PD, Jemin Gjana: LSI mbështet qeverinë teknike, Meta nuk është tërhequr

10 Gusht 2016, 12:35Politika TEMA

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Jemin Gjana komenton dhe analizon idenë e hedhur nga kryetari Lulzim Basha për domosdoshmërinë e qeverisë teknike dhe mundësitë që të arrihet qeverisja e përkohshme.

Për “Sot” ish-ministri i Bujqësisë, sot drejtues i Departamentit për Kontributet Historike në PD, shprehet se qeveria teknike, me ekspertë jo politikanë, është e domosdoshme, pasi siç thekson ai pushteti qendror dhe lokal janë kriminalizuar në një masë të madhe.

Ai thotë se kryeministri Edi Rama nuk jep garanci për proces të rregullt. Ish-ministri shprehet se qeveria e drejtuar nga Rama nuk mund të organizojë zgjedhje të lira dhe të drejta dhe sërish do të përdorë paranë e pisët për të vjedhur votat e shqiptarëve.

Në këtë kontekst, ai e sheh shumë të mundshëm ndarjen e koalicionit të majtë për të arritur standardin e kërkuar për zgjedhjet e ardhshme. Gjana, deputet i Partisë Demokratike për 6 mandate, thekson se edhe në radhët e së majtës mbështesin idenë e qeverisë teknike dhe këtu ai përmend LSI.

Ish-ministri në kabinetin e “Berishës” thekson se vetë kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka mbështetur opsionin e qeverisë me ekspertë dhe shprehet se nuk është e vërtet që kryeparlamentari është tërhequr nga ky opsion.

“Kjo është kërkesë e Partisë Demokratike, është një kërkesë ose një opsion i lëshuar edhe nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Kam lexuar në media se është tërhequr nga ky opsion më vonë.

Ai nuk është tërhequr nga ky opsion por nga opsioni i zgjedhjeve të parakohshme. D.m.th është një opsion që ata nuk e kundërshtojnë. Besoj se edhe aktorë të tjerë brenda Kuvendit e mbështesin këtë opsion.

Natyrisht nën presionin pozitiv politik që mund të ushtojnë të gjitha palët dhe vullneti i qytetarëve për të shkuar në këto zgjidhje e bëjnë të mundur qeverinë me ekspertë”, thotë Gjana.

Gjana thekson se nëse do të ketë presion politik dhe popullor, qeveria teknike është mëse e mundshme.

7 komente në “PD, Jemin Gjana: LSI mbështet qeverinë teknike, Meta nuk është tërhequr”

  1. LUAN says:

    Nje felliqesire qe sebashku me taborrin e tij percjell vec ere te qelbur. nga keta pacavure nuk mund te presesh asgje. keta jane lakejte e pushtetit qe e kane bere kete vend nje corbe qe nuk gelltitet. Kishim menduar se kishte vdekur ky tellall i lig . Larg ketyre ,jepjani dhe LSI se po vdesin per te.

  2. jani says:

    Presion nga kush . Nga 1000000 votat qe keni ngrene ne kurriz. Jane vota Ps por sisremi zgjedhor i transformon. Ka vetem zgjedhje te reja me keyeminister Ramen edhe per te pakten 8 vjet. Nuk kuptoj si kini fytyre ju qe degjeneruat nje komb qe fukarepset nje milet te tere te mendoni se mund te qeverisni perseri dhe me bashen kryem . Haa kjo edhe si barsalete nuk tingellon bukur. Por ju duheshit futur ne burg dhe u mbyllej goja. Por ku i dihet edhe mundet te ndodhe. Ajde do zoti.

  3. TJ says:

    Nje hajdut dhe mashtrues Ky Gjana! E filloi qe ne Pogradec dhe per pak fitoi llotarine nje nga Starova, dhender nga eshte i nderuari ish deputet i Pogradecit, Emin! Zot na ruaj ku e katandisen keta njerez me Berishen PD?! Menyra se si erdhi qene kohen e komunizmit ne Pogradec, menyre mafioze, u vazhdua me historite e ketij njeriu si shume PD-iste hajdute te tjere!

  4. nave na says:

    Jemin gjana eshte nje nga personalitet me te nderum per na damakratat! Bashke me Agim Docin, Lek Plepin e Ciljeten jane shtylla te Partise sone, megjithese nuk kane marre vleresimin qe kane meritu! Me Nave Na fitojne te gjithe!

  5. Azio says:

    Ore Jemin,a je ne metro?
    Po kush eshte sot qe tu pekrah ju per qeveri teknike?
    Just e shkatruat,e vodhet, e vrate kete vend.
    Ju duhet qe te kalbeni ne burg e jone me te mendoni te vini ne pushtet,me endren tuaj te qeverise teknike.
    Detya juaj eshte ti beni yzmet vendit ku do te kaloni pjesen e jeten qe ju ka mbetur,natyrisht ne qeli. Mbahu muco me gajret.

  6. Avash...avash kriminela! says:

    Grupimi kriminal me siglen PD,duke ditur se s’ka c’ti ofroje popullit qe e ka vjedhur e vrare,ka dale tek strategjia e vjeter e kryekriminelit qe e drejton dhe quhet SB.Tek marrja e pushtetit ne tavoline,ose mos njohja e zgjedhjeve te 2017-es.Shpresojne banditet se do ta lodhin e merzitin popullin me destruktivitetin e tyre dhe ai pastaj do ti votoje.
    Kujtojne se do ti dalin popullit mbi koke si me 2005-en.Harrojne te gjoret,qe tani ne mes,para se te kerkojne pushtetin,do kalojne nga vrima e gjilperes qe quhet”reforme ne drejtesi”.
    Avashni “zoterinj”,avashni!Do ti jepni njehere llogari popullit per c’keni vrare e vjedhur,pastaj lojrat politike.Ka dava Janina!

  7. Emigranti says:

    Nje shoku im hidhte betonet e viles se jeminit ne sauk. I them ore e more vesh sala kishte rrahur jeminin se kishte gjetur me xhozin ne zyre duke e q….. Jo ore se thone kot po ta shohesh ai mezi qe rri ne kembe. Kurvat kur martohen e mbajne veten per zonja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje