Manjani: Vettingu nuk ndreq vendimmarrjen e gjykatave, s’është hakmarrje politike

11 Gusht 2016, 11:12Politika TEMA

Ndërsa prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi Kushtetuta e re e Shqiperisë e ndryshuar në 46 nene të saj me konsesus të plotë, mesnatën e 21 dhe 22 korrikut, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, shprehet se ligjërimi politik se me Vetting do ndreqet vendimmarrja e gjykatave është më i gabuari i mundshëm.

Manjani thekson se vettingu nuk është hakmarrje politike.

Reforma në drejtësi dikton se institucioni i parë që duhet të ngrihet 5 ditë pas  hyrjes në fuqi të ndryshimeve është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pra brenda datës 16 gusht.

Presidenti gjendet në pamundësi për të ushtruar këtë kompetencë, pasi ligji i vlerësimit të gjytarëve nga ku do të zgjidhen anëtarët e KED, ende nuk është miratuar.

Për të zgjidhur ngërçin, kreu i shtetit është takuar me përfaqësues të partive politike dhe konstitucionaliste, por ende pa rezultat.

Veprimi i dytë që buron nga Kushtetuta e re, është emërimi i anëtarëve te Gjykatës Kushtetuese. Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në gjykatë emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti nga Kuvendi dhe i treti nga Gjykata e Lartë.

Insitucioni i tretë që do të ngrihet është Inpektoriali i Lartë i Drejtësisë, inpesktori i të cilit zgjidhet 6 muaj nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese.

Brenda një afati prej 8 muajsh nga 11 gushti duhet të ngrihen edhe dy institucionet e tjera të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

6 komente në “Manjani: Vettingu nuk ndreq vendimmarrjen e gjykatave, s’është hakmarrje politike”

  1. TJ says:

    Nje njeri dhe minister medioker! Sherbetor servil i Metes!

  2. logjika says:

    Nuk na the o gazetar çfare zgjidhje i dha ngerçit Manjani. vetem se tha qe nuk eshte hakmarrje politike? Pse shkruani kot apo beni sensancion pa gje ne torbe?

  3. zef says:

    Kjo eshte politika shqiptare, drejtesia ne dore te Manjanit, ky eshte
    perfytyrimi i anti-krishtit, ti thuash djallit te iterpretoje biblen.

  4. Aureli says:

    Ik ore legen injorant! nuk thote njeri hakmarrje, po nxjerrja e hajduteve si ty dhe baba likja para drejtesise. Po ti qelbesire qelbesiren like do mbrosh. Per lesh do vesh edhe ti po bilbilos edhe ca dite. Daj Semi i ka ngulur mire kthetrat, skeni ku veni o zvarranike te dhjamosur me krim!

  5. Hasan says:

    Zoti Minister po cilin problem do te zgjidhi vetting nqs nuk zgjidh vendimmarrjen? Apo ju mendoni se nuk duhet te zgjidhi kete problem? Nqs nuk zgjidh vendimarrjen atehere reforma ne drejtesi sipas jush eshte e deshtuar qe pa filluar zbatimi I saj.

    Po keshtu, nuk e kuptoj pse e quani hakmarrje kundershtimin e vendimit te gjykates, apo se gjykata administrative eshte komplet ne administrim te LSI dhe LSI nuk I inetereson ky kundershtim?

    Gjithashtu nuk kuptoj si jane ndare ndermarrjet shteterore midis partive, Posta e Shtetit Shqiptar, Hipoteka, Gjykata Administrative, Drejtoria e Burgjeve, Drejtoria e Rrugeve, AKBN, SHGJSH, etj. te cilat per momentin nuk me kujtohen, jane ne zoterim te LSI. Mire se LSI nuk ka tiparet e nje partie politike, por I sherben vetem grabitjes se popullit, po PS si I ka lejuar keto? Eshte e domosdoshme te hiqet dore nga kjo praktike, dhe ne vendet e punes ne administraten shteterore te punesohen ato qe e meritojne, ne zbatim te ligjit Shqiptar e jo interest te LSI. Kryeministri I ka marre votat per te zbatuar ligjin per ti sherbyer popullit e jo marreveshjet per grabitjen e popullit.

  6. Fatmir suli says:

    Z.Minister pse nuk po zbatohet reforma me drejtsi u tha qe do te gjykohen te gjith ato persona qe kane shkeput ligjin apo populli po va shkel ligjin.sado do te beni reforma per te mbrojt veten tuaj kjo qeveri eshte bere si qeveria columbine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje