Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë publik se kush janë, sipas tij, drejtuesit e policisë që menaxhojnë drogën në vend.
“Ndërkohë që nuk mban asnjë përgjegjësi për faktet tronditëse që kemi denoncuar, si arratisja e shtetasit turk në sytë e policisë në Rinas dhe prania e zëvendësdrejtorit të Përgjithsëm të Policisë në pushimet e Klement Balilit, i cili kalon i qetë ditët në plazhin e Sarandës, edhe pse i kërkuar nga gjysma e policisë së europës dhe DEA amerikane, Edi Rama vazhdon të thellojë kontrollin e tij mbi territorin e drogës në vend. Dje bëmë publike një pjesë të hartës së influencës me drejtuesit e policisë që menaxhojnë drogën. Sot, po denoncojmë një pjesë tjetër, sipas informacioneve të ardhura nga shërbime partnere”, tha Paloka, para se të niste publikimin e emrave:
“Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë Tiranë, sebashku me zëvendësin e tij, Ermal Muça, janë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike dhe vjeljen e 30 përqindëshit në zonat Pezë, Prezë, fshatrat mbrapa malit të Dajtit, Zallherr, në Kombinat me sera, deri në kufi me Durrësin dhe Kavajën.
Jeart Çela, Drejtor i Policisë në Vlorë, lidhje e fortë e Tahirit dhe vëllezërve Habilaj. Menaxhon drogën në Novoselë, Mifol, Vjosë, Nartë, Panaja, Zvërnec, Trevllazer. Më tej, në Risili – Llakatund – Trevllazër- Mekat – Kaninë dhe zona e tretë është Vranisht – Llakatund – Tërbaq – Mesaplik – Gjorm – Brataj- Ramiç – Sevaster. Vlen për t’u theksuar se zona Armen- Kocul –Selenicë – Poçem që lidhen me fshatrat e Tepelenës kontrollohen nga grupi i shoqërimit të ministrit Tahiri.
Besmir Qebini, dora e Shullazit në polici, ka vënë në dispozicion të kanabisit magazinat doganore, duke qenë zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më parë, kur ishte në polici, ishte i përfshirë në të gjithë aktivitetet kriminale të Shullazit.
Afrim Tafa, në drejtorinë e Policisë Berat, së bashku me shefin e komisariatit të Skraparit, Ferdinand Dusha dhe me Shefin e Komisariatit Berat, Learton Hoxha kanë nën përgjegjësi drogën në afërsi të Malit të Tomorrit nga krahu i Beratit, ku janë mbjellë rreth 80.000 rrënjë kanabis dhe krahu i Skraparit ku janë mbjellë rreth 100.000 rrënjë.
Edmond Targaj, Drejtor i Policisë Qarku Dibër, ka nën hyqëm 12 grupe kriminale nga tepelena vlora dhe dibra, që mbjellin e trafikojnë drogën. Zonat ku është përqendruar ky aktivitet janë fshati Vicisht me rreth 20.000 rrënjë bimë cannabis, fshati Muhurr me 15.000 rrënjë, fshati Qaf – Muhurr me 17.000 rrënjë dhe fshati Shupenzë, me rreth 50.000 rrënjë. Porosia është të mos pranohet asnjë ofertë më pak se 10 mijë rrënjë. Ndihmësi i Edmond Targajt në dibër, është Robert Aga, i përfolur në cdo raport të shërbimeve partnere për rolin e tij kyc në trafikimin e drogës.
Fatmir Lleshi, në detyrën e tij si shef i Komisariatit 4 në Tiranë, në bashkëpunim me deputetë të PS-sënë Tiranë, u kujdesën për drogën në zonën e Tujanit, dhe në rrethinat e Dajtit. Me ndihmën e inspektorit të policisë Demaliaj dhe Alban Ahmetaj, menaxhohet dhe kanabisi i Shëngjergjit.
Erjon Ismailaj, shef i Komisaritatit të Policisë Krujë, i përfshirë drejpërdrejt në kultivimin e kanabisit, ku mendohet se janë rreth 75.000 rrënjë. Ky shef komisariati dorë e Shullazit dhe Tahirit ka keqtrajtuar dhe mbajtur peng disa ore inspektore të mjedisit që konstatuan arat me droge, dhe i kërcënuan me jetë nëse flasin.
Henrigert Mitri, menaxhon mbi 40 mijë rrënjë në zonën e Burrelit, ku është shef komisariati, një njohje e vjetër e Shullazit dhe Erjon Braces. Ishte shef komisariati në Lushnje, kur ndihmoi për fshehjen e provave pas rënies së avionit me drogë në Divjakë”.
Paloka tha se në ditët në vijim do të bëjë publikë të tjera të dhëna “për kontrollin e çdo pëllëmbë toke në vend të mbjellë me drogë nga Edi Rama, me drejtuesit e tij të policisë”.
“Kështu e ka ngritur ai perandorinë e drogës në vend, që po mbyt ekonominë e ndershme dhe po shfrytëzon varfërinë e fshatarëve. Ky biznes gjigand kriminal, po rritet cdo ditë, për të siguruar miliona euro për Edi Ramën e oligarkinë e tij, para që Edi Rama planifikon ti përdorë në zgjedhje për të blerë votat. Edi Rama i ka braktisur me kohë shqiptarët dhe interesat e tyre, ai e ka braktisur qeverisjen e vendit. Edi Rama po qeveris me krimin dhe vetëm për krimin. Droga dhe krimi nuk janë zgjedhja e shqiptarëve. Ekonomia dhe siguria e tyre po rrënohet përditë, prej drogës, krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës.Shqiptarët e refuzojnë këtë sundim mafioz dhe do ta shporrin shumë shpejt”, përfundoi deklaratën e tij Edi Paloka.
..e lemerishme po te jete e vertete..por e keni ne dore per dekriminalizimin…aprovojeni dhe verini prangat Rames e kujdo !!!..
Ky eshte nje DOPJO GOMAR = KERIC
Revoluthioni ethte ai qi do thpethoje thqiperine .fithothe me ne kreye kryetarin thone lyli dhe me siper akoma ,ne krye kryetharin e kryetharit tone thaliun.
..po saliu ka thone qe droga– lazarati ishte politika ime…cfare e prish pd ne kete rast..?? Te dale dikush tjeter po ju..?? Ndofta e kunderta besoj eshte e vertete…mipulimi ala-berishian me berishin ne krye….nuk keni kerkuar falje asnjehre sa here keni dale bllof…fushat e saliut ne fb….nuk na thate qe gabuam ..e t’ju besojme tani..Pa le qe keni edhe prokurori….Doni te shastisni vendin….por te shushaturit jeni ju….Cfare s’kemi degjuar nga ju….Kur saliu thote droga eshte politika ime..eshte e qarte qe ka menaxhuar ate…e tani i jane pree krahet….
Pirdh thuthuq pirdh se mbase ka ndonje shpellar te futur 200m nen shpelle qe ju beson.
o te mjere sa posht paskeni rene,nuk e di po qe se do ishte e vertet prokurorin e keni i juaji eshte Llalla e te tjere,perse nuk i denonconi po tani qe do beni zgjhedhjet ne diber duhet patjeter te masni pulsin a do ta hane shqiptaret keto thashetheme apo jo? ik o palaco paloka,mos te ngelte fjal me gojen tende thuthuqe,mor idiot,ato qe i keni bo vete i sajoni per keta .mor kelysh komunisti,ti e di mir se i kujt je,po ishallah ,ka yot tz dhe gjith plehrat, e shqypit ka per tu dhene ate qe meritoni
Kush ma zberthen kuptimin e shprehjeve:
1. I bie fyellit me nje vrime .
2. Bieri,bieri se i bie mire .
3.Qeni qe leh nuk te ha.
4. Ngele tralala gjithe diten ,o tu mbyllte.
Pse nuk thua o Paloqe se shqiptarët qenkan bërë të pasur … Këta kanë filluar të rrjedhin të gjithë pas krye të rrjedhurit Sali.
Kete qe po thote paloqa jane shume te verteta po nuk eshte azgje perpara asaje qe po ndothe, te gjithe pa perjashtime sivjete kultivusit e hashashit po paguajne. Duke filluare nga cunat qe erdhen nga greqija dhe kan hedhur goxha leke, dhe deri tek fshatari fukara po paguajne policine. Po kushe nuk ka shume rrenje nuk i garantohet qe po erdhen nuk do tja shkulin po i eshte garantuare qe do te lajmerohen para se te vijne policija. Namin ka vlora tepelena dhe gjirokastra me shume sivjete eshte mbjedhe ne zonen e gramshite. Kjo eshte shume e vertete dhe shteti beri shum mire qe e lejohi pak sivjete , shqiperine vetem hashashi do ta nxjere na kriza. Tani vjene anes kote policija shumica eshte vjele se ishte tre mujoreshe jepte me pake se ajo gjashtemujorshja po korrej me shpejte. Po problemi eshte se ka ren cmimi dhe ne punetoret qe u paguame me kilograme dhe jo leke ne dore dualem me humbje. Kilja sote eshte vetem 300 euro
SHKO TREGOJA ATYRE “QYTETAREVE” TE BATHORES KETO KARLLIQE O LOQE.
keni ngel pa miell ju te shqupit hahahaha shkoni se u jep xeni
edhe pijaneci