DOSSIER/ Pikëpamja sovjetike e kohës: Baza e Pashalimanit u likujdua njësoj si bazat e Finlandës dhe ajo e Port Arthur

10 Gusht 2016, 08:56Politika TEMA

Universiteti i Georgetown ka publikuar një  memorandum të Anastas Mikojanit, i dërguar i liderit sovjetik Hrushov në Kubë,  rreth bisedës katër orëshe që ai kishte bërë më 22 nëntor 1962 me Fidel Castro, Ernest Guevara dhe drejtues të tjerë kubanë.

Memorandumi, i marrë nga fondi personal i Mikojanit(administruar nga i biri Sergo) zbardh bisedën e plotë me Castron rreth krizës së raketave, tensioneve me SHBA-në, mundësinë e një pushtimi etj.. Castro shfaqet shumë i shqetësuar për një marrëveshje mes SHBA –së dhe Bashktimit Sovjetik, pa dijeninë e tij, për largimin e raketave dhe personelit sovjetik, duke ekspozuar regjimin kuban ndaj një likujdimi eventual. Për këtë Castro këmbëngul në pikë të fundit që të paktën sovjetikët të mbajnë një bazë ushtarake në Kubë bashkë me personelin, por Mikojan kundërshton me dy argumente: së pari bazat sovjetike jashtë territorit janë mbyllur të gjitha dhe së dyti në kushtet e kohës, prioritet marrin raketat me rreze të gjatë. Këtu vjen në vështrim edhe mbyllja e bazës detare në Pashaliman të Shqipërisë, për të cilën historiografia shqiptare mban një qëndrim ta pandryshuar: sovjetikët u larguan të detyruar nga presioni shqiptar. Nëse i referohemi atyre që thotë Mikojan me Castro, në fakt ngjan se vendimi për Pashalimanin lidhej sidomos me një pikëpamje të sovjetikëve për bazat jashtë territorit në përgjithësi.

Pjesë nga bisedimet:

F. Castro: Do të ishte shumë mirë për ne të kishim një traktat të ndihmës ushtarake me Bashkimin Sovjetik, si ai që BS-ja ka me vende të tjera socialiste, dhe të kemi trupa sovjetike këtu.

A. Mikojan: Në parim ne jemi kundër pasjes së trupave apo bazave në vende të tjera. Disa kohë më parë ne kishim baza ushtarake në Finlandë. Në Kinë ne kishim një bazë ushtarake në Port Arthur. As finlandezët dhe as kinezët nuk na kërkuan që t’i mbyllnim bazat. Ne e morëm vendimin për t’i mbyllur ato vetë. Aktualisht ne nuk kemi baza jashtë vendit.

F. Castro: Ju kishit një bazë nëndetësesh në Shqipëri

A. Mikojan: Po, ne kishim një bazë të tillë. Por më pas e likujduam edhe atë. Nuk mund të fsheshësh një bazë ushatrake, por mundet ama të fsheshësh me lehtësi kokat bërthamore. P.sh, ka baza amerikane në Turqi. Por ne i mbajmë ato nën vëzhgim konstant të radiolokatorëve tanë . Ne kemi drejtuar raketat drejt atyre bazave.

Sovjetikët e ndryshuan më vonë këtë qasje, pasi vendosën baza në Siri apo në Egjipt, ndërkohë që në Europë operonin nën ombrellën e Traktatit të Varshavës. Mirëpo në kohën që flasim ky deklarim i Mikojanit, edhe pse ndoshta në funksion të qetësimit të Castros se nuk po lihej në baltë, hedh dritë edhe mbi një pikëpamje sovjetike të kohës. E cila nuk është sjellë në botimet e cunguara shqiptare për konfliktin në bazën e Pashalimanit, vështruar përherë si një moment heroik. / Respublica

18 komente në “DOSSIER/ Pikëpamja sovjetike e kohës: Baza e Pashalimanit u likujdua njësoj si bazat e Finlandës dhe ajo e Port Arthur”

  1. dak ulqini says:

    Nuk thote asgje te qarte se Ruset/CCCP u larguan me qejf apo pa qejf. Normal si do ti thonin qe morracaket shqiptare na perzune, cfare superfuqie jeni atehere. Ne sy te Castros normal qe do te thonin ikem vete, pamvarsisht qe ne shqiperi u komentua si fitore e jona, kete ja leme historianeve serioz ta cilesojne si fitore apo thjesht mos interesim i ruseve. Por nje fakt eshte askush nuk te falte nendetese ne ate kohe (edhe sot) e me pas askush nuk lente nje pike strategjike si Sazani me bazat per rreth. Pastaj asnje komb nuk i sheh me sy te mire bazat ushtarake te nje shteti sado mik te jet. Pra ndoshta pak merite kemi ne kete histori. Vleresimin sic thash ja lejm analisteve dhe historianeve serioz.

    1. antifashisti says:

      Bravo Tema,se po ndiqni shembullin e DITA-s qe per te ndjelle lexuesit dhe per t’u bere te pranueshem me propaganden ANTISHQIPTARE TE ARMIQVE TANE,vazhdoni te beheni pjese e baltosjes se historise se lavdishme te popullit shqiptar!
      E verteta eshte kjo:
      -Traktati i Varshaves kishte ne Shqiperi Bazen e nendeteseve te Pashalimanit me 12 nendetse dhe personelit e perbashket shqiptar e sovjetik!
      Pas demaskimit qe i beri Enver Hoxha Hrushovit ne vitin 1960 ne Moske,maredheniet filluan te prishen dhe me djallezi sovjetiket kerkuan qe 8 nendetse te silleshin ne Odesa per sherbimin teknik te radhes!
      Nuk u moren te gjitha menjehere se binte ne sy!
      Pas shtimit te acarimeve partiake,shteterore dhe ushtarake ne Vlore,sovjetiket u detyruan te largohen nen kercenimin e grykave te zjarrit te artilerise bregdetare shqiptare!
      Pra iken me bisht nder shale dhe per kete ka plot dokumente si dhe protesta te pales sovjetike e shqiptare per rastin ne fjale!
      Bisedat dipllomatike midis personaliteteve asnjehere nuk perbejne fakte e argumente per te gjykuar historine!
      Jo atehere,por edhe sot kemi degjuar kriminelin S.Berisha qe te derdellite se ato qe paska thene neper fushata elektorale kane qene te vlefshme vetem per ate kohe!
      Per dinjitetin,trimerine dhe forcen e shtetit shqiptar te asaj kohe,qe hedh poshte kete lajthitje te ketij gazetari anonim student,ka fakte shume te forta edhe me pas.
      Ne vitin 1968 Shqiperia denoncoi e vetme Traktatin e Varshaves,per pushtimin e Cekosllovakise dhe deklaroi vendimin e RALLE HEROIK I PA PRECEDENT NE BOTE,per daljen perfundimisht nga ai Traktat kriminal!
      Ti gazetar mund tre jesh sado shume ANTIKOMUNIST,por nese perbalt historine e venditr tend per hir te antikomnunizmit tend fashist,ti meriton vetem PERBUZJEN e te gjitheve!
      Mero Baze!
      Ne se je shqiptar i ndershem,mos lejo botimin e te tilla zhgarravinave ANTISHQIPTARE!

  2. ilir says:

    Ky Mikojani thoshte gjithnje te verteten!
    I pari politikan , dhe kete po e mesoj nga artikullshkruesi, qe thoshte gjithnje te verteten!

  3. Katunari says:

    Po pse çar do thoshin rusët që një pëllëmbë vend na përzuri?

  4. Deshmitari i kohes says:

    Jo cdo gje ne te kaluaren eshte fshehur a nuk perputhet me zhvillimet e kohes. Verte Mikojani mund t’i kete thene ashtu Kastros. Madje edhe Hrushovi, pasi u largua baza detare e nedetseve nga Pashalimani mbeshteste kete ide. Por kjo nuk do te thote se ky ka qene qendrimi zytar por thjesht propagandistik. Dhe te bindeni se ky nuk ka qene qendrim zyrtar, kerkoni dhe lexoni vleresimet e mareshalleve sovjetike Zhukov e Malinovski apo edhe vete te Hrushovit pikerisht ne Shqiperi ne vitet 1957-1959 per vlerat mahnitese mbrojtese e sulmuese tw gjiut te Vlores e Bitrintin nga ana ushtarake. Thurnin plane te ndertonin ne ato gjire mes malesh Baza te fuqishme detare e deri raketash bwrhtamore me rreze te mesme veprime (te tilla SHBA kishin vendosur, ne Greqi e Itali, qysh ne fillim te viteve ’50 ) per te goditur cdo objekt. nga Gjibraltari deri ne Ngushticat e Bosforit. (dalja ne det te hapur me tunele qe pritej te hapeshin.

  5. vedeta says:

    PO nuk lat gje pa hedhur posht o rrugaç, te ter historin e sistemit te kaluar doni ta baltosni kudo qe ti nxirni barabar me te paret tuaj qe ishin antishqiptar dhe bashkepuntor te sherbimeve dhe pushtusve te huaj, ju ben me dhimje koke fakti qe jeni me te kaluar mizerabel per çeshtien kombetare dhe nuk lini gje pa nxier e pa shpikur per te baltosur sistemin qe kaloj, çfardo qe te beni dhe çfardo qe te shkruani kunder atij rregjimi nuk ju justifikon tradhtin e te parve tuaj qe skan len gje pa ber kunder ketij vendi,historin e shkruajn fitimtaret ata qe e bejn, jo kundershtaret e tyre mjaft se naj shpifet ju vemjet e felliqura te kti vendi duke baltosur çdo gje te regjimit qe shkoj, ata ishin heronjt e kti kombi ata dhan jeten per lirin e kti vendi ata ndertuan SHQIPRIN dhe ruajten sovranitetin kombetar, se te paret tuaj e shiten si para luftes dyt dhe mbas viteve 90 morrat dhe turpi kti kombi, do te baltosni historin e heronjve te vetem qe ka patur ky komb ju qe per te huajt falni dhe grat nderin dhe xhdo gje per ti ber qefin ambasadorve qe han e pin ne kte vend dhe tallin bythen me ju paçavuret e politikes sot.

  6. temujin says:

    Komunizmi nderkombetar e humbi agresivitetin dhe idealizmin e gjysmes se pare te shek-20…klasa e udheheqesve qe erdhen me vone u bene me pragmatiste dhe nuk u interesonte nje perplasje ushtarake me Perendimin sepse filloi tju embelsohej shume pushteti dhe statuskuo-ja…keshtu filluan ti shisnin te gjitha “kokat e nxehta” qe u sillnin probleme…perfaqesuesi i fundit i Brezit te Vjeter ishte Mao…po te kishte fuqine ushtarake qe arriti ne vitet 80 BRSS Stalini me siguri qe do ti kishte shpallur lufte perendimit…po ne kohen e tij SHBA ishte me e forte dhe Bashkimi Sovjetik doli i shkaterruar e i dobesuar ushtarakisht e ekonomikisht nga lufta…pastaj kampin komunist nga fundi e pllakosi korrupsioni dhe nepotizmi e klientelizmi…

  7. Korabi says:

    Biseda konfirmon versionin shqiptar. Ai nuk e permend ne fillim bazen e Vlores, por vetem bazen ne Kine dhe Finlande. Vetem pas pyetjes se Kastros thote qe, po e mbyllem dhe ate. Ca prisni ju qe te thoshte, qe ca barinj dhish na perzune me shkelma bythes?

  8. Patrioti says:

    Po cfare do thonin ruset,po pse i lane nendetset dhe nuk i moren me vete te gjitha.Po per daljen nga traktati i Varshaves,cfare e ka thene rusi,se pa tjeter do ta kete ndonje informacion,zoteria.Ketu na serviret nje shkrim,qe ne vazhden e shume shkrimeve te hedhin poshte rolin e qeverise shqiptare te kohes.atehere kishte zot shtepia, me te mirat dhe te keqijat saj,po si tja bejme sot qe nuk merret se cfare behet, qe na i kane hequr breket dhe do bejme cte thone ata,dhe keta patriotet e medhenj,qe e katandisen kete vend ne kete derexhe halli,qe hiqen trima me fukarejte e popullit te tyre,i ven ne rresht ai shoku dhe nuk i len as me hap gojen ,se e din mire kush jane dhe cfare kane bere.prendaj eshte mire ti japim Cezarit cfare i takon.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Ti or rrote as nuk ke pasur ndonje here shtepi, as ke shtepi e as ke per te pasur ndonje here shtepi. Mjaft me prrallat me Enver mer torrollaker se na cate rroten e Carit na cate.

  9. Moisi Golemi says:

    Ah gazetar idiot. Por kjo eshte gjuha e diplomacise mes dy drejtuesve. Perderisa Mikojan mundohet t’i mbushe mendjen Kastros, doemos qe ne menyre te tille do paraqitet. Ketij gazetari idiot nuk i bejne sens mijerat e faqeve te raporteve sovjetike, amerikane, britanike, italiane, shqiptare, etj. per konfliktin e Bazes se Pashalimanit, por i fshin si me magji, me vetem nje fjali diplomatike te Mikojanit. Ah gazetar pallosh, qe je ne kerkim te vetvetes. Germo, germo.

  10. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po akoma nuk e keni marre vesh o trushkulur qe askush nuk pirdhte se cfare behej ne kete cope katundi ne buze te Adriatikut, e si me te si pa te ishte krejt njelloj si per ruset, ashtu edhe per NATOn. I vetmi person per te cilin kishte rendesi cifligu ishte cifligari vete, dmth Enver B*Qire Gjirokastra qe me shume shkerdheu miqte e tij sesa armiqte. Kenaqeni veten me prralla me nendetse e me pashaliman.

  11. kollovari says:

    Ishte nje marreveshje ne heshtje midid SHBA-BRSS per ti lene asnjenjes Shqiperine dhe Jugoslavine ne Blloqet perkatese dhe muk ka te bej fare me “presionin” e Partise se Punes ku pyeste BRSS atehere per presion shqiptare i fuste plumbin koqeve sic ja futi Cekosllovakise qe ju hap b… Dulla e Partia e tij ishin dordolece per SHBA dhe BRSS e ngrehnin prej b…kur te donin por Shqiperia nuk luante rol gjeostrategjik se perndryshe do te na e kendonin kengen

  12. vjola says:

    Turp per ju qe ithoni vetes gazeter.Tha filani keshtu edhe vraponi te mbyteni me nje pike uje .Kaq shpejte e hidhni ne kosh historine e vendit tone. Qe sjeni gazetare shumica nga ju dihet se cfare shkrimesh beni ,por qe jeni edhe dashakeqes te kombit tuaj edhe kete ekeni (per te mos ju thene fjale tjeter qe e meritono )

    1. Pleksiglas says:

      Po ti o vjolagopiana mos e ke akoma portretin e merhumit ne mur?

  13. PO.PO says:

    Keta analiste,duken si kot fare ! Nuk ka rene dhe nuk duket se ka shenja te bjere rendesia e bazave ushtarake .
    A e kini pare se sa perpjekje kane bere e bejne ruset per baza ushtarake ne Mesdhe ?! Po Siria,pse u kthye
    ne germadha dhe Rusia arriti deri aty,sa te nderhyje aktivisht me trupa e teknike luftarake to kohes ?!
    Rusia u largua nga Pasha Limani ,mbasi Shqiperia kishte dale faktikisht nga Traktati i Varshaves .

  14. Mentari says:

    Shkruasi I ketij shkrimi nje budalla me brire;Nuk ka asnje gje te perbashket baza ushtarake nendetese detare e shqiperise me bazen e Raketave Berthamore te Kubes,sepse ne kube me 1962 Bashkimi Sum-llastik (Bashkimi Sovjetik) kekonte te vendoste baze Tokesore Raketore Berthamore qe Kenedi e prapsoj me force ne mes te oqeanit Atllantik Duke bllokuar rrugen Vaporrave Sovjetike dhe paralajmerimin se to tju qelloj po qe se vazhdoni te ecni. Dhe me mbas dihet se Bashkimi Sum-Lastik u frikesua dhe u terhoq.Kurse baza e Pashalimanit kishte rendesi te madhe sepse kontrollonte te gjith detin mesdhe ku benin pjese shum anetar te Natos si Italia,Greqia,Turqia ,Franca etj. keni mbaruar shkollen e Larte perpara te Mesmes ,ky eshte difekti I juaj I mos-informacionit (Mos edukimit)

  15. beni durres says:

    kur punoja ne rusi,me ra rasti te flisja me nje inxhinier rus qe mund te kishte 45-vjec,po benim bisede mbi politiken e rusise ne vite,edhe une u shpreha keq mbi stalinin,pa hyre ne hollesi,ai me pa i cuditur dhe me pyeti–pse eshte i keq stalini??…aty kuptova qe ruset jane krenare per historine e tyre,pamvaresisht nga qeverite qe kishin kaluar mbi ta ne kohe…….po te shikojme historine e tyre te gjithe jane perpjekur ta bejne te madhe rusine.Stalini ka vrare e prere ,po i kujtohet vetem modernizimi i rusise. Kur zbarkuan Anglezet ne i perzume,sic perzume dhe ruset ,mbase duhet pare ne nje kontest me te madh historik, Ne si popull nuk durojme njeri siper kokes,prandaj besoj dhe ndjehem krenar qe ruset i qeruam nga baza jone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje