Shqipëria nuk është vend i kampionëve (Uroj që Majlinda mos ketë fatin e Monikës)

8 Gusht 2016, 15:50Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Monika ka nisur të punojë si instruktore prej pak ditësh në palestrën ku ushtrohem (më vonë mësova se Klodiana Shala e kish takuar rastësisht në kodrat e liqenit dhe pas 24 orësh i kish ofruar punë në palestrën që ajo drejton).

Njohja me historinë e Monika Bakllavasë nis kështu; Ndërsa i tregoja pa takt sesa shumë adhuroja instruktorin tim, dikush nga një cep foli: -Instruktori yt është pioner i asaj gruas që ti po flet. Monika ka qenë kampione!

U mpaka, po nuk e dhashë veten dhe nisa ta pyes se cfarë e kishte sjellë një kampione instruktore amatorësh si puna ime, në një palestër të qytetit; Papunësia!

Monika prej 3 vjetësh ishte e papunë. Dhe jo për herë të parë në jetë. Kjo kish ndodhur rëndom. Madje ajo nuk i kish thënë jo punës në një fshat 50 km larg Tiranës, mu në kohën kur i ndriste ylli i suksesit. Në vitin 2004, kur ishte kampione në atletike, instruktorja ime sot, sorollatej premtimeve boshe dhe dyerve që i mbylleshin, në pamundësi të Mikut. Në atë kohë kampionia mezi kish gjetur një vend pune në fshat dhe qe gëzuar, sesa pa gjë..

E qetë, me disiplinën e një atleteje teksa demonstron ushtrimet (që mund të heqin një vijë dhjami në barkun tim të mallkuar), tregon se trofetë nuk i kishin shërbyer për gjë. Sporti vecc pasionit dhe një trupi si flutur (sot e kësaj dite) i kish dhënë një jetë plot mundime.

Doja ta pyesja në kish qarë ndonjëherë në këtë udhëtim, (mjaft të mendosh se sa e vështirë ishte me të ardhurat vetëm të bashkëshortit; edhe ai mësues i edukimit fizik dhe një vajzë 11 vjeccare në mes të Tiranës). Kampionja i përgjigjej pyetjeve të mia pa drama, dhe vazhdimisht kthehej tek ushtrimet që duhet të kryeja. Gjatë gjithë asaj seance stërvitore zhvendosa Monikën në një jetë paralele, më saktë në jetën që duhet të ketë një kampion:

“Monika ka një vilë në Lalz. E ka në vijën e parë me pamje nga deti, dhe të gjithë e duan kampionen sa herë që parkon Rangë Roverin e saj ngjyrë spec. Në mbrëmje ftojnë shumë miq për barbekju dhe tregojnë histori. Këto ditë po ndjekin me nostalgji Lojërat Olimpike. Majlinda Kelmendi i ka veshur me ar zemrat e sportistëve në verandën me shumë trëndafilë, palma dhe pemë bananeje. Monika është në koleksioniste ccantash Chanel. Ka të gjitha shapkat hermes të mundshme. Por vishet edhe me zara e HM dhe addidas. Zakonisht është sportive, por në mbrëmjet Glamur në qytet ajo shfaqet më elegante nga të gjithë. Fundja edhe nje fustan i zi, krejt i thjeshtë, asaj thonë i rri mirë. E bija studion në një kolegj privat.

Vetë ajo ka vite që nuk jep intervista. Po shijon familjen pas shumë suksesesh të mbledhura me djersë. Kryeministri para disa kohësh i kërkoi kontribut për në Lojërat Olimpike por një tekë e minutës së fundit e bëri të kthejë mendje. Fundja, kështu janë kampionët dhë të talentuarit. Ndonjëherë kapriccoz”.

Por cila është Monika e vërtetë?

-Monika ishte deri dje një kampione e papunë, e pashpërvlyer, e dërrmuar në një Shqipëri të padrejtë. Ky vend nuk ka vend për kampionë. Dhe as që i duhen kampionët. Ky kaos që quhet shtet, në modë ka politikanët dhe më të duartrokituar janë ata që j’ua hedhin të gjithëve. Sistemi kopilit fiton në ccdo tavolinë e kafene. Titrat, revistat, gazetatat, televizonet, lajm të parë kanë një nga vatha e “kopilit” (term që tregon se dikush është i zoti). Këtu i talentuari, heroi dhe kampioni mbeten pa pretendime, pa vëmendje publike, të papunë, të pajëtë. Ata mund të humbasin ccdo llogj privilegji, ccdo të drejtë, edhe fuqinë për të patur një jetë normale.

Shqipëria po vetvritet ccdo ditë nga shurdhëria e ndërgjegjes që është instaluar kudo, në qytetar, pemë, zogj e ajër.

Nuk ka amerikan që na shpëton. Bari i keq e ka helmuar edhe atë pjesë të vendit jeshile e të freskët. Mund të numërohen me gishtat e dorës ata që janë pasuruar nga talenti dhe puna e ndershme në këtë copë toke që lindim, dashurojmë, bëjmë ëndrra, numërojmë yje dhe pastaj vdesim.

Do doja një ligj, fletushkë,  a qytet të vogël edhe fshat turistik po të doni i thirrim,  që t’jua lëmë kampionëve, të talentuarve. A mund t’ju gjejmë një copë tokë njerëzve të ndershëm e të talentuar në Shqipëri? Slogani i Lojërave Olimpike këtë vit është Gjithpërfshirja, sidomos e të vegjëlve, aty ku më e mira e botës në xhudo ishte ccika e Kosovës një vendi delikat e të vogël. Po ccfarë janë vendet tona të vogla?! Luginë ujqërish padyshim.

Dhe kot që pyes;-A ka diccka, një nen të vogëlth në Reformën për Drejtësi që i sjell Monikës dhe gjithë të tjerëve jetën që u takon. Asnjë!

Këtë lexova në sytë e kampiones. Ajo i qe dorëzuar fatit, si qeni të zotit!

Po jetojmë vendin e zengjinëve injorantë që me një saktësi ore zviceriane, po ja dalin t’i bëjnë edhe trashëgimtarët e vegjël si vetja. Ata si një ushtri e vogël, sekrete,  po bëhen gati për t’i blerë të gjitha nga fillimi. Për ta shkatërruar edhe njëherë si përherë, këtë Shqipëri që mban erë!

20 komente në “Shqipëria nuk është vend i kampionëve (Uroj që Majlinda mos ketë fatin e Monikës)”

  1. arbeni says:

    E vertet eshte,kampionia Monika nuk eshte asgje perballe Monikes se Like Skraparit,Monika kampione nuk ka buk per kalamajt e ndersa Monika e Likes ka vilen ne lalez me 4 banja per mace,ky eshte realiteti shqup atar

  2. ali says:

    Mira, me shume se te lumte nuk mund te thuhet per shkrimin ne fjale. Besoj qe ky shkrim eshte nje ndihmese per ato qe hartojne reformen e drejetesise, e cila sic thone shume politikane dhe analiste eshte jo transparente. Kush edhe kur do informohet publiku por mos amnistine ndaj politikaneve apo pushtetareve qe kane abuzuar me pasurite dhe te drejtat e popullit shqiptar?
    Kush do na shpjegoje pasurite e ketyre pasanikeve nga hicpuna dhe vjedhja e djerses se popullit tone. Si do na shpjegoje reforma qe politikanet me formim ordiner por fatkeqsisht kriminal te perfitojne vendin qe i takon. Kush eshte Monika apo shoqet e saj qe neperkembin kete popull?

  3. Pelasgian says:

    shqipkkkkaria nuk meriton as te qendroje si shtet ….ata qe na dhane shtetin ne 1912 duhet ta heqin perseri sepse EKSPERIMENTI DESHTOI …

    Dhe eshte eksperimenti me jetgjate ne historine e njerzimit .

    Konkluzionet jan kto =

    1) – ” shqipkkkkkari nuk di te beje shtet , nuk di te vendose rregull , disipline , drejtesi ”

    Vertetohen fjalet e atyre qe me s’miri nga te gjithe na njohin ( komshinjte greke dhe serbe )

    1. Arjan says:

      Ik more ti ndyresire futi ndonje thithje pastaj dil komento u nxirofsh s ‘dhe nje fjale te mire nga ke dal o jevgjit sikur gjithe Shqiptaret ta Kane qire ate goje te ndyre.ndrysho plehre pret ti te ndryshojne te tjeret .

      1. Pelasgian says:

        Kam ndryshu me kohe , dikur reagoja si ti , tani kam kuptu gabimin .

    2. DIA says:

      Ha mut ha se te ben mire, me ve dhe emrin pellazg, ne ne Shqiperi njerez si puna jote i quajme KOPILE , shtetin ne 1912 nuk na e dhane po e beme vete dhe i detyruam te tjeret ta njohin tani ne shekullin e XXI do u shkerdhejme brinjet si grekeve dhe serbeve bashke me kopilet si puna jote.

      1. tangopi says:

        Mos harro tyrcelinjte e mutit…

    3. STUDENTI says:

      Ndersa Gerqia jote , more “Pelazgian”,qe ia kane dhuruar pavaresine nje shekull
      para Shqiperise , lengon sot ne “bollekun” e mireqenies , qetesise e sigurise dhe
      injorances fetare eshte bere sot “fanar ndricues” , prej nga kalon rruga per ata
      qe kerkojne te integrohen ne BE !

  4. Klaus says:

    Edhe ti nje “kopile” me pak me shume ndergjegje, por me finoke, je!!!

  5. Fshatari says:

    Edhe ti moj Kazani e nxin cdo gje Shqiptare?
    As me thua cfare dreq gare ka bere kjo Bakllavaja dhe cfare rezultatesh kishte…qe te meritonte nje vile apo nje vend ne zemrat tona-si Elisabetta Karabolli psh apo Ela Tase

  6. demo says:

    Majlinda Kelmendi eshte kampione OLIMPIKE,Kampione BOTE fale disa cilesive qe jo cdokush i ka dhe mos na permend bakllavate dhe ate Shalen
    tende te korruptuar,qe e braktisi Olimpiaden e Londres.Do te ishte me mire te braktiste palestrat e rezervuara,forumet e PD,shperblimet e pamerituara dhe pasarelat e fashion.Ne OLIMPIN e Sportit boteror(Veprimtari sportive me te rendesishme se Olimpiada,nuk ka.)mbahet mend nje Kenjan,qe ne olimpiaden e Mexikes u zvarrit 20 km me kembe te thyer,derisa perfundoi garen e maratones ne mesnate.Kjo eshte ajo qe e ben te ndryshme Majlinda Kelmendin nga shoqet e tua te fitnessit.

  7. joel shkodra says:

    E drejte. Por edhe ky shkrim do te harrohet siç harrohen shume gjera ketu te ne. Do te kujtohemi kur te vije olimpiada tjeter, pas 4 vjetesh.
    Por, nuk do te harrohen gabimet gjuhesore me te cilat eshte mbushur shkrimi. Mire ajo qe e ka shkruar, po gazeta a ka redaktore? Po jap vetem nje shembull qe edhe nje nxenes i fillores nuk do ta shkruante: “edhe fshat turistik po te doni i thirrim”.

  8. aqif tahipi says:

    Ne rradhe te pare komplimente . Meqe je e re ndoshta nuk e ke degjuar shprehjen e xhaxhit “kapitalizmi eshte i eger ” Meqe Shqiperia eshte katandisur keshtu ,llogarite jane teper te thjeshta ,derisa ketu ka njerez qe kane vene pasuri hiperbolike dhe ka punonjes qe paguhen me mijera euro ( tv ,administrate ,firma private te ndryshme ) ne njeren ane te peshores (pakica ) ,, ne anen tjeter te peshores eshte shumica e varfer qe mbijeton me rroga mizerje fasonesh ose kamerierlliku ,pensione te pjerdhura ose pa pune fare. Mos e kerko ne ether fajin ,eshte tek sistemi yne i dhjere shkerdhatokrat qe eshte vecse nje fytyre e palare e kapitalizmit .the show must go on .

  9. LORA says:

    Sa mire i paska hy ne pune Monika Bakllavaja kesaj gazetaruces per te n’a bere me dije se edhe kesaj i ka pervlu sumen reforma qilizme ne drejtesi.
    Nuk dua te gaboj,por nuk kam degjuar nje fjale per talentin dhe sukseset e Monikes se kazhanit.
    Sa per Majlinda Kelmendin i perulem dhe nderoj investimin e medaljes se arte qe fitoi.
    Tung.

  10. suzana says:

    Eshte TURP i madh qe keta te vetequajtur Gazetar nuk gjejne asgje pozitive te shkruajne per vendin e tyre, vite me radhe shikoj portalet shqiptare, asnjeher kurre nuk me ka rene rasti te lexoj dicka pozitive qe kane shkruar per vendin e tyre, per fat te keq, shembullin e juve ne Shqiperi po e ndjekin edhe shumica “gazetareve” ne Kosove. Per njerezit qe nuk kane vizituar kurre Shqiperin, duke lexuar shkrimet tuaja, nuk do te merrnin guximin te venin atje, edhe une kisha frike te veja, por Vitin e kaluar kam qene 10 dite, ne Sarande dhe ne Tirane….nuk pashe as nuk degjova asnje gje te keqe, popull normal si gjithe bota, njerez te dashur, nuk patem as me te voglin problem.
    Nje pyetje per ty moj zonje-ushe: po ti pse nuk punove dhe ushtrove nga 10 ore ne dite si Majlinda?…do te beheshe vet kampione, apo Shqiperia nuk je Ti, jane te tjeret!! TURP te keni te gjithe qe shani e mallkoni per cdo dite vendin tuaj, popullin tuaj, e per veten tuaj nuk na thoni asgje cfare eshte kontributi juaj personal per vendin tuaj.

  11. l says:

    Kjo gazetaruce qenka debile komplet…Gramatika zero e Llogjika dopjo ZERO.
    Nuk arroj te kuptoj si u jepet kaq shum hapsir ne media ktyre idjoteve…sorry.

    1. korcari says:

      Gramatiken tende e shikon apo jo?

  12. Golik says:

    Faleminderit “Suzana “. IFoto

  13. BEN BEN says:

    BEN GEN
    Shkrimet e kesaj gazetareje i kam ndjekur me interes dhe kisha krijuar mendimin se gjuhen shqipe e zotronte shume mire. Ne kete “shkrim” me shume gabime gramatikore dhe logjike , mendoj se nuk e ka shkruar vete . Ose shkrimet e mepareshem nuk i ka shkruar vete! Gjithashtu , si mund te ndertojne nje vile ne Gjirin e Lalesit dy mesuese fiskulture dhe jane te varfere (? ), moj gazetare (? ! )

  14. Phoenix says:

    Ka edhe kampione Shqiperie qe e bejne 100 m, njesoj me gjimnazistet ne Amerike. Keto pastaj kerkojne privilegje. Te maten ne Lojerat Olimpike pastaj t’u kerkojne gazetareve dhe klienteve te pakestrave, elozhe gazetash. Mos e ndyni Kelmendin, mbajeni halen mbyllur per ca dite. Perse kerkoni merita dhe vemendje edhe aty ku s’keni lidhje fare? Sa para ka dhene Shala per kete artikull?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje