KLSH kallëzon në Prokurori kryetaren e KQZ, Lefteri Luzi, dështoi votimin elektronik më 2013

12 Gusht 2016, 14:38Politika TEMA

Nuk i ka ecur për mbarë mbajtja e ekuilibrave në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, përfaqësueses së ish mazhorancës së Berishës në institucionin më të lartë zgjedhor.

Kështu, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Luzi(Lleshi).

Shkak për padinë e KLSH është bërë dështimi i projektit pilot të votimit elektronik në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës në qarkun e Tiranës dhe atë të Fierit.

Sipas KLSH, projektin pilot mund ta implementonte edhe vetë KQZ, pa qenë nevoja e pajtimit të një kompanie private. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga KQZ për dështimin e projektit pilot arrin në 999 mijë euro.

“KQZ ka shkelur kontratën me firmën Indra Sistem SA. KQZ ka favorizuar kompaninë spanjolle në vitin 2013. Firmosja e kontratës u bë pa miratim të avokaturës, dhe kompania mori përsipër të kryente projektin pilot. Projekti pilot mund të kryhej edhe nga KQZ.

Të dy projektet pilot u realizuar në Tiranë dhe në Fier, dështuan”, thuhet në raportin e KLSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje