Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ish-kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Çlirim Gjata, në cilësinë e ekspertit, thekson se ““Vetting”-u do ketë sukses nëse ua lënë ta bëjnë shqiptarët, sigurisht me kontrollin e ndërkombëtarëve. Por nëse ia lë “Vetting”-un ndërkombëtarëve, ta ekzekutojnë ata, nuk kanë për të nxjerrë gjë në dritë. Po ju mendoni se e kam zor unë, bie fjala, t’ua hedh ndërkombëtarëve?! Po ku i njeh, ndërkombëtari ligjet tona, po ta pyesë profesionalisht gjyqtarin! Se, për çfarë do ta pyesë ai gjyqtarin shqiptar?! Do ta pyesë për ligjet dhe Kushtetutën tonë dhe jo atë amerikane. Cili gjyqtar dhe prokuror nuk do dalë i pastër?!” Më poshtë, intervista.
Përtej retorikës teknike të reformës, çfarë mendoni ju a është ky një proces politik apo ligjor?
Ky proces është aq politik sa kompromisi politik në arritjen e konsensusit është kthyer në qëllim dhe jo mjet. Konsensusi është mjet për të rritur cilësinë e ligjit, cilësinë e kushtetutës në mënyrë që të jetë më jetëgjatë në shërbim të njerëzve sepse sa më mirë t’u shërbejë njerëzve aq më jetëgjatë është kushtetuta. Përkundrazi konsensusi është kthyer në qëllim në vetvete, jo në mjet për arritjen e qëllimit. Mjafton të arrihet kompromisi, por se çfarë ka brenda ky kompromis nuk do t’ia di njeri fare. Unë këtë kam e kundërshtuar dhe vazhdoj ta kundërshtoj. Askush nuk ka diskutuar për cilësinë e përmbajtjes së asaj që është arritur me kompromis, për cilësinë e Kushtetutës së re që sapo u miratua. Çfarë garancish jep që në të ardhmen nuk do të ndodhin prapë ato që kanë ndodhur deri më sot, që do të krijojë një sistem drejtësi që mbështet në tre elementë; të pavarur nga politika, të aftë profesionalisht dhe të pakorruptueshëm. Sa do të arrihen këto mbetet të shohim. Por kjo është edhe fatkeqësia se ne ia lëmë kohës në dorë. Mbetet të shohim thamë edhe për Kushtetutën e vitit 1998, por dështoi sistemi gjyqësor që u ngrit prej saj dhe jemi këtu ku jemi. Tani mbetet të shohim me sistemin e ri. Sa politik është? Të gjitha palët ruhen nga njëra-tjetra që të mos e kap asnjëra, ose ta kapin të dyja nga pak që të ruajnë njëra-tjetrën që të mos e kenë në dorë. Por kjo nuk sjellë cilësi.
Palët thonë se shqyrtimi dhe miratimi i 7 projektligjeve është proces ligjor, jo politik?
Këtë e thonë të gjithë, madje kanë luajtur një rol për ta sjellë gjendjen deri këtu ku është edhe ndërkombëtarët, me mënyrën si e kanë marrë dhe trajtuar problemin. Nuk është çështje aftësish, se po të diskutojmë aftësitë e ndërkombëtarëve duken në këto 25 vite që na kanë sjellë këtu ku jemi. Por me vetë ndërhyrjen dhe me metodën që e kanë trajtuar këtë proces kemi arritur deri këtu saqë kërkohet një zgjidhje politike dhe jo juridike.
Që kur filloi debati për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe gjatë gjithë procesit, ata që u stigmatizuan më tepër ishin njerëzit e drejtësisë. Ku do merren zyrtarët për institucionet që do të ngrihen, nga ky sistem që kemi apo jashtë tij?
Qëndron si problem. Për këtë qëllim u bë edhe “Vetting”-u, për të pastruar sistemin nga të korruptuarit dhe të paaftët, se nuk flitet për “Vetting” në politikë dhe administratë, aty ku duhej të niste realisht reforma. Por dakord le të fillojë dhe aty. Madje nuk kam qenë shumë i shqetësuar se gjyqtarët dhe prokurorët nuk po reagonin, zero ka qenë reagimi i tyre, gati-gati si në atë përrallën që gomarin po e hante ujku, ai thoshte bëje Zot ëndërr. Kështu ka ndodhur edhe me gjyqtarët dhe prokurorët tanë. Nuk kam qenë i shqetësuar se po bëhej “Vetting”-u dhe po i heqin sepse historikisht në Shqipëri reformat kanë qenë hiq njërin dhe vër tjetrin, pra reforma njerëzish. Duan t’i heqin t’i heqin, nuk më shqetëson aq kjo. Por problemi është, ku do t’i gjejnë të tjetër që do të plotësojnë ato tre komponentët e pastërtisë, aftësisë dhe pavarësisë, pavarësisht se “Vetting”-u do të bëhet gradualisht dhe të rinjtë do të vijnë gradualisht. Por pyetja që duhet të shtrohet është a garanton ky sistem që nuk do të degjenerojë si sistemi i më- parshëm, se njeriu varet nga sistemi, jo nga ndërgjegjja e tij se një mund të jetë i pastër por të tjetër jo. Pra edhe sikur t’i gjejmë, ku është fabrika që do prodhohen ato minionët e verdhë të cilët do jenë vetëm punëtorë të pakorruptueshëm. Ta zëmë se u gjet fabrika dhe u prodhuan minionët dhe i zëvendësuan gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Por, a garanton sistemi që edhe këta nuk do të bëhen të tillë?
Në këtë reformë është parashikuar edhe ngritja e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, dy organe që në thelb do të luftojnë korrupsionin. Sa garanci krijojnë këto për sistemin e ri që pritet të ngrihet sepse aktualisht ne i kemi strukturat që luftojnë korrupsionin po rezultatet kanë munguar?
SPAKU do jetë një strukturë e jashtëzakonshme në mënyrën se si është krijuar dhe unë këtu shpresoj. Është e vetmja pikë që unë e kam duartrokitur në Kushtetutë, pra krijimi i një institucioni të veçantë. Këtu problemi qëndron tek përballja që do ketë SPAKU me politikën ose e politika me SPAK-un. Pse? E shtrojmë si pyetje, a është e interesuar politika shqiptare të krijojë institucione të pavarura që të fusë në burg politikën shqiptare, pra të pjell policin që do fusë politikën në burg, a është e interesuar politika të presë me sopat degën e pemës ku është ulur vetë, pra mundet kjo politikë ta bëjë këtë? Pra, them që reforma nuk duhet të fillonte në drejtësi, por në politikë dhe organizimin kushtetues të institucioneve të larta politike. Organet e drejtësisë vijnë pas. Kjo politikë që bëri Kushtetutën e 98-ës është prapë sot. Ajo që më bën skeptik është që ky është një model i paparë kurrkund. Më gjeni një vend të zhvilluar perëndimor jo si gjeografi, por të zhvilluar që është bërë ky eksperiment. Ku është marrë ky model? Është bërë vetëm për Shqipërinë? Kush mban përgjegjësi nëse eksperimenti dështon, nëse kavja shqiptare vdes. Pavarësisht se e kam duartrokitur SPAKun, kjo do t’i ngelet kohës për rezultatet.
Nga kërkimet më ka rezultuar se ato vende që kanë bërë reforma të ngjashme me këtë në Shqipërinë, e kanë shoqëruar procesin edhe me reformë zgjedhore për të mos e ndryshuar kushtetutën shumë shpesh. A duhej të ishte bërë edhe në vendin tonë?
Gjithçka fillon tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Po nuk pati zgjedhje të lira dhe ligje që i garantojnë zgjedhjet e lira, nuk mund të ketë qeveri, parlament dhe institucionet e duhura. Aty fillon gjithç- ka. Nuk e diskutoj këtë. Por, prapë edhe reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e lira janë mjete jo qëllime. Kjo duhej shoqëruar me reformimin total të institucioneve kushtetuese. Parlament me dy dhoma, me senat dhe president nga populli. Me një sistem tjetër zgjedhor, dhe jo me këtë që kemi ku kryetarët vendosin për gjithçka, ku populli t’i zgjedhë vetë përfaqësuesit e tij. Sot shqiptarët nuk zgjedhin drejtpërdrejtë, vetëm kryetarët e bashkive zgjedhin, tërë të tjerët janë me lista. Të kemi mundësi të zgjedhim presidentin, senatin dhe gjithçka. Reformë zgjedhore e shoqëruar me reformë totale kushtetuese, por këta u morën me pasojën jo shkakun. Këta bën vetëm reformën në drejtësi, me një ndikim dhe presion të fuqishëm të ndërkombëtarëve, qoftë edhe me mesazhe. Kjo u pa edhe ditën e fundit. Por, këta ndërkombëtarë sot nuk kanë dhënë ende garanci për funksionimin e kësaj reforme. Unë nuk e kam problemin me presionin, se kjo tashmë nuk është më e re në Shqipëri, por me garancinë që jepet për funksionimin e sistemit. Deri tani nuk ka dalë askush të garantojë.
Por ata thonë që garanci do të jetë Operacioni Ndërkombëtar i Kontrollit dhe procesi i “Vetting”-ut?
Unë them që “Vetting”-u do ketë sukses nëse ua lënë ta bëjnë shqiptarët, sigurisht me kontrollin e ndërkombëtarëve. Por nëse ia lë “Vetting”-un ndërkombëtarëve, ta ekzekutojnë ata, nuk kanë për të nxjerrë gjë në dritë. Po ju mendoni se e kam zor unë, bie fjala, t’ua hedh ndërkombëtarëve?! Po ku i njeh ndërkombëtari ligjet tona po ta pyes profesionalisht gjyqtarin, se për çfarë do ta pyes ai gjyqtarin shqiptar, do ta pyes për ligjet dhe kushtetutën tonë, dhe jo atë amerikane. Cili gjyqtar dhe prokuror nuk do dalë i pastër? Kemi institucionin e deklarimit të pasurive, pse nuk i zbulon ky institucion ku janë fshehur pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, paratë e tyre që nuk justifikohen. Si do ta zgjidhim këtë, kur gjyqtari p.sh do deklarojë një apartament, një makinë, një shumë modeste në bankë, një orë tre mijë lekëshe të blerë në treg, meqë ndërkombëtarët i kanë merak kë- to orat dhe pastaj do deklarojnë edhe nja dy vila në emër të vjehrrit? Gjyqtarin do ta quajnë të korruptuar, por çfarë do masash do marrin ndaj tij? Si do ta zgjidhim këtë, këtu fillon e gjitha. Këtu do vijë e gjitha! Vetëm nëse i shkarkojmë në mënyrë abuzive, por kjo nuk është demokraci. Nuk është problemi pse ne po njohim “Vetting”-un, njihen në shoqëri këto rrëshqitje. Unë do të qëndroj tek ardhmja, e ardhmja si e tashme. Ia mbaroi “Vetting”-u, u rregullua Shqipëria për momentin, u bë parajsë, pasnesër çfarë do të bëhet, sepse i gjithë problemi është tek sistemi, jo tek njeriu.
“Kushtetuta e 98-ës është ndryshuar 5 herë brenda 17 vitesh. Ç’kuptim ka kjo?”
Në fillim kur u bë reforma në drejtë- si, a duhet të ishin përfshirë edhe ekspertë të tjerë përveç atij që hartoi draftin?
Reforma duhet të shkonte në drejtimin teknik, jo politik. Së pari jo pse u zgjodh ai grup ekspertësh që u zgjodh, se drafti i tyre ndryshoi gati 70%, pale që foli Venecia njëherë dhe ai ishte si një ngelje në provim. Mendimi i parë i Venecias në dhjetor të 2015-ës për draftin e parë të ekspertëve ishte si të të ngelë profesori në provim. Gazetarët dhe kamerat duhet të ishit non stop në konferencë ku ishin ekspertët që diskutonin nen për nen, germë për germë reformën në drejtësi. Ju nuk duhet të ishit në Komisionin e Reformës, se atje ata ishin politikan dhe diskutohej vetëm politikisht. Dilte z.Xhafa apo kush ishin ata të tjerët tek muri rrethues i Parlamentit dhe flisnin në orën 10 të darkës me gazetarët, ndaj unë e kam quajtur këtë reforma e murit rrethues të Parlamentit. Gazetarët duhet të ishin non stop tek grupi i ekspertëve të ngushtë që diskutonin nen për nen gjithçka sepse nuk kishim të bënim me sekrete shtetërore.
Dhe nuk duhet të kishte vetëm një grup ekspertësh, por duhet të ishin krijuar me qindra dhjetëra grupe ekspertësh që të diskutonin për çështje të veçanta, pafundësisht. Duhet të bëheshin debate, në radio, TV dhe mediat e tjera sepse kjo do ta kishte ulur në gjunjë politikën para ekspertëve. Por jo, hajde krijo një grup ekspertësh, më bëj një draft dhe mbi këtë bazë po ecim. Gjithçka u luajt politikisht. Në demokraci lojën e luan kryeministri, në një republikë parlamentare, në një republikë presidenciale presidenti dhe opozita i shkon pas duke bërë pengesat e saj dhe kështu ndodhi. Reforma në drejtësi u kthye në një lojë politike që u drejtua nga kryeministri, ndërkombëtarët nga pas dhe opozita që bëri të vetën. Por ku ishin ekspertët dhe teknikët, ikën. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur. Gjithçka duhet të ishte debat i madh konstitucional. Të bësh kushtetutë është shumë e vështirë, më e vështirë se të bësh një doktoraturë. Është shkenca e themeleve të një shteti.
D.m.th ju thoni që duhej të ishte bërë një ekspertizë e mirëfilltë për të dhënë më tepër garanci?
Unë nuk them që kjo nuk do funksionojë, unë them që askush nuk jep garanci sot që kjo do të funksionojë dhe jam skeptik. Kam frikë se kjo do të na katandisë në gjendjen ku jemi. Pse kushtetutat kanë nga 200 vjet e lart, përveç atyre të vendeve të Evropës lindore që u bë- në pas 89-ës, pas rënies së murit të Berlinit, por ato vende nuk i kanë ndryshuar. Në Shqipëri, Kushtetuta e 98- ës është ndryshuar 5 herë brenda 17 vitesh. Çfarë kuptimi ka kjo? Është një lloj si të bësh një shtëpi dhe t’ia ndryshosh themelet 5 herë, por shtëpia nuk do të mbajë dhe do shembet. Si funksionon shteti kështu? Kudo kushtetutat janë bërë me kompromis për të ndërtuar shtetet, dhe jo për të përfituar politikisht siç ndodh në Shqipëri. Kjo e dëmton sistemin.
Pjesë e institucioneve që do bëjnë “Vetting”-un do të jenë edhe ekspertë ndërkombëtarë, si garanci. Por, këtyre ekspertëve ndërkombëtarë kush ua u bën “Vetting”-un? A duhet t’u besojmë atyre?
Rojën kush e ruan thoshin latinët. Nuk mund të them që subjektet e faktorit ndërkombëtar këto 25 vjet kanë qenë ekspertët më të mirë të mundshëm, të paktën çfarë i shoh edhe nga retorika. Këto 25 vite në Shqipëri janë hedhur qindra miliona euro për asistencën teknike dhe ekspertët ndërkombëtarë dhe Shqipëria është këtu ku është. Një deputet i njohur tha se erdhi në vend një kompani e madhe e huaj për monitorimin e doganave, na bëri një korrupsion dhe iku. Unë e kam parë me skepticizëm sepse rezultatet nuk kanë qenë të mira, por megjithatë mirë është që të vijnë të huajit, të monitorojnë dhe uroj të kenë rezultat sepse ky është momenti që gjërat duhet të ndryshojnë. Nuk vuaj për nacionalizëm dhe sovranizëm e çfarë është thënë deri tani, por problemi është, që të gjithë në bashkëpunim, a do ta përmbushin sentencën që qeveria dhe drejtësia janë të qytetarëve? Për mua ky është thelbi!
Si ija ti dhe i biri kelyshe te bindu dhe sherbetore te perbrtuar te Sali Berishes. Po te jete per politikanet shqiptare nje vere ne uje do bejne dhe do ta katranosin simos me keq. Prandaj nuk del me i zgjuar se Amerika Cilrin “djali”. Po s’u patrua sistemi i drejtesise nje kohesit dhe i i politikaneve sharlatane dhe hajdute, ky vend nuk ben hajer
Ik more plehre kelyshi prokurorit te emver hixhes qe ka denuar qindra vete. Ti more bq me gjithe baben tat kriminel duheni lincuar dhe perdhenuar ne mes te tirones rrace e ndyre tropoje
CLIRIM GJATA RRACE E NDYRE TRIPOJE!?
Je aq gomar sa edhe atij do ti duket vetja Akademik perballe teje !
Mos e kij merak se nuk do e pyesin per kushtetuten po do e pyesin se si ka mundesi te kete miliona me rrogen qe mer.
Per vet natyren shqiptari eshte dallaverexhi,rushfetgji etjera e tjera….Nuk e di nese a e din ti se ne cdo vend te botes ADN jone eshte e atille .Kompromisi,mashtrimi,hajdutlleku,rushfetlleku jane tiparet baze tonat e ne vecanti te gjygjtarve tane.Prandaj Vettingu s`mund te bahet ne asnje mendyr nga cdo komisjon te perber nga Shqiptaret apo gjykatsit shqiptar.Ate duhet ta bajne vetem te huajt ,mbi bazen e dekumentave qe kan ato,e jo mbi bazen e dekumentave shqiptare,ndryshe mos ta bejne “Vetting” un e ne pergjithesi reformen ne drejtesi.Qellimi i reformes eshte te pastrohet sistemi i drejtesis nga hajdutat,mashtrusat,dallaveragjinjte,e rrushfetgjijte e nga gjygjtaret e plepavet te Durresit apo nga gjygjetaret qe s`njohin gjygjetaret mesimdhenes
Shumë mirë do të ishte ta bënin shqiptarët dhe jo politikanët gangstera të politikës shqiptare dhe kjo të zgjidhet me referendum popullor ku ndër pikat e shumta më kryesorja duhet të ishte- Ndëshkim për ato që abuzuan tmerrësisht me pushtetin gjatë 20 e ca viteve, ku protagonisti kryesor ka qenë Sala i “bjeshkëve të namuna.” Pa u ndëshkuar bajlozi i zi për të gjitha të këqijat që i ka bërë këtij vendi dhe pas tij e gjithë lukunia e hajdutëve PD-istë e LSI-stë, ky vend s’do të ketë prosperitet.
Ku din ti ca dine ata
Kujtese per avokatin e mafias:
Eshte e vertete qe kane deshtuar ata nderkombetare te cilet jane zgjedhur dhe sjelle ne Shqiperi nga banditet e pushtetit, qe nga firmat dhe kompanite hajdute qe kane bere pazare te pista me pushtetaret deri tek ekspertet e huaj te propozuar dhe miratuar nga klanet e mafies. Ndersa nderkombetaret e Vetting-ut, per vete formen e perzgjedhjes dhe sistemin ligjor te funksionimit do te jene “xhelatet” e atyre qe mbron avokati Gjata. Prandaj dhe perpelitjet e frikes se tyre jane versulur kunder ambasadoreve Lu e Vlahutin dhe thelbit te reformes qe eshte Vetting-u.
Or cope e injorantit! perfaqsues i kujt je ti,surrat mufke! Hidhe ne referendum dhe do shohesh shqiptaret per ke do votojne ,per vendimmarrje nga te huajt apo nga surrat fiku jot qe bashke me ristanin beni duetin simbol te mashtrimit diten per diell! Mor rrangalle te komunizmit!
E ndrite ti bashke me babane tend, ndaj nuk duhet te huajt.O zot.Kane faj qe te intervistojne ty keto.Po vetem te keqija i keni bere ketij vendi per 25 vjet o derdimene, po ke gjet xhami te falesh, te fletushka e Koço Kokedhimes qe e ka Shqiperine lope me e mjele dhe mos me i dhene asgje asaj.Ik e fshihuni o maskarenj e mos irritoni popullin.Me fal, ne fakt mire do ishte Rustem Gjata te bente vetingun
Ka bere ndonje gje te mire per Shqiperine ky c.gjata?
Une e njoh per deshtak dhe zorren qorre te shqup-it.
Vetingun duhet ta beje ky cuni i Rustem Gjates dhe te zgjedhe ne cdo post mikun e tij Gjin Gjoni.
Miku, kush te njeh ty dhe i kujt je, do ta kishte te veshtire te te lexonte dhe jo me te te besonte.Ju e dini shume mire,sa ce dine shume mire dhe ata qe ju njohin,ne sherbim te kujt keni qene dhe jeni,per ke keni punuar dhe punoni.Po te ishte per te bere reformen do ta kishit bere ju dhe paraardhsit tuaj,po nuk ju interesonte,se kishit qellim qe ta villnit kete popull,ta kriminalizonit,duke blere e shitur drejtesi dhe ta conit ne kete derexhe halli qe eshte sot.Per argumentin qe jep,qe me perpara te behet reforma me politiken,me ke gjykate ta bejme me ju,jo,jo reforma do filloje me ju,se po u be me ju, politika i ka shanset e vogla te luaj.Prandaj mos u merzitni,edhe pak,gjerat do fillojne te levizin per mire,ju e keni humbur te drejten te jepni mendime.Daj Sami i ka letrat gati,rezistenca per te penguar reformen eshte e kote,ata miqte tuaj do ti vene prap ne rresht per te votuar,si rrallen e pare,Filtrin do ta bejne ata qe e kane nisur kete pune.
Ti Clirim Gjata qe pa asnje lloj meritokracie u katapultove ne krye te Komisionit Zgjedhor del e na jep mend ketu se te huajt nuk kenkan ne gjendje te kuptojne ty cfare koqje !
E vetmja ‘zotesi” e jotja eshte se je i biri ni ish-gjygjtarit kriminel Rustem Gjata te cilin Berisha e vendosi deri ne kreun e kushtetueses per te vetmin fakt se ishte Tropojan .
E kena pa mire se sa bukur e keni sakatu sisitemin gjygjsor klani i Juaj me Berishen Rrustemin me Fatosat me Edet me Iliret dhe kelyshet e tyne ,,,Vetem te huajt do tjua a kallin nanen ju se Shqiptaret nuk ju bajne gja ,,, jene te ngaterrum keq me njeni tjetrin dhe ja dini hilet !
Ti o i madhi i drejtesis Ti o hajdut i nje ser zgjedhjeve ne shqiperi ti o i koruptuar Ben mire mos me dhen intervista Te tilla mbasi eshte turp per ju dhe Te gjithe ata qe Jane si ry si bylykbashi saliu luli I saliut e Te tjere prandaj bylleni gojen sepse mbi ju duhet Te veproje drejtesisa qe Po ben Amerika e BE prandaj nuk e do vetingun ta bejne ata por do ta bej Saliu me bylykbashin bashen e mediu I gerdecit vazhdoni se mbi Koke do e jeni ate qe do ju bjere ju dhe gjithe atyre qe jane si ju
VENDIM i Komitetit Qendror te Partise Punes Shqiperise :
Te gjithe ata qe nuk pranojne te konvertohen ne Rilindas JANE ARMIQ te Popullit.
Te gjithe komentuesit dhe ndjekesit besnike te “temes” do te marrin dekorata dhe Honorare te majme ( Per sharesit me te zellshem dhe me fjale banale do te jepet Pension i Posacem dhe do te shpallen Heronj te Punes Rilindjote).
Rustemi doli agjent i dyfishte i UDB dhe me pas i sigurimit te shtetit , per kete arsye u hoq nga kryetar i Gjukates Kushtetuese ,cfar do presesh nga nje djale agjenti !
Nuk e shikoj dot kete te birin e Rustem Gjates; kopje e babait te tij, por s’ka se ç’te bej: ata me gjykojne sot dhe besoj dhe beser dhe gjithnje. E kane marre ne dore te humburit, prandaj humbasim çdo dite.
Sot, ne nje ceremoni te veçante në klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”, nje anetar i denje per kete klub, morri miratimin per tu pranuar si Anetare te asociuar te Klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”:
-“ Bëm baba, të të ngjaj”-“Vetull Shkruari kopetent i oborrit”- Alias Çim Gjata(jo Peka)-Çlirim Gjata
Prezantimin e shumepritur dhe dorezimin e Kartes se Antaresise e beri:
Kryetari i klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin” “Bujari ju degjon”-Bujar Nishani, ne prani te
Nen Kryetarit- “Toqja qe qesh”-Arja Çani ,
Sekretares-“Kape per leckash, qite jasht”- Jozefina Topalli(Çalamani), si dhe te
Kryetarit te Nderit te “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”-“Qëni që të ha tinës” –Mareshalli SuperSaliQëni.
Ishin te pranishem gjithashtu Anetaret, e asociuar te klubit “Klubi -Ec perpara te çafsha ballin”:
1) Fytyra e vrenjtur, me sy të vegjël”, pushti politik- Oerd Bylyk(Kiçi)Bashi,
2) Fytyra e qeshur”, pijedashësi – Arben Ristani,
3) Dy-pllom-ati i tredhur”, miku i Sypeshkaqënit-Aldo Bumçi,
4) Tutto muscoli, niente cervello”-loloja i oborrit-Flamur Noka,
5) Arkitektit popullor” – i shpifuri – Fatos Lubonja,
6) Njëkërcu në Londër” – Njëpllomati – Gjol Berisha(Alias Mal Berisha),
7) Merre me lëng, se mishi mbaroi”- Sqapi -Agron Gjekmarkaj,
8) Mendja e madhe e keqja e të zot”- Veshëgjati – Besnik Gjongecaj,
9) Bukuroshja e zgjuar”-E para e K.ç.k. -ve – Grida Suma(Duma),
10)Gazetari dhe ’Anal’-isti i pa arritshëm shvejkjan -Genc Burimi,
11)Derri i butë ha në dy hale”-“KokëTuli”- Genc Gjokutaj,
12)Po me urën ç’patën?” “Kalorësi i fytyrës së Vrejtur” -Alias Nic RedBlack- Kreshnik Spahiu,
13)Dhallë dhallë moj bukuroshe, unë hidh ujë ti po Bardhoshe”-Bozaxhiu i oborrit- Adriatik Llalla
14)I vogël Artist, i rritur Qeros Lecca Culo”- Pistolero i oborrit-Genti Strazimiri.
Urime Qim Gjata!
A e din more djali kuj je dhe per ke ka sherby babai yt dhe vazhdone te sherbej bashke me ishin e PD a te ka treguar sa vete ka marre ne qafe ne shkoder per shyqyr ti bane veqe legenin se nuk ke me shume ne dore mi sherby axhensive te prejadhjes se babait.
Ja me se fundi dhe zilja e gomarit……..me te vetmin ndryshim se kafsha e shkrete eshte naive, ndersa funderina me dy kembe soji i homosapiencit
leshon pordhen e radhes….a pika ty ne maje te kokes, kerminj bastarde