Koçi: Meidani, vlerësimin dhe interesin për LSI të mos e shfaqë duke iu vërsulur PS

5 Gusht 2016, 16:03Politika TEMA

Kryetari i PSV’91, njëherësh zëvendësministër i Mbrojtjes, Petro Koçi i është rikthyer sërish deklaratave në lidhje me vlerësimin maksimal që ka për ish preidentin socialist Rexhep Meidani.

Koçi nuk ka munguar të kërkojë nga Meidani që t’i ndajë vlerësimet për forcat politike, dhe jo t’i bëjë të mbivendosura në kurriz të njëra tjetrës.

“Kontributet qytetare të Profesor Meidanit ne politike nuk mund ti mohoje kush.

Por gjykoj se i nderuari Meidani e familja e tij vlerësimin dhe interesin që kanë për LSI te mos e shfaqin duke iu vërsulur PS.

Simpatitë nuk janë hakmarrje dhe nuk kane nevoje për fajtore!”, shkruan Koçi

Kreu i PSV’91 dy ditë më parë u përfshi në debatin në lidhje me lajmet që qarkullonin mediatikisht se Meidani do ishte kandidaturë si kryeministër i një qeverie teknike.

6 komente në “Koçi: Meidani, vlerësimin dhe interesin për LSI të mos e shfaqë duke iu vërsulur PS”

  1. malo says:

    mejdani eshte trap , o Petro….

  2. ALBAN DEGA says:

    REXHEP MEJDANI AS PROTAGONIST AS ANALIST

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Petro Koci beri sot nje analize per rolin e Rexhep Mejdanit ne politiken shqiptare . Pajtohem plotesisht me percaktimin e tij se ai asnjehere nuk qe as nuk be protagonist ne politiken shqiptare.
    Rexhep Mejdani pervec fizikes nuk la asnje gjurme ne politiken shqiptare. Ai qe nje president anemik, gati i cofte. E vetmja merite e tij eshte qe nuk la as fatkeqesi e katrahura njerezore e kombetare, as kusari e as gjak ne karriken qe e la mbrapa si patriarchies i tij !
    Me thoni vetem nje akt te tij si President qe mbahet mend ne dobi te popullit e Shqiperise !
    Zero… Kujtoni vetem grushitn e shtetit te 14 shtatorit 1998.
    Aq me pak Rexhep Mejdani eshte analist … Ka shkruar shume por ka thene pak ose asgje!
    Lume fjalesh pa fakte, pa zgjidhje, pa buke e pa persektive.
    Stil burokratik i ngurte te shkruari tipik ala sovietik!
    Vleresoj dhe nderoj Rexhep Mejdanin si akademik e fizikant, si shkencetar ashtu si Sali Berishen si kardiolog per sa ushtroi ate zanat. Megjithate asnjeri e as tjetri nuk kane bere ndonje shpikje ne fushat e tyre!
    Jo si politikane!
    Si mund te beje kryeministrin qofte edhe teknik Rexhep Mejdani!?
    Mendoj se me mire do ta bente nena ime 80 vjece me kater klase shkolle fillore.
    Qysh ne vitin 1971, ajo beri me nje fjale zemre nene analizen me filozofike te ish- diktatures enveriste duke e quajtur SOCIAFIKJA !
    Jo vetem percaktor politik- filozofik, por nje fjale e re, nje shpikje unikale jo vetem ne gjuhen shqipe!

  3. Beqir Skreli says:

    Prapë ky Rexhepi!?

    Rexhep Mejdani është figura më amorfe në historinë e Partisë Socialiste; një mish i huaj. Zakonisht, ky lloj mishi është i parrezikshëm për organizmin për aq kohë sa nuk është infektuar, gjë e cila nuk mund të thuhet me siguri në rastin konkret.

    Rexhep Mejdani u katapultua në PS në vitin e errët 1996 nga kushedi çfarë planeti e çfarë forcash. E futën të ziun në një zyrë në katin e dytë të godinës së PS ku e vetmja gjë që dinte të bënte ishte të pinte “Pine” gjithë ditën. Vazhdoi të vegjetojë për inerci duke përfituar të gjitha të mirat e mundshme të posteve që iu dhanë pa asnjë meritë.

    Thonë se Rexhepi ka qenë fizikant i mirë. Si i tillë ai duhej të kuptonte se në PS ka qenë vetëm një “bashkësi boshe”, një “hipotezë pune”, një “pikë ideale”…

    Por me sa duket nuk e kupton. Ai të kujton berberin në librin e Cervantesit të cilit Don Kishoti i thoshte:

    “Zoti qimeprerës! Mos pandeh se i di të gjitha vetëm se di të qethësh dhe të rruash.”

  4. baffo says:

    xhepi eshte vecse nji hajdut bashke me te birin dhe asgje me shume ky eshteEDI RAMA strateg qe e bani xhepin te flase me veten dhe ta tregoje se cfare fytyre te qelbur ka sa del hapur kundra PS ajo PS qe e bani president dhe tani ai po i kundervihet pse RAMA i hoqi cunin nga puna ca faj ka RAMA pse cuni XHEPIT eshte hajdut prandaj XHEPO merru me mire me edukimin e cunit se sa ti kundervihesh RAMES

  5. baffo says:

    XHEPI familje hajdutesh dhe asgje me shume

  6. artan fuga says:

    Koco Devole e ka stigmatizuar bukur Mejdanin President.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje