Partia Socialiste nuk e ka bërë ende zyrtar vendimin e saj se kush do ta përfaqësojë në zgjedhjet e Dibrës, por vendimi është marrë.
Ai është Dionis Ymeraj, përfaqësues i Partisë Socialiste, aktualisht me detyrë Drejtor i Tatimeve në Bashkinë e Peshkopisë, raporton Top Channel.
Zoti Ymeraj nuk është një figurë kombëtare, por ai njihet si një njeri me reputacion në zonën e Dibres.
Dionis Ymeraj do të ketë një garë të vështirë për disa arsye.
Së pari, ai do të kandidojë në një bashki me imazh të cënuar për shkak të ish-kryetarit Shukri Xhelili.
Së dyti, ka përballë nga opozita një kandidat me reputacion në shkallë kombëtare si ish-pjesëtar i kabineteve qeverisëse dhe një nga zërat më seriozë të kampit demokrat në fushën e financave.
Së treti, ka një mungesë entuziazmi nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Pak ditë më parë, Ilir Meta tha se zgjedhja e kandidatit të Dibrës ishte një çështje lokale dhe vendimi do të merrej në nivel lokal. Në nivel lokal dy partitë nuk kanë marrëdhënie të mira, për shkak se në nivel lokal ka një përplasje lokale mes njerëzve me influencë të deputetëve lokale Ulsi Manja dhe Përparim Spahiu.
Të gjitha palët e konsiderojnë test garën për Dibrën.
i urojme suksese… ne fund te fundit, duhen zgjedhur njerezit e mire dhe shpresojme se populli di se cfare ben
hahahahha, drejtori tatimeve, duhen njerez qe te kene parate e tyre, se partia ska ndwrmend te harxhoj lek per kryetarin e bashkise se dibres, 1 vit para zgjedhjeve
po Sherefedini, si i ka bere leket e veta?? Jane llogari te thjeshta zogu, rroga qe ka pas Sherefedini ka qene cik e vogel, per te rregullu e leviz me shpija te reja gjith fisin me kuc e me mac