, ashtu siç e mundësojnë disa nga programet e shkrimit ne kompiuter,me anë të urdhërit « Replace – zëvendëso ! »,kryhet zëvendësimi i te gjitha « w » me « ë ».
      Në rastin konkret, gazetari ka harruar faktin se bashkë me « w » e tjera është zëvendësuar edhe «W» tek njësia matëse e energjisë MW (megavat) dhe nga MW ka dale MË dhe gazetari ka harruar ta rikorigjojë germën e ndryshuar gabimisht nga « Ë » në « W ».
      Shpresoj një «faleminderit » për mundimin e sqarimit që bëra.

      1. Zana says:

        Për ata që duan të shkruajnë shqip: Çdo tastierë mund të modifikohet dhe të “shkruajë shqip”. Kjo bëhet duke u futur tek “Paneli i kontrollit – Opcioni internacionali – Lingue apo gjuhë” dhe duke ndjekur udhëzimet. Leqë ka edhe tastiera Shqip, të bëra apostafat për alfabetin tonë, me ë dhe ç, që janë futur qysh prej 7-8 vitesh në tregun shqiptar.

  2. inxhinieri says:

    Portat e shkarkimit hapen nga halli dhe me rregulla. Nuk hapen per event apo qejf….

  3. scooby do says:

    SDO mend qe mediat shqiptare nuk e japin kete kryeveper ne lajme apo gazeta , I ka mesuar politika me leke keta qelbesira te medias shqiptare dhe cdo lajm qe sjep lek anashkalohet
    ishalla me shume lajme te tilla pa kaluar ne mediat e robqireve te politikes

    1. SHPRESE HUMBURI says:

      Skooby ,i ke rene pikes ! Media jone , pervec gjuhes shqipe (edhe ajo gjysmake),
      nuk ka gje tjeter me vlere pozitive . Eshte per te meshiruar !

    2. Xhema nga Tirana says:

      Ç’farë lajmi është ky ? Apo hajt ; me që doli rasti, të përfitojmë të shkruajmë “dy rradhë ….”.

  4. Moni says:

    Po ku kemi media ne jashte bulevardit Deshmoret e kombit. Qe aty lajmi kalon me pare tek ….

  5. Mondi says:

    O scooby doo qeke nje rrot kari. Se clidhje ka ky komenti jot nje zot e di. Dukesh qe je ndonje bythpalare qe ke inat xhdo njeri siper teje dhe vetem nxjerr vrer.

  6. Pedagogu says:

    Ky eshte nje lajm shume i rendesishem per ekonomine dhe mireqenien e vendit tone. Urimet me te mira firmes konçesionare dhe veçanerishte stafit inxhinierik qe ka bere te mundur projektimin dhe zbatimin e kesaj vepre kolosale,me nje renie direkt pas renies se Fierzies. Te kuptoni permasat dhe dobine e kesaj vepre mjaftoni tekujtoni ose t’i referoheni publicitetit qe eshte bere ne vitet para 1990 gjate ndertimit dhe inagurimit te HEC te Fierzes. Ky hidrocental eshte i krahasueshem me HEC e Fierzes.
    Uroj qe cdo tregues gjate performances se vepres te shkoj sipas pritshmerive.

    1. Vili says:

      Na informoni kur te behen hidrocentrale qe krahasohen me Fierzen apo Komanin … per kujtese Fierza 500 MW dhe Komani 600 MW..

    2. Xhema nga Tirana says:

      Ti mund të jeshë vetëm “Pedagogu i propagandës” sepse vetëm ky lloj Pedagogu mund të krahasojë Hec Banjën me Hec Fierzën.

  7. drini says:

    Mediat Shqiptare pasqyrojne punet e pista dhe deshtimet e Shqiperise se vete jane ndertuar mbi pisllik!

  8. inxhinieri says:

    Prsh. Vili. Per fat te keq Hec Fierzecdhe Koman dhe Vau i Deje nuk ben me dot Nena….
    Diga dhe HEC Fierza do vazhdojne te jene objekti ndertimor me i madh ne shqiperi…. Ky objekt eshte si pramidat e Egjyptit i cili ne ndryshim nga to na jep para nga prodhimi i energjise jo nga turizmi..
    edhe projektin e HEC Banjes e bene inxhinieret e asaj kohe dhe e zbatuan stafi i firmes koncesionare per fitim te vetin
    Per pedagogun… eshte 10 here me i vogel kapaciteti i HEC ne se krahasohet me HEC Koman.. pra shume i vogel per tu vene ne rresht me gjigandet e kaskades se lumit Drin..

    Respekte inxhiniereve te viteve 80

  9. oo7 says:

    Duhet te shenohet ne histori si Hidrocentrali me mw shume inagurime. Vetem fillimi i punimeve te tij jane ionaguruar te pqlten 15 here. Ne fillim nga Ramiz Alia,ku Gramshiotet i kenduane edhe kenga,e pastaj nga Sali Berisha,para cdo fushate elektprale per zgjedhjet parlamentare dhe atyre lopkale. PO sḿe besuate mua,pyesni e gjeni kronikat televizive. Ky hidrocentral duhet te kishte filluar te prodhonte energji te pakyen 15 vjet me pare………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje