Çfarë do të ndodhë në fund të gushtit, do të përfundojë së miratuari i gjithë korpusi ligjor i Reformës në Drejtësi?
Ndërkohë ka heshtje. “Heronjtë” po pushojnë; kurse hordhitë Berisha duket se janë pa drejtim, sepse Saliu ka humbur përfundimisht arsyen politike, dhe, për t’u mbrojtur nga Reforma, ka dalë në kaçakëri, në një “luftë guerile” kundër amerikanëve, duke dashur ndërkohë të trembë deputetët e tij për të bllokuar Reformën.
Por, çarja e deputetëve të Partisë Demokratike dhe vetë opozitës, nuk është një akt i thjeshtë i properëndimorëve demokratë, edhe pse Saliu mendon se mund dhe ta neutralizojë këtë çarje me kërcënime banditeske, siç ka vepruar në fillim të viteve ’90 dhe gjithmonë kur ka pasur rezistencë demokratike brenda PD-së.
Por tani Saliu nuk është në pushtet, dhe ndërkohë politika amerikane i është përgjigjur shumë ashpër dhe drejtpërsëdrejti.
Në të njëjtën kohë, properëndimorët e Partisë Demokratike, mendohet se kanë hyrë ndërkohë në një kevizje të mirëfilltë politike, e cila sigurisht që do të vijojë prej tyre, sepse kuptohet që ata kanë hapur një derë të re për të djathtën shqiptare, dhe spikat që drejtohen si frymë nga ish kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami, sepse ky befas rikrijoi në PD frymën proamerikane.
Selami po kuptohet se luan i qetë, pasi e di që aktualisht është shumë më i fortë se Saliu, sepse ka me vete perspektivën shqiptare, koncept ky të cilin psikika e turbullt e Saliut nuk ka pasur asnje rast që ta kapë. Selami luajti fort dhe me personalitet, dhe, në një sens politik, e mundi Berishën politikisht pas njëzet vjetesh. Por, gjithashtu, në këto momente, Selami, pas njëzet vjetësh, duket se po i hap sërish Partisë Demokratike perspektivën amerikane, të cilën ajo, me Saliun, e pati humbur që në vitin 1996.
Saliu dhe i gjithë rrethi i tij antireformë e kishte shpresën te Meta. Saliun dhe Metën, i kishte bashkuar frika e ndëshkimit individual dhe jo arsyeja politike e gjërave. Kjo i pati detyruar të dy që të merreshin vesh “me shenja” dhe jo me arsye politike, e cila normalisht gjithmonë duhet të të çojë në një skemë politike.
Këta të dy, në fakt, ishin të sunduar individualisht nga dy frikëra: nga frika e ndëshkimit të tyre nëpërmjet Reformës, dhe nga frika e politikës amerikane. Kjo e dyta, në fakt, kish pushtuar më realisht Metën, prandaj ky deklarohej gjithmonë hapur për Reformën, por njëherësh krijonte pretekstin e konsensusit me opozitën, për votimin e Reformës në Parlament.
Me “tezën e Metës për konsensus”, kuptohej në fakt se raporti Meta – Berisha ishte i fshehtë, ngaqë, me konsensusin, si “pretekst demokratik”, Meta tregonte që e kishte shpresën te Saliu.
Si pasojë e këtij naiviteti politik frikërash shqiptare, që për pasojë nuk ishte i dukshëm, politika amerikane vijoi presionin real kundër Metës. Ai ndihej i trembur, sepse sigurisht që diku kishte shkelur ndërkombëtarisht, dhe prandaj, në çdo rast, deklarohej pro Reformës. Por ndërkohë ishte shumë i kapshëm që vetë gjendej i fiksuar pas “qëndrueshmërisë” se radhëve të Sali Berishës. Ndërsa , kur erdhi çasti që radhët e Saliut ranë në favor të politikës amerikane, domethënë edhe të interesit të zhvillimit aktual shqiptar, Meta kaloi në çthurje mendore, e cila spikati hapur në Parlament para votimit, në 21 korrik.
Por tani ishte vënë: Meta kishte rënë viktimë e frikës së tij politike; kurse iniciativën e të gjithë gjendjes e mori në dore ambadadori amerikan.
Ai i trajtoi Berishën, Metën dhe Bashën si një bandë; shfrytëzoi deklarimin botërisht të Metës pro Reformës, bëri të qartë te deputetët e Partisë Demokratike qëndrimin amerikan kundrejt votës kundër të tyre; realizoi realisht numrin prej dy të tretash të Parlamentit pro Reformës, dhe, pa lëkundje, i futi të dy taborët, edhe taborin Meta, edhe taborin Berisha në Parlament… te cilët votuan një nga një, e që të tërë, pro Reformës Kushtetuese…
Kjo është tabloja e ngjarjes historike të Reformë në Drejtësi, deri tani, kur po pritet votimi i të gjithë paketës që e përmbyll aspektin ligjor të Reformës në Drejtësi.
Ndërkohë, maxhoranca aktuale e drejtuar nga PS në Parlament, dhe politika amerikane gjithashtu, kanë deklaruar se votimi i Reformës duhet të përmbyllet deri në fund të gushtit. Por Berisha nuk i ndahet gueriljeve antiamerikanë dhe antireformë: ai ka ende shpresë se mund ta shpëtojë status quo-në korruptive të drejtimit të shqiptarëve nga “pashallarët e rinj”.
Ky është sërish një naivitet politik i momentit, por nuk kemi se çfarë t’i bëjmë. Historia e Shqipërisë na ka mësuar se, deri tani, gjithmonë, për të shpëtuar pushtetin korruptiv të pashallarëve, janë ndëshkuar shqiptarët si shoqëri. Por, a mund të vijojë edhe sot kjo rrugë e vjetër e historisë shqiptare?
Jo, kjo rrugë e vjetër është prishur tani përfundimisht; sepse sot shqiptarët janë me informacion, dhe janë në shumicë absolute, me 95 përqind, proamerikanë. Kurse proamerikanizmi shqiptar, i tremb pashallarët e rinj, dhe i jep energji çeshtjes së Reformës në Drejtësi, që kjo të shkojë deri në fund. Proamerikanizmi shqiptar, në fakt është esenca e politikës shqiptare sot në Shqipëri dhe në Kosovë, por pashallarët e rinj shqiptarë nuk e pranojnë dot këtë.
Esencialisht shqiptarët sot në shumicën dërmuese janë properëndimorë: domethënë me rilindësit e shekullit të XIX dhe të fillimit të Shekullit të XX, dhe jo me pashallarët orientale, fakt historik ky që tregon se Shqipëria aktualisht ka shpëtuar nga zgjedha historike lindore.
Por, cilat janë pyetjet që duhet të ngremë tani për votimin e fundit të gushtit. Ato janë:
1.A do t’i qëndrojë kryeministri Rama deri në fund paktit që ka bërë me amerikanët dhe europiano-perëndimorët për Reformën?
2.A do kthejë dot Meta hapur pro Saliut për të krijuar një qeveri të përbashkët?
3.A mund ta mbështesë i gjithë grupi parlamentar i LSI- së Metën në një aventurë politike antiamerikanë dhe pro Saliut?
4.A do t’i trembë dot Saliu banditisht deputetët e opozitës që u rreshtuan pro Reformës, dhe e detyruan atë të futej në Parlament dhe të votonte Reformën?
5.A do të fitojë fryma properëndimore e Eduard Selamit në Partinë Demokratike?
6.A do të vazhdojë t’iu qëndrojë mbi kokë si Shpata e Damokleut antireformistëve proamerikanizmi absolut i shqiptarëve?
Përgjigjia e këtyre pyetjeve, në fakt lidhet drejtpërdrejt me atë që pritet të ndodhë në fund të muajit gusht: me votimin e pacenuar të të gjithë paketës ligjore të Reformës në Drejtësi.
per sa te ekzistopje grupi çiftelia grupi p^ro perendimor do triumfoje bashke me fallangat e krimit te shqupit dhe vikingeve
sala i vret ja u shkerdhen nenen kush ti dali kunder edhe ilir meten ne thes e ka koha do ta tregoje
Eshte per te qeshur me ato qe thote e shkruan Spartak Ngjela. Pasi e pa se sado t’i sherbeje Rames ky i fundit nuk i nhedh asnje kocke, avukati (se avokat nuk eshte, nuk ka fituar nje gjyq te vetem!) po hedh veshtrimin per t’u kthyer ne PD.
Kjo qe thote per “udheheqesin” e ardhshem te PD, pra per Selamin, i cili nuk ndihet fare ne Parlament, te ngjan me ate qe ka thene per Kadarene. Ngjela, ne perpjekjet e tij per t’u bere i rendesishem, sigurusht jo me kontributet e tij, sajonte se Kadareja, ne vitet 72-73, udhehiqte luften per te rrezuar…Enver Hoxhen! Ate Enver, figuren e te cilit do e ngrinte ne apogje ne vitin 1976, ne librin e tij “Dimri i Vetmise se Madhe”, liber qe do te dilte, pas rregullimeve qe i beri Enveri, me titullin “Dimri i Madh”. Cfare nuk sajon Ngjela ne librin e tij me kujtime. Tani…i duhet nje gremc tjeter dhe e ka gjetur te Eduard Selami…te ai njeri, qe beri studime dy-vjecare per marredhenie nderkombetare ne SHBA, por vazhdoi te punonte si shites makinash atje.
Landi! Ngjela eshte shume i sakt ne analizen qe ai bene.Eshte tjeter pune se nuk te pelqen ty.Ti vazhdo ta shash,se i bene mire Berishes.Te rruat Berisha.
Shqiperia do rilinde pas shkaterimit te agjentures udb ( shqupi)
Mafia Berisha-Meta do te fitoje!
Zoti avokat ,mos u merakos se te gjithe politikanet mbareshqiptare te vetmen ndjenje (emocion ) te perhershme kane friken nga amerika (shba). Te gjithe se bashku ,te dhjere por krenare do votojne cfare tju srvire ambasadori i shba.
Meta do te demaskohet keq po te bashkohet me Saliun. Per me shume nuk eshte i sigurt se e rrezon Ramen nga pushteti. Metes i intereson qe pas disa muajsh te hyje ne zgjedhje si force e veçante, e palidhur as me PD-ne as me PS-ne. Dhe aleancen ta beje pas zgjedhjeve. Keshtu ai mendon se do te fitoje me shume vota sesa po te hyje qe tani ne koalicion me PD-ne.
Perendimi se don shqiprin,qe 30 vite tzeza eshte ka i ben me ju,po a menoni qe Italija dhe Britanija e dojn shiprin-a jo bre burr.me mujt ata e shlyjn prej hartes gjogtafike.
Gjithmone impresionues ne shtrimin e problemeve per zgjidhje.Deshira e Popullit eshte qe politikanet e korruptuar te shkojne ne Esfel.Elementet pozitive brenda PD duhet te levizin ,Jo vetem per te mbrojtur imazhin e PD ,po dhe per veten e tyre.Nga Lul Sumkapuci ata jane te papreferuar prandaj o sot o kurre duhet te marrin situaten ne dore.Te dy legenet kryesore ne PD -Sale Gerdeci dhe Lul Pedja nuk jane trima , nje rezistence te organizohet , zbythen se kane frike nga Maska e Cjerre..Persa i perket Like floririt , Ai e di fundin e Tij. Po e pret me stoicizem per te treguar se po kontribuon , prandaj pretendon te marre nje denim me te ulet si Ata qe kerkojne Gjykim Te Shkurtuar.Edi Rama duhet te qendroje fort ne pozicionin pro Reformes dhe Asistences Amerikano-Europiane , se ndryshe do te zhytet menjehere ne Hirin e Historise.Jam i nje mendimi me Z: Ngjela se Rruge Kthimi nuk Ka .Prirja Amerikano-Europiane do te fitoje se e duan te gjithe shqiptaret .Le te shpresoje dhe ta qesendise ndonje komentues i varfer nga trute apo i perlyer me Fekalet e Korrupsionit Berishiano -Metist.Kaq e pati historia e tyre.Me ne fund ,me duket , se po shohim drite ne Tunelin e Tranzicionit.Nje falenderim Z.Ngjela per kenaqsine qe na jep me analizat e sakta per situaten Qoft per hajer Pra. Te jemi Optimiste per te Ardhmen
Ore ky ngjela ka pjerdhur
Ky kujton se amerika nuk e di se kush e do dhe kush e urren
Sa per saliun ai ketà tipat si selami i merr i shfrytezo dhe i hedh poshte si nje limon i shtrydhur.