Sa vjen dhe qartësohet se pse po sulmohet kaq ashpër Reforma në Drejtësi dhe aktualisht implementimi i saj.
Këtë e bën të ditur pikërisht ligji për Prokurorinë Speciale (SPAK), i cili bën të ditur se do të ketë jo vetëm arrestime dhe hetime të politikanëve të korruptuar, por dhe sekuestro të të gjithë pronave që janë përfituar nga paratë e vjedhura.
Në komisionin e posaçëm të Reformës në Drejtësi ka mbërritur drafti i ndryshuar i ligjit “Antimafia”, cili është hartuar nga misioni EURALIUS.
Në ndryshim me ligjin aktual janë futur 14 vepra të reja penale, që kanë të bëjnë kryesisht me korrupsionin. Aty jepen rrugët që do ndiqen për sekuestrimin e pasurisë dhe, interesant është fakti se tani një rol të madh do të ketë Prokuroria Speciale Antikorrupsion, e cila ka në fokus zyrtarët.
Sipas ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur si Ligji Antimafia, nëse vërtetohet se një pasuri është vënë përmes shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, shkeljeve në detyrë, etj., atëherë ajo sekuestrohet. Po ashtu është përcaktuar dhe rrethi i familjarëve që preken. Disa prej veprave të korrupsionit të përfshira janë: korrupsioni aktiv në sektorin privat; ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike; shpërdorimi i detyrës; shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti; përfitimi i paligjshëm i interesave; refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, etj.
Familjarët që preken
Sipas ligjit më të fundit, i njohur pra si Antimafia, i cili pritet që të pësojë disa ndryshme dhe në komision, pasuria u sekuestrohet dhe të të afërmve të të akuzuarit, nëse vërtetohet se ai e ka regjistruar atë në emër të tyre. Madje rrethi është zgjeruar deri te kunetërit, vjehrri apo vjehrra. Sipas ligjit, personave të afërm të të akuzuarit që mund t’i sekuestrohet pasuria janë: bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, xhaxhallarët/dajat, hallat/tezet, nipërit/mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtëri, thjeshtra, njerku dhe njerka.
Rruga që do ndjekë SPAK
Në ligj janë treguar dhe rrugët që do ndiqen në rast se ka dyshime se një pasuri është vënë përmes drogës, trafiqeve apo korrupsionit. Prokurori, fillimisht nis hetimet për mjetet financiare, pasuritë, veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale, nivelin ekonomik dhe burimet e të ardhurave të tyre, përfshirë dëgjimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve. Verifikimet bëhen, në veçanti, nëse këta persona janë zotërues të lejeve, liçencave, autorizimeve, koncesioneve dhe të drejtave të tjera për të ushtruar veprimtari ekonomike, tregtare dhe profesionale, si dhe për të verifikuar nëse ata përfitojnë kontribute, financime ose kreditime të çdo lloji, të dhëna apo të përfituara nga shteti, ente a persona juridikë publikë, organizma ose institucione ndërkombëtare, si dhe për të verifikuar nëse pasuritë, veprimtaritë apo të drejtat pasurore janë të përligjura.
Kur prokurori zbulon se ka elementë që tregojnë se pasuria është vënë përmes krimit, i drejtohet gjykatës për të dhënë urdhër që ajo të sekuestrohet. Nëse gjykata jep vendim pro sekuestrimit, ai ekzekutohet menjëherë. Sekuestrimi ekzekutohet: Për pasuritë e luajtshme dhe shumat monetare, sipas rregullave të përcaktuara nga Kodi i Procedurës Civile për ri-zotërimin e aseteve nga debitori ose pala e tretë, sipas rastit; për pasuritë e luajtshme ose të paluajtshme me zbardhjen e masës në zyrat kompetente; për pasuritë e kompanive të organizuara për funksionimin e një biznesi, përveç mënyrës të parashikuar për çdo pasuri të sekuestruar, duke marrë edhe pasuri nga administratori, duke regjistruar masën në regjistrimin e shoqërive tregtare ku regjistrohen kompanitë; për paditë dhe aksionet, me shënim në librin e shoqërive tregtare dhe hyrjet në regjistrin tregtar.
Policia gjyqësore, pas kryerjes së formaliteteve të specifikuara në pikën 1 të këtij neni vijon me marrjen e pasurive dhe dorëzimin e tyre tek administratori i pasurive, edhe nëse kanë të drejta reale ose personale për t’i gëzuar ato.
Tesheshi.com
NUk ma merr mendja se do zbatohet se ne Shqiperi mund te jene vetem 5% e popullsise qe nuk eshte e prekur nga korrupsioni, droga, prostitucioni, krimi ect.
O kryeidiot bythezgjuar, edhe sikur mendoni qe nuk do zbatohet, te pakten mos perhapni fryme te tille, mbeshteteni te pakten reformen. Copa idiotesh qe ju duket vetja e zgjuar ku “analizoni aktualitetin”. Mos ha mut, reforma do zbatohet thuaj, se cfare mendon pastaj pune per ty.
Do zbatohet dhe pike. Tjeter rrugdalje ska.Bravo El mastro por me duket qe paskan harruar Shokun apo Mikun pa e fute ne kte liste?
Bla bla bla bla…. kur te hipi gomari ne maje te figut apikohen edhe keto ligje per sekuestrimin e pasurive te monikes lilit e te tjera mbretereshavevte shqiperise.
Ato kane nevoje per bizhuteri diamantesh qe te permbushin shpirtat e tyre sakat dhe burrat e tyre bejne kasapane per ato bizhuteri. Jo per gje po nuk kane gje tjeter per te lenaqur grate.
kaPo vilen e Kryeministrit ne Surel do ta sekuestrojne? Po kostumet, kollaret,kemishat, orat, kepucet prej lekure gjarpri e deri dhembet 70 mij € ?
O Gregu Viçidolas, po këto këpucët me lëkurë gjarpëri ia ke parë vetë ti Kryeministrit, apo ke dëgjuar kur pëllet çdo të enjte në Parlament Sali Krimineli?
Te gjitha do jua marrin … edhe breket e grisuar the Shukriut! Do ju japin rroba e dhembe te rinj … nga ato qe ka burgu ne inventor dhe si uniforme!
Po kaqolat e Sales mendojne se PD-ja nuk e voton ligjin – se nuk do te futet ne burg Edi Rama, per corapet dhe kollaret e vjedhura
(kam frike se kaqolat se kapin ironine prape :))
Po, por ta fillojne njehere me ate qe ishte para ketij kryeministri!Me ate qe i solli “ndryshimin e madh” shqiptareve pas rrezimit te sistemit komunist, qe solli “demokracine”, piramidat, 97, Gerdecin, 21 Janarin dhe qe pasuroi nje mori shpellaresh me hajduterine, korrupsionin ne kurriz te shtetit e popullit!
Kur?!!
Po vjen shpagimi
keq qenka puna. kete vit do shtohet numri i azilanteve. ne formularin e dhene ne dispozicion nga autoritet e vendeve pritese do shtohen pikat, kerkon strehim per fshehje pasurie. ose po ndiqet politikisht nga bkh. a te marrte lumi i tepelenes. o popull i mbrapshte qe nuk zute kurre mend. gjithnje me hilera e djallezi. tani bejuni gati dhe priteni me sportivitet. thone qe sa me madhe vjedhja, aq me i vogel denimi. dhe çuditerisht kjo konstatohet edhe ketej . le qe me raport mjeksor ja hedh fare. e kryen denimin ne shtepi, me fal ne vile. ke dhe bonuse. mund edhe te dalesh per vizite mjeksore. ah ne te shkretet thuaj. do mbajme edhe keta tani. ne kohen e xhaxhit nga gjirokastra kishte nikoqirllek. nje vrime ne balle dhe tutje me shoket. tani do behet gjyqi i shkalles se pare, i dyte, i trete, i mesem , i larte, seanca e pare u shty, e dyta avokati me raport, e treta deshmitari i zene. e keshtu me radhe e 55ta e 60ta, deri te gjykimi i shkurtuar dhe shko ne shtepi. do zoti keta amerikanet i bien ne te , se keta jane njesh per ta bere 1in 2ysh.
He me te lumte se mezi po e presim,bythshkerdhymt nuk lane gje pa vjedhur.Miresevjen reforme te presim me padurim,tja u shikojme bythen e shkerdhyer e qelbanikeve…
Gjithmon kam besuar .Se vjen nje dite dhe i vjell te gjitha qe ke rrembyer ato qe ste takojne,,,,
Opa opa sapo filloi stuhia
O me ta lumsha. Kjo eshte cfare kemi pritur gjithe keto vjet. Ozot , ky titull ne vesh te perendise. Kacaket e ndyre te maleve qe vodhen e plackiten kete popull , qe u bene me diploma duke vjedhur dhe vrare, qe i shtypen intelektualet e njerezit e ndershem me ane te pushtetareve te mbytur deri ne gju me gjakun e popullit , bashke me ata qe u sherbyen tu vije fundi. Kjo eshte hakmarrja popullore qe kemi enderruar ne vite. Sali banditi me kelyshat e tij,do zoti dhe shpresa e popullit ti gjeje duke vuajtur deri ne palce mallkimin qe gjithe populli shqiptar ua ka dhene . A me te lumsha Edi Rama.Mbani vullnetin e popullit si busull dhe kurre nuk do te gaboni.
Vetem enver hoxha ishte ai burr qe mund ta bente kte. Ska prokuror ska burr ska topa sot..
Edhe Burgjet do ti kene neveri keto ndyresira
Kaqe shume qe Jane te ndyre me gjthcfare lloj bemash ne kurriz te Nje Populli te masakruar ne shekuj
Rrofte Europa Dhe Amerika sepse kurren e kurres nuk
Do kishim Drejtesi
MEZI PO PRESIM DHE DO MBESHTESIM CDO VEPRIM QE SHKON NE KETE DREJTIM.
KUR TE FILLONI,DO SHIHNI SI DO TE HIKIN DHE KERKOJNE AZIL POLITIK NE EVROPE.
PO ARRITI TE SEKUESTOJE PRONAT E VJEDHURA HAJDUTEVE,DO TI VOTOJE I GJITHE POPULLI,( MALOKET DO PROTESTOJNE)
Arminaaaaaa edhe tangat me mut do ti konfiskojne.
Vetem po u ngjall Enveri mund te zbatohet kjo reform se me keta politikan e prokuror qe jane te gjithe te korroptuar jo qe nuk do te zbatohet,por do te mbrojn njeritjetrin ose do te justifikojne njeri tjetrin dhe ne fund do dalin te gjithe me te ndershem se populli qe nuk ka buke te haj.
Po u ngjall enveri te gjithe komunistet dhe sigurimsat e pedhit do nxjerin dokumentin e PPSH.
ej vejni dhe shoket se dihet qe do bejne ate site filmi”germo tare germo se qenin e ngordhur do gjesh aty
Shpresojme te mos jete nje freskore sa te kaloje gushti dhe vapa!
Ne te kunderten, stuhia duhet te vije nga ne qe na debuat, kur u kthyem per pune apo pushime na poshteruat.
Nuk do te ishte hera e pare ne histori por vetem me nje ndryshim: Fan Noli ishte i madh por i vetmuar. Kurse sot, po qe se ne
emigrantet do te rikthehemi, do te jete nje Popull i tere Edmond Dantes!
Qeveria e ze lepurin me qerre, po i deshi bytha. Shumica e shqiptareve shpresojne te zbatohen ligjet njesoj per te gjithe. S’duhen fare shpikje allashqipo sepse modelet jane gati ne vende te tjera te botes, Loje bythen po deshe ne Amerike, ligji s’pyet fare kush je e cfare je. Do Zoti na shohin syte nje dite te bardhe!