Dyzimi i Bashës me Ilir Metën, si ka ndryshuar qendrim brenda pak muajsh

12 Gusht 2016, 21:10Politika TEMA

Kreu i PD Basha ka folur sot për Ilir Metën me një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e disa muajve më parë.

Në një intervistë për televizionin ABC, Basha ka qëndruar larg etiketimeve të dikurshme kur fliste për qeverinë Rama- Meta, apo kur u betohej demokratëve se sa të qe ai kryetar i PD-së partia e tij nuk do të bënte kurrë koalicion me LSI-në.

Ai është shfaqur më i ekuilibruar duke bërë hapa pas nga ajo kohë kur vetë Meta e quante si të vetmin kryeopozitar në botë që kërkon përpara dorëheqjes së kryeministrit, dorëheqjen e kryeparlamentarit.

Tani basha di të flasë bardh e zi për Ilir Metën.

Nga njëra anë ai i ka njohur rrolin në reformën në drejtësi: “Ilir Meta me rolin e tij dëshmoi një qëndrim parimor në favor të interesave të vendit dhe për këtë e kam përshëndetur. Do kisha përshëndetur edhe Edi Ramën po të kishte bërë të njëjtën gjë. Përgjegjësia ime është para gjithë qytetarëve para gjithë shqiptarëve …Në këtë kontenkst nuk mund të mos cmoja rolin e Metës për arritjen e konsensusit…” ka thënë ai në ABC.

Ndërsa nga ana tjetër ai ka treguar edhe anën e errët të kreut të LSI-së: “..por nuk mund të hesht apo të mbyll sytë para rolit në vazhdimësi të Metës në mbajtjen  në këmbë të një qeverie të inkriminuare të korruptuar deri në palcë …Këto janë dy gjëra të ndryshme dhe unë siç kam bërë prej fillimit, di t’i veçoj” ka shtuar ai.

Pavarësisht se Basha mundohet të theksojë se ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim që prej fillimit diferenca është e dukshme.

Së pari, ai ka hequr dorë nga epitetet damkosëse për Ilir Metën.

Së dyti, kreu i PD ka hequr shenjën e barazimit të dikurshme mes Ramës dhe Metës.

Tani ai e quan atë jo si përgjegjës, por vetëm si mbajtës në këmbë të kësaj qeverisjeje.

Dhe së treti, ai e ka garantuar në distancë se ai nuk është për zhdukjen e LSI-së përmes një ligji të ri elektoral me prim që do të favorizonte vetëm dy partitë e mëdha.

Natyrisht i gjithë ky ndryshim strategjie i Bashës nuk është i rastësishëm.

Me lëvizjet e reja të Metës në PD është ndërgjegjësuar se ka një dritë shprese për rikthimin në pushtet.

Dhe përballë këtij objektivi koherenca e qëndrimeve nuk ka shumë rëndësi. (Lapsi.al)

2 komente në “Dyzimi i Bashës me Ilir Metën, si ka ndryshuar qendrim brenda pak muajsh”

  1. Urimi says:

    O kete e kane marre vesh edhe zogjet e malit se luli per te ardhur ne pushtet jo vetem ia merre ne goje metes por eshte ne gjendje te fleje edhe me millosheviqin me kusht qe ta kete edhe fazlliqin ne mes por gjalle Rama dhe shqiptaret prap do ju tregoje vendin te dyve .

  2. foti says:

    Perca e sundo nendimi makiavelist i Lulit dhe i profesorit te tij kane dale jashte mode per te mashtruar akoma nje popull te tere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje