Ruli kundër Bashës: Jo qeveri teknike. S'jemi në vitin 1991 apo 1997

5 Gusht 2016, 10:55Politika TEMA

Ish-ministri i Financave dhe deputet i PD, Genc Ruli është shprehur kundër një qeverie teknike, duke e cilësuar atë të panevojshme.

Pas ish-ministres dhe deputetes së PD Majlinda Bregu, deputeti demokrat Ruli është figura e dytë politike që i kundërvihet idesë së kryetarit të PD Lulzim Basha për një qeveri teknike.

Po citojmë postimin e plotë të Rulit në Facebook:

Nëse do i rrimë rigorozisht konceptit  “qeveri teknike” ky nënkupton një qeveri që mbështetet nga të gjitha forcat politike parlamentare, pavarësisht krahut politik, dhe çka historikisht përdoret në situata të krizave të pazgjidhshme apo tepër të vështira politike e sociale.

Dhe qeveritë teknike nga vetë qëllimi i tyre janë qeveri të përkohshme apo tranzicionale afatshkurtra. Në keto raste të ralla partite politike duke ndjerë paaftësinë e tyre për të përballur një situatë konkrete pushojnë betejën politike ndërmjet tyre e formojnë një koalicion mbi partiak.

Qeverisja me konsensus i besohet një ekipi kryesisht teknik e pak të lidhur me politikën profesionale. Nuk më duket se Shqipëria politike është aktualisht në një situatë të tillë ku të ketë një thirrje gjithë partiake për një konsensus të gjerë.

Nuk besoj se jemi në rastin e një situate emergjence, sikur ishte në vitin 1991, siç ishte 1997 që kalohet me atë që quhet qeveri teknike, ose qeveri e shpëtimit kombëtar, që ishin një qeveri me mandat të kufizuar e të përkohshëm për të qeverisur një situatë të caktuar

 Çdo qeveri që krijohet apo rikrijohet nga një kombinim i dy partive kundrejt të tretës, është një qeveri mazhorancë, pra nje qeveri politike e jo me “teknike’.

 Sot partite kryesore parlamentare mund te kene filluar te artikulojne projektin per nje qeveri teknike por per motive krejt te ndryshme nga ai qe eshte misioni historik i nje qeverisje teknike, madje perdorin te njejtin term dhe kur motivin mbrapa tij e kane krejt te ndryshem.

Pershembull PD e kerkon nje qeverisje teknike qe sot deri ne zgjedhjet e ardhshme elektorale vetem sepse ajo s’mund te kete  asnje garanci per te patur nje regjim zgjedhjesh te lira e te pamanipuluara sa kohe qe pushtetin ekzekutiv ta kete Rama, Tahiri, dhe gjithe klientela  kriminale apo kleptokrate e kesaj dinastie .

Dhe për PD ky nuk eshte me nje dyshim hipotetik por nje realitet i pashmangshem. Ndersa Meta dhe LSI kerkojne perseri te njejten gje, pra qeveri “teknike’ apo “ekspertesh” thjesht per ti dhene nje kundergoditje ne stomak Rames, dinakerite e pabesite e te cilit i kane ndjere pa nderprerje pergjate martese politike tre vjecare me te.

Rama ne asnje rast sdo te donte nje qeveri teknike persakohe qe ai mund te mbahet me thonj pas karikes se kryeministrit, ne me te fundmen mund te pranoje kete ide vetem po qe se eshte ai krijuesi i te ashtuquajtures qeveri teknike, duke vene ne krye te saj kukullen me te bindur qe ka, dhe duke bere nje sallate mikst me individe pa emer apo dhe pa personalitet.

Por dhe kete do ta bente vetem per t’i marrë iniciativen metonjesve te tjere politike per nje qeveri teknike.

Pra sic mund ta kuptojme e ashtuquajtura qeveri teknike qe pretendohet nga forcat e ndryshme politike sot ka si shkak primar mosbesimin total ndaj njera tjetres e jo besimin e nevojshem per te krijuar vertet nje qeverisje teknike te mirefillte bazuar ne nje konsensus te plote, momental, mes tyre.

7 komente në “Ruli kundër Bashës: Jo qeveri teknike. S’jemi në vitin 1991 apo 1997”

  1. agjenti Boris Karpiçkov says:

    Kjo eshte ideologjia e sali pinokut. Luljeta, thjesht trumpete e saliut

  2. vullkanologu says:

    Sa shume je lodhur o Ruli,per ti spjeguar Bashes mekanizmat
    e nje Qeverie Teknike.Ore po si nuk e merr vesh as ti qe Basha e
    Perdor si Gozhden e Nastradinit ate?Edhe ai e di ate cka i the Ti,por ja qe ja do puna.
    Pastaj mos e harro Burimin nga ai furnizohet me keto Llava te nxehta.
    Te cilat kundershtaret i Pervelone.

  3. Spartaku says:

    Duket qe Genc Ruli eshte nje politikan i thekur.Spjegime dhe justifikime te mençme.Kame bindjen se Basha nuk do e ket kuptuar,thellesin e mendimeve te Rulit.

  4. Ke trim says:

    Ruli si Te Vjell. Moce. Hajduttttt I peshtirrrrrrr

  5. bureto says:

    SKILE! Kujdes nga skilet. Koha keto 25 vjet ka kuptuar se ç’bejne lloji i skileve Ruli. Nuk hane pula vjedhurazi, por hane Euro sheshit. Nuk di pse PS dhe Rama, nuk perpilojne dosjen e tij ne aferen e shtyrjes se kontrates se kromit, kur parlamenti i 2005-2009 ishte shperndare dhe ajo kontrate duhej miratuar nga parlamenti. Shkelje e paster kushtetuese, nese PS dhe Rama nuk na kane genjyer atehere. Ruli i piruetave politike nuhat qe bie ere ndeshkim dhe perpiqet te distancohet sa me shume nga vrima e zeze qe do t’i gelltise. Sigurisht avash-avash dhe me rradhe. Nuk dihet se i sati eshte ne rradhe dhe vete Ruli. Ne shkrimin e siperm, sic mund te shikohet, eshte me te gjithe dhe kunder te gjitheve. Ku i shihen kembet gjarperit. E pate qendrimin e tij ne rastin e kushtetutes? Ky birbo fliste per “sovranitet” ashtu dhe sivellai i tij Pordho Genc. E lane PD kur i rane breket dhe iu lepine Sales ne 2005, pavaresisht se ç’thane dhe ç’shkruan atehere per te. Historia perseritet. Kjo eshte PD keta jane ‘truri’ i saj ndaj dhe nuk do ta ngreje koken deri sa t’i shpore keta njerez pa karakter, hajdute dhe imorale.

  6. krist says:

    Luli hedh nje genjeshter per nje qellim te tijin qe cbehet sapo kuptohet qe eshte genjeshter,Ruli del dhe e shpjegon qe ti jape kuptim genjeshtres ~ ha, ha , thurr teori qe tna zhyse ne gracken e teorise butaforike ~ O Rul! Iku koha juaj, Ju e bete kete Shqiperi qe e shani dhe vete, Ju iku jeta nen frike pa njohur lirine! Mblidh rangallat e komunizmt qe ke perreth dhe shkoni ti vini lule Enverit qe krijoi ate butafori qe kuullotet ju Mjaft~ keni marre me shume nga cmeritoni.

  7. Populli says:

    Argumenti do kishte qene me i sakte sikur Ruli te perfshinte pak Lazaratin qe e kishte prone te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje