Pushka e Kokëdhimës i përgjigjet Erjon Braçes: Koço të bëri deputet, se Rama të hoqi qafe. Të djeg miza nën kësule për Divjakën

11 Gusht 2016, 09:48Politika TEMA

Gazeta e Koço Kokëdhimës ka replikuar me deputetin Erjon Braçe, pas reagimit të këtij të fundit për një shkrim të “Shekulli” në lidhje me disa taksa në Bashkinë e Divjakës.

Kryeredaktori i “Shekulli”, Arben Rozhani, thotë se Erjon Braçe duhet t’i jetë mirënjohës Kokëdhimës, pasi ai e bëri deputet më 2013-n.

Ja çfarë shkruan ai:

“Reagimi i deputetit Braçe për kalvarin që besoj vuajnë qytetarët shqiptarë sot, në çdo bashki apo njësi administrative për të marrë një dokument që u duhet për certifikatën e radhë, dokumentat e shkollës, të punës apo të pensionit, tregon se atij “i djeg miza nën kësulë”.

Erjon Braçe e ka një të shkuar të vetën kur ka përdorur gazetën e PS­së, “Zëri i Popullit” si pushkë për të qëlluar mbi ata që i cilësonte si kundërshtarë të partisë, apo atyre që pretendonin të merrnin partinë.

Nga frëngjia e “ZP”­së, për vite me radhë, sulmoi edhe Ilir Metën dhe LSI­në, duke e bërë atë armik më të madh se Saliu dhe PD­ja.

 Me atë pushkë në krah dhe me Benz­in e bardhë 190­ësh, për të treguar dlirtësinë e deputetit të opozitës, Braçe shfaqej si simboli i deputetit kurajoz që luftonte për të varfërit dhe të pambrojturit.

Por këto vitet e fundit jo më. Sidomos kur “e prekin” të bashkia e Divjakës, thua se ai është kryetari i bashkisë jo vetëm përfaqësuesi i popullit që sot po thyen kokën për një copë certifikatë.

Thuhet se në mes janë investimet e përfolura që po bëhen atje, ato kanale që po hapen pa leje mjedisore në lagunën e Karavastasë, zonë e mbrojtur, ku çdo ndërhyrje prish ekosistemin e brishtë dhe ca punë të tjera, që do t’i zbulojmë në vijim, por që nuk janë të mirë as të komunitetit vendas atje në Divjakë, as në të mirë të marrëdhënieve të cenuara Brenda qeverisë, ku Erjon Braçe ka kontributin e vet përçarës.

Më i lënduari në këtë histori të mbushur me shpifje dhe ofendime të ulëta është, besoj, Koço Kokëdhima, sulltani, siç e cilësoi dje Braçe.

Nuk do të jetë hera e parë, këto kohët e fundit, sepse shumë vrer ka hedhur, padrejtësisht, Erjon Braçe ndaj Koço Kokëdhimës, edhe pse ndanë gati tre vite jetë parlamentare dhe politike bashkë.

Në të gjitha herët i kam thënë se e ka fajin vetë, që Erjon Braçe kërcënon sot si një spahi i rëndomtë (tagrambledhës dhe administrator turk që rekrutonte ushtarë në shërbim të ushtrisë osmane shënim i autorit ).

I kam kujtuar Kokëdhimës atë që bëri ai për Braçen në fundprillin 2013. Ai mund ta ketë harruar atë paradite kur veshur me pantallona vishnje dhe xhaketë çiklamin kishte ardhur të takonte Kokëdhimën. E takova në hyrje të tunelit, poshtë apartamentit. Shante mbarë dhe prapë Edi Ramën që e kishte transferuar nga zona e vet për ta kandiduar në zonën e Divjakës, ku nuk donte kurrsesi të shkonte. E këshillova t’i linte të gjitha pas krahëve, t’i bindej vendimit të partisë dhe të takonte edhe Kokëdhimën që të merrej një vendim i pjekur.

Kokëdhima e mbrojti, ndoshta edhe i ka thënë ndonjë fjalë Edi Ramës për të dhe ai u bë deputet, edhe pse me pahir, në Divjakën e bukur të njerëzve punëtorë.

Por besimin e atyre që e mbështetën ai po e shpërdoron nga dita në ditë, për të bërë punën e rëndomtë të spahiut, edhe pse është votuar si përfaqësues i popullit”.

29 komente në “Pushka e Kokëdhimës i përgjigjet Erjon Braçes: Koço të bëri deputet, se Rama të hoqi qafe. Të djeg miza nën kësule për Divjakën”

  1. Fani says:

    Jo ore faqezi kushdo qofsh ti. Te ishin te gjithe deputetet si Erjoni qe me kurajo ngre cdo problem ne parlament kyparlament do ishte ndryshe. Shume deputete jane atje thjesht te ngrohin karrigen ose te lepihen si puna jote. Eshte deputet se e meriton.

    1. Skerdi says:

      Erioni eshte nje gjobvenes orinder. Ju lutem mos bini ne keto nivele qe per te sulmu Koco hajdutin duhet me mbrojt nje plehre tjeter.

    2. Andi says:

      Erioni eshte si nje papgall ne kafaz aman. Tere jeten perserit nje kaset e nuk e degjon e njeri. Pastaj pse i djeg atij kaq shume per divjaken, pale ca pazaresh ka dhe mbrojtja me e mire eshte , duke hedhur posht fjalet. Por gjithsesi te gjithe e dim se cdo ide mendim zhvillim e fjale e dale nga Kokedhima ka pesh te madhe

  2. kleptofagos says:

    Shkrim tipik i lloit te “flete rrufeve” qe i kishte shume per zemer ish Sekretari i Rinise Koco Kokedhima. Keta jane bastardet qe militojne ne bandat e politikes shqiptare dhe ne presim qe keta hajdute te miratojne reformen ne drejtesi, ose ndryshe, te hapin me duart e tyre dyert e burgut.

  3. Alti says:

    Ka akoma me shume per kete kone qe vetem leh me shpresen se do mbesi dicka.
    Do te mbuloje ata qe po merr nga kjo Bashki eshte laguna e karavastas ku ne menyre te paligjshem eshte perfituesi numer nje, duke spostuar peshkataret e varfer dhe duke pervetesuar te gjithe peshkun e lagunes nuk ka ndryshim me kohen e Aldo Bares.
    Duke pervetesuar 20% e investimeve qe arrijne nje shifer prej 13 miljard leke te vjetra, te dy me Kryetarin e Bashkise Divjake kane futur ne xhepin e tyre 2.6 miljard leke per nje vite pa llogaritur taksat dhe buxhetin e Bashkise Divjake.
    Ne shkrimin e pare godet ish kryetarin e Komunes Terbuf, njeriun me te nderuar te komunitetit qe ka fituar tre here radhazi duke mundur dy here kandidatet e Partise Socialiste, dhe sa here te perballeshe me emrin e tij aq here do te humbje ti dhe langot qe te vijne mbrapa. Po ishte fati jote qe ishit bashke se po te ishe kundra nuk do te ishe ne kete komoditet dhe te flisje ne kete menyre, duhet te vije turp dhe zor qe permend emrin dhe funksionet e tij.
    Sa per detyren e re qe ka marr i ka shpalosur perseri aftesite e tij, dhe populli i Lushnjes eshte i kenaqur se po i shkon hipoteka ne shtepi, gjate periudhes nga fillimi i detyres deri tani nuk ka asnje aplikim te prapambetur, po kjo te erriton ty me shume se je ti bashke me langot e tu per te shkuar ne Prokurori se cfare po i ben popullit te Çermes duke i cuar te gjithe plehrat e grumbulluar te Bashkise dhe i depoziton ne Kanalin e madh dhe te gjithe mbetjet derdhen ne lumin Shkumbin pasataj ne det, prandaj plazhi i Divjakes eshte i ndotur.
    Ka shume per te shkruajtur per llojin tend qe per popullin e e saj Bashkie ti je fatkeqesi.

    1. Ai qe i kall daten xhepistit te beratit says:

      Hallall Alti ja ke qendisur mire fare ketij xhepistit ( braçes) te beratit dhe te tiranes bashke

  4. gero says:

    Bandat e polikes drejt shkaterrimit !!!!
    Dhe me e bukura eshte se do shkaterrojne njera tjetren ,ashtu sic bejne zakonisht bandat mafioze .
    Zoti vonon po s harron! Ai po i dhuron zgjidhjen me te mire shqiptareve nje zgjidhje pervec te tjerash edhe shume argetuese.

  5. LORA says:

    Me kete mender-shkrimi Kocoja ia paska futur vetes ate gishtin e mesit.
    I befte mire !

    1. Tarrasbubi says:

      Jo mi Lora jo, ta ka fut ty dhe po ta rrotullon brenda, por ti s’ ndjen gje se te vjen mire dhe e do me thelle – bitch. Ndersa Erjonit i eshte lezetos nga mbrapa dhe e do si kallam sheqeri edhe ne goje ate kallamin e Koco zhulsit.

  6. Bledar says:

    Te meresh me nje KONE te till eshte kohe e humbur.
    Kur do ta kuptoj ky cupa-cupsi (lepirsja) qe te flasesh keq per Kokedhimen nuk do te thot qe Rama do te vendosi perseri ne lista per deputet.Mbaj fort divjaken se fillojne dhe ato hidroplanet nga shtator-tetori per disifektimin e mushkonjave.

  7. astrit says:

    Arben Rozhani eshte i vetmi zagar i Kokedhimjes qe i paguhen siguracionet si zagar, gjoja gazetar.

  8. Dejon says:

    Brace eshte si qenet chiwawa, vetem bertet pa lidhje. Me Kokedhimen as qe ka te krahasuar Pastaj kur gazeta ben nje shkrim nga qytetaret me ankesat e tyre, te harxhoj energji duke gjetur zgjidhje, mos te behet si ata PD-istat e Saliut qe vetem shpifin

  9. Mandi says:

    Po mso te ishte per Kokedhimen sdo ishte fare ketu ku eshte, por te bej detyren e vet. dhe sa per sulltan, dhe sikur e ka te merituar Kokedhima, se ka punuar per shume vite ne kete vend , ne kete tok

  10. Ana says:

    Shekulli eshte gazete e Shqiptareve dhe jo e z.Kokedhima sic e etiketojne pushke.Nje gazetar atje ku sheh qe ka probleme do ti identifikoj dhe publikoj se kjo eshte puna e tij.Prandaj lerini epitetet dashakeqe qe i vendosni z.Kokedhima

  11. Aso says:

    Shkrim qe sja vlen te lexohet. Ti Erjon mos fol se Koco ka thene nje fjale.per ty kur u bere deputet. Raporte primitive te sjella nga kryeredaktori I nje gazete. Vajmedet per shtypin tone qe meret me muahbete Kafenesh. Jo me tha e Jo I thash. Burrat e leshit qe drejtojne Shtetin dhe shtypin shqiptare. Kryeredaktor servile dhe idiot, Taman kobure.

  12. Andrea says:

    me mire pushka e Kokedhimes , sesa pjeshka e Braces
    dhe na hapet barkun me keto pagesat e punetoreve te Kocos..nderroni ndonjiher kaset. Koco ka punesuar qindra te rinje e ushqehen qindra mije familije

  13. Alda says:

    Po normal qe i jane prekur interesat e veta Braces ndaj reagoi ne ate lloj forme…si shume te tjere edhe Bracja eshte nje prej atyre qe nuk u pelqen kur gjerat thuhen ashtu sic jane.

  14. QIFORTI says:

    I bej thirrje “Lores” te vije te me takoj urgjent .Po e pres.

  15. Olsi Dauti says:

    Erioni do te behet protagonist me sulme brenda partis dhe koalicionit. Nuk e di erioni qe z. Kokedhima i takon antaret e Ps jave per jave ku degjon me kujdes problemet e tyre dhe mundohet ti japi zgjidhje. Erioni vjen ne divjak vetem per te ngrene peshk nje here ne 2 muaj. Ha erion ha se punojme ne per ty.

  16. aqif tahipi says:

    Sado te perpiqen zagaret e shqupit dhe sumelepiresit e sales nga e majta Erjoni eshte super deputet socialist ,megjithe baltosjen qe mundohen ti bejne.Eshte nga ata njerez dhe gazetare dhe deputete qe ka denoncuar gjithnje vjedhjen dhe korrupsionin ne politike. Ne te gjitha zonat ku ka punuar ,i ka maksimizuar votat per P{S ,prandaj sulmohet nga zagaret e shqupit dhe koqo pordhes.Erjon vazhdo si perhere se nuk ka shans as shqupi dhe as koqo te ndalin 1 milion shuplakat ne 2017.

  17. Cerma. says:

    O Alti ti qenke k…ar fare.

  18. visa says:

    Inacinjte e ziliqaret vazhdoin akoma te flasin per Z Kokdhimen sepse nuk arrijn ta kapin punen Z.Kokdhima dhe cfare beine vetem llapin, po sua ve veshin me njeri populli e di punen dhe kontributin e Z.Kokdhimes ne PS dhe gjith Shqiperin

  19. Andrea says:

    Po keshtu jane keta jo burra. Kokedhima ka ndihmuar 1001 persona me qellime zhvillimi dhe permiresimi, por keta jane bukshkelur jane buce

  20. Linda says:

    Nuk ishin të nevojshme ato lloj fjalësh të përdorura nga Z. Braçe në atë artikull. Edhe akuzat te cilat ju bënë nga gazeta e Z. Kokëdhima mund ti merrte me qetësi dhe ti përgenjeshtronte nëse nuk ishin të vërteta. Këto mënyra të komunikuari me artikuj gazetash edhe me fjalë fyese nuk i hyjnë askujt në punë.

  21. visi says:

    Erjoni kete avaz ka pasur kur si ecin gjerat vazhdon me fjal te kota .

  22. toni says:

    Po ti shohesh keta komentuesat pro koqes vere te njejtin stil shkrimi dhe replike. Eshte I njejti person me 700 emra. Mundet me qene dhe koqja vete

  23. sit... back..and relaks →→→ says:

    nuk ma ndjen shume per bracen po ajo qe do thoja eshte qe ky kryeredaktori i koqos me kete qe ka shkruar ngjan si ndonje brigadier kooperative qe i serviloset kryetarit te koooperatives duke i dale kunder kryeagronomit i cili paska kritikuar kryetarin e kooperatives.

  24. eg says:

    Arben Rozhani kryeredaktor me artikull te ketij niveli???!!!!!!

    Nuk ka nje gazete te hajrit ne Shqiperi.
    E si te kete me keta kryeradaktore dhe gazetare?

    3/4 e lajmeve te botuara neper keto gazeta jane te vjedhura nga Daily Mail, sepse vete keta nuk dine te bejne shkrime dhe 1/4 jane statuse ne facebook te njerzezve te ndryshem qe boton gazeta. Prandaj dhe politikanet shqiptare tallin menderen.

    Personalisht vlersoj me shume komentet, sesa shkrimet.

  25. AuroraM says:

    Koco Kokdhima eshte nje nga biznesmenet me te vjeter qe kur filluan ndryshimet per demokraci.
    Gjithe kohes ka qen i sulumar nga Saliu dhe varesit e tij. Por pavarsisht te gjitha presioneve dhe shpifjeve kunder tij, ai i ka qendruar me korrektesi punes se tij si deputet. Te gjitha ato qe flasin jo beu i jugut, jo probleme te tjera jane boshe pasi ai ka qene dhe eshte njeri puntor, i zgjuar i cili ka marre persiper shume iniciativa dhe ka arritur cdo gje me baze te ligjit!!! Keto fjale te hedhura ne ajer nuk jane gje tjeter vecse hedhje balte per figuren e tij!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje