Një nxitim i kreut të shtetit për të dekretuar zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë Dibër ende pa u botuar vendimi i Kushtetueses në Fletoren zyrtare, është shkaku i radhës për të ngjallur një konflikt të ri mes mazhorancës dhe Presidentit.
Parë në këtë kënvështrim nuk ka humbur kohë as Partia Socialiste, e cila ka ankimuar në Gjykatën Administrative dekretin e Presidentit Bujar Nishani për datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë e Dibrës.
PS kërkon pavlefshmëri dhe pezullimin e dekretit të Nishanit, bazuar në nenin 111 të Kodit të Procedurës Administrative.
Presideti Nishani dekretoi tre ditë më parë datën 11 shtator për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për pushtetin vendor në bashkinë Dibër.
PS e kundërshtoi dekretin e kreut të shtetit me argumentin se ende nuk është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Shukri Xhelilin.
Ndërsa në një deklaratë për mediat nje ditë më parë, Nishani tha se data e zgjedhjeve ishte përcaktuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, do të ishte shkelje e Kodit Zgjedhor pritja e botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare.