Juristët: Shumë shpejt arrestime VIP, politikanët që pengojnë "drejtësinë" po fshehin provat

6 Gusht 2016, 13:40Politika TEMA

Juristët parashikojnë efektet që do të sjellë zbatimi i reformës në drejtësi dhe komentojnë ngërçet e para, që do të pasohen nga konflikte edhe më të ashpra mes dy krahëve politikë.

Juristët paralajmërojnë se shumë shpejt do të ketë arrestime VIP, ndërsa politikanët po bëjnë lëvizjet e fundit për të fshehur provat. Avokati Genc Gjokutaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, u shpreh se prokuroria i ka të gjitha provat e mjaftueshme për të realizuar arrestimet VIP.

“Edhe mund të ketë arrestime VIP. Besoj që kjo prokurori i ka provat tullë për të vepruar. Nuk është problemi vetëm te arrestimet.

Reforma në drejtësi është bërë për të respektuar njerëzit. Këtu ke gjykata që po mbajnë njerëz pa vendim në burg, është shkelje flagrante.

Janë mbushur burgjet dhe gjykatat kanë frikë t’i nxjerrin nga burgu. Sepse po t’i nxjerrësh nga burgu, quhesh i korruptuar”, u shpreh Gjokutaj.

Ai është ndalur dhe te ngërçi i krijuar ditë e fundit për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese nga Presidenti Bujar Nishani. Gjokutaj ka thënë se gjithçka do arrijë të zgjidhet.

“Ka përplasje sigurisht. Opozita ka përplasje për shumë pika jo vetëm për ligjin e vetingun, por dhe për SPAK, etj. Pra, kontestohen elementë teknikë. Këto përplasje do kalojnë. Sepse nuk ka kuptim të miratosh reformën dhe mos të kalosh ligje kryesore të saj.

Për ligjin kryesor të reformës është bërë një debat, janë zgjidhur disa ngërçe mes pozitës dhe opozitës; kështu që nuk do jetë fondamentale kontradikta në ligjet e posaçme. Në elementët teknikë ka gjithmonë opinione të ndryshme”, tha Gjokutaj.

Ndërsa avokati Idajet Beqiri deklaroi se politikanët po përpiqen të sajojë prova për të justifikuar miliardat derisa reforma në drejtësi të nisë të zbatohet.

“Këta tashmë janë vetëzbuluar dhe “Mbretëresha e provës” janë hezitimi i tyre për t’u bërë kjo reformë, teoritë dhe pengesat e tyre për ta futur në kalendat greke miratimin dhe vënien në zbatim të kësaj reforme të thellë.

Qëllimi i tyre është të fitojnë kohë për të gjetur e sajuar “prova” për të justifikuar miliardat që kanë në bankat e huaja dhe të vendit, apo pasuritë përrallore të paluajtshme që kanë brenda dhe jashtë vendit, e që nuk mund të bëheshin kurrë me pagën e shtetit që ata kanë marrë.

Tashmë kjo klasë politike e degjeneruar nga çdo pikëpamje, ka mbetur zbuluar, dhe është e bindur se nuk i ka më në dorë mbulimin e krimit me fodullëk, me blerje prokurorësh, gjyqtarësh e bankierësh, me nxitje të luftës civile, etj”, tha Beqiri.

Ai u shpreh se ora e ndëshkimit për Berishën, Bashën dhe Nishanin po afron. “Pandëshkueshmëria i ka ditët e numëruara në këtë vend.

Po e provojnë mbi kurrizin e tyre prokurorë e gjykatës të cilët janë të arrestuar në burgje, do e provojnë edhe këta “cuba” që ende bëjnë “të fortin” ngaqë nuk duan të japin veten se janë në buzë të humnerës, si Berisha, Basha, Meta, Nishani, familjet e tyre dhe një listë aq shumë e gjatë që pason.

Sa nesër do të çuditet bota për këtë statistikë kaq skandaloze me politikanë kriminelë, në raport me një popullsi në vend prej më pak se 4 milionë banorë”, tha Beqiri.

19 komente në “Juristët: Shumë shpejt arrestime VIP, politikanët që pengojnë “drejtësinë” po fshehin provat”

  1. pro.... says:

    ..kur do te ndodhe APOKALIPSI ??!..ka ngecur pjano politike ne noten do do..}

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    O B*Qir po per Edvinin, Ilirin a ndonje politikan tjeter nga PS nuk ke ndonje gje per te thene fare ti?

    1. Projekti says:

      nuk kafshohet dora qe te jep buke!!!

    2. gero says:

      Kush e pjerdh B*Q-irin? Ate se pjerdh e shoqja jo me Amerikanet.

    3. LEXUESI says:

      @@qPlaku Xhuxhmaxhuxh!!!Avokat Beqiri eshte nje Njeri i NDERUAR DHE ME PRINCIPE KOMBETARE..ti @xhuxhmaxhuxh..do te jesh ndonje nga ata qe lepijne “Trongellin” e te korruptuareve…apo ect….
      Duhet te shikosh gjerat sikurese jane….NUK PERJASHTOHET ASNJE POLITIKANE NGA Reforma…Qofte nga Lisi-i Ilir Floririt apo edhe Edi Rama vete.
      keshtu or xhuxh MESO te respektosh se paku ata qe kane mbetur Shqipetare…sepse Politikanet qe kemi DYSHOJ SE JANE “SHQIPETARE”..jane Serbe apo Greke ose edhe Turq..lol

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        O Lexues koqe sa per B*Qirin mos na fol shume se e dime sa here e ka shitur dhe blere prapanicen, per te tjerat ate kam thene edhe une pra perse nuk flet B*Qiri edhe per politikane te PS dhe LSI, por merret vetem me kufomat e PDse, he mo lexues koqe, perse? Ta them une. Puna eshte se ne keto momente B*Qiri pjerdh ne poce e PS dhe LSI, prandaj. Torrollak!

        Dhe meso te lexosh o i pashkolle, i thone Xhuxhumak je jo xhuxhmaxhuxh. Torrollak!

      2. undefined says:

        undefined

    4. Spartaku says:

      Per Edvinin dhe ps-te nuk ka çfare te thuhet se nuk kane bere krime,nuk kane vrare njerez si Berisha dhe Basha.Prandaj Rama kerkon te behet sa me pare reforma,i cili i ka dale krahe shqipetareve dhe nderkombetareve,dhe jo si Berisha e Basha kane dale kundra se jane te zhytur ne krime dhe e kane friken ne palce.

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        O Taku, a je i sigurte ti qe Edvin B. Rama nuk ka vjedhur??? He mo. je i sigurte?

    5. Thjesht fare. says:

      O xhuxhmxhuxh!Pse hidhesh perpjete ti ? Nuk thote per ty Idaeti,por per VIP-at.Mos ki frike se nuk merret njeri me ty koqe kanari.

      1. undefined says:

        undefined

      2. Plaku Xhuxhumaku says:

        Po ti o i thjesht fare pse te pickoi gjarperi mos je gje vellai i B*Qirit?

  3. LORA says:

    Amin.
    Do t’a esoj vetem kur t’a shoh me syte e mi.

  4. DRINI says:

    Ore Idaet te lumte goja,por kur do vije ajo dite se na u hoq si cub ai Ilir Muti prej “Skrapari”,icili hiqet me I pastri politikan ku ai njifet si hajdut me ze dhe me figure.

  5. Kulaku says:

    Shifin njrezit esndra me sy hapur…se u be deti kos dhe do hane te gjithe.Persona VIP .. Si emrat e permendir me larte…nuk do te denohen kure…kushtetua fillon pune nga sot e tutje dhe qe te arije pjekurin e dunur ne zbatim te plote duhet brezat ne vazhdim qe lindi. Sote te mesohen keshtu dhe mbas 20 vjtesh..atehere Po do te mund te shofesh dhe persona VIP ne burge

  6. shqipetaret e varfer fluturojne me preshe ne byth(si tritan shehu),kujtojne se do i gjej gje mafiozet qe kane 26 vjet qe po tallin menderen me popullin,po vjedhin dhe po vrasin,po shkatrrojne dhe percajne trushplaret budallenj dhe jane ndare ne dy skalionet e hajduteve.
    Njera pale mbron hajdutin e tij si hajdut me i ndershem se tjetri,pala tjeter shan dhe sulmon palen tjeter si hajduti me i madh.
    grupi i hajduteve parlamentar akuzojne njeri tjetrin dhe trushplaret i marin seriozisht dhe besojne hajdutin dhe kriminelin e vet.
    trushplaret duartokasin dhe zihen me njeri tjetrin dhe mafiozet mbushin xhepat.
    Parlamenti eshte kthyer si shkolla e vagabondave dikur qe dergoheshin per riedukim ,por me nje ndryshim se keta nepermjet fjalorit drogojne trushplaret dhe krenohen me vagabondin e vet qe di te shaje dhe shkaterroj kundershtarin………….

  7. kristo ilen says:

    hajdut jan te gjithe ne te dy kahet si pd si ps si lsi qener jan

  8. SHKERDHEN -VIQIDOLI says:

    lulin salen liken po i arrestuat eshte gjithçka ok perdryshe hapni ambasadat
    edhe njehere ne shekullin e 21 para eres se shqupit dhe vuçidolit dhe like floririt

  9. foti says:

    Mos shpresoni qe korbi t’ia nxierr syte korbit.Ka dy klauzola per te xilat nguli kembe PD.a)politkanet e para tre vjetev nuk do te hwtohen me.
    b)Kush e pranon grabitjen dhe largohet i gezon ato qe ka grabitur.Sa per Gjokutajn ,ai dihet se eshte AVOKATI i vipave dhe cdo gje e thote per tymnaj.Une per vete jam mosbesues se do te behet ndonjeher drejtesi ,se po te behet drejtesi asnje politikan nuk jeton se me rrogat qe kane marre nuk e justifikojne pasurit e luajteshme e te pa luajteshme qe kane por as makinat luksoze me te cilat na bejne karshillek.Sa per Idajetin ,ai eshte nje idealist fluturak me gjithe paterjotizmin qe tregon.Zhurma qe behet eshte per te na treguar se te huajt po na ndihmojne per drejtesi ne nje sistem ku grabitja quhete ligjeshme.Le te besojme qe ka ZOT megjithse dhe AI me shume eshte bere me te pasurin e jo me fukarane se nga fukarai s’ka cfar fiton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje