OSBE emëron në Tiranë ish-kreun e EULEX-it të Kosovës (dhe spekulimet për EULEX-in shqiptar)

12 Gusht 2016, 19:15Politika TEMA

OSBE njofton se ka emëruar si ambasador të sajin në Shqipëri, diplomatin gjerman, Bernd Borchardt.

Kreu i ri i Prezencës së OSBE-së, Bochardt pritet të nisë në shtator detyrën e tij.

Njoftimi për emërimin e tij në këtë detyre të re është bërë nga vetë zyra e OSBE-së në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruhej se “kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë emërimin e amb. Bernd Borchardt si Shef i Prezencës. Të çojmë përpara bashkëpunimin me Shqipërinë”.

Tashmë ai rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Më parë Borchardt ka qenë ambasador i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, përgjatë viteve 2007-2010.

Por, 61 vjeçari Borchardt ka qenë shefi i zyrës së EULEX në Kosovë.

Pikërisht kjo eksperiencë ka bërë që të ketë edhe spekulime për rikthimin e tij në Tiranë.

Ja çfarë shkruan portali Tesheshi.com:

Kreu i misionit të OBDAT-it në Tiranë, John Simbert, që është as më pak e as më shumë por i dërguari i Uashingtonit për të hartuar Reformën në Drejtësi në Shqipëri, deklaroi se pas shtatorit do të veprojë një “EULEX shqiptar”, me një formë më proaktive.

Dhe realisht, pas kësaj deklarate ka ardhur vendimi i vendit më të fuqishëm europian, që duket të do të ketë dorë kyçe në këtë reformë: Gjermanisë.

Qeveria e Angela Merkelit, ka emëruar një nga diplomatët më ekselentë si kreu i Misionit të OSBE-së në Tiranë.

Bëhet fjalë për Bernd Borchardt, ish-ambasadorin e Berlinit në Shqipëri dhe ish-shefin e EULEX-it në Kosovë, në kohën kur ky mision kreu aksionet më të pakontestueshme.

Pse OSBE-ja?

Kjo pasi këtu do të ndiqet modeli i Kosovës, ku zyra e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë do të ketë rol kyç në ndërtimin e institucioneve të reja në Shqipëri.

Kjo pasi OSBE deri tani ka vepruar në kuadrin e OJF-je, pra me projekte dhe vetëm për aksione sensibilizuese pasi nuk ka pasur financim nga vendet që e përbëjnë këtë organizatë, ku SHBA dhe Rusia janë më të mëdhatë.

Por në këtë rast Gjermania do të financojë me fuqi të plotë këtë Prezencë, e cila do të koordinojë punën  e disa misioneve ndërkombëtare që do të jenë prezent si Misioni Vettingut, ai i FBI-së por edhe misioni që do të punojë pranë SPAK-ut apo Prokurorisë Speciale.

Misioni i OSBE-së në Tiranë do të veprojë identik siç ai në Kosovë në kohën kur ishte Shtylla e Tretë e UNMIK-ut, dhe drejtohej nga diplomati holandez Daan Everts.

Bochardt pritet të nisë në shtator detyrën e tij. Njoftimi për emërimin e tij në këtë detyrë të re është bërë nga vetë zyra e OSBE-së në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruhej se “kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë emërimin e amb. Bernd Borchardt si Shef i Prezencës. Të çojmë përpara bashkëpunimin me Shqipërinë”.

Tashmë ai rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Më parë Borchardt ka qenë ambasador i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, përgjatë viteve 2007-2010. Më tej, 61-vjeçari Borchardt ka qenë shefi i zyrës së EULEX në Kosovë, gjatë vitit 2012.

Misioni i BE-së, EULEX është krijuar specifikisht për të ndihmuar institucionet e Prishtinës zyrtare për një drejtësi efektive të bazuar në sundimin e ligjit dhe të pavarur nga ndikimet politike. Përveç eksperiencës prej diplomati karriere, Borchardt pritet të sjellë edhe eksperiencën me të cilën ka drejtuar EULEX-in, pasi Shqipëria ka pak a shumë një model të ngjashëm me të në sistemin e drejtësisë.

Procesi i Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri do të monitorohet nga ndërkombëtarët, ku peshën kryesore e Bashkimi Europian dhe SHBA.

Ky proces që pritet të startojë pas miratimit të shtatë ligjeve bazë të drejtësisë pritet të rrisë rolin e organizatave dhe partnerëve ndërkombëtarë, siç është edhe OSBE-ja.

Ndërsa siç është bërë e ditur, drejtimi i OSBE-së mbahet deri në fund të këtij viti nga ana e Gjermanisë. Kjo mbase ka ndikuar që në krye të misionit të OSBE në Shqipëri të caktohet një diplomat karriere si Borchardt.

3 komente në “OSBE emëron në Tiranë ish-kreun e EULEX-it të Kosovës (dhe spekulimet për EULEX-in shqiptar)”

  1. DEFRIMI says:

    ashtu deeee.kjo perforcon akoma me shume seriozitetin e aleateve te vertete.

  2. shqip says:

    po luli tha qe do fillojne protesta. si i behet? ne vjeshte pd eshte e zene me protesta dhe s’do kete kohe per miratimin e ligjeve. ç’do beje ky gjermani? apo do filloje ecejaket sa ke saliu te luli. sa te meta te saliu. dhe me ne fund do vije dimri. do fillojne pushimet. pastaj nga pranvera , jo bajrami, jo pashka. dersa nishani te dekretoje zgjedhjet e reja. ku ishim? hiç gjekundi. ky ambasadori nese ka ardhur me kemben e duhur mire. nese jo, ta qajme ne dhe keta reformen. sa te kete sali, s’ka reforme. ose ka, po si e do shqupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje