Incidenti i deputetes së PD me policin, reagon Tahiri: Turp për të dhe për PD!

13 Gusht 2016, 14:46Politika TEMA

Ka reaguar ministri Tahiri lidhur me incidentin e djeshëm të deputetet Albina Deda me një polic.

Polici e ndaloi për shkak se po kalonte eskorta e kryeparlamentarit Meta, ndërsa deputetja iu kthye duke i thënë “shko mblidh hashashin”.

Ja reagimi i Tahirit:

Sjellje skandaloze e nje deputeti ndaj nje funksionari publik. Turp per PD sjellja e deputetes ndaj punonjesit te policise.

Nuk kisha menduar kurre qe nje deputet do filmonte gangsterllekun e vet me policine e do ishte aq fodull sa t’ia perplaste ne fytyre publikut kete shfaqje te shemtuar.

Mund te nxjerresh te inkriminuarit jashte parlamentit me ligj, por nuk nxjerr dot me ligj jashte parlamentit as injorancen, as mungesen e qytetarise dhe edukates minimale.

Kur deputeti duhet te jete shembull i respektit ndaj ligjit e vecanerisht ndaj punonjesit te policise, e kunderta ndodh me kete lloj rrace deputetesh qe ne foltoren e parlamentit shesin moral e ne jeten e perditshme sillen si gango me policine.

PD zyrtare do kerkoje falje per kete shfaqje vulgare, injorance e fodulleku?

Keto pamje jane fiks gjithcka kishim nevoje te linim pas kraheve, per ti dhene vendit modelin e respektimit te ligjit, me se pari nga ata qe mbajne funksione publike.

Kjo qeveri po cmonton pandeshkueshmerine, ndaj shembuj te tille injorance e banaliteti jane forca me e mire per te ecur ne rrugen e nisur.

Kurajo per punonjesit e policise se shtetit qe perballen me kete lloj dhune pushtetaresh. Keta lloj deputetesh jane turpi i vetes, i shoqerise dhe i atyre qe nga bunkeret e SHQUPit nuk bejne gek-mek per ti denuar por i mbrojne sic mbrojne gangot njeri-tjetrin.

Shperndaji pamjet e deputetes sa me shume, qe ta kuptoje i madh e i vogel nivelin banal ku eshte katandisur PD.

Kaq mjafton per te na dhene kurajo te gjitheve, Shqiperise se gjenerates tjeter.

4 komente në “Incidenti i deputetes së PD me policin, reagon Tahiri: Turp për të dhe për PD!”

  1. Edkari says:

    Turp per policin e mjere Shqiperia se nga kush qeveriset.
    Shqiptaret duhet te ngrihen ne kembe dhe te reagojne
    ndaj cdo sjellje te policit qe bie ne kundershtim me ligjin.
    Dhe polici duhet te paguaje kur shkel ligjin dhe pergjigja
    duhet ti vije ne çast.
    Reago.

  2. Kujtim says:

    Keta PD istet duan te jen te pa prekshem ZOTI TAIRI VAZHDO PUNEN KE MBESHTETJEN E POPULLIT BRAVO PER PUNEN QE BEN

  3. Kujtim says:

    Keta PD istet duan te jen te pa prekshem ZOTI TAIRI VAZHDO PUNEN KE MBESHTEJEN E POPULLIT BRAVO PER PUNEN QE BEN,, ,,,,,,,,,,

  4. arben says:

    shume mire ,nuk shikoj ndonje gabim te deputetja ,thone qe shqiperia droge eshte e gjitha edhe ajo i ka thene shko edxhe mblith drogen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje