Zbardhet pasuria e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, e cila sipas një raporti sekret të KLSH, është përfshirë në një tjetër skandal të rëndë financiar, me bankat e nivelit të dytë, ku janë përvetësuar dhe ndarë 21 milionë euro. Përgjatë dy viteve të fundit, 2014-2015, njerëzit që mbikëqyrin veprimtarinë, politikat e administrimit dhe operacionet e Bankës se Shqipërisë, kanë deklaruar pranë ILDKP vila në bregdet dhe jashtë Shqipërisë, apartamente në Tiranë, makina të shtrenjta, të ardhura nga bizneset, llogari bankare etj.
Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Petraq Milo, deklaron se është bashkëpronar me 75 për qind i një apartamenti në Tiranë, me vlerë 53 037 lekë si dhe bashkëpronar i një shtëpie banimi në Vlorë, përfituar me trashëgimi.
Milo deklaron gjithashtu një makinë me vlerë 17 mijë euro, 190 mijë euro sigurim jete në Francë, 57 627 euro plan për sigurim banese, 5 287 euro nga titujt financiar, 1 312 884 lekë të ardhura nga puna në Universitetin e Tiranës, 4 795 385 lekë të ardhura nga konsulenca, 2 003 915 lekë të ardhur nga Këshilli Mbikëqyrës, 4 147 881 lekë interesa nga bono thesari, 2 600 euro të ardhura nga qiratë, pagën e djalit, pagën e bashkëshortes dhe disa llogari bankare.
Pasuritë janë zbardhur nga Shqiptarja.com.
Denada Prifti
Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Denada Prifti deklaron se është pronare e një shtëpie për t’u restauruar në Spanjë, të cilën e ka blerë për 7 675 euro. Po ashtu zonja është pronare e një trualli me sipërfaqe 419 m2 në Gjermani, blerë më 01.10.2014, për 13 000 euro. Ajo thotë se ka marrë një kredi 30 000 euro, ndërsa deklaron një veture tip Citroen C5 me vlerë 32 802 euro, veture tip Smart me vlerë 11 555 euro, ortake me 100% i shoqërisë “Enrima GmbH” etj. Denada Prifti deklaron 48 191 euro të ardhura nga paga në Komisionin Europian, 1 680 703 lekë nga Këshilli Mbikëqyrës, 33 458 euro të ardhura nga paga si eksperte etj.
Elisabeta Gjoni
Elisabeta Gjoni, anëtare e Këshillit Mbikëqyrës ka përfituar një apartament si e pastrehë, me sipërfaqe 84.4 m2, nga Enti i Banesave, me vlerë 1 428 592 lekë. Por zonja në fjalë rezulton pronare e një tjetër apartamenti banimi me sipërfaqe 96 m2, përfituar me trashëgimi nga prindërit. Po ashtu, ajo deklaron se ka blerë një tjetër shtëpi, me anë të një kredie të marrë në Maji të 2012, me afat shlyerje për 30 vjet. Gjoni deklaron gjithashtu 3 623 329 lekë të ardhura nga Banka e Shqipërisë, 903 148 lekë honorare dhe 28 850 lekë të ardhura nga mësimdhënia.
Deklaratat
Njerëzit që mbikëqyrin veprimtarinë e BSH kanë deklaruar pranë ILDKP vila në bregdet dhe jashtë Shqipërisë, apartamente në Tiranë, makina të shtrenjta, të ardhura nga bizneset, llogari bankare etj.
Paradoksi
Elisabeta Gjoni, anëtare e Këshillit Mbikëqyrës ka përfituar një apartament si e pastrehë nga Enti i Banesave, me vlerë 1 428 592 lekë, por zonja rezulton me tre apartamente dhe me shumë të ardhura.
Shtëpi 7 mijë euro
Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Denada Prifti deklaron se është pronare e një shtëpie për t’u restauruar në Spanjë, të cilën e ka blerë për 7 675 euro.
7 000 € shtepi ne Spanje, 419 m2 toke diku ne nje qytet ne Gjermani qe i bie te kushtoj 30 €/m2 dmth i bie te jete pyll se kaq jane cmimet per m2 ne pyll ku nuk lejohet te ndertosh as kasolle per qenin e as te presesh drunjt e pyllit pavaresisht se jane te tokes tende private.
Tmerr hajdutesh e mashtruesish!
Tallin bythen, mire e bejne se ferr nuk ju hyn ne kembe.
Kriminelet me te medhenj veshi kravata dhe jo tattoo.
Po cjane keta mafioze na i shpifen.ptu rrace muter.
Ju akoma se kuptonit se ca behej te banga kombetare, e thjeshte fare leket qe ishin per tu hequr nga qarkullimi nuk hiqeshin dhe me to blihej euro dhe dollare ne miljona dhe coheshin jashte. Kure u dorzua ai punonjesi nga frika se do ta vrisnin doli qe as leket qe hidheshin ne qarkullim nuk u shenohesh numri i seris, dhe ase leket qe ishin per te dale jashte qarkullimit nuk u shenohej numri i serise. Muti mullare dhe benin miliona apo milljarda euro nga banga shqiptare. Arriti deri aty sa punonjesit kur iknin ne dreke ne shtepi fusnin nga nje denke me leke ne breke dhe dilnin na thesari. Dhe kjo historia e banges eshte e vjeter ka 25 vjete qe ndodhe eshte vjedhur nga floriri i rezervave te shtetit e deri te leket qe ishin per te dale nga qarkullimi.
Denuat ish Byrone per Kafe, mire sa vjet bene ata per kafe????????
Tani pyetja eshte sa shekuj burg meritojne keta per kete vjedhje???????????????
Ky popull eshte mesuar me diktator, demokracia nuk ben per te. Duhet nje Erdogan dhe ketu qe tja filloj qe nga dita e pare te heqe nga puna nja 50.000 veta se te gjithe hajdute me kollare jane.
Petraq Milo servili i Berishes! Pjese e mafias te vjsdhjes se bankes! Deri kur?!
Keta jane hajdutet dhe cvatesit e parave te popullit.Qe kur u vodh banka e shtetit, te gjithe pa perjashtim duhet te largoheshin nga posti.Plehra qe s ka reforme ne drejtesi t’ i mposht.
PO AI ALADINI K GJYKATES SE TR QE KA DHENE GJYQE FALLCO KU JANE BERE PALLATET E ARABIT NE VLORE ……..?????????????
Si lejohen antaret e keshilli mbukqyres se bankes se Shqiperise te qendrojne akoma ne detyre.Ka kaq vjet qe vidhet.
rrace qensh o shqipkkkkkaaaar …… juve serbin t’iu leshosh ,ai ju vjen hakut!
Blerja e shtepiave ne perendim me shifrat qejepen te vjen per te qeshur. Te bleshe nje shtepi ne Spanje me çmim 7600Euro ku ne Shqiperi nuk blen dot nje kasolle per te futur gomarin mbrenda?! Shifrat qe jepen per blerje pronash jashte vendit jane shume qesharake. Shpresojme qe reforma e drejtesise do beje minimumin e punes se saje.
Keto eksperte te financave tona duhen ekspertuar nga eksperte nderkombetare per keto mashtrime te deklaruara. Po ky institucioni i deklarimit te pasurive te zyrtareve si eshte e mundur ti pranoje keto pacavure dhe nuk vepron ne kohe per zbulimin e ketyre mashtrimeve, Vetem reformimi i sistemit te drejtesise do ti ktheje ne plehra keto mashtrues qe thithin pa u ngopur gjakun e ketij populli te vuajtur. Per mua keto jane kriminelet e vertete. Nuk jane kaq te rezikshem ato qe vjedhin per buken e gojes. Edhe ato qe vrasin sepse vrasin nje apo dy, por keta zyrtare vrasin cdo dite nje popull te tere.
Petraq Milo,kryehajduti i Berishes,bashke me vajzen e Berishes,kane bere namin,ne oferta supermilioneshe.Kur u vodh banka e Shqiperise,me i tremburi,nga te gjithe ishte “macoku me cizme”-Mile.Kur qe “keshilltar” i Berishes e shtoi perandorine ekonomike,me dy vila te tjera dhe nje apartament ne Tirane,qe nuk figurojne ne deklarimet e tij…..por kampion per korrupsion eshte Dhori Kule(Bytha),ndonese trapi i gjate Rama ,gjoja beri reforme ne arsim,ngjalat u shndruan nga rektor,ne dekan fakulteti.
…. Imagjinoni pushtetaret 25 vjecar se sa here me shume pasuri kame siguruar pafrejtesisht… te gjithe ara Drejtesise Vertete.
Po pasurite e ish anetareve dhe ish guvernatorit? po te punonjesve te BSH …. Mqs bejne veze duhet te kene minimumi tre shtepi, ndoshta dhe pastruesit?..
0 NJEREZ PO CKENI MO ME ZONJEN PRIFTI, AJO PUNON PREJ VITESH NE GJERMANI, BEN KONTROLLE FINANCIARE NEPER BANKA. ASKUSH NUK KA TE DREJTE TE PERFLASI ATE PER PASURINE QE POSEDON. E KA CDO EURO ME FUQINE E SAJ, AJO ESHTE NJE ZONJE E NDERUAR NE PUNEN E SAJ.
PRANDAJ BENI MIRE TE MOS BEHENI ZILIQAR PER TE , I KA FITUAR ME PUNEN E SAJ .
Po ku qendron rendesia e ketyre palacolleqeve qe shkruajne vete keto hajdute. Hajduti asnjehere se tregon veten por gjithmone thote qe do ja hedh edhe kesaj rradhe dhe ku ka me mire se rilindja per ta bere kete. Nje tufe e papepur hajdutesh qe kerkojne te bejne shtet. pffffffffffff po te pakten te behet e ditur ca do behete tani me keto dekalrime apo mjafton kaq per ti dhene mesazh rinise qe te profilizohet ne fushen e KURVERISE DHE PUSHTERISE qe keto persona mesiperm e meritojne plotesisht, turp, do vij nje dite dhe ska per te qene e larget ku mllefi i te shtypurve dhe drejtesise do vij , atehere vaj medet
fullani te kthehet ne detyre. bile ti paguhet edhe demshperblimi. ralisht kjo edhe mund te ndodhe . po ajo qe nuk ndodh eshte qe enveri nuk ngjallet. dhe perderisa kjo nuk ndodh, ndodhin keto te tjerat. “prisni se s’keni pare gje akoma”. duket sikur keta jane te pa depertushem, te sofistikuar. mbase ne shqiperi nuk ka kush i çmonton. po do mjaftonte nje tip di pietro qe da zhbente gjithe kete zhul financiar. sikur shqiperia te kaloje te njejten etape, si te italise post craxi, do duhej te rikrijohej republika nga e para. kjo nuk me çudit aspak. gjeja qe me ben pershtypje eshte si ka mundesi qe keto behen ne nje vend te vogel e me banore sa nje lagje e londres. gjithe ky burim parash ilegale, do perkthehej ne te kunderten, nje shqiperi me standartet e austrise , apo ndonje vendi te ngjashem po te kihet parasysh edhe risorset e menaxhuara si mos me keq, atehere shqiperia me siguri do ishte nje zvicer me vije bregdetare. nuk kemi ç’e zgjasim. troç jemi nje vend me kapitalizem kanibal. ku nuk respektohen as rregullat baze te nje shoqerie qe pretendon se jeton ne europe. po zgjidhjet i ben si ne burundi apo sudanin jugor.
Sa trapa jane ketu ne Shqiperi! Ooooo Milet, ende nuk e dini qe Banka e Shqiperise nuk ka lidhje fare me shtetin Shqiptar? Banka e Shqiperise eshte nje shoqeri private me aksionere elitat finaciare ne Bote, te cilet kane ne pronesi edhe Federal Reserve, edhe Banken e Anglise, eshe Banken qendrore Europiane edhe BB edhe FMN-ne dhe pothuajse te gjitha Bankat Qendrore te rruzullit, pervec Kubes, Iranit dhe Korese se Veriut. Banka e Shqiperise eshte qeveri mbi qeverite, dhe nuk pjerdh as Parlament, as politike dhe as Parti, jo ne Shqiperi qe nuk llogaritet fare, por as ne vendet me me bole ne Bote.
Sa per informacion, shteti Shqiptar e ka humbur pronesine mbi prodhimin e Lekut, qe pas viteve 97-e.
Tema postoje kete koment.