“Koha Jonë” paralajmëron përplasje fizike mes LRI dhe FRESSH

10 Gusht 2016, 11:31Politika TEMA

Gazeta “Koha Jonë” paralajmëron përplasje fizike mes të rinjve të PS-së dhe LSI-së.

Sipas saj, shkak për këtë po bëhen të rinjtë socialist, që po provokojnë ata të LSI-së.

Kjo përplasje, shkruan gazeta, mund të transferohet edhe në Tiranë.

“Në Jalë çdo vit të rinjtë e LRI-së mblidhen dhe jo vetëm kalojnë pushimet, porse e kthejnë në një shkollë politike bashkëbisedimi mes tyre. Ata janë të gjithë të rinjë dhe me ambicie politike. Dhe si të tillë kanë dhe përballje të forta mes tyre. Kjo është ajo çka po ndodh mes të rinjve socialiste dhe atyre të LRI. Këta të fundit, pas tensionit me të fundit për përplasjen në datat e zhvillimit te kampingut në Jalë, kanë postuar dhe një video ku kanë përmbledhur momentet me pikante të aktivitetit të përvitshem.

Të ftuar nga politika, diplomatë të huaj, gazetarë, artistë të njohur, janë protagonistë të aktiviteteve ditore dhe të mbremjeve të LRI në Jalë. Por jo vetëm kaq. Ata kujdesen për ushqimin, shendetin dhe higjenen e kampit ku bashkëjtojnë me shumë se 1500 të rinjë. Duke dhënë shembullin e një bashkepunimi rinor për t’u marrë shembull.

 Ndoshta nga të rinjtë e FRESSH, që prej disa javesh nën kujdesin e ish drejtueses Elisa Spiropali, kanë nisur një “luftë e ftohtë” me bashkemoshatarët e LSI. Luftë që ndoshta mund të nxehet, jo vetem nga temperaturat e larta të gushtit, por dhe nga vendimi i Elises për të ngritur kampingun në të njëjtat data dhe në të njëjtin vend me ata të LRI.

Nëse Elisa Spiropali nuk tërhiqet atëhere ka mundësi që përplasjet të jenë edhe fizike mes LRI dhe FRESSH,çka do të rrezikonte edhe përplasje në Tiranë mes PS e LSI. Dhe me tej mes Metës dhe Ramës.

Kush po e sajon me djallezi këtë përplasje edhe fizike mes të rinjve?!”, shkruan kjo gazetë, e njohur për qendrimet e saj pro LSI-së.

2 komente në ““Koha Jonë” paralajmëron përplasje fizike mes LRI dhe FRESSH”

  1. Dridhe like says:

    O Gazeta Koha e shkuar, rri rri dhe ha ndonjehere mut ti, se je mesuar tani me!

  2. Jakaloqejakako says:

    hajde shpejt kompanite e basteve te vendosin koeficentet se kush do fitoje. Ooooooo cu kenaqem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje