Lulzim Basha, prej 3 vitesh në krye të Partisë Demokratike, është kandidati zyrtar i opozitës për Kryeministër, nëse kjo e fundit do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Prej 12 vitesh në Partinë Demokratike, nga të cilat 6 vjet pjesë e Qeverisë dhe 4 vite Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është profilizuar si një politikan me ambicie të fortë, por ende nuk është profilizuar si lider i partisë më të madhe të opozitës. Ndoshta prania e ish-liderit historik të kësaj partie, Sali Berisha, dhe aktiviteti intensive politik prej tij, mund të përbëjnë një pengesë në atë që Lulzim Basha të arrijë të ketë autoritetin e një lideri partie, ose të arrijë t’u imponohet strukturave partiake, duke i mbledhur ato.
Lulzim Basha u shfaq në PD në vitin 2004, pak muaj përpara se të krijohej KOP-I, një strukturë kjo që me shumë zgjuarsi u ngrit nga Sali Berisha, duke krijuar idenë e hapjes së partisë ndaj elementëve të rinj. Madje në këtë strukturë u përfshinë edhe ato që u vetë-quajtën liberal-demokratë, ku përfshiheshin disa të rinj, që më së shumti komandoheshin ose serviloseshin shumë më kollaj apo shumë më tepër se çdo kush tjetër në PD.
Përkrah shumë emrave, deri në atë kohë të panjohur, Basha spikati dhe ndoshta u piketua që në ato
momente si pasardhësi i liderit historik të PD-së. i angazhuar si koordinator mes KOP dhe PD, kreu aktual i demokratëve, shumë shpejt arriti të mediatizohej, duke pasur avantazhin e elokuencës, por edhe faktit se konsiderohej si një i diplomuar jashtë dhe që mund të kishte një tjetër mentalitet, shumë më të përparuar se pjesa më e madhe e figurave që kishte PD në atë kohë.
Zgjedhjet 2005
Në 2005, Basha kandidon në një zonë elektorale në Tiranë, përballë Arben Ahmetaj, ndërsa zona konsiderohej në atë kohë si ndër përballjet më të vështira. Por jo në atë shkallë vështirësie sa Shijaku, ku kandidonte i ndjeri Sokol Olldashi, që kishte përballë një prej kandidatëve më potencialë të së majtës dhe me influencë shumë të madhe në Shijak.
Ne qeveri dhe Rruga e Kombit
Me fitoren e PD-së, Basha do të ishte një nga ministrat e saj, duke mbajtur detyrën e kreut të Transporteve. Nuk është se shkëlqeu në këtë detyrë, por meritat kryesisht i erdhën nga politika e ndjekur nga Qeveria Berisha, e cila shpalli si prioritet të sajin ndërtimin e rrugëve. Koha në të cilën, Basha drejtoi ministrinë e Transporteve përkoi me nisjen e punimeve për Rrugën e Kombit, për të cilën kreu aktual i PD-së edhe u akuzua për abuzime me fondet, megjithëse çështja u mbyll nga Prokuroria për shkak procedurash, ndërsa Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e Prokurorisë. Gjithsesi kërkesa e Kryeprokurorit të asaj kohe për heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës nuk kaloi për miratim, ndërsa dy vite më pas Theodhori Sallaku do të shkarkohej nga detyra.
Ministria e Jashtme edhe marrëveshja me Greqinë
Pas Ministrisë së Transporteve, Basha kaloi në krye të diplomacisë ku qëndroi për dy vite si ministër i Jashtëm. Gjatë kësaj periudhe Shqipëria morri anëtarësimin në NATO, çka duket se sërisht kreut aktual të PD-së i buzëqeshi fati për të rreshtuar një tjetër sukses. Por në kohën që ai ishte në krye të diplomacisë ndodhi edhe ajo për të cilën u konsiderua një skandal, nënshkrimi i një marrëveshjeje me Greqinë për atë që quhet falja e Detit.
Madje, marrëveshja u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese dhe për disa vite ishte një nga çështjet më të debatueshme në Shqipëri. Gjatë kohës që mbante detyrën e ministrit të Jashtëm, Shqipëria nisi procedurat për liberalizimin e vizave, si dhe atë mbi statusin e vendit kandidat. Edhe për këto dy çështje, duket se ylli në ngritje i PD-së, sikundër quhej në atë kohë, duket se kishte “fatin në krahun e tij” (Lexo Berishën).
Zgjedhjet 2009, Ministria e Brendshme dhe 21 janari
Në 2009, Basha drejtoi fushatën e PD-së në Elbasan dhe sërisht do të ishte në kabinetin qeveritar, por duke pasur në aleancë edhe LSI-në e drejtuar nga Ilir Meta. Në Qeverinë e re, Basha do të emërohej në postin e ministrit të Brendshëm, ku vijoi punën për liberalizimin e vizave, por këtë herë në aspektin teknik, garantimin e dokumenteve që konsideroheshin të një sigurie të lartë.
Për dy vjet Basha drejtoi këtë Ministri, ku iu desh të përballonte edhe protestën e dhunshme të ndërmarrë në atë kohë nga Partia Socialiste, ose siç njihet 21 Janari 2011, e cila u mbyll me vrasjen e 4 qytetarëve. Protesta ishte pasojë e një video-skandali të publikuar ku protagonist ishin dy përfaqësues të LSI në qeveri, Dritan Prifti dhe Ilir Meta. Pas publikimit të video skandalit, i pari që ka vizituar Ilir Metën në zyrën e tij, që në atë kohë drejtonte ministrinë e Energjitikës, ishte Lulzim Basha, që mbante postin e ministrit të Brendshëm.
Kryebashkiak i Tiranës
Pak muaj pas 21 Janarit 2011, Basha do të merrte përsipër të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, ndërsa përballë kishte Edi Ramën, i cili pas 11 vitesh në detyrën e Kryebashkiakut, ishte shumë i konsumuar dhe ndoshta i mërzitshëm për qytetarët e Tiranës. Megjithëse në krah kishte gjysmën e së majtës, Basha arriti të fitonte me vetëm 11 vota diferencë, një rezultat i dyshimtë, por që dukej se ndryshoi karrierat politike për secilin nga kandidatët. Rama tashmë kishte kohën e mjaftueshme për tu fokusuar vetëm në fitimin e zgjedhjeve parlamentare të 2013, ndërsa Basha forcoi pozitat e tij, duke thyer mitin se Tirana nuk mund të fitohej nganjë kandidat i qendrës së djathtë.
Por në 4 vitet e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, Basha nuk la asnjë gjurmë, ndërsa rezultati i punës së tij, u përkthye me ndoshta rezultatin më të dobët që PD kishte marrë më parë në Tiranë. Në 2013 nga 32 mandatet që kishte Qarku i Tiranës, PD arriti të fitonte vetëm 13.
Në krye të PD-së
Humbja në zgjedhje, u pasua nga dorëheqja e liderit historik të kësaj partie nga çdo funksion partiak, dhe brenda 1 muaji, forca kryesore e opozitës zhvilloi një proces zgjedhor, ku humbi shansin, që të paktën njëherë të vetme, të kishte një garë reale mes kandidatësh dhe pa hije dyshimi. Fletë votuimi me numër serie, anëtarë inegsistentë, ndërhyrje e fortë dhe kërcvënime publike nga lideri historik Berisha, treguan se Basha ishte paravendosur dhe procesi zgjedhor ishte një farë për ta legjitimuar në opinion publik se gjoja kishte garë.
Basha rezultoi fitues i zgjedhjeve, ndonëse jo me të njëjtat rezultate që fitonte lideri historik, megjithëse në ndihmë të tij, u regjistruan disa qindra, anëtarë të partie të tjera, që sot ndoshta ende mbajnë nga dy tesera partie në xhep, një të PD-së dhe një tjetër, ndoshta të LSI-së.
Era Basha
Nga Korriku i 2013, nis të fryjë era Basha në PD, ndërsa dukej se historia po përsëritej si në rastin e Edi Ramës. Basha ishte edhe Kryebashkiak dhe Kryetar partie, duke i mbajtur pothuajse dy vjet të dyja funksionet. Qershori i 2015-ës do të shënonte humbjen e parë të Lulzim Bashës, ku veç Tiranës e cila votoi me mbi 40 mijë vota për kandidatin e së majtës, PD humbi pothuajse të gjitha Bashkitë e mëdha në vend, me përjashtim të Shkodrës dhe Lezhë. Në total PD e drejtuar nga Basha, fitoi vetëm 15 nga 61 bashkitë, megjithëse ky rezultat më pas u interpretua si një fitore në rradhët e demokratëve.
Por tashmë zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në prag dhe Basha do të
përballet me sfidën më të rëndësishme politike, fitoren ose humbjen. Fitorja do të thotë që ai të marrë postin e Kryeministrit, ndërsa humbja të lërë postin e Kryetarit të PD-së. Gjithsesi kjo e dyta ka pak gjasa të ndodhë, jo se shanset që ka PD për të fituar janë shumë të larta, por për faktin se terreni që po përgatitet në prag të zgjedhjeve, është ai që ashtu si edhe në vitet 1997-2005, edhe tani mund të përdoret e njëjta skemë,
akuza drejt Qeverisë për manipulim zgjedhjesh, pastaj protesta dhe më pas çdo gjë harrohet.
Skemë kjo e përdorur nga Edi Rama edhe pas humbjes së zgjedhjeve në 2009-ën. Por nëse PD fiton, atëherë Basha mund të jetë i pari kandidat për Kryeministër, që ndërton një karrierë politike, pothuajse nën kujdesin e liderit historik të një partie, dhe që i hyn politikës pa pasur më parë asnjë kontribut në këtë forcë politike. Nëse analizojmë të gjithë Kryeministrat që ka pasur Shqipëria pas vitit 1997, të gjithë kanë një karrierë politike, që nis shumë herët, ndoshta që në rininë e tyre.
Në dallim prej tyre, Basha vjen si kandidat për Kryeministër me një karrierë 12 vjeçare, nga të cilat 9 vjet si ka pasur si pushtetar. Në 2004 u ofrua si figurë e re në PD, u kuoptua në forume, drejtoi 3 ministri, por askush sot nuk mund të faktojë se çfarë lidhje ka pasur ai me PD-në, përpara vitit që u ofrua si pjesë e KOP-it. E vetmja gjë që është thënë vetëm njëherë, është ajo që ka qenë komisioner i kësaj partie, në 1992, vit në të cilin ai ishte vetëm 17 vjeç dhe zor se lejohej, që pa mbushur moshën 18 vjeç, të kishe të drejtë anëtarësie në komisione apo të drejtë vote.
Sot Lulzim Basha është kreu i PD-së dhe duket se në rolin e opozitarit është mjaft i mefshtë. Asnjëherë në asnjë rast nuk ka ccuar asnjë betejë në fund. Duket i fustruar dhe shpesh po etiketohet si një person që nuk e mban fjalën. Shpall humbjet fitore dhe kauzat e politikanëve të tjerë në PD i rrëmben dhe i përdor personalisht. Dekriminalizimi nuk ishte një kauzë e tij por e shpallur nga Jozefina Toipalli dhe Sokol Olldashi, e rrëmbeu dhe gjithccka ka ngelur me largimin e vetëm një deputeti. Kauz dhe betëjë e fituar në opinion për Bashën dhe PD-së por asnjë rezultat.
Reforma në drejtësi një betejë që në fund nxori “babaxhan” Ilir Metën. Sot Basha kërkon qeveri teknike dhe mban një sy shkelur nga kreu i LSI-së i cili publikisht ka thene se Basha gënjen dhe për orën, ndërkohë kreu i PD-së e pret si aleat.
Ende vetëm një vit në opozitë reale dhe me humbje në përballjen e parë elektorale, tani ka shumë pak kohë, zgjedhjet parlamentare janë afër dhe Lulzim Basha pritet të ketë betejën e tij, e cila shoqërohet edhe nga ankthi për trashëgiminë e PD-së. Fitorja e bën kryeministër, humbja pret më pas verdiktin e Berishës që duket shumë i pakënaqur nga i preferuari i tij për drejtimin e PD-së.
Vështirë që profili politik i Bashës të ndryshojë, ai tani është konfiguruar, përpiqet të shfaqet si europian, por shpesh sillet si “adoleshent i llastur” që e kthjellojnë vetëm “shpullat e babit”.
Citynews
Shkrim amatoresk si dhe ato perrallat e gjysheve.
O Mero pyes ju komunistet e lavderoni Lulezimen, qe sipas Shvejkut eshte “idiot noterik”, se keshtu PD nuk fiton kurre apo pse eshte nipi i Neverit..
Shkrim i shkelqyer,dhe me nje permbajtje shume te mire.Ekzakt.Basha,me sa duket,e ardhmja e tij eshte e zymet,per arsye se nuk ka foxhut e ngritje politike per te drejtuar pd-ke,aq me keq qe ai mbeshtetet te Sali Berisha. Mbeshtetja te Berisha,tregon se vete Basha nuk ka aftesi.Gjithashtu,mbshtetjen qe i jep Berisha,eshte me hile e me djallezi,gje qe bene te çorjentohet Basha. Eshte e sigurt se Basha nuk behet kryeminister,pasi pd-ke sot ka nje imazh te keq,te cilen ja ka dhene Berisha dhe Basha.Fakti me i qarte eshte pengesa kryesore ndaj reformes ne drejtesi nga Berisha dhe Basha,kjo po behet hapur ne sy te popullit i cili po pret nje sahat e me pare te miratohet.Sjelljet e udheheqjes se pd-ke jane te keqe,mashtruese.Populli kete nuk e do.
harron dy beteja fenomenale:
ligjin e dekriminalizimit
Miratimin me konsensus et Reformes ne Drejtesi. Nje beteje qe e fitoi edhe pse kishe shume veshtersi. Ajo e beri Liderin e Padiskutueshem et PD edhe per. shume vite. Ato zera qe jane kunder si Selami apo Ruli jane ne fund te karrieres. Ndersa Topalli, Patozi e Bregu tashme e kuptuan se Basha eshte Me i gjeturi per PD ne pushete apo Opozite.
Po pse nuk analizohet, perderisa kemi nje profil te L.Bashes, se kush e solli ate ne pushtet; dhe cila eshte pergjegjesia e pushtetsjellesve per kete figure politike te deshtuar katerciperisht. Nje analize e tille, do te ishte nje sjellje politike konstruktive bashkekohore qe i pret rrugen qarqeve politike mafjoze, antidemokratike. Po mesa duket qe te gjithe
“baballaret” e demokracise boterore ushqehen ne te njejten hale, kur eshte fjala per mbrojtjen e interave te tyre barbare. Stop.
Skrim leshi “BAJAT”
krye ministri lulzim gerhima. nese kjo ndodh, me mire te fshihet shqiperia nga harta e botes. po a mund te jene shqiptaret populli me guak? shpresoj, deshiroj , dhe kembengul, qe ky manekini te mos e kete fatin te na turperoj si popull.
po cfar kryeministri do ti qe del lakuriq, dhe ka futur ne parlament e administrate krimin?????????????
Po cmundohesh ti besh analizen profilit politik te Lulzimit,ai profilin politik te tij e ka shkruar vete.Kushdo e di si u katapultua ne pd,mbas sherbimeve qe kreu ne Kosove,nje njeri qe ne fillimet e tij me teper dukesh si klloun cirku se sa si politikan,i cili qeshte gjithe diten per cdo gje dhe per asgje.Fituan zgjedhjet ne 2005 sen,u be minister i transporteve,u akuzua,e kaloi me procedure ceshtje e pa hetuar dhe gjykuar,min.i jasht. nenshkroi marrveshjen e detit,ceshtje e gjyk.nga Gj.K dhe e shpallur si nje mareveshje antikombetare,erdhi 21 janari 2011,minister i brendeshem,vriten kater protestues me duar ne xhepa ne bulevard ku ky drejtonte operacionin me dylbi ne taracen e k.m,nuk u mor njeri me te,te gjtha keto ceshtje qe presin te hetohen e gjykohen.U emerua nga A.Ristani kryetar bashkie,gjithe Tirane e di mire se si punoi,u emerua kryetar partie,humbi zgjedhjet lokale,njehere i shpalli fitore pastaj krijoje alibine se votat u blene dhe u vodhen.ngriti gjithe ato kauza per opoziten,por asnjehere nuk qe i zoti ti mbroje dhe ti finalizoje ato.Nuk pranoi reformen ne drejtesi,do digjte mandatet e deputetve te tij ne qote se i dilte dhe nje rrjeshti,po u detyrua qe ti conte te gjithe ne rrjesht,me urdher nga laret,te votonin dhe mundesisht pa fjale,duke na humbur dhe sovranitetin.Tani jemi ne fillimet e zbatimit te reformes dh krjimin e instuticioneve te reja te drejtesise dhe mbas konsolidimit te tyre,shum ceshtje te pagjykuara ,do hetohen dhe gjykohen.Perpjekjet per te penguar reformen do te jene krejtesisht te pa sukseseshme,alibite per vjedhje dhe blerje votash po ashtu.Ndarjet ne pd te pashmangeshme.
Po cmundohesh ti besh analizen profilit politik te Lulzimit,ai profilin politik te tij e ka shkruar vete.Kushdo e di si u katapultua ne pd,mbas sherbimeve qe kreu ne Kosove,nje njeri qe ne fillimet e tij me teper dukesh si klloun cirku se sa si politikan,i cili qeshte gjithe diten per cdo gje dhe per asgje.Fituan zgjedhjet ne 2005 sen,u be minister i transporteve,u akuzua,e kaloi me procedure ceshtje e pa hetuar dhe gjykuar,min.i jasht. nenshkroi marrveshjen e detit,ceshtje e gjyk.nga Gj.K dhe e shpallur si nje mareveshje antikombetare,erdhi 21 janari 2011,minister i brendeshem,vriten kater protestues me duar ne xhepa ne bulevard ku ky drejtonte operacionin me dylbi ne taracen e k.m,nuk u mor njeri me te,te gjtha keto ceshtje qe presin te hetohen e gjykohen.U emerua nga A.Ristani kryetar bashkie,gjithe Tirane e di mire se si punoi,u emerua kryetar partie,humbi zgjedhjet lokale,njehere i shpalli fitore pastaj krijoje alibine se votat u blene dhe u vodhen.ngriti gjithe ato kauza per opoziten,por asnjehere nuk qe i zoti ti mbroje dhe ti finalizoje ato.Nuk pranoi reformen ne drejtesi,do digjte mandatet e deputetve te tij ne qofte se i dilte dhe nje rrjeshti,po u detyrua qe ti conte te gjithe ne rrjesht,me urdher nga laret,te votonin dhe mundesisht pa fjale,duke na humbur dhe sovranitetin.Tani jemi ne fillimet e zbatimit te reformes dhe krjimin e instuticioneve te reja te drejtesise dhe mbas konsolidimit te tyre,shum ceshtje te pagjykuara ,do hetohen dhe gjykohen.Perpjekjet per te penguar reformen do te jene krejtesisht te pa sukseseshme,alibite per vjedhje dhe blerje votash po ashtu.Ndarjet ne pd te pashmangeshme.
Nuk humbi pd ne disa bashki thjesht nuk i vodhi dot sic i ka vjedh kaq vjet votat.Pd ka qene ne pushtet pa deshiren e popullit por thjesht me vota te vjedhura.Duhet medoemosdo pd te largohet nga modeli i berishes ndryshe po shkaterrohet.
Nuk humbi pd ne disa bashki thjesht nuk i vodhi dot sic i ka vjedh kaq vjet votat.Pd ka qene ne pushtet pa deshiren e popullit por thjesht me vota te vjedhura.Duhet medoemosdo pd te largohet nga modeli i berishes ndryshe po shkaterrohet.
Harruat se 1000 vota ia mori Hysni Milloshit, qe doli 10 vota plus. Se keta as bar nuk hane por parimet i shkelin.
Larg qofte te behet ky kaushi kryeminister, Shqiperine e mbulòoi mu..
luli duhet te haj mutin qe ka bere ne vitet qe ka vjedhur dhe ka bere krine ne kete vend… pastaj te haj ate te saliut se aty e ka koken… ndryshe Shqioeria nuk mundet te pranoj kryeministra nga partia e krimineleve.. se pastaj do kthehesh mbrapsht… prandaj populli ti hapi syt nga keta.. sduhet te jete sylesh perseri…. fitorja eshte e PS. perseri qe te ec shqiperia perpara.. se tani po merr frym nga Rilindja….
Basha kryeminister? Po ti vete thua per gjithe ato skandale , falje deti, 21 janar , merimi nga gjykata kryetar bashkie, vertete beson qe ai te fitoje zgjedhje? Me duket se po lozni me njerezit ose shkruani se u premton Mero ndonje leke, pa se çfare shkruani, as vete nuk e merrni vesh. Basha do perfundoje ne burg. S’ka rruge tjeter. Pse ne kohen kur ligjin e bente Saliu dhe banda e tij jemi?
Parada e kryeministrave te Shqiperis esht mjaft e hidhur kur “flaken Olimpike” te ksaj ruge 25 vjecare e mban armiku me i madh i saj, nje gjeni i erresires me te keqe qe ka provuar ky Komb ! Thuaj Sali Berisha e ska shqiptar ,shqiptar te vertet te mos ndjej peshen e nje zhgenjimi total , dhe turpin e paaftesis se bashkatdhetareve per tu cliruar nga kjo bish historike ,! Nje Djall i zi ,qe vjedh ,vret, mashtron ,kercenon kurdis me nje forc te pashterushme si Anteu i Homerit te madh qe merte fuqin nge mema Tok ! Nuk dua te flas ma per biografin e ktij perbindeshi ,sepse esht nje histori shum e shum e perseritur ,nje histori turpi shqiptaresh nen kebet e tij !Provuan nje tjeter shqiptaret dhe shpresuan , shpresuan te nje rrugac i ri me emrin Fatos Nano ,nje tjeter hajdut bixhozci e pijanec qe na hodhi perseri ne dor te perbindshit e ne pranuam ! E kaq ishte ,tashme u shtrua ruga e pasardhesve qe e mesuan mir mesimin e nuk ja vlen ti permend nji nga nji por le te hidhemi tek ky klyshi “ylli ne ngritje” i te ardhmes
Turpi i se tashmes dhe ishalla jo i se ardheshmes sepse do jet injorimi i nje Kombi me emrin Shqiperi i pa aft te nxjer nje drejtus ,do te jet pasqyra e 4 milion shqiptareve ! Nje hije pa personalitet ,pa emer pa shtyll kurizore,nje vazhdim i fatkeqesis kombtare besnik i bishes qe e polli ….