Edhe një herë si përherë. Pasardhësi e Paraardhësi, kryeministri dhe ish-kryeministri, Rama e Berisha, shkëmbyen replika më të nxehta se temperaturat e gushtit. Si për të dhënë dëshminë e rradhës se dyluftimet në politikë nuk bëjnë pauzë as në kohë pushimi
Njëri duke lëvduar e tjetri duke sharë.
Njëri pasojë, tjetri edhe shkak, edhe pasojë.
I pari duke thënë se Fatmir Xhafaj ka drejtuar reformën më të vështirë dhe më të rëndësishme të 25 vjetëve të fundit.
I dyti duke thënë se vëllai i Fatmirit kishte paguar miliona euro për të fshehur kërkesën për ekstradim.
I pari duke i thënë të dytit diçka më shumë se qen.
I dyti duke ju kthyer të parit duke i vënë diagnozën e të sëmurit psikik.
Dhe meqë nuk ka dy pa shkuar dhe në tre, kulmi i tretë i këtij trekëndëshi të papritur gushti, është dhe vetë Fatmir Xhafaj. Juristi me karrierë të gjatë në politikë, andej dhe këtej ndryshimit të sistemit, me dy kulme të deritanishme, ministër drejtësie dhe kryetar i komisionit për reformën në drejtësi, është nga njerëzt më të lëvduar dhe më të ofenduar në këtë verë të nxehtë. Prej ditësh atij po i bëhet një karakteristikë sovjetike: ke një vëlla që ka pasur probleme me ligjin. Dhe meqë vëllai është “i keq”, çdo gjë jotja është e të njëjtës ngjyrë. Përfshi dhe reformën që lëvdon kryeministri dhe që e ka “votuar si Çeçoja, edhe vetë ish-kryeministri”.
Këtu e nja gjashtë vjet më parë, kur Xhafaj ishte dhe kryetar i grevës së urisë që socialistët bënë në Bulevard në pranverën e 2010-ës – vetë socialistët e rinj nuk para e kujtojnë këtë pjesë të opozitës së tyre, meqë shumë prej tyre thjesht nuk ishin aty – Doktori në pushtet e hapi për herë të parë dosjen e Agron Xhafajt. Dhe jo njëherë. Dhe jo vetëm ai. Për pak kohë dhe nën shembullin e Doktorit, vëllai i vogël i Fatmirit pati fatin e keq të kryqëzohej nga pjesa dërmuese e mediave nën kontrollin demokrat.
Agronin e vizatuan me zell me më shumë katran se Eskobarin, e shfaqën më të rrezikshëm se guerriljet e ardhshme të ISIS-it dhe e konsideruan më të paqëndrueshëm se paqja mes dy luftërave botërore. Pavarësisht se ishte vetëm një baba që rriste fëmijët e tij si shumica dërmuese e shqiptarëve, që nuk kishin fatin e keq, që të kishin lidhje gjaku me politikën që bën të vjellë gjak i pambrojturi.
Atë kohë, mbas një deklarimi të gjatë të vetë Fatmirit në Parlament, kjo histori u harrua çuditërisht shpejt e për një shkak të thjeshtë: ishte hapur si një mjet, element dhe armë e betejës së përditshme politike, ishte vetëm një kapitull i zakonshëm i saj. Doktori nuk kishte absolutivisht asgjë personale me Agronin. Madje as nuk e besonte atë që thoshte për të. Ai e dinte mirë se Agroni ishte një njeri i zakonshëm dhe një qytetar si gjithë të tjerët e këtij vendi dhe që do të ishte fajtor vetëm në rast se nuk e mirëkuptonte Doktorin që e sulmonte për shkak të të vëllait dhe për fajet e supozuara të vëllait të tij deputet. Me gjasë, nëse do të njiheshin, edhe do të preferonin të pinin kafe me njëri-tjetrin meqë ndajnë pak a shumë të njëjtin sens humori.
Edhe atëherë, edhe tani është e njëjta histori. Edhe mbrojtja që i bën kryeministri është në thelb e njëjta gjë me sulmet që i bënte dje dhe sot Doktori. Ndonëse me ngjyrë krejt tjetër dhe në formë tërësisht të ndryshme, kryeministri bën politikë. Duke i afruar solidaritet njerëzor Xhafajt dhe familjes së tij, ai është në linjën e mirëkuptueshme të debatit politik të ditës dhe e ka gjithashtu këtë temë si një mjet, element dhe armë të betejës së përditshme politike dhe si një kapitull të zakontë të saj. Sepse ai vetë, paraardhësi e Fatmiri, nuk dalin dot jashtë aksiomës që nuk ndryshon në Shqipëri: në opozitë të gjithë janë burra të mirë! I vetmi përjashtim këtu mbetet të jetë vetë Agroni, vlonjati që ka dëshirë që në ditë të mira e të liga, me vëllanë në pushtet apo në opozitë, të këndojë vargjet e këngës së famshme vlonjate: “E mjera un’/ o moj Dudi/ ku ta vë unë/ e ku p..erdh ti”.
Eshtë çështje shënjestre. Eshtë politikë. Nuk ka këtu asgjë personale. Agroni do të gabonte vetëm nëse mërzitej me njërin dhe krenohej me tjetrin. Por me gjasë e prej kohësh duhet ta ketë mësuar se në Tiranë kush duket se urren, nuk urren vërtet dhe kush do, nuk do vërtet! Eshtë çështje interesi, jo ndjenje. Në politikën shqiptare, interesi dhe ndjenja janë një çift që nuk rri dot kurrë në një shtrat. Kështu është dhe një herë si përherë. Gushti nuk bën përjashtim./ Javanews
Njashtu, njashtu, mos u nxef me Salen se nuk ta ka me te keq, eshte burre i mire, por as mos e duaj Ramen se po te mbron per reformen se ne fakt ai eshte burre i keq. “Analize” analesh.
Për këtë ,Lorencin, zarbon, vetëm Like floriri vlen sepse vetëm ai ia lyen rrotën këtij rrotaviles. Diç kërkon të thotë edhe ky me këtë vapë gushti, vari k…
Haha mor Ben Dibrani doja te shkruaja te njejtin mendim por e lashe sepse ja Ke thene te tera Lencit qe ja thente Hoxha ne rreze te veshit
Kam respekt per kete gazetar por mendoj se ketu ka dashur te bej lodra fjalesh e duke goditur pak terthorazi Edin e Fatmirin.Pse ky ishkryeminister per te bere politik godit njerez qe shohin hallin e tyre?I vellaj Fatmirit mund te jete kushdo dhe per bemat e tij pergjigjet vete dhe nuk pergjigjet vellaj.Ky person,ishkryeminister,me keqdashje komuniste merret me pislleqe natyre qe e ka nga koha e diktatures enveriste.
DAKORD ME TE TERE !
Apo nje analize me vrimen anale!
Shume e veshtire per te deshifruar mesazhin e Lorencit…
Eshte nje poezi humoristike e Niko Nikolles apo Dionis Bubanit me titull ” Dakord me te tere” Thelbi i saj: pas votimit ne nje mbledhje rezultati ishte 4 me 4 vota…. Ngerc!
Kishte mbetur pa votuar drejtuesi I mbledhjes…
Kur i kerkuan vendimin , voten e tij ai u pergjigj:
– Dakord me te tere!
Edhe Lorenci eshte Dakord me Berishen e sulmet 24 karat enveriste, shpifjet , baltosjen edhe te vete baltes me balten e tij gojore e mendore, edhe me Edi Ramen, edhe me Fatmir Xhafajn edhe me vellain e tij Agronin…
Shkurt: Dakord me te tere !
Nje analize e bere me vrimen anale!
Gazetar leshi . Djallezor dhe i lig ne palce. E ke marre pagesen nga iliri?
Po mire, more Lenci perderisa nuk iu pergjigj asnje, me fal per shprehjen ( gojehalese ) te cilit Iliri yt i ka dhene ore te tera te vjelle vrer ne parlament, ti si thua nuk e donte nje pergjigje krimineli qe ka vrare e ka vjedhur as ai vete nuk e di se sa?
Edi, nuk foli per ta perdorur politikisht, por i duhej folur me gjuhen qe meriton dhe akoma me keq.
He me te lumte or lenco ,me cetsi e dashni kalon gjithqka. Qe t gjith jan t perlyem ,rama asht njisoj si sala ,vetem kreu jot asht qelibar.Ah ,te faleminderit sa ska ,or miku jone i majte konsensual. Pershendetje per ty ,me cetsi e dashni.
Lorenc,a I lexove komentet e me siperme? Sa keq,nuk lane asgje te them ,I thane shume koncize,por ama I thane te gjitha.Te kam these,je,ose me mire,do te jesh me I pershtatshem per ne teatrin e kukullave,pra per femijet.
…une them qe dekriminalizimi te filloje nga populli,se eshte i palare….
Lorenc, me kete shkrim e ke dhjere. As mish, as peshk. Perse nuke thua troce, qe qeni plak i kohes se Enverit, vazhdon ti qendroi besnik, doktrines famekeqe te luftes se klasave. Edhe sikure te jete e vertete, qe vellai i Fatmirit, eshte trafikant droge, cpune ka Fatmire xhafaj, kure ne shoqerite kapitaliste te zhvilluara, jo velleai e motra, , pore as nene babai, skane asnje lloi pergjegjesie morale e ligjore, nese femija e tyre shkel ligjin, kure ai ka mbushur 18 vjet. Sejcili pergjigjet per vehten e tije. Lorenc, Iliri e cfaqe boterisht qe ka dobesi per doktorin dh si ben asnje kritike, edhe kure ai prish punimet e parlamentit, pore edhe Ju, po ecni ne gjurmet e Metes.
Cfare keni me Lencin e vogel, thjesht ai eshte nje nga ato qe po i bejne fresk krimineleve qe shkaterruan dhe po shkaterrojne kete popull.
Ai, me dredhirat e tij, eshte nje nga bashkepuntoret e veprimtarise kriminale mbi kete popull, duke share Salen apo duke mbrojtur dike qe
as zoti se ndihmon dot.
Kush je ti zoti Lorenc? Po je dikush qe i pelqen vetja por pafundesisht nje provincial i demshem per kohen qe jetojme, pavaresisht justifikimit
qe duhet te mbijetosh mbi fatkeqesite e popullit
Mire thote ky komentuesi Kristi……
Veq budallenj mos i beni njerezit, sillen si te medhenj pronare e politikane dhe kur na dalin me nga 5 kilogram heroine e dy ton hashash..
Tani e moren vesh dhe qorrat se me pune e biznes te ndershem ska ..
Sa per Lorencin ska koment nje k…. e vogel …
Per Hamdi Degen, qe firmos si Alban…
Ne Shqiperi u mesuam me njerezit qe nderrojne emrat, si puna jote. Dihet aresyeja qe kane. Pergjithesisht jane keqberes. Perjashto Greqine, ku e bejne per ceshtje mbijetese.
Meqe hiqesh si esnaf per cdo gje, deshiroj te te tregoj nje ngjarje, qe ka ndodhur para do viteve.
Ish deputeti i PD, Ilir Rusmajli, qe ishte edhe zv. kryeminister, dha doreheqjen. A e di pse, o zuzar qe fshihesh ne Amerike dhe tere diten ri, sic shkruan, me iPhone ne dore…Sepse i vellai u akuzua, degjon u akuzua, por nuk u gjykua fare, se kishte kerkuar te fitonte nje tender, duke perdorur emrin e Ilirit. Iliri nuk e zgjati fare dhe la nje post, qe ishte shume me i larte se ai i z. Xhafa. Kjo eshte ndershmeri dhe te qenit sojli.
Z. Xhafa duhet te jep[te vete doreheqjen, kur Edi Rama e spostoi nga bisedimet per reformen, por, sidomos, kur doli te bente sherbetorin dhe kerkonte te aprovonte ligjet e rendesishme te reformes ne drejtesi, jashte afatit kushtetues. Por ti rri i qete, o Hamdi, qe emerohesh Alban (ne Shqiperi te njohin shume per bemat e tua gjate regjimit te kaluar), ai nuk do e jape doreheqjen, sepse kjo reforme do dale me cene, edhe per shkak te tij.
E more vesh Lorenc? Komentuesit jane analyste te shkelqyer. Une Kam kohe qe lexoj vetem titullin, kapercej shkrimin dhe pastaj lexoj komentet. Ka komente perla qe asnje gazetar apo analist bashkekohor nuk i arrin. Te mjeret analiste nuk kane rruge tjeter, duhet te lehin ku lepijne ndonje kocke, nuk jane te lire, prandaj shkrimet e tyre absoltuisht nuk bejne….. Me keqardhje,
IP
Me vjen keq per komentuesit, e verteta eshte qe Lorenc Meta e Verteta nuk do te manipuloje opinionin por po ngushullon Gonin, aty e ka hallin meqe eshte vllai i Mirit (sa i poshter ky Miri, do me ja fut Lirit), por ju i sterholloni gjerat m’kot, m’kot por ka keq e mos me keq se ky te pakten si (k)Ar thur Zhe(l)ja nuk eshte, jo nga karakteri se aty jane rrot n’rrot por nga kapaciteti, perpiqet edhe ky i shkreti por ai eshte me pusht, ky me pak
Tema mbs fasades,kundermon ere,duke mos botuar komentet objektive dhe e ploteson me komente rrugesh.
Deri diku qendrim i drejte.Por nuk ka nos vetem.me Gonin.Per te humb triumfin e reformes u nis me zonjen Vlahutin.vazhdon me Xhafen,se Goni nuk i intereson asnjerit atje lart,per me teper dhe vete nuk i besojne ato qe thone.Prit shume shpejt kur te dale ndonje shperdorim detyre nga ambasada amerikane.ata bejne presion se jane ne grahmen e fundit per te bere pazar.Per te amnistuar Argiten dhe Zenin.dhe neser eshte gati alibia.”Na sulmuan njerzit e Xhafes”A thua se vetingun po e ben Xhafa dhe jo nderkombetaret.O Sali nje pyetje kam.Gjin Gjoni,Majlinda Andrea,Fullani,Vajza dhe djali jot te paster jane ?E kalojne vetingun apo??????
O Lorenc cfare po bluan? Po mbush faqet e gazetes qe te marresh cekun e javes nga Likja.
Pfffffff gazetaruc me meditje.