Denioni i Xhepit politikan i “egërsuar” dhe Xeni

10 Gusht 2016, 10:48Politika TEMA

Natyrisht shoku Meidani u mërzit, kur disa media të “shitura” tek Edi Rama i hëngrën hakun djalit të tij, duke e quajtur të paaftë dhe duke e këshilluar të mos fusi hundën vend e pavend në politikë.

Mirëpo ish-drejtori i doganave pa doganë, nuk mund të rrijë pa u përzier, sepse tani ka ardhur koha që të bëhet edhe ai “lojtarë” në politikë. Statusi i djeshëm në Fb kundër politikës së Rilindjes së Edi Ramës ishte me të vërtet i “përkryer”, tamam si statusi i Lul Bashës në adresën e vet.

Denioni ndoshta është nxitur dhe nga statuset e Xenit, sepse nuk ka asgjë të keqe se vihesh në sedër, kur shikon njerëz me nivel më të ulët se ti, që kanë pretendime… për t’u bërë dikushi në politikëbërjen e këtij “palo” vendi.

A mund të na thotë dikush, se çfarë ka Xeni më shumë se ai, që bënë statuse në FB?! Xeni e ka pasur babin president, edhe Denioni e ka pasur babin president. Xeni e ka pasur babin kryeministër, edhe Denioni do ta ketë! Xeni ka punuar në administratën e “babit”, edhe Denioni ka punuar në administratën e babit të Xenit.

Për t’u dalluar që janë shumë larg dhe Denioni i Xhepit është dikushi, ka një fakt të pakundërshtueshëm: Xeni nuk ka qënë kurrë drejtor, kurse Denioni ka qënë drejtor, madje i madh fare.

Ekziston vetëm diçka, fare e vogël, e parëndësishme, ku Xeni i’a kalon Denionit: Ka të dashur më të bukur! Mirëpo, kjo nuk do të thotë gjë, sepse është çeshtje fati dhe shijesh!

Ndaj duam apo nuk duam ne, ai është aty në opozitë me të drejtë, kundër atyre që i morën “drejtorllikun” dhe në konkurrencë me djalin e “babit”.

Një këshillë djalit të Meidanit: Kur të shkruaj, të mos kopjoi citatet e Lulit, siç bënte Lei Feni me citatet e Maos. Ka një problem Luli me citatet, sepse aty gjenë veten dhe i’ua faturon të tjerëve, që nuk kanë asnjë lidhje ma ato që thotë ai. Ndaj nuk është mirë që t’i ndodhë e njëjta gjë dhe Denionit, sepse gojët e “liga” flasin, duan vetëm pak ngacmim.

Denioni bënë mirë që konkurron Xenin, por jo me citate të vjedhura. Do ishte shumë mirë, që Denioni të ishte vetvetja, mirëpo kjo siç duket është e pamundur për drejtorin e “egërsuar”.

Nga Anri Bala

15 komente në “Denioni i Xhepit politikan i “egërsuar” dhe Xeni”

  1. Mos u nxef se eshte dhe vape tani says:

    Duket qarte qe eshte nje langaraq zyrash si i ati
    Fatkeqsia eshte e dyfishte sepse turperon babin mamin dhe te dashuren Prandaj nxehet ky tipi

    1. Hisni Kaposhi says:

      Ky Deni, a ku e di une si e ka emrin ky Loqia i Rexhos, po tmerron pallatin me qenin pa gojez, qenin sa nje kale. A ka ndonje ligj ta vere ne zap kete legen? A ka polici ta permbledhe kete koke loqe? Te veproje se ky do beje gjemen dhe Saliu do thote se ka rene shteti. Amani ore ose po na kafshon qeni i Denloqes bythet e pensionisteve neper rruge. Eshte mesuar me bithen e xha Rexhepit si duket.

    2. Kiu says:

      Gazetar qe ne nje shkrim prej 3-4 paragrafesh ben gabime pas gabimesh, si drejtshkrimi dhe sintakse! Turp per gazetarine ku eshte katandisur…

  2. kur babai, ish president rexhep median, shkroi ne shtyp si te ishte strazimir alltia, iu mbush mendja denjos te te ngreje edhe ky ne nivelin. dhe eshte ne dileme ke te kete si model, sic duket po zgjedh a te kpjoje suprmbesen. xeni, malltuzin, anika doklen. paske culture te madhe o djale. paske ngjare nga nena si xeni. do te te keshilloja mosia merr fytyren babait, por ai ne nje shkrim te koheve te fundit tregoi se fytyren e shpirtin I ka si babai I shkelzenit. cfare shkolle ke mbaruar. dukesh si me qene me shkolle nate bujqesore. pika more djale.

  3. keli says:

    Po pse kjo urrejtje, kur shkruajne kunder qeverise, po sa shpejt i beni armiq te imperializmit, po si nuk ju vjen turp, qe merreni me dy ish presidenta, si do qe te jene jane votuar dhe kane shkuar aq lart, po pse i fyejme kaq shume pse??????/ ku eshte imnati?????????

    1. heu bre says:

      Nje idiot si ty,natyrisht qe nuk kupton ?

  4. drini says:

    Cuni i xhepit them, se akoma shumica nuk e njohin me emrin e tij , ka ka filluar te kruhet me te gjithe. Te gjithe i thone se nuk ke tru per politike por atij jo vetem qe si mbushet mendja por sulmon me teper. Kur mori ne mbrotje babin e tij, xhepin , u pa qarte se babe e bire nuk e kane merituar fare te marrin rroga ne administrate nga taksat qe paguajne shqiptaret. Nivel shume i ulet politik per xhepin ndersa per djalin nivel afer zeros nne cdo drejtim

  5. Alban says:

    Eh moj redaksi! Politika në Shqipëri është mbushur me politikanë të kategorisë së xenit dhe denit! Djem të baballarëve politikanë që lanë profesionin dhe ju futën politikës pa e ditur nga lidhej gomari! Njerëz që të vetmen literaturë që kishin lexuar për politikën ishin “Historia e Partisë”, “Kapitalizmi” dhe artikujt e “Zërit të Popullit”. Ndokush nga pasioni për këtë politikë apo i orientuar nga shërbimet e huaja, nuk pat lënë gur pa lëvizur për t’u futur te klinika e udhëheqjes!
    Le të kthehemi te brezi i dytë, xeni, deni, dhe ca çuna Tirone, që si ka thënë kërkush deri sot puna e mbarë! Që mendojnë se ja kanë haberin drejtorllëkut dhe s’dinë të bëjnë gjë tjetër vetëm të harxhojnë paratë që baballarët e tyre i kanë fituar “me djersë” duke u lodhur së lëpiri sa njërën bythë e tjetrën për të zënë pozicione kyçe në pushtet. Këta djem të përkëdhelur që zënë karrige që su takojnë dhe shohin gjithë ditën “Tomi & Jerry” as që e kanë sensin e realitetit. Nuk kanë punuar ndonjëherë për të kuptuar mardhëniet që krijohen dhe kërkojnë të bëjnë kaoriçozin siç bëjnë me mamin në shtëpi! I vetmi preokupim është luku, e dashura, lokali, qeni etj… Një status bosh pa ambicje pa sfida e pa filozofi, por që atyre iu pëlqen dhe pa të cilën nuk jetojnë dot.
    Tashmë, ndryshe nga baballarët, nuk lexojnë më “Histori Partie” apo “Kapitalizëm”. Jemi në kohën e kubernetikës dhe politika mësohet gjithandej, Në lokal duke porositur të zakonshmen dhe duke shkëmbyer mendime me të dashurën. Duke u bërë protagonist në fb dhe duke lëpirë (siç bënin baballarët e tyre dikur) tashmë me mjete të “Teknologjisë së lartë”. E meritojnë! Këta njerëz do na nxjerrin në dritë. Ne të tjerët që patëm idenë se këtij vendi i shërbehet duke mësuar dhe duke punuar, paskemi qenë komplet gabim. Kohët kanë ndryshuar dhe ne nuk e paskemi kuptuar! E ndryshoi babai i xenit dhe i denit dhe po e përsosin bijtë e tyre!

  6. capi says:

    Nuk ka faj se u tallen me Meidanin, i thane se do ta bejne kryeminister te qeverise teknike !?.

  7. andromeda says:

    Shumë gabimi gjuhësore, o shoku gazetar. Çfarë shkolle ke bërë more burrë? Ato ‘ë-të’ në fund të fjalëve i paske pa doganë, lol.

  8. Franci says:

    ESHTE SHUME INTERESANTE PER DISA FEMIJE TE POLITIKANEVE SOCIALISTE,PASI PRINDERIT E SHFRYTEZOJNE MAKSIMALISHT PARTINE DERI NE POSTET ME TE LARTA TE SHTETIT NE FUND TE MANDATIT E NE PRAG PENSIONI FEMIJET E TYRE KTHEHEN NE KUNDERSHTARET ME EKSTREMISTE TE PS SI PERSONI NE FJALE,ANIKA DOKLE ETJ.

  9. Ben Dibrani says:

    MJAFT me kete Deny/n, na merzitet, jane bere ca si shumeketo matrushkat!

  10. korca says:

    Perse kjo urejtje per njeri tjetrin perse nuk mund ti thuash te zezes e zeze dhe te bardhes te bardhe se krahasohen me PD .Mjaft me se po shkaterohet cdo gje .dhe nje gje e mire qe behet nxihet nga 100 te keqija qe behen .Nuk mund te flasesh per Anika Doklen e te tjere .

  11. Tahip Rexhepi says:

    SI nuk ju vjen keq per nje djale te semure me semundjen dawn
    Fajtore Jane prinderit qe e duan te shkretin pa tjeter njeri te shquar kur ai eshte lindur i semure. Denoni behet burre i shquar kur te behet macoku im fizikant.

  12. fieraku NGA ferrasi says:

    Eh keshtu e ka kjo Pune
    Sala merr votat djathtas puneson femijet e eksponenteve te se majtes
    Rama ska lidhje me parti e elektorat ka njerezit e vet dhe do ti mbaje
    I lumte.
    Jam ekstrem idjathte dhe sdo votoja te majten as para plumbit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje