Jozefina Topalli e di që kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka një boshllëk që e komplekson. Një nga ato boshllëqe që ka çdo politikan i ardhur rishtazi në një parti, një dekadë e gjysëm pas themelimit të saj, duke gjetur aty kolegë shumë më të vjetër se ai në moshë dhe në përvojë politike.
Ish-kryetarja e Kuvendit ka postuar sot një foto të viti 1998, ku duket ajo vetë, bashkë me Berishën e Hajdarin. Ndoshta diçitura e fotos “Kur bëhej opozitë edhe pse kërciste plumbi”, është edhe më therëse sesa vetë fotoja. Për Lulzim Bashën natyrisht, personin të cilit duket se i drejtohet edhe fotoja, edhe komenti poshtë saj.
Kjo shigjetë e Jozefina Topallit ndaj kreut të opozitës nuk vjen në boshllëk. Nuk është prej shumë kohësh as edhe një tekë e Jozefinës, një mospëlqim i saj personal apo një ndjesi rivaliteti ndaj Lulzim Bashës. Ka kohë që përshtypja shpërfillëse dhe negative e Topallit ndaj Bashës, është edhe përshtypja që ka sot një pjesë e madhe e deputetëve dhe zyrtarëve të vjetër të PD, të cilët nuk po arrijnë dot të mësohen me apatinë dhe dobësinë e opozitës së Lulzim Bashës.
Prej muajsh kryetari i PD Basha e ka lidhur litarin e opozitës së tij pas varkës së Ilir Metës, duke i varur të gjitha shpresat tek ulje-ngritjet hileqare të marrëdhënieve mes PS e LSI. Thirrja e fundit e tij për qeveri teknike, është në fakt një derivat i propozimit të Metës për “qeverinë e ekspertëve”, paçka se ky i fundit e braktisi këtë pistë 24 orë pasi e hodhi në publik.
E njëjta apati vihet re prej tre vjetësh tashmë, edhe në imazhin dhe peshën që opozita ka sot në shoqërinë shqiptare, në skenën politike dhe vendimmarrjet e rëndësishme. Në mënyrë të përsëritur, Basha (me influencën e Berishës), e mbajti larg PD nga tryezat për reformat territoriale dhe atë në drejtësi. Me ngulmim opozita ka qëndruar në llogore, në vend që të futet në ujë dhe të notojë drejt objektivit të rikthimit në pushtet. Edhe vetë varësia patologjike dhe e pashërueshme e Lulzim Bashës nga ish-kryetari, ka qenë dhe mbetet një trajtë e palëvizshme e dobësisë së tij si lider politik.
Natyrshëm që në këto kushte Topalli dhe të tjerë si ajo, e gjejnë mjaft komode të bëjnë ironi dhe humor të hidhur me kreun e partisë. Sepse në kohëra boshllëku, çdokush e ndjen instiktivisht nevojën të shohë prapa, në kërkim të diçkaje që i mungon e që nuk mund ta gjejë më pranë vetes. Ashtu siç bën politikania e vjetër demokrate, që preferon t’i heqë pluhurin fotove të vjetra të një epoke të egër politike, më mirë sesa të pajtohet me atë që sot e konsideron si një kohë të humbur të opozitës shqiptare. (Javanews)
Rri urtë, o Skënder se mirë e kemi Lulin qumështorin në opozitë, se po të kishim në krye të PD-së ndonjë si kjo zarba shkodrane do e kishin bërë Shqipërinë tym dhe flakë si në 97. Armët dhe gjaku i shkaktojnë orgazma të njëpasnjëshme kësaj bundrës së PD.
Pergjigje dinjitoze e Minxhozit per Calamanen do te ishte”Kur behej opozite edhe kur kerciste plumbi sepse opozita donte qe ne shqiperi te kerciste plumbi dhe xhepaneja, mundesisht te digjej shqiperia mjafton te fitoje PD dhe SALIJA me CALAMANEN dhe SAKATET e tjere”.
Mire mer mire, Basha dhe Topalli nuk dine me bo opozite. Po Shqiperise qe po jepet me koncesion si do ja bejme?
Gerti! Ku e ke fjalen ti? Mos vall e ke te shitja e 350 km det greqise nga Basha dhe Berisha.Nqs e ke me kete mendim, e ke drejte dhe sakt.
More gerti e kupton se cfare eshte koncesioni? Koncesioni eshte nje element i forte ekonomik ne zhvillimin e ekonomise KAPITALISTE. Nuk ka ekonomi kapitaliste te zhvilluar pa aplikuar kredine dhe koncesionet more BARI I SALIUT. Me thuaj ti ku eshte e keqia e koncesioneve kur ti ke lenden e pare dhe nuk ke teknologjine dhe paret. Vetem ne ekonomine socialiste denoheshin kredite e huaja dhe koncesionet si shfrytezim i kapitalit te huaj. A mundet te me shpjegosh ti more TRONGULL se si i kupton ti koncesionet?
Cfare rendesie ka z.analist pelqimet apo mosmarreveshjet qe kane me njeri tjetrin! Ajo qe eshte e rendesishme per mua eshte se ajo treshe ne foto eshte nje nga me kryesoret e bandave talebane qe I kane vene flaken Shqiperise! Pd dhe gjithe partite politike duhet te nxirren jashte ligjit dhe te shpallemi protektorat, me gjykates e police te huaj ose te vazhdojme kopsht zoologjik si tani.
Shqiptaret nuk kane opozite, ata qe duhet te bejne opozite i kane hallet e veta se si t’i shpetojne drejtesise se reformuar.
Kur shoh se cfare guxon te thot e cfare jo Lulzim Basha, kur e shoh se cfare budallalleqesh ben Sali Berisha, bindem se opozita shqiptare nuk ka qellim pushtetin, ajo ka qellim ta shpetoje nga drejtesia Berishen me familje dhe Bashen me oborrtaret e monarkise Berisha.
Hiq me pak te zhytur nuk jane edhe keta qe po tallen me Lulin, prandaj as keta nuk guxojne qe te kerkojne ndryshime rrenjesore brenda PD-se.
I sakte Minxhozi.
Fytyren e jozefines e te Berishes e njohin mire Shqiptaret. Zonja ne fjale qe ka drejtuar parlamentin per 8 vjet ka livadhisur si i ka dashtun qefi,ika rregulluar me njerzit e saj,ka ndertuar vila fantastika nga Razma e deri ne Sarand etj……te pergatitet per te dhene llogari per bemat e saj e pastaj te rregulloi Bashen qe esht vetem nji çirak i Berishes. Ekane ndezur zjarrin ne gjith Shqiperin sidomos me shperdarjen e pronave qe eshte bere nji kangrene per vendin.dhe tani ngrohin duar e pista te tyre.Nuk eshte lloi i kesaj zonje qe ti qaj hallin popullit,duhente tjere njerez te rij e me duar te pastra.Te na hiqen sysh keto mostra te neveritshme prej 25 vjetesh,te cilet nuk po lene as te rijte te ecin perpara ne politik,duke i frymezuar me ide te vjetra e reaksionare.Populli ne zgjedhjet e ardheshtme duhet ti thote mjaft ketyre