Problemi nuk është Edi, por Rama & Co

7 Gusht 2016, 15:52Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Nga pikëpamja e zhvillimeve politike, Shqipëria i ngjet një republike bananesh ku kryeministri ose njeriu më i fuqishëm në vend shullëhet në diell me ish-kryeministra perëndimorë të suksesshëm, por që kanë probleme me drejtësinë dhe me opinionin publik në vendet e tyre. Fotoja e Edi Ramës me Toni Blair-in vetëm sa na kujtoi që Edi Rama zgjodhi për marketing të muajit gusht paraqitjen e tij me një personalitet të shquar, por që tani është një ish-qeveritar i vënë me shpatulla për muri në vendin e tij për shkak të luftës në Irak, ndërsa e shoqja e tij ka kohë që është venë në qendër të shtypit për përfitimet e tepruara në republikat e bananeve, mes tyre edhe në Shqipëri. Kjo foto me Toni Blair të kujton një reklamë të vjetër që Sali Berisha bëri me ish- presidentin amerikan Bush-in plak dhe Kolin Pauell në Vlorë para fillimit të rebelimit masiv të vitit 1997. Natyrisht nuk ka asnjë paralele në këtë rast, sepse jemi në kohë të ndryshme, por edhe në situata krejtësisht të ndryshme. Po ashtu, për hir të së vërtetës, Rama nuk e ka rekordin kriminal të Berishës në qeverisjen e këtij vendi, por edhe pa e pasur këtë rekord, ai vetë dhe modeli që aplikoi kur u bë kryeministër i këtij vendi, e bënë atë pjesë të këtij modeli. Edi Rama, ashtu si Berisha, Nano e Meta është pjesë e një sistemi të kalbur që po e fundis vendin dhe ne, ashtu si i mbytyri që në det kapet prej shkumës, kërkojmë të gjejmë justifikime në artikuj gazetash që na thonë se jemi një vend i bukur dhe i virgjër.

Java që lamë pas u shenjua nga një komedi ose vodëvil  veror sepse aktorët që e prodhuan atë ngjarje nuk janë të rinj, por duke qenë të stërpërdorur në skenën politike, u masakruan nga rrjetet sociale dhe nga një grup gazetarësh të rinj që kanë filluar ta shohin klasën e vjetër politike dhe lojëtarët e konsumuar të saj si një bordello mediokre. Në qendër të kësaj komedie u vu një drekë e Mejdanit, Metës dhe Kokëdhimës, një sebep ky që prodhoi shumë humor, tregoi se sa të dalëboje janë disa nga ata që një pjesë e publikut i mban për të urtë dhe në fakt e bëri më të fortë pozitën e Edi Ramës për një çast. Tashmë të gjithë po raskapiten nga kënaqësia që Edi Rama të rrëzohet dhe Ilir Meta të bashkohet me PD-në dhe ta çojnë Ramën në shtëpi. Në këtë ëndërr të një nate vere nanurisen sidomos kundërshtarët e Edi Ramës. Në këtë pikë Rama është mjeshtër për të krijuar armiq e kundërshtarë. Kulmi i kësaj paradigme është armiqësia tash në fund e tij Me Koço Kokëdhimën. Po ta shohësh me kujdes profilin psikik të Ramës, heton se ai nuk e zotëron përmasën e dashurisë për tjetrin. Rama nuk do askënd. Nuk dua të hyj në anë më të errëta të peronalitetit të tij, por sa i takon poltikës, Rama është një adoleshent narcizist që nuk pranon ligjet e botës së jashtme por ia nënshtron ato pasionit të tij të pagdhendur prej fëmije grindavec e e egoist. Të gjithë ata që bëjnë pjesë në kabinetin e Ramës janë njerëz pa personalitet, janë thjesht vegla dhe gurë në duart e Ramës. Ata janë pasioni i zgjatur i tij për halucinacionet e radhës që ai shfaq në qeverisjen e këtij vendi. Përtej këtij profili psikologjik, Rama, ashtu Berisha & co, nuk qeveris me program dhe nuk ka asnjë të tillë, por qeveris me njolla psikologjike dhe me imazhe. Më ka rënë në sy një fakt. I ngarkuari me turizmin prej Ramës, Auron Tare, në disa dalje publike është treguar shumë i ashpër dhe kritik me gjendjen e turizmit në vend. Një  njeri normal do mendonte se ai këtë kritikë nuk ka përse ia bën vetes, mirëpo ai na zbulon qartë se Rama e zgjodhi atë për imazh dhe jo për ta pyetur se si mund të përmirësohet turizmi në këtë vend. Jam i sigurtë se sa herë që takohet me Ramën ky i fundit ul kokën në tavolinë dhe vizaton, ndërsa Tare duhet ta kuptojë vetë se koha ka mbaruar. Edi Ramën nuk e rrezikon asnjë qeveri teknike dhe asnjë komedi me ëndrra në netët e verës, Rama do të largohet bashkë me sistemin që e ka pjellë dhe që ai e ushqen.

Miratimi i Reformës në Drejtësi dhe zbatimi i saj më pas, vetëm sa do të nxjerrin në dritë kalbëzimin e institucioneve në këtë vend, por ajo nuk do ta zgjidhë krizën e thellë politike ku është zhytur demokracia shqiptare. Në qoftë se me miratimin e Reformës në Drejtësi do të arrihet të shëndoshet sadopak sistemi i drejtësisë, çfarë do të bëhet më sistemin politik. Partitë politike shqiptare janë organizuar në mënyrë të tillë që ato e përjashtojnë garën dhe meritokracinë. Partitë politike në këtë vend janë organizuar me platformat pushtuese dhe e konceptojnë qeverisjen si zaptim të territorit nga bandat politike dhe anëtarësia e tyre. Shqipëria e qeverisur prej Edi Ramës përsosi këtë model dhe i siguroi shqiptarët se ashtu si Berisha ky vend u përket banditëve dhe militantëve. Duke konsoliduar veten në krye të PS-së dhe duke përjashtuar hapjen e partisë së tij dhe garën e ndershme, Edi Rama u tha shqiptarëve se modeli i tij do të shkojë ngë Erdogani dhe nga Putini. Për fat të keq në hapësirën e ngushtë shqiptare nuk ka asnjë shenjë që të tregojë se një elitë tjetër politike po e rrezikon këtë model. Ka shumë arsye që të mbështetet Blushi në këtë atmosferë që është krijuar, por ajo që shihet është se vendi po boshatiset dhe aq pak shqiptarë sa kanë mmbetur në këtë vend, kam frikë se do të pranojnë të nënshtrohen nga arbitrariteti i ëmbël i Ramës dhe do të kënaqen me rrëshqitjen gjithnjë e më të shpejtë të opozitës në batakun e karagjozit. Për të mos qenë deri në fund pesimist, le të presim se si do të aplikohet reforma në drejtësi. Uroj që unë të mos kem të drejtë…

38 komente në “Problemi nuk është Edi, por Rama & Co”

  1. emigranti says:

    Per fat te keq, me propabilitet ke te drejte.

    1. babo says:

      Perfundimisht shqiperia do vazhdoje te zhgryhet per te ec ndopak para dhe do ngelet perhere e fundit ne cdo standart krahasuar me Evropen.

      Zgjedhjet qe behen jane thjesht per te zgjedhur te keqen me te vogel apo ate qe ndoshta ben me pak zullume kur qeveris.

      Reforma ne Drejtesi duhet, pasi ndryshe vendi ishte duke u bere republike me standarte afrikane – kjo reforma ndoshta e shpeton.

      1. bureto says:

        Asgje nuk mund te ndryshoje ne politiken shqiptare nese nuk korrigjohen ndryshimet kushtetuese te vitit 2008 me autore Berishen dhe Ramen. Ato bene qe politika dypolare ne Shqiperi te konsolodohet ne favor te dy partive PS dhe PD. Asnje force tjeter politike dhe asnje individ me integritet moral dhe patriotik nuk mund te dale mbi “uje”, me kete sistem zgjedhor dhe me kete Kod Zgjedhor. Snje reforme ne drejtesi as kjo e fundit nuk mund t’i ndaloje “bajraktaret” e partive qe te sjellin ne parlament “ushtaret” e tyre te bindur verberisht, edhe pse tashme edhe per shkak te vetingut dhe dekriminalizimit mund te jene te “paster”. verberia e tyre do te jete njelloj e rrezikshme se ne do t’i neneshtrohemi vullnetit te dy apo tre bajraktareve. Tani po rrjeshtoj ketu edhe Meten qe u frkesua aq shume ne 2008, por fale fatit te numrave ne zgjedhjet e 2009 mbijetoi dhe mu per ate shkak dhe u fuqizua. Tani edhe ai e ndjen komod veten ne kete sistem dhe me kete Kod.
        Ashtu si dhe per reformen ne drejtesi, shpresa e fundit mbeten nderkombetaret. Me keta politikane dhe me keto parti ne gjendjen qe jane sot ato, asgje nuk mund te ndryshoje.

    2. Artjon says:

      Ilir nuk bind njeri. Te gjithe e dime se sa lart e ka ngritur Edi Rama emrin e Shqiperise. Ndersa Berisha e kompani e drejtoj Shqiperine nga vendet islamike dhe e mbushi me xhami Edi Rama e ktheu vendin drejt perendimit dhe ju hapen portate kancelarive me te medha ne bote perfshi SHBA, Gjermani, France, Angi e shume te tjera. Prandaj brockullat e tua genjeshtare qe Edi Rama qenka drejtuar nga Erdogani dhe Putini jane copa bajge qe te mbeten ne porten e shtepise tende dhe nuk ke nevoje qe te na e leshosh ne media. Edi Rama jo vetem qe e ka permiresuar imazhin e Shqiperise por po ben dicka per cdo qytet me ato pak te ardhura qe ka. Shiko se cpo behet me Tiranen nga Erion Veliaj i mbeshtetur nga Edi Rama, po rinderton e nderton cdo dite. Po e kthen Tiranen ne nje metropol europian. Basha ndenji kater vjet pa bere asgje. Mos me thuaj qe nuk pati para ne kohen e Bashes sepse edhe Edi Rama nuk kish para nga Berisha por ne kohen kur ishte kryetar bashkie beri te pamunduren per te zbukuruar Tiranen. Shkrimi i jot nuk ka asnje fakt qe te provoje ato qe ti thua prandaj te gjithe jane shpifje te radhes per te demtuar figuren e Edi Rames. Nuk i blen njeri pallavrat e tua o Ilir i lidhur nga serbet.

    3. Halil says:

      PO cjane keto analiza koti qe behen dhe krahasime banale te njerezeve qe skane asgje te perbashket , se pari Saliu eshte nje nje njeri I sojit te tij qe populli shqiptar nuk e ka pasur ne gjirin e vet qekur erdhi ne kete bote, eshte dinak, i pabese, i pacipe, tradhetar kembe e krye dhe siq thone ne Shqiperi nje Shkerdhate i sojit te tije. Uroj qe ku te jete I fundit , por si duket pasardhesi I tije eshte duke u munduar me mishe e shpirte qe te behet edhe me Shkerdhate se Saliu dhe te gjitha gjasat Jane edhe pse akoma se kame te kjarte perkyfizimin e shprehjes Sherdhate ndoshta shkerdhate*. Tani per Edin qe me gjithe te keqijat e tije qe munde ti kete eshte reformatori me I guximshem qe shqiperia ka pasur qe nga pavaresia. Ka te meta, sigurisht qe ka, por cdo njeri me dy fije mende siq thote nje fjale e urte duhet ta shofe dhe dije qe jane te pakrahasushem. Kam besim te plote se koha do e tregoje kete dhe gjerat do te vleresohen me drejtesi. Dhe per fund, populli shqiptar do ti vleresoj bijet e tije dhe te ju caktoj vendin e ture be histori.

  2. Plonci says:

    “Erdogani dhe nga Putini”…Liro ti nuk pjerdh shpesh,por kur pjerdh i ke me te zhurshme se bombat ? ?

  3. Nardi says:

    Nuk ma mbushe mendjen Z. Yzeiri……Fushata shpif shpif se dicka do te mbetet e pd-se se shpellarit vicidol te paska semur edhe ty si jo pak te tjere. Me habite me mungesen e nuhatjes se situates. Nese mbas disa vitesh do ta rilexosh kete qe ke shkruar do te te beje te ndjehesh keq. Do te ndjehesh keq……nese do gjykosh veten me sinqeritet, paanshmerisht. Jane te pakte ata qe i kane shpetuar akoma semundjes se shqupit qe shperndan pambarimisht virusin qe quhet SHPIFJE. Pasojat e ketij virusi ne Shqiperi jane te tmerrshme dhe burimi i vetem e ka emrin ”sali,,. 26 vjet qe e ushqen me zell te paimagjinueshem dhe rezultatet kane dhene fruta. Nje numer i konsiderueshem i atyre qe e fusin veten ne rradhen e “intelektualeve” jane tashme viktima te sali vicidol shpellarit. Uroj qe nje dite te kuptosh qe edhe ti je nje i infektuar rende nga kjo semundje.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Po ty mer kadosh qe i ke shpetue virusit kush ta ka bo gjilponen, Edvini?

      1. Grigor says:

        Po ti mër Plak, si e ke hallin? Ti kadosh e bir kadoshi, ta paska ngul mirë gjylponën Sali Katnari. Ene për t’folë si ai flet. Gamor me lesh.
        Edi Rama të vejë në të s’ëmës po të doje populli. Por ky Ilir Yzeiri bën nje analize të ndyre duke futur ashtu,pak si me spond, emrin e Ben Blushit si gjoja e ardhmja e PS. Nuk eshte rastesi edhe artikulli I Kiço Blushit pardje.
        Kur ky Ilir Yzeiri qenka kaq I zoti, çfarë presim ne? O burra ta vemë kryetar partie dhe kryeminister.
        Por zotesia e Yzeirit nuk shkon me larg se ky artikull paçavure me shpifje dhe insinuata te ndyra. Ne nje nivel me paçavuren e Grida Dumës tek Panorama dje. Ofendim per intelektin e nje njeriu normal. Jo per tendin o Plak jo. Ti nuk ke. Ja ke falur Viçidolasit me kohe, komunistit te fundit ne Shqiperi.
        Qe Ilir Yzeiri te fleje I qete:
        – Ben Blushi eshte histori
        – Edi Rama I fiton zgjedhjet e 2017
        – Organizata e Biznesit LSI bie nga fiku
        – Lul Basha do behet Luli qe e harroi koha
        – Viçidolasi perfundimisht atje ku e ka vendin (ngushellimet e mia mër Plak)
        – Me 2021 Edi Rama largohet nga politika dhe I kalon historise
        – Eduard Selami behet me ne fund kryetar I PD dhe ben nje reforme rrenjesore duke e kthyer PD ne force te besueshme politike per te marre pushtetin.
        – Erion Veliaj behet kryetar I PS por haet 50/50me Eduard Selamin per kryeminister. Veshtire te parashikohet.
        – Por me kryesorja, edhe sikur keta emra te mos jene fare me 2021, do fitoje Shqipëria sepse do behet me ne fund rrotacioni I emrave ne politike, me I rendesizhem nga rrotacioni I partive. Bashke me Edi Ramen do iki edhe grupi I fundit I politikaneve te brezit te tranzicionit dhe Shqiperia do marre fryme lirisht.
        Ndersa Ilir Yzeiri do jete diku duke bere petulla me uje.
        Keshtu pra, Plak Surrat Simpatik me Mbeturina Viçidolase

        1. Plaku Xhuxhumaku says:

          O Grigo, e para di duhet te me thuash kush eshte yt ate, Edvini, apo Kristaqi.

          E dyta, te kam dhjere Saliun edhe me shume nga c’e dhjet ti.

          E treta, te kam dhjere edhe Edvinin me gjithe Ilir.

          Dhe e katerta dhe e fundit, mos bej kot si orakulli i Delfit se ti nuk di as cfare do te hash vete neser per dreke. Te gjitha ato qe thua ti ne anglisht quhen “wishful thinking”. Po nuk e dite se cdo te thote, hap ndonje fjalor, a pyet Edvinin (edhe Endri mund te ta shpiegoje).

        2. petrit says:

          ANALIZE DHE PERGJIGJE E SHKELQYER perte gjithe ata qe shikojne endrra me sy hapur me Ben Blushin .kryeministrin nuk e zgjedhin gazetare me artkuj te paguar ose njeerez pesimiste qe kerkojne aty per aty ato gjera qe duan .Edi Rama eshte sfidant ne kohen e tij. i vetmi me vizion e qendrushmeri per ta rilindur shqiperine e pas 2013. kete e ka treguar me reformat qe ka ndermarre dhe cfar ka realizuar deri tani .ne duhet ta mbeshtesim dhe ti urojme sukses.

      2. Xhuxhumaku Vicidolit says:

        Polli Saliu dhe polli nje cope M… si puna e Plakut Xhuxhumak.

  4. shvejk says:

    Lubonja paska filluar te shkruaj me pseudonimin : Ilir Yzeiri.

    1. arbereshi says:

      HAHAHAHAHAAAAAAAAAAAAAA shume e goditur, analistet tane katunar ose medioker vuajne nga nje inferioritet i njejte per te dyja palet

  5. V.BEBRI says:

    C’DO FEKALE QE QARKUULLON DHE PRODHON MENDJA JUAJ, DO T’JA SERVIRNI POPULLIT SI REALITET, JU INI CA FLLIQESIRA …. TURP KUSH JA U BOTON KETO PACAVURE QE JU SHKRUANI!

  6. xhaja says:

    Konkurove per drejtor i rtsh? Fitove ? Fajin ta ka rama mor medioker.

  7. DRINI says:

    Zoti Ilir per emrin qe paske kam shume respekt,se nga iliret e kemi prejardhjen,por per shkrimin qe ke bere je 100-vjet mbrapa,se eshte “populli”ai qe vlereson punen e politikaneve dhe jo individi si puna jote qe ke marre nji “grusht me lek”dhe te jane error syte.

    1. loli says:

      hahahha ky ishte komenti me i bukur qe pash deri tani, populli ka arritur na ate pike sa po i duket krimineli, hajduti, tradhetari sali me i mire se ky. e imagjinon dot sa keq eshte ky idiot?
      te arrish te reabilitosh salen ne vetem 3 vjet duhet te jesh super i marre fund

  8. Analize koti….. nje carcaf plot me thashetheme te nje niveli te ulet…. ku fjala Ligj…. nuk eshte shprehur nga ky zotria…. ai Ligj qe Kry.. i tanishem kerkon te respektohet nga te gjithe Istitucionet Shteterore dhe Qytetaret Shqiptare per te ecur perpara… me qellim qe DREJTESIA te mbizotroje kudo… pra duhet ndihma e te gjitheve per te pasur nje SHQIPERI nen syrin e Perendimit per ti afruar ato…. gje qe Kry.. i tanishem po ben dicka..

    Pushimet vjetore jane per te gjithe…… dikush nje jave….. dikush tjeter nje muaj.. mos shikoni vetem anet negative te vendit tone…. por punoni per ta c’faqur si kartoline… apo vend model……pasi cdo gje arrihet me pune,edukate,respekt etj-etj…. gje qe ish- Kry… Anglez po na ben pak publicitet per vendin tone me qellim per ta vizituar ket vend te bukur per kedo qytetare-turiste nga e gjithe bota… .

  9. TJ says:

    Cfare duhet bere! Te gjithe merren me teori konspirative mafioze! Meta -Basha-berisha apo Rama! Keta more “zoterinj” gazetare duhet te largohen nga politika, per te filluar nje epoke te re! Pa te korruptuar, pa mafioze pa vrases! Perderisa keta kriminele merren me njeri tjetrin me akuza politike asgje s’ka per te ndodhur! Por edhe keta “analiste” te shitur nuk jane naive! Edhe bisnezmenet edhe politikanet kane te regjistruar ne kartelen e tyre shendetsore se “vuajne nga zemra”?!

  10. Spartaku says:

    Liro! Mire qe e thua dhe vete “Uroje qe une te mos e kem drejte”.Eshte e vertete,nuk e ke drejte se ti je i infektuar nga Berishkriminelei.Ti nuk bene gje tjeter veçse i fute te gjithe ne nje thes.Edi Ramen po e shikon populli,ai popull qe do ti japin voten ne 2017-en,dhe do fitoi me shume,se po punon me mire nga te tjeret.Mire e thua ne nje vend,se Edi Rama nuk eshte me rekorde kriminale,por e prish me vone,me sharje e shpifje kundra tij.Ai nuk ka vrae njeri deri sote,kurse Saliu mbytet ne gjakun e te vrareve nga dora e zeze e tij.Kujt i sherben ti LIRO? Saliut apo Lulke piderastit.

  11. LORA says:

    Ja tek dolli dhe Ilir Yzeri ne shtegun e byth-pervlumve prej reformes ne drejtesi.
    E paska hup krejt sensin logjik,,,,,ose qenka integru krejt ne stanin e fahri -ballinjve,,,,vec paska edhe pak nevoje per blush-dalzotes-nano-kurven.
    Per mua kjo eshte nje e mire publike,,,,,kur vetzhveshja publikisht,pa kerkesen e publikut,shkon ne sinkron me nje proces fundamental reformimi,te mezipritur nga shqiptaret ne shumice te cilesuar prej nje cerek shekulli.

  12. oldman says:

    1. Jemi te nje mendje per sa i perket evidentimit te “bandave” te pushtetit (ose te politikes).
    2. Gjendja eshte ajo qe ju pershkruani dhe duket e pashprese.
    3. Pasojat jene te gjitha ne kurriz te popullit shqiptar.
    4. Per sa i perket shkaqeve nuk perputhemi. Ju thoni se jane “njollat psikologjike” dhe kapriciot ose egoja qe e shtyn ate te veproje. Nese Rama paska “probleme” psikologjike, po Meta, po Berisha, Mediu e te tjeret, lideret e bandave perkatese qe nuk kane probleme sikurse Rama, cfare i shtyn te veprojne ne kundershtim me normat demokratike, ligjore, europiane dhe ne kundershtim me vullnetin e shumices se shqiptareve? Ajo cfare duhet evidentuar qarte dhe ne menyre eksplicite nga mediat, eshte se:
    QELLIMI i jetes se tyre, nuk eshte patriotizmi dhe sovraniteti i popullit, por pasurimi nepermjet VJEDHJES dhe FAMES SE PAMERITUAR, pavaresisht metodave dhe mjeteve personale qe ata perdorin. Demagogjite dhe perrallat qe na tregojne nga mengjezi e deri ne darke, jane vec lavazh truri, ndryshe mashtrim. Fatkeqesisht populli shqiptar manipulohet lehte, keshtu qe krimet e tyre nuk ndeshkohen as nga ligji dhe as nga opinioni publik.
    5. Me ligjin, me sa duket sot, do te merren te huajt (sepse shqiptaret nuk e bejne dot). Ju analistet merruni me opinionin publik. Shtepia e Banditeve eshte Burgu. Vetem frika e ndeshkimit shembullor nga Ligji dhe Opinioni Publik, te krimeve dhe vjedhjeve qe jane kryer nga bandat e pushtetit dhe te politikes, mund ta shpetoje Shqiperine dhe shqiptaret.

  13. foti says:

    Liro mos ke ngrene edhe ti ndonje luge corb te prishur dikur dhe tani kerkon ta vjellesh?Per nje gje jam i bindur qe Edi nuk eshte kriminel si ata qe po na lavderon.Dhe kjo eshte me e pranueshme per mua dhe ma merr mendja per shumicen e njerezve ne kete vend.Gabime bejne te gjithe por,gabimi falet.

  14. kapo says:

    Nuk hasa emrin e Bashes tek emrat e atyre qe po shkatrojne Shqiperine…vertet nuk ka qene kryeminister por ka qene dyshi i sistemit te qelbur te qeverisjes se PD…Harrese apo enderrim per nje Bashe kryeminister?!

  15. Drini says:

    Ilir kessaj radhe ja ke fut kot.kryeministtri ashtu duhet te mos njoh as shoke as miq. Shteti nuk eshte familje apo nje kateder ku te gjithe i bejne ndere njeri tjetrit Rama eshte njeriu i duhur per kryeminister dhe ne fakt ka bere gjera qe asksush nuk do ja mbante ti bente.Kujto permirsimin e mardhenieve me beogradin , kujto radhen per te paguar faturen e energjise, kujto prishjet e ndertimeve pa leje, kujto sa ishte numri i te vrareve nga aksidentet neper rruge, kujto se fundi reforemen ne drejtesi qe ia futi te gjithe palocove dhe hajduteve te pd.
    Nqs ti ke ndonjehatermbetje personale mos e shit si problem edhe tonin

  16. krist says:

    kur rrote e katunarit gjykon Qytetarin! Fajin e ka Enveri qe sla katunar pa e bo profesor! Kur Edi tallte bythen me Enverin ti thoshe rrofte partia se me soolli nga katuni dhe me beri me shkoolle ha ha ha !

  17. Falcon says:

    Nuk e kuptoj pse po kërcejnë komentuesit në kurriz të artikullshkruesit. Yzeiri pranon se Rama mund të jetë më I mirë se të gjithë paraardhësit e tij por prape ai ka shumë të meta, gjërat mund të bëhen më mirë.
    Disa komentuesve u ka ngelur ora në kohën e Dulles duke ngritur në qiell Ramen ma lavde.

  18. logjika says:

    Zoti Yzeiri ! Vetem me Ben Blushin e ke fituar qe na e çon si kandidature te se ardhmes. Pika ty dhe logjikes tende qe kundershton veten. Po Ben Blushi nuk ka qene dhe eshte pjese e asaj “elite” qe ti pershkruan me larte? Nuk e di ku synoni me keto proçka qe shkruani ca nga ju gazetare apo çfare jeni, por i bini cules ne nje vrime dhe ajo vetem sa ben zhurme per te te prishur gjumin. Shikoj se shume gazetare te mediave apo gazetave, shume “analiste”, shume intelektuale ne Shqiperi ndjehen te lajthitur duke i treguar dhe botes perndimore se si mund te ndertohet demokracia kur vete nuk e dine se çfare thone dhe kujt ja thone. Keshtu dhe Yzeiri ne kete rast. Pastaj na nxjerrin nje cope nga e kaluara dhe na e paraqisin per shpetim si eshte Ben Blushi, kur dhe Kiçua na ben nje analize kopje te Rexhepit. E kupton zoti Yzeiri se Edi Rama qendron shume here me larte se keta qe dine vetem te baltosin per nje cope karrike? Ju jeni te paisur te gjithe me aphone, zoti Yzeiri dhe nuk e di çfare tjeter kerkoni. Ju doni ate qe bota ka 200 vjet qe punon per te dhe e doni ta keni per nje vit. Megjithate kerkesa eshte gje e mire, por pa e kuptuar se burimi te mirave materiale eshte pune dhe pa e vene ne zbatim ate, nuk keni asnje rezultat tjeter: thashetheme, sharje, ofendime, pakenaqesi per qeverine dhe aphone per vete. Prandaj populli yt dhe imi thote nje fjale te urete: dale bek se ka hendek. Analiza behet se çfare eshte bere ne 23 vjet dhe çfare eshte bere ne tre vjet, pastaj nxirret konklyzioni dhe vleresimi.

  19. Sigurimsi says:

    GJITHE JUVE QE MERENI ME AUTORIN E SHKRIMIT DHE JO ME PROBLEMIN JUA KREFSHA PJESEN FEMERORE TE LIBRIT TE SHPISE BASHKE ME EDVININ QE JU DIRIGJON.BASTARDE E PJESE BASTARDE E KETIJ LEGEN POPULLI QE JU DURON E VJEN PAS FIJES.

  20. shijaksi says:

    shi shi shi iliri edhe psikolog! shkrimtaar ar ! gazetaaar ar ! arsimtaaar ar ! k .. . r ar ar aaar rr rr rrr ! kur bishti kujton se peshon me shume se sqepari ! Shif or te nonji film me partizon qi tflejsh omel !

  21. Problemi qe shtron artikull shkruesi per nje qeverisje me te mire te popullit eshte i drejte por analiza qe ai ben se perse eshte kjo gjendje dhe si mund te permiresohet gjendja nuk eshte e sakte.Kerkesat per nje qeverisje me te mire eshte problem jo vetem per Shqiperine por edhe per Ameriken Evropen dhe kudo ne bote.Popujt nuk jane te kenaqur me cilesine e punes se qeverive me gjithe se ato jane ndryshuar here pas here.Kjo tregon se nuk jane partite apo liderat e vecante qe nuk duan te qeverisin me mire por dijet e tyre te pa sakta per te qeverisur.Nje shoqeri e shekullit te 21te.nuk mund te drejtohet me dijet e shekullit te 20te. Qeverisja e shoqerise ashtu si dhe fizika kimia biologjia etj nuk mund te drejtohet ne menyre empirike.Pra nuk jane njerzit apo partite ato qe do te sjellin permiresimin rrenjesor te qeverisjes por idete e reja shkencore te qeverisjes. Qeverisja e shoqerise me ligjin ekonomik themelor te fitimit maksimal ose vleres maksimale eshte e pa sakte.Ky ligj bie ndesh me ligjin e cilesie ose miresise maksimale qe empirikisht drejton individin ne jete.Zevendesimi iligjit ekonomik te vleres dhe fitimit me .ligjin themelor e miresise ose cilesise maksimale do te permiresoje renjesisht qeverisjen dhe jeten e njerezimit…

  22. Emigranti says:

    Ilir, Yyzeiri, me kete artikull duket se te ka paguar mire Koco, kokevrima, sado ta eresosh punen e Edi Rames, si kryeminister, je i deshtuar. Jo se Rama ska gabime pune gjate ketyre tre vjeteve, pore, po te vesh ne peshore, gjendjen ne te cilen u muare sheti nga qeverisja e berishes, eshte si nata me diten. Mbi te gjitha saliu e shkateroi shtetin, i beri qytetaret hajdute, te prones publike dhe asaj private. SHteti u kethye ne rrumpalle, jnite e saliut duke filluar nga femijet e tije u bene supermilonere, sa nuke dine ku ti prishin parate e shqiptareve. Kure vini ne vendelindje, skalonim dote rruges se te ndlni policet, vetem e vetem tet mernin para. Ndersa tani sna ka ndaluar asnje police rruges per 20 dite qe kaluam familjarishte e vendelindje. Nese ka aksidente, shume jane per shkaqe subjektive, te pish alkol, te ngasesh mjetin mbi normat e lejuara, te prakalosh, ete ngasesh mjete pa u provim , kjo eshte marezi e qyetetareve, jo e shtetit. E mnistrise se trasportit dhe rrugeve eshte sinjalistika orjentuse. Kjo eshte pergjegjesia e dikasterit, e qeverise. Me gjithe mangesite zoti Ilir Yzeiri, tani po bie ere shteti dhe ne qe e shikojme nga jashte e bejme diferencimin me te kaluaren. Aka vend per te kritikuar kjo qeveri, ka, pore po punohet te behet shtet ligjore, jo rrumpalle.

  23. Mersin says:

    Zoti Ilir nje shkrim qe mund te mbante dhe vulen Kocos. Uroj te mos kesh te drejte.

  24. Dideroi says:

    Ilir. Une pajtohem me mjaft nga mendimet e tua, por diku behesh dhe inatci. E di c’mu kujtua Ilir? Skrimet e meparshme te tuat plot hosana per Berishen, qe vetem mbollen te keqiat e asaj qeverisje. Ndoshta nuk perseritet ajo formule. Gjithsesi, pavaresisht ndonje dukurie negative, shkrimi eshte nje analize e personalitetit te Rames dhe bishtave ne qeverisje.

  25. BUJARI JU DEGJON says:

    U rrotullove sa u rrotullove neper kanalet e mutit dhe ja,me ne fund e nxorre koken dhe duke lepire “djerset” ? po na thua:
    “Ka shume aresye qe te mbeshtetet Blushi ne kete atmosfere qe eshte krijuar…”
    Shume i zgjuar dhe i rafinuar je,Ilir…
    Nuk i lepin kot “djerset” ti…

  26. astrit says:

    Po ketij gazetaruqi c’gjemb i hyre ne kembe qe ia ktheu menjehere by… Ben Blushit, alias Sali Berishes!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje