Vetëvrasja e polices 25-vjeçare në Sarandë, motivi dyshohet të jetë pamundësia ekonomike

13 Gusht 2016, 09:53Politika TEMA

Punonjësja e Policisë në Sarandë, Jeroldina Iljazi, 25 vjeçe, është gjetur nga gjyshja e saj pa jetë në banesë, pasi ka dëgjuar krismën e armës.

Një plumb në kokë i ka marrë jetën e menjëhershme inspektores së re, e cila kishte vetëm rreth 1 vit e punësuar në Policinë e Shtetit, ku sipas të dhënave ishte e angazhuar në grupin e gatshëm. “Rreth orës 19:21, një shtetase dyshohet se ka vrarë veten në banesën e saj.

Trupi i pajetë i përket shtetases Jeroldina Iljazi, banuese në Sarandë (punonjëse policie me gradën inspektore). Dyshohet se kjo shtetase është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesë në dhomën e saj, në lagjen nr.3, Sarandë, për shkaqe ende të paqarta. Sqarojmë se në momentin e kryerjes së krimit, në banesë ka qenë edhe gjyshja e saj”, bëri të ditur Policia e Sarandës.

“Panorama” shkruan se paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes të ketë qenë gjendja emocionale e ngarkuar e vajzës, për shkak të pamundësisë ekonomike. Ajo ishte e vetmja që punonte në shtëpi. Nëna e saj, sipas fqinjëve, kishte probleme me depresionin në vitet e fundit, të vetmen punë që ajo arrinte të bënte ishte një peshore në cep të pallatit, ku të mund të peshoheshin kalimtarët.

Kjo i sillte vetëm pak të ardhura, derisa një vit më parë e reja arriti të futej në Policinë e Shtetit. Mësohet se Jeroldina ishte rritur jetime. Babai i saj ishte arratisur drejt SHBA­së që kur ajo ishte në barkun e nënës dhe më pas nuk kishte mbajtur asnjë kontakt me familjen në Sarandë.

15 komente në “Vetëvrasja e polices 25-vjeçare në Sarandë, motivi dyshohet të jetë pamundësia ekonomike”

  1. logjika says:

    Nuk besoj vetem gjendja ekonomike. Per te rejat ne Shqiperi, pavaresisht detyres apo punes qe kane eshte nje semundje e futur ne gjak qe duan gjitheçka ka kjo bote dhe i duan ato ne nje kohe shume te shkurter. Se jane shume gjera te mpleksura, psh: pse Djali Saliut apo dikush tjeter tregon ato foto ne plazh ne Shqiperi apo ne vendet me te bukura te botes, une s’jam njeri dhe: me mire mos te rroj se sa mos ti provoj. Le te flasin psikologet me shume se si mund te sherohet kjo semundje.

    1. moni says:

      Ne te tilla raste thuhet: i qofte dheu i lehte! Po ca soj njerezish jeni ore aman, as per te vdekurit nuk keni respekt? Ku i di ti arsyet qe e kane shtyre te shkreten per te kryer vetevrasje? Iku ne lule te rinise, kishte tere jeten perpara ? Apo ju dedektiva te papare, i dini te gjitha. Burra e gra jeni bere si gore histerike. Shikoni ore punen tuja dhe lerini rahmetlinjte te prehen ne paqe. Ngushellime familjes!

  2. LORA says:

    Sa shpejt e mori vesh “Panorama” arsyen e vetvrasjes se vajzes !!!!!!!

  3. albina says:

    O zot sa gjynah cfare te themi ska fjale e shkreta gjyshe po nena qe e ka rritur me mundime o sa gjynah o zot psei denove prap ato gra

  4. nuk ka tym pa zjarr says:

    As i ati sdo jete gjalle. Kushedi ci ka ngjare te shkretit.
    Shkerdhatocracia solli dhimbje te madha.
    Gjynah.

  5. Real says:

    “Panorama” nje gzete per thashe theme dhe asgje tjeter. Ngaterron boten me gjoja hulumutimet e saj dhe ne fund del qe te dhenat i kishte nga plakat e lagjes.

  6. Illyrian says:

    U prehtë në paqe!

  7. corape kuqi says:

    Ah lora qe se nderron emrin e ta besh sora.
    Do te te shkoje edhe me ngjyren e shpirtit.
    Edhe te dashur ta kishe pasur ate me kartele nuk besoj se do ta kishe mbrojtur me shume. Edhe une e urrej berishen edhe me shume se ti, po nuk mund te bie ne dashuri me vjedhjet qe po ben ripjellja.
    Ndoshta eshte dashuria e pare per ty dhe te kuptoj qarte.
    Te fala armiku i kllases.

  8. katarakti says:

    Gjynah e shkreta. Kaq e re dhe kaq e bukur. Nuk e kishte nisur jeten akoma. RIP.

  9. corape kuqi says:

    Tani qe kemi ripjelljen, njerezit nuk ka mundesi ta vrasin veten per anen ekonomike. Se jobper gje por corapekuqi mevkartele i ka tre fishuar rrogat. Njerezit jane te lumtur.
    50-70 mije vete ne vit ja mbathin nga syte kembet per pushime neper bote dhe ngelin andej.
    Kjo panorama flet kot se do te nxije punen e shkelqyer qe po ben ripjellja e corapekuq gushkuq kollarekuqit me kartele. Si me koncesionet edhe me stadiumin. Me rritjen e taxave dhe te energjise. Ku vetem si pasoje e tij kete vit 90 mije bizneze u mbyllen.
    Gazete e poshter panorama. I jane zene syte nga te mirat.
    Shikoni shqiperinenmbjelle me hashash cep e me cep. Dhe forcat trime te tahir saimirit po bejne namin me uljen e krimit.
    Ne skemi popull si do kemi qeverri

  10. Qarri i zigurit says:

    More ti corapekuq. Rilindja ka hapur 300 mije vende pune po nuk ka specialist. Ka hapur fabrika, uzina, hidrocentrale, stadiume. Vetem stadiume ne shqiperi do punesojne cdo fund jave 100 mije njerez

  11. punetori says:

    Dua te theme dicka se e njohe mire keto raste. Eshte ana emocjonale dhe mi te trajnuare psikologjike qe cojne nete tilla raste vetvrasje e ushtarakeve, ku trajnimi psikologjike po nuk pate aftesi nuk munde ta maresh. Kam pare shume raste te tilla ne 5 vjete qe kam sherbyer ne nje ushtri. Nje trajnus neo zelandeze me ka then une te pergatis fizikishte dhe ushtarakishte po e kame te veshtire qe te pergatise psikologjikishte per tu ber ushtare profesjoniste, eshte gabime qe te rinjet mundohen te futen ne ushtri apo polici nuk je per asgje tjeter me pase dhe je nen urdhera qe te godet psikologjishte. Keto kriza kapin dhe cobanet e bagetive qe jetojne te vetmuare.

  12. Zhelani says:

    Eshte e dhimbeshme nje e pafajeshme te largohet nga jeta ne kete moshe fare te re.
    Ngushellime te aferme te saje.
    Lajmi se ishin arsyet ekonomike qe e cuan kete engjell te vetevritet eshte pake si I nxituar.
    Ngushellime engjellit qe e coi fati te jetonte mes njerezve te papergjjegjshem.

  13. paci says:

    Rrogat e policeve jane shum te pamundura per te perballuar nje jetese minimale ,
    Edi Rama duhet ta mbaj premtimin per te normalizuar jetesen e policeve duke filluar nga rritja e menjehershme e rrogave per policet qe nuk kane asnje te ardhur tjeter . Ne kohen e monizmit policeve dhe ushtarakve ju beheshin shum favorizime ekonomike plus rrogen e kishin te larte .

  14. Ngushellime says:

    Ngushellime Familjes
    Me vjen keq thellesisht per humbjen e nje te reje qe sapo nisi jeten I dha fund jetes saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje