Pas Mediut e Spahiut, Basha takon edhe Agron Dukën: Qeveri teknike, ose nisin protestat

9 Gusht 2016, 15:20Politika TEMA

Pas takimit me kreun republikan Fatmir Mediu dhe atë të AK-së, Kreshnik Spahiu, kreu demokrat Lulzim Basha, vijoi konsultat me kryetarin e PAA-së, Agron Duka.

Pas takimit që zgjati rreth 60 minuta, Duka në një prononcim për mediat, tha se mbështet kërkesën për një Qeveri teknike, por edhe me përfshirjen e PS-së.

Duke zbardhur detaje nga takimi, kreu i PAA-së tha se është diskutuar idea edhe për nisjen e protestave, nëse kërkesa për Qeveri teknike nuk merret parasysh.

“Duke qënë se ka pakënaqësi në rritje popullore qoftë edhe për shkaqe ekonomike, quke qënë se ka një mosbesim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mendohet që nese nuk shkohet me qeveri teknike atëhere do të jetë e vështirë që vota të jetë e lirë dhe që njerëzit të kenë besim që vota që ata hedhin të shkojë aty ku duhet.

Kështu që nese bëhet një qeveri teknike, natyrisht me përfshirjen e të gjithë forcave politike qoftë edhe me PS-në, mendohet dhe kështu është realiteti që ka më tepër mundësi që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”, theksoi Duka

Ai tha se mendonte për arritjen e një marrëveshjeje institucionale me të gjitha partitë politike, përfshi këtu edhe Partinë Socialiste.

“Këtu nuk bëhet fjalë për trafik deputetësh. Nëse jo, atëhere padyshim do të vazhdojnë rrugët normale që mund të bëjë një opozitë siç janë ato mitingjeve, pakënaqësisë popullore. Kjo shkon me të njëjtën kohë edhe me situatën e rëndë ekonomike”, tha Duka.

Duket se Basha po përpiqet të unifikojë qëndrimin e të gjitha partive opozitare, përfshi edhe ato janë koalicionit të drejtuar nga PD, me synim krijimin e një fronti sa më të gjerë, kundër Qeverisë Rama.

PD e cilëson kusht të patjetërsueshëm Qeverinë teknike, duke e lidhur këtë me procesin e zgjedhjeve dhe garancinë që Kryeministri Edi Rama s’mund të garantojë një proçes të lirë dhe të ndershëm.

9 komente në “Pas Mediut e Spahiut, Basha takon edhe Agron Dukën: Qeveri teknike, ose nisin protestat”

  1. luani says:

    cfare gallate duan te gjene sebepin te mose miratojne ligjet per reformen ne drejtesi jo keq si mendim munde dhe tja hedhin dhe ca muaj pa u gjykuar por nuk shpetojne dote me kurre

  2. Kujtim says:

    Remo remo se QENIN E NGORDHUR DO GJESH

  3. bardhi says:

    Le te behet me mire nje qeveri me baze te gjere “agrogerdeci” me kryeminister fatmir mediun dhe administrator te protestave popullore agron duken ku te marrin pjese ne qeveri dhe pulat e dukes.

  4. Pedro I ri says:

    Klloune te mbaruar. Lodhen kot.

  5. babo says:

    Po kush ju shkon mbrapa juve o pallosha, pervec ca antarve te Partise qe duan poste dhe ata pak te laguar nga puna, qe nuk ju ngjiten dot LSI-se.

  6. Arjan says:

    Ik o lulush nuk ke shans PD parti plehrash nen drejtimin e plakut mere.

  7. antikamunisti says:

    Kujt po i plas hajdarmalluta se filloni ju protestat. Me duket se keta lloj hienash po e ndiejne se do hane ne 2017 me teper se 1milion shuplaka.

  8. A.duka nje ish minister socialist kaloi djathtas sepse u prish me ramen dhe behet aleat me saliun qe cfare nuk I ka akuzuar. Njerez pa moral kerkojne destabilizim Te vendit.

  9. Akron duke ishte ministri ibujqesise per socialistet tani behest aleat me berishen .harrow cfare nuk tha berisha per ate.njerez pa moral pa karakter kerkojne the marin pushtetin. Kerkojne destabilizim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje