Trafiku i armëve, fillmi hollivudian për Diverolin dhe Shkelzen Berishën “Qentë e Luftës” në kinematë amerikane

8 Gusht 2016, 13:05Politika TEMA

Shtëpia shumë e njohur kinematografike e Hollivudit, Warner Bros. Pictures, më datë 19 gusht 2016 do të prezantojë premierën e filmit “War dogs”, “Qentë e luftës”, me regji dhe skenar të Todd Phillips, autorin e Trilogjisë së famshme “Hangover”, e cila njihet si një ndër filmat që ka thyer rekorde të shikueshmërisë në botë me një inkasim prej 1.3 miliardë dollarë.

Bradley Cooper, aktori hollivudian me famë botërore është një prej producentëve të këtij filmi dhe pjesëtar i kastës së aktorëve që marrin pjesë në të.

Jonah Hill një tjetër yll i kinematografisë së Hollivudit, fituesi “Oscar” me rolin e partnerit të Leonardo Di Caprio të “The wolf of Wall street”, ka interpretuar rolin kryesor të Efraim Diverolit, personazhit real të njohur edhe nga publiku shqiptar në vitet 2007-2008, i cili së bashku me ish biznesmenin (e ndjerë) Kosta Trebicka nëpërmjet një bisedë telefonike hodhën dritë mbi një aferë të djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha mbi trafikun e armëve që zhvillonte shteti shqiptar në atë kohë.

Subjekti i filmit sipas “Dita” i referohet një ngjarje të vërtetë, e cila është përshkruar në një shkrim të gjatë investigativ të botuar në revistën prestigjioze amerikane “Rolling Stone” në Mars 2011 nga publicisti, shkrimtari dhe gazetari amerikan, Guy Lawson.

Shkrimi mban titullin “The Stoners Arms Dealers: How two American kids became big–time weapon traders”- and how the Pentagon later turned on them: “Mall-iste dhe biznesmenë armësh: Si arritën dy çunakë amerikanë të bëhen grosistë të mëdhenj të tregtimit të pajisjeve luftarake dhe si Pentagoni i kapi më pas…”

Autori Guy Lawson, ngjarjen e treguar me hollësi në këtë artikull e ka detajuar edhe më shumë në librin e botuar, me titull “Arms and the dudes” (Armët dhe çunat), publikuar në 21 korrik 2015.

Ngjarja që bëri shumë bujë u demaskua fillimisht nga prestigjiozja, “The New York Times” në Mars 2008 me një artikull bombë në faqe të parë “Hetime për furnizuesit me armë për qeverinë afgane”.

Historia e vërtetë e “çunave të shkathët” nga Amerika dhe Shkëlzen Sali Berisha

Gazeta, revista, romani, por edhe filmi “War dogs”, i cili ka premierën e shfaqjes së tij të premten e datës 19 gusht hedhin dritë mbi një skandal politik-tregtar-ushtarak, i cili ndodhi në vitin 2007.

Protagonistët e tij ishin dy njëzet vjeçarët amerikanë Efraim Diveroli (22) dhe David Packouz (25), të cilët krijuan një kompani fantazmë “AEY”,  për tregtimin e armëve luftarake, e cila arriti të depërtojë dhe të fitojë një tender prej 300 milionë $ nga Pentagoni për armatosjen e aleatëve afganë në luftën e tyre kundër talebanëve dhe Al-Kaedës.

Kontrata me Pentagonin parashikonte furnizimin me municione fishekë (100 milionë) për pushkët automatike AK-47 të forcave të qeverisë afgane. Nga dy protagonistët Efraim dhe David) ky lloj municioni, u gjet shumë lirë për t’u blerë në Shqipëri.

Ata përdorën një njohje që kishin me Heinrich Thomet, biznesmen “armësh” zviceran, i cili nga ana e tij kishte lidhje të forta me qeverinë shqiptare. Në Shqipëri, municionet që kërkoheshin mund të bliheshin shumë më lirë se në vende të tjera të ish-lindjes komuniste.

Zvicerani Heinrich Thomet kishte bërë edhe më parë tregti armësh me qeverinë shqiptare dhe mbante lidhje të forta me ta.

Por, ai ishte gjithashtu në “vëzhgim të shtuar” prej kohësh nga qeveria e SHBA-ve, pasi ishte dyshuar për bërje kontrabande armësh apo thyerje të embargove të tregtimit të tyre në vende si Iraku apo Zimbabve.

Heinrich Thomet kishte krijuar një kompani fantazmë offshore të quajtur “Evdin” me qendër në Qipro dhe aktivitetin e ndërmjetësuesit për blerje dhe rishitjen e armëve e zhvillonte nëpërmjet saj.

Meqenëse qeveria e SHBA nuk dëshironte të bënte tregti direkte me një vend të korruptuar dhe të paqëndrueshëm si Shqipëria, Efraim Diveroli dhe shoku i tij David Packouz, menduan që të shmangin vëmendjen e Pentagonit duke i blerë municionet jo direkt nga Shqipëria, por nga një kompani tjetër me qendër në Evropë dhe me pas armët do dërgoheshin në Afganistan. Kompania “Evdin” e Heinrich Thomet u mendua nga djemtë se ishte perfekte për këtë punë.

Kompania “Evdin” do blinte municionet nga kompania shtetërore shqiptare e eksportit të armëve “Meico” (drejtor Ylli Pinari) dhe më pas do ia shiste ato çunave të “AEY”-se.

“AEY” nga ana e saj, më pas do ta dërgonte ngarkesën e municioneve si porosi dhe kontratë të përmbushur për Pentagonin në Afganistan. Ky operacion tregtar parashikohej t’i pasuronte dy djemtë e “AEY”-se me 30 milionë $.

Ata kishin llogaritur që do t’i blinin fishekët me 4 cent copa nga  zvicerani i kompanisë offshore “Evdin” dhe do ta paraqisnin si shitje me 8-10 cent copa para autoriteteve amerikane.

Ndërkohë që, Henrich Thomet forta i “Evdin” nëpërmjet njohjeve të tij të forta, po e blinte municionin nga qeveria shqiptare vetëm me 2 cent copën.

Problemi i paparashikuar për aferën shumëmilionëshe lindi në Shqipëri. Alex Podrizki, i dërguar në Tiranë nga Efraim Diveroli dhe David Packouz për të kontrolluar cilësinë e municionit që do dërgohej si pjesë e parë e operacionit të blerjes, konstatoi se municioni ishte në kuti të paketuara metali me mbishkrime në gjuhën kineze.

Dihej që qeveria amerikane dhe vetë Pentagoni nuk lejonte të bëhej tregti me armët kineze, pasi kishte vendosur një embargo ndaj blerjes së tyre që në vitin 1989, për shkak të ngjarjeve të zhvilluara në “Sheshin Tienanmen”.

Malli “kinez” ishte pengesë dhe nuk lejohej që  armët apo municionet e kësaj marke të tregtoheshin nga qeveria amerikane, por edhe nga kompanitë që bashkëpunonin me të.

Për këtë shkak, lindi nevoja e vazhdimit të operacionit duke fshehur “logon” kineze dhe ripaketuar  municionet nga arka metali në kuti kartoni pa mbishkrimet origjinale.  Këtë operacion “ripaketimi” të të gjitha municioneve do ta kryente Kosta Trebicka, një biznesmen shqiptar me qëndrim të mëparshëm në SHBA, i cili kishte krijuar njohje edhe me Efraim Diverolin gjatë aktivitetit të tij.

Kosta Trebicka filloi punën e ripaketimit me kompaninë e tij në Shqipëri dhe në një moment në mes të realizimit të saj, u njoftua se duhet ta ndërpriste atë.

Ky lajm iu transmetua nga ministri i Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu, i cili i bëri me dije se punën “ripaketim” të nisur prej tij do ta vazhdonte një “shoku i djalit të Kryeministrit”, pra shoku i Shkëlzen Berishës.

Kosta Trebicka refuzoi të pranonte me qetësi largimin e tij nga puna e nisur.  Duke pasur dijeni për të gjithë këtë aferë ai reagoi ashpër dhe ushtroi presion edhe mbi vetë Efraim Diverolin, bashkëpunëtorin e tij.

Kosta Trebicka filloi të denonconte aferën e “armëve” publikisht, ku edhe shpërndau një bashkëbisedim telefonik të incizuar ndërmjet tij Efraim Diverolit. Biseda ndërmjet tyre dhe fjalët e Efraim Diverolit  implikonin rëndë qeverinë shqiptare në nivelet më të larta të saj.

Biseda tregonte se “Ylli Pinari drejtori i “MECO” ishte urdhëruar të kryente procesin “ripaketim” me një kompani tjetër dhe kjo ishte një situatë e pakthyeshme pasi ndërhyrja ishte organizuar në nivele shumë të larta nga vetë kryeministri dhe djali i tij”.

Efraim Diveroli në një moment të kësaj bisede telefonike deklaron se, “me mafian shqiptare nuk mund të merret…kafshët kanë dalë jashtë kontrollit.”

Afera e ripaketimit u krye nga kompania e imponuar nga Shkëlzen Berisha dhe babai i tij Kryeministër i Shqipërisë, dërgesat “kineze” të fishekëve u transportuan për në Afganistan  dhe paratë e kontratës 300 milionë $ filluan të derdhen në llogaritë e “AEY”, ndërsa Kosta Trebicka vazhdoi përpjekjet e tij për të demaskuar publikisht këtë akt korruptiv si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Ai shkoi edhe në SHBA për të vazhduar këtë mision.

Në gusht 2008 prej denoncimit të një kompanie të madhe amerikane të tregtisë së armëve, u hap një investigim shtetëror për cilësinë “kineze” të municioneve që kishte tregtuar kompania e “djemve të shkathët”, “AEY”.

Për këtë qëllim u ngrit një komision hetimor nga Kongresi Amerikan, i pasuar  edhe nga një hetim i FBI-së. Kosta Trebicka u thirr në SHBA në një nga seancat dëgjuese të punës së këtij komisioni.

Pas deklaratave të tij fillestare para komisionit hetimor amerikan, të cilat do pasoheshin nga seanca të tjera pyetjesh, Kosta Trebicka në një pasdite të shtatorit 2008 u gjet i vdekur – “i aksidentuar” pranë një rruge fshati të jugut të Shqipërisë.

Tregohet nga dëshmitarët se ai ishte ende i gjallë kur u gjet nga disa fshatarë të zonës dhe se polici i parë që mbërriti në vendngjarje ishte Agron Kuliqi, ish-truproja e ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Pas bastisjes nga autoritetet e FBI-së të zyrave të kompanisë fantazmë “AEY”, afera demaskohet plotësisht dhe dy “çunat e shkathët” arrestohen. Efraim Diveroli dënohet me 4 vite burgim ndërsa bashkëpunëtori i tij David Packouz vuajti disa muaj arrest shtëpie.

Shkëlzen Berisha vazhdoi aktivitetin e tij, ndërsa babai kryeministër mbrojti pafajësinë e tij dhe të qeverise që drejtonte duke e quajtur gazetën “The New York Times” e cila e denoncoi aferën –  “letër higjienike”.

20 komente në “Trafiku i armëve, fillmi hollivudian për Diverolin dhe Shkelzen Berishën “Qentë e Luftës” në kinematë amerikane”

  1. nn says:

    une them qe personazhi i ketij film te kandidohet per Oscar dhe Shkelzeni te marre statujen e arte – e meriton

    pastaj vetem kjo eksperience i mungon, pse jo

    1. True Detective says:

      Dhe qershia mbi torte, sikur mos mjaftonin 20 e kusur te vdekur ne Gerdec,
      shkuan e inskenuan 21 Janarin me miratim tre palesh qe te harronin njerezit Gerdecin.
      Aq e vertete eshte kjo sa mjafton te shohesh cdo pervjetor ne 21 Janar si dalin laviret gjasme per te perkujtuar diten,
      nderkohe Gerdecit nuk i mbahet mend as data, e jo me te shkoje njeri per ngushellime,
      kjo fale edhe trushpelarjes mediatike qe i behet qytekareve periodikisht…

      1. Aleksander says:

        Kjo nuk ka qene kurre nje histori shqiptare por nje afere amerikane. Perndryshe nuk ka si shpjegohet nxjerrja jashte loje e Trebickes. Certifikimi nga eksperti amerikan qe ishte aksident dhe kontrata 200 milioneshe per nje djale 20 vjec. KJo shpjegon dhe aresye perse Shkelzenit nuk i hyri gjemb ne kembe mire ketu po as ne Amerike.

        1. Niko says:

          Te zene ngushte nga parate e psita me te cilat edi rama ka paguar foton me obamen, ripjerdhesit perpiqen me cdo kusht te largojne vemendjen nga skandalet e tyre. Kam frike se ky film do i lere me gisht ne vere se nuk do kete asgje nga ajo qe ata shpresojne.

    2. Akil says:

      Se mos dilni bllof dhe Shkelzeni nuk del askund ne film

      1. nn says:

        EDHE MUNDET – por do ti humbi lezetin filmit ……………….

    3. Kujtim says:

      Xeni me BABANEdhe ME SHOK dhet te perballen me ligjin kane pere gjakun ketij POPULLI

    4. Dule Xuxufi says:

      Amani more, po rolin e Sali Qelbesires dhe Fatmir Halese kush e luan? Per te parin, te kishin marre Ver Llapen, per te dytin te kishin marre ate deputeten e Vlores, se do ishte filmi i perkryer. Hahaha, Ver Llapa ne rolin e Sal Pordhes, do ishte toidhios.

  2. Geri says:

    Po tani i sali i zi, vazhdo te shash te tjeret se per vete te ka marre lumi.

  3. Biri babit ujk says:

    Nuk Kane ose angazhojne aktore, Shkelzeni eshte gjalle, po ashtu Pinari, Mediu etj. Armina Te niset NE Hollivud Ta sqaroje kete pune. Hollivudi po prek Te drejtat e autorit.

  4. ali says:

    Do ishte me interes te njiheshim me ndonje koment, mbi kete ngjarje artistike qe lidhet me nje ngjarje reale shqiptare,
    nga vezhguesit e pavarur apo jo Lubonja, Bushati, Shkullaku, Zheji, Ypi, Balliu etj. A i vret ndopak shpirtin vrasja dhe gjymtimi
    i dhjetra shqiptareve ne Gerdec, a duhet qe ato ne balle dhe qytetaret shqiptare te kerkojne denimin e shkaktareve te asaj tragjedie?
    Besoj cdo njeri normal nuk mund t’ia fale ate krim edhe vellait te tij nqs eshte shkaktar.
    Kjo per te mos u bere viktime e krimeve te tjera, qe mund te vijne djathtas apo majtas. Mjaft me: LARG BYTHES TIME, apo me keq te qenurit sherbetore te krimineleve qe drejtojne politiken shqiptare.

  5. Flamur Noka says:

    Urime Sali! Nje Hollivud ju ka kushtuar nje vemendje te vecante Bandititzmit tuaj familjar.
    Jo te gjithe e kane kete fat qe te konsumojne kaq shume Shirita per te dokumentuar ngjarjet e pazakonta te nje qeveriedhe te Gavroshit tuaj Shkelzen.Perpjekjet e tua nuk shkuan Dem.Ato madje po vazhdojne per te tjera skenare.Thuhet se per kete film,skenari eshte realizuar nga nje Gazetar i njohur American,por kushdo mund ta bente edhe me mire sepse materjalin e gjen te shprehur ne ligjerate te drejte nga ju vet z.Sali.gje qe edhe per kete kini nje merite te vecante.Dhe me kete ju plotesuat portretin tuaj aq sa edhe u bet protagonist.Te tille filma ku Hollivudi te angazhohet kemi pare per Hitlerin,Stalinin,por jo per Pinocetin,Sadamin,Kim Jongun etj.Dhe ja ku do te shohim edhe per ty o Sali.Degjo:Po te kemi Drejtesine qe po kerkojme.apo te ishim ne nje tjeter Shtet te veshur me petkun e Drejtesise,Zotrote nuk do ishe i lire ashtu sikunder jam une,por do rrije ne rradhe me gaveten ne Dore,apo ne pritje per ne WC.Mirepo,ja qe edhe kesaj ja ke dale,me ato pazare prej batakciu,i ke vene kapistren Lulit,dhe e ke bere telef Mediun.Dhe,mos harro se se shpejti te gjithe do derrdhen Sheshit mbasi thesi yt do Shkyhet.Tani Sali te jem i sinqerte,ne shqiptaret rrezime te tilla i quajme fatekeqesi,por rasti yt eshte totalisht tjeter gje,ti qe u perpoqe te na shuaje si komb,apo te na jepje damken e padegjuar ndonjehere,nuk ka sesi te perfitosh keqardhjen tone,perkundrazi na erdhi Dita te ndihemi vertete Shqiptare,te ndjejme aromen e Lirise,te ngrejme tek e fundit;Koken Larte.Dhe,nje llaf i urte thote:Kush kerkone ti hap Gropen Tjetrit,Bje vet Brenda.

  6. Claus says:

    Gezohet Mero, gezohet “shqiptarja”, gezohet “Dita” gezohen te majte, gezohen “rilindas” gezohet dhe kush nuk gezohet.
    Kam frike se gezimi do t`u ngrije ne buze kur te shfaqet ai film. Natyrisht qe subjekt eshte Shkelzen Berisha, Diveroli a ku ta di une, por nuk besoj se ata do te mbeten me kaq. Kam frike se Shqiperine do ta paraqesin si nje vend ku armet c`aktivizohen, paketohen dhe transportohen me keq se ne kohet e skllaverise. (Le qe ku ka patur barut ne kohet e skllaverise, por nejse). Kam frike se fytyrat e shqiptareve do te paraqiten si bisha qe per 2 Cent kalojne mbi kufoma, kam frike qe shoqeria shqiptare do te paraqitet si shoqeri tip “Borat” qe nje faqe do te na skuqet dhe tjetra do te na nxihet kur te shohesh ate film.
    Pra mos u gezoni para kohe se Berisha, Delijorgji, Mediu etj,etj,etj jane pjese e shoqerise sone, shoqeri nga kane dale vete ata.
    E keni pare filmin “Wag the dog” ose ne shqip “tundja e qenit prej bishtit” shfaqur per publikun boteror ne vitet `97, kur Presidentit amerikan i keshillohet t`i shpalle lufte Shqiperise per ti shpetuar nje skanadali seksual qe kishte plasur ne Shtepine e Bardhe ne prag te fushates elektorale? Roberto de Niro dhe Dustin Hoffmann ishin aktoret kryesore te Hollywood-it. Lufte Shqiperise!!!!
    (Publiku vuri buzet ne gaz ne ate kohe.)
    Dhe pamjet e luftes qe u dhane per publikun ishin shkaterrimet dhe kaosi i vitit 1997 ku njerezit jepeshin si qenie prehistorike me fytyra plot rudha, te vrazhda dhe me kalashnikove ne dore!!!!
    Eshte dhene dhe nje film tjeter, po ashtu hollivudian me titull ” The inside Man” ku ne nje pengmarrje ne nje banke pengemarresit per te hutuar policine vune nje kasete me nje fjalim te Enver Hoxhes mbajtur diku para zgjedhesve ne zgjedhjet per Kuvendin Popullor.
    U munduan per te gjetur gjuhen ata te FBI-se, erdhen verdalle si te thuash dhe kur e gjeten qe ishte shqip kerkuan ndihme nga konsullata shqiptare ne NY, por dhe ata nuk ndihmuan. Ne fund u gjet nje prostitute qe kur degjoi ate ze tha: Ky eshte zeri i Enver Hoxhes!!!!!!
    U krijua gjendje humori ne kinema, une per vete kam qeshur me te madhe…dhe Enver Hoxha fliste dhe fliste per Shqiperine socialiste!!!!

    Ja pra zoterinj te shtypit dhe komentues te tij diku eshte titulli “Wag the Dog”, diku tjeter “War the Dogs”. Nje gje nuk na ndahet: “the dog”
    Dhe kjo pune qensh nuk eshte se do te marre me vete vetem Berishen a ku ta di une, por tere shoqerine shqiptare. Nuk eshte ne numrin njejes “The dog”, por ne shumes “the Dogs” dhe kam frike se te gjithe do te vuajme ate epitet dhe pastaj do ta harrojme Berishen dhe Mediun dhe do te fillojme te shajme regjizuren, aktoret dhe tere Hoolywood-in.
    Aq largpames jemi.
    Mos u gezoheni para kohe.

  7. i says:

    Po Rrafmani RAFI OSE RRULETI I FAMILJES eshte ne film do ishte interesant se jo te gjitha bemat i ka saliu dhe xeni
    po RAFI dibron maloku qe beri kerrdine dhe po ben kerrdine sot e kesaj dite qe hidhet nga nji qeveri te tjetra
    di gje Mero Bazja per Trafikantin pa shkolle per Rafmonin e Kalase Dodes qe ka gllaberu toka e vila e lloj e lloj
    bisnezi me doren e armik kreminelit SALI ROMI BERISHEN
    Na trego zoti Mero ku behet ky digjenerate qe hodhi ne Ere 26 persona ne ajer
    ptyyyyyyyyyyyyyyyyy zorraxhiu familjes qe je perly me vrasje e hajdutlliqe o horri i kalase dodes e gim shehut je ti.

  8. Aleks says:

    Akil or trim..I paske pa xhirimet mduket e ste del Xeni me atesi e me figure. Mir doktor vllai mir

  9. Maloku says:

    Plakut te vjeter te Casa Nostres Shqiptare, Sali Berishes, po i ngushtohet laku avash avash. Bdes rehat po e pashe atee maskara ne burg.

  10. Gjen/maj Boza says:

    Mero kane kaluar nja 8 vjet nga Gerdeci! Tani e ka rradhen “Rilindja” te beje Gerdecin e saj. Fatkeqesisht po kopjon skenarin e Sales ne detaje. Fjala vjen ne kohen e Gejenral Bajalldi Imamit u eksportuian ne Indi nja 500 ton TNT nepermjet seksereve sebo-malazeze (Damjanovici& Cernogorac& Co). Para nja 10 ditesh ish drejtori i Uzines se Mjekesit hyri ne burg poer punen e kesaj TNT-se.
    Mrika e Lulezimes po me seksere serbe Petarin dhe Zoranin ka bere ca eksporte interesante armatimesh po ne Indi. Shkurt pazari “Rilindja” po kopjon ne pike e ne presje skenarin e Sales me nja dy ndryshime te vogla. Xeni eshte i zene me dashnoren nga Dubrovniku e Mkarska keshtu qe eshte zevendesuar nga Olsi, ndersa Ylli Pinari eshte zevendesuar nga oi biri Sofokliut, bashkefshatari i Edit dhe kusheriri i nje ministreje Rilindase, qe per koincidence gjyshen njelloj si Xeni e ka serbe. Ministrja eshte e mbesa e mjekut te njohur Koleka!
    Dashte zoti nuk e hedhin ne ere Qafemollen njelloj si Gerdecin, se [pastsaj Halabja e Kurdistanit te Sadamit do te na duket lule. Mero do kete rrezik qe te na ngordhin edhe qente, dosat dhe macet, qe banojne ne Surrel!

  11. shqip says:

    dhe sikur te mos mjaftoje edhe çmimi bafta apo oscar, ironia e fatit tone te trishte do jete mos ndryshimi i asgjeje ketej nga vendi ballkanik. sikur ai konsensusi i reformes ne (PA) drejtesi, te kete sanksionuar lirine e perhershme te familjes adams( berisha). dhe pasi filmi te kete nxjerre fitimet e para neper kinemate dhe ekranet e tv, saliu te dale ne foltore e te thote se shiritat e filmit jane leter higjenike. kete quaj fatalit une. po nje pyetje ja bej vetes. ky njeri ka nje mbeshtetje diku. eshte e pa mundur qe nje njeri me cv krimnale te super faktuar, te talle b… me ligjin , me popullin (delet), me amerken e me europen. bota shtrengoi milosheviçin, sadamin, mubarakun , e tje. ndersa nje malokatunar qe vetem mimika e fytyres i tregon harbutllekun, nuk e denojne dot. ne qofshim o njerez qe paskemi kete fat. nuk do kerkoja kthimin e sistemit komunist, pasi eshte i pa vend per kohen dhe menyren si eshte situata globale. po do kerkoja ” enver hoxhen” te bente seleksionimin e radhes mbi speciet shqipfolese. po, ky vend ka nevoje per nje post 44er. ne kuptimin e mirefillte te fjales. mos na bej moral ndonje birbo. duke na kujtuar persekutimet, persekutoret, e halete e anal-isteve. tere keto qe po shohim e degjojme kane vetem nje menyre kurimi. dhe eshte pikerisht ajo qe thashe me larte.po le te shpresojme qe intersat amerikane te kene ndryshuar kurs kundrejt shqiperise. te shpresojme qe fati i sali berishes te jete si ai i daniel orteges ne panama. atehere mund te themi se shqiperia ka shanse per te ngritur shtet, dhe per te konsoliduar demokracine e munguar.

  12. Ermir says:

    Shikojini keta njeres qe na drejtuan per tete vjet me rradhe, shikoni se si reagojne ata per ” teperite e teperive” krahesojini keta monstra me familjet fisnike qe pergojojne perdite….
    Te pangopur me vrerin e tyre, i cili eshte ushqimi helmues per ta.
    Shijoni ” teperite e teperive” sa te miratohet reforma…

  13. Phoenix says:

    Po Mediu qe behet Minister……… Mjedisi,
    mbas 21 Janarit…..

    eshte pjese e skenarit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje