A do të jetë Donald Lu “viktima” e radhës e reformës në drejtësi?

6 Gusht 2016, 14:04Politika TEMA

Prej ditësh redaksia e portalit Lexo.al ka paralajmëruar se sulmet ndaj reformës në drejtësi do të vazhdojnë nga ana e PD, jo direkt, por duke ju rënë personalisht atyre që e realizuan atë. Duke i goditur poshtë brezi, siç di të bëjë më mirë doktori.  Por edhe sepse diskuri politik i PD ka qenë i tillë që të linte hapur të kuptoje se edhe pas votimit të reformës prej presionit të pazakontë ndërkombëtar (deri të kërcënimi i SHBA me “listën e zezë” për ata që nuk e votojnë draftin kushtetues), PD do bëjë çmos që ta delegjitimojë këtë proces.

Dhe ka nisur më kryetarin e Komisionit për reformën, Fatmir Xhafaj. Duke anatemuar vëllain e tij në një kohë kur kurrë se ka përfolur më parë.

Pse sot, pse pas miratimit të reformës?

Sepse  ndodhen përpara një reforme që rrezikon të “presë koka”. Të presë lidhjet me krimin, lidhjet e PD-së me prokurorë e gjykatës të kamur dhe shërbëtorë të partisë që i vuri në ato karrige dhe ju dha në dorë çekiçin. Çekiç i cili ka shtypur papushim kokat e qytetarëve shqiptarë.

E bënë edhe me ambasadoren Vlahutin, do e bëjnë edhe me amabsadorin LU. Një zot e di se ku do përfundojnë, por shihet qartë që frika ju ka verbuar sytë dhe po godasin qorrazi, pa argument, por me gjuhën e ashpër të liderit të tyre, I cili siç e kemi thënë ka 25 vjet që ndaj atyre që janë kundër tij (i quan armiq jo kundërshtarë), përdor fjalët më të rënda, pa patur asnjë argument. Pra, “shpif shpif  se diçka do të mbetet”.

Sot PD konfirmoi me zë dhe me figurë atë që prej ditësh portali Lexo.al ka shprehur, kur doli dhe tha me anë të zëdhënëses se probemi i tyre është komisioni i reformës.

“Fatmir Xhafaj nuk mund të vazhdojë të jetë më pjesë e këtij komisioni, aq me tepër ta drejtojë atë. Komisionit për Reformën në Drejtësi duhet t’i rikthehet menjëherë legjitimiteti me largimin nga drejtimi të vellait të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Agron Xhafaj.”, u shpreh sot PD duke pranuar publikisht se në fakt këto sulme ndaj Xhafajt janë për ta hequr atë nga procesi i reformës, njëlloj siç tentuan me Vlahutin. Sepse, nuk duan që reformat ë fillojë të zbatohet.

Ndaj krijojnë “viktima” që t’i përdorin për të ushqyer interesin e tyre të moszbatimit të reformës, duke rrezikuar kështu interesin e aspiratat e vendit!

PD doli dhe recitoi akuzat e përsëritura ndaj vëllait të Xhafajt, meqë akoma nuk kanë vendosur t’i  bien ambasadorit Lu. “I biem Xhafajt që të mos ketë besueshmëri reforma. I biem Vlahutin që të dëgjojë LU, ju biem të gjithëve që reforma të mos bëjë përpara”. Halli i madh mbetet reforma, ndërkohë Xhafaj, Lu, Vlahutin janë thjeshtë dhe vetëm element përbërës të reformës që i kanë dhënë asaj jetë dhe shqiptarëve shpresë.

25 komente në “A do të jetë Donald Lu “viktima” e radhës e reformës në drejtësi?”

  1. gita says:

    Po drejtesia kur do t’iu bjre ne koke kokave ye pd-se????????????.

  2. Petro says:

    More askush nga militantet ketu nuk thote: eshte e vertete historia e Agronit apo jo? Po perse nuk del ky Agroni te cfajesohet?Po Fatmiri pse nuk e sqaron opinionin publik?Perse kjo heshtje?Mos kerkojne te shesin sapunin per djath? Perse vijne rreth e rrotull e nuk futen ne teme?Tema eshte Agroni.Ku eshte AGRONII?

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ke pietje prokurori, por je pjatalares.. Ki eshte problemi.. Per cfare te pronocohet se e kerkon ti dhe une ?!?! Bolshevik..

    2. Maloku says:

      Agroni mund te jete kryetrafikanti me i madh ne bote i te gjitha koherave ose burri me i mire qe nga Jezusi, Muhameti etj., por nuk fajesohet apo lavderohe,t sido te jete ai, askush tjeter perveç atij. Juve te PDse ju ka ikur truri fare. Demek jeni anti-Enverista por praktikoni nje nga ligjet me te urryera te tij, biografine familjare, familje te prekura etj. Nuk eshte i vetmi rast ky.

      1. Lal Prenga says:

        E thua sakte! Sipas tyre z.Xhafa duhet te internohet familjarisht se ka nje vella kulak dhe reaksionar! Me ben pershtypje gjithashtu qe dhe kryeministri ka ra viktime e kesaj llogjike!

    3. Spartaku says:

      Po ç’pune kane me Agronin dhqipetaret? Le te jete edhe kriminel Agroni,nuk na hyne ne pune? Nqs ai eshte kriminel,te arrestohet dhe te gjykohet si te tjeret.Nuk ka pune ketu ne kete mese reforma ne drejtesi.Neve na duhet reforma,dhe jo Agroni.Keto jane pretendime te pd.ke qe te dal nga prlamenti kur te diskutohen ligjet.Kete e kupton edhe bufi.Djallezia e Berishes,Bashes dhe Metes nuk kane kufi.Por per koken e tyre e kane,dhe koken e tyre do hane.

    4. Arber I says:

      Agroni dhe fatmiri jane dy kontinente te ndryshem. Populli thote: “Vellezer jane por shoke nuk jane!” Te merresh me anetaret e familjes dhe farefisin, do te thote se te ka ngelur ora tek shurra e Enver Hoxhes, qe Saliu eshte lagur rruges kur ia conte ne Paris. a

  3. democrat i terbuer says:

    Sa e mire qe eshte s uma ,eshte yll dhe shume e bukur. Vetem ajo na ngre lart moralin .

  4. Bonehead says:

    Nuk e kuptoj ku është e keqja këtu. Nqs., vëllai i këti personi, F. Xhafaj është arrestuar edhe dënuar për trafikim droge, atëherë partia socialiste le ta zëvendësoj. Kaq shumë vuani për intelektual në Shqipëri, saqë nuk mund të zëvendësoni një person sado qoftë i implikuar, për të arritur marrëveshjen më të rëndësishme politike?

    1. Ekzemplar says:

      O bolehead!
      Akoma ti me mendesite komuniste ,qe kur denohej nje njeri,te gjithe farefisin e internonin.
      Tani rradhen e burgut e ka zene Berisha me Bashen,per te tjeret si Xhafaj ka radhe te madhe!

  5. DRINI says:

    Kesaj radhe je “sha-mat” o Sali Putana nuk ke ,ku shkon se e ka ne dore America,boll ke bere si te ka deshur qejfi o “Kriminel”.

  6. PRANVERA says:

    TEMA TE SQAROJE HISTORINE E AGRONIT MERRET ME SHUME GJERA TE CEKTA PERSE MBAN HIJE DHE HESHTJE SHYPI PER NJE PROBLEM TEPER TE LIDHUR ME REFORMEN NE DREJTESI QE AQ SHUME E FOKUSON SI NJE PRONE THUAJSE TE SAJE. NUK MUND TE KETE DY PESHA DHE DY MASA PER CESHTJE TE NJEJTA. TEMA PERGJIGJU!!!?

  7. Moni says:

    Veriore, historikisht kurre nuk kane punuar per te miren e SHQIPERISE.

  8. Emigranti SHBA. says:

    Cjane keta injorante, qe akuzojne Fatmire XHafen, personin qe mbajti mbi supe per dy vjete mbarevajtjen e rreformes ne drejtesi. Ne vendet diktatorjale, diktatoret , meren me vellezer e motra, per ti denigruar kundershtaret , sice veprone diktatori Hoxha. Akoma Saliu dhe zagaret e tije vaxhdoine me metoda diktatorjale. Cpune ka Fatmiri me te vellain, kurre sejcili eshte pergjegjes per, punen , familjen, ekonomine e tije. Edhe femjen e tje ta kishte fatmiri, vece anes morale, ska asnje pergjegjesi, tjeter. Do mesohemi ne shqiptaret te jetojme e mendojme si evropjane dhe perendimore, apo do manifestoijme luften e klasave, sice ka qef ish sekretari i byrose te partise te punes Sali Berisha, te meret cdo dite. Hqni dore nga keto mendesi komuniste, se u bete gazi i botes. Ne presim te zbatohet rreforma sa me pare, qe te funksjonoi drejtesia e munguar, te forcohet shteti ligjore, demokracia dhe te prosperoi vendi dhe populli yne drejt BE, jo te meremi me lufte klasash, bolle vuajten shqiptaret per 45 vjet, ga kjo lufte, nese e do Saliu, leta beje brenda PD.

  9. Sali Kari says:

    I mbron Likja nga drejtesia ,deri ne dhjeton nuk ka ligje edhe pak edhe pak dhe behen zgjedhjet , Likja dhe saliu martohen perseri, ne burg do te shkojne ata si shpiken reformen

  10. Phoenix says:

    Pd-ja ishte nje enderr e bukur e thirrur me shenjterim: “Liri-demokraci! E duam Shqiperine si gjithe Europa!” Nga momenti qe kane pushuar keto kushtrime lirie, pd-ja ka vazhduar te jete nje makth. Saliu nderroi vetem qimen. Parti me shoviniste nuk gjen askund. Ndoshta do kishte qene me mire te shkrihej fare. Duam sistem demokratik me parti hermetike, prandaj nuk behet Shqiperia me shqptaret.

  11. Devolliu says:

    FATMIR XHAFA, PRESIDENT I SHQIPËRISË.

  12. Reforma says:

    Per mua nuk ka rendesi vellai sepse askush nga ne nuk mban pergjegjesi per veprimet e tij. Nuk jemi ne kohen e diktatures qe te shikojme biografine. Gjithekush pergjigjet per veprimet e veta dhe jo per ato te vellait,. Eshte sulm i tupshem i pa principte dhe me synime te qarta per te bllokuar reformen ne drejtesi. Drejtesia do vonoje por ne fund te fitoje per te vene para pergjegjesise te gjithe ata qe i kane pire gjakun ketij populli shume te duruar.

  13. Anonim says:

    Bo si qen Sala se do me i bo presion, jane perpelitjet e fundit, po I del shpirti, atij bashke me gjithe hajdutet e tjere, edhe Rama e ka radhen mbrapa ketyre , mos kujtojne se do shpetojne keta te PS.

  14. Manjola says:

    Si bie dot gomarit, por i bie samarit” eshte nje thenie e popullit tone, qe pershtatur ne situaten e diteve te sotme, do te thote qe Sali psikopati, nuk mundi te godiste nderkombetare (per shkak te interesave te tij jetesore) dhe godet tani ata qe ishin pjese e reformes, pikerisht z. Xhafa qe dhe nje nga kontributet me te vyera ne keto dite. Saliu e di qe i pari ne liste qe do preket nga kjo reforme eshte ai vet dhe perpiqet te gjej tani menyra se si ta godase duke genjyer nje popull te tere me shpifjet dhe mashtrimet e tij te radhes. Nje Sali halla “enverist”, perpiqet te indoktrinoje te populli shqiptar fakte te paverteta, por nuk mendon se nje popull i cili eshte lodhur ne keto vite tranzicioni nga mashtrimet e tij nuk mund te vazhdoje te besoj verberisht tek ai, pa futur ne pune llogjiken dhe mencurine… prandaj Sali Berisha jepi fund shpifjeve te tua

  15. Jimi says:

    Pa tjeter qe Lu-ja eshte viktima e radhes. Qytetari dixhital ka njoftuar qoftlargun se ky Lu-ja ka patur nje vella me te madh me Guomindanin {me ballin} kur ka qene ne Kine!

  16. berta says:

    Shum bukur po thua,kto spo dijme me cte bejne dhe do fillojne te sulmojne cdo njeriii qe ka te beje me regormen se normal tani i ka hyre frika deri ne palce se burgu eshte i dhimbshem edhe per kta qenie qe vetem njerez nuk meritojne ti quajme!

  17. beti says:

    Puna eshte se kto spo dijne me cte bejn dhe do fillojne te sulmojne me rradhe te gjitha qe kane kontribuar qe kjo reforme te publikohet pasi kane frike nga e drejta duke qene se jane msuar te merren vec me pislliqe dhe per te mjeruar kte vend,tani ndihen si pula pa koke dhe mundohen te gjejne nje rrugdalje por kot e kane se z.Xhafa do vazhdoje ne punen e tij me dinjitet dhe korrektesi sic ka bere deri ne miratimin e ksaj reforme! Respekte z.xhafa!!

  18. Qivrymasi says:

    Po ky Saliu do mbaje ndonjehere pergjegjesi per shpifjet qe nxjerr nga goja.E kap reforma kete krim.po se keni bere turp tju vije.shpifte per Nanon,po kur erdhi ne pushtet i pranoi qe ishin deklarat politike.shpifte per azem hajdarin.shpif per ke ti dale perpara.qe nga fotomontazhet e parcelave me ashash e deri tek keto vendimet e venezueles qe si nxjerr ne media.nje pyetje kam lejohet poligamia ne shqiperi?se jot buje sa me japarberin sa me bashen.tu shkallmua.po ligji per konfliktin e interesit funksionon ne pd?Se te dy dhenduret e cupes se vetme i bere kupola te pd.

  19. foti says:

    Ju komentues jeni te vegjel dhe nuk e njihni kanunin e maleve (te shpellareve) ku vellai per vellan pergjigjet edhe me jete e jo me per nje komision reforme.Pasi te prishim ecurin e reformes dhe te sigurohemi qe s’na ngacmon asgje do ti kerkojme falje per kete akuze.Kjo eshte loja,a nuk thame keshtu per Nanon pas zgjedhjeve te 2005-ses.Ngopuni me shprese o popull ne keto dite te nxehta se “pasaniket tane te paster “po theken ne diell
    buze detit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje